Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

lover boy

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Une e dua Shqiperine, por akoma s'jam dhe aq krenar qe jam shqiptar. Kam vene re qe shqiptaret kane bere shume gabime gjate historise dhe pasojat e gabimeve ju kane rene dhe vazhdojne tu bien te tera mbi koke. Prapeseprape e dua Shqiperine dhe shqiptaret dhe me vjen keq per c'ka ju ka ndodhur. Jam perpjekur dhe perpiqem me c'mundem qe ta permiresoj Shqiperine dhe shqiptaret dhe kjo mendoj se ka me shume vlere se "te jesh krenar qe je shqiptar". Ndonjehere mendoj se kjo krenaria eshte nje gje e demshme se na ben te behemi qorra perballe realitetit te erret qe na rrethon dhe na ben te mos e pranojme realitetin, te mos ndreqim gabimet (se jemi krenare de!!!) me nje fjale na ben te jemi dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Ju mund te thoni jemi krenar per Skenderbeun, nene Terezen, rilindasit, po a mund te jesh krenar per Sali Berishen apo Fatos Nanon? Prandaj te dashur shqiptare, shiheni pak me sy tjeter krenarine se nuk eshte se ju hyn shume ne pune. Bota ka nje virtyt tjeter pozitiv, antitezen e krenarise me te rendesishem se krenaria dhe qe une ketu po e quaj perulesi ose te jesh kokeulur. Nuk behet fjale per perulesine ndaj armikut, behet fjale per perulesine ndaj punes, ndaj nderit, ndaj urtesise te te moshuarve dhe njerezve me eksperience, ndaj mesuesve, ndaj udheheqesve, ndaj deshires dhe nevojes per te mesuar dhe punuar. Kete veti shqiptaret se kane pasur kurre dhe prandaj nuk u ka ecur. Kjo eshte vetia qe kane nevoje shqiptaret me shume se cdo gje tjeter.
 

Alanis

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Sa do doja ti dija.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] 1. race e bardhe
2. gjeografikisht ne qender te Evropes, si edhe ne Mesdhe per ata qe dun me kalu ne vendet arabike.
3. kemi nje gjuhe nane aq te veshtire sa kemi lehtesi ne mesimin e gjuheve te huaja, qe na hyne ne pune. [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif Komplimente Alinos ,per keto 3 arsye vertet te qenesishme ,per te qene krenar,qe i perkasim ketij vendi,por besoj se ndajme te njejtin mendim qe nuk mund te jemi krenar per ate c'fare masa e pergjithshme e ketyre njerzve perfaqeson .
 

eli

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Pse : Buk e Kryp e Zemer

(P.s. Po shkoj itesh se a tu m'marr uja) /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

TAO-TAO

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Ej mbaruan arsyet e albforumistave, ketyre mendjendriturve?
 

Asklipio

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Jam per krenar per te kaluaren e shqipris por jo krenar per shqiptaret e pas 90 tes.
 

renata

Forumium praecox
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Nuk jane tre arsyet pse jam krenare qe jam shqiptare,jane me shume:
Se pari,prejardhja nga nje vend ballkaninik ka bere ne mua te kem gjak "jevgu"sic i themi ne...
Ne jemi populli me qejfli,qe mund te ekzistoje.Jemi sa te vuajtur,aq te etur per te gezuar.E shoh kete gje ne raport me njerez te kombesive te tjera.Ne jemi te afte te perqafojme cdo rryme muzikore,te perceptojme e te pranojme kulturen e kujtdo me shume sentimentalizem e respekt.
Ne dime te kercejme tarantelen,te kendojme nje kenge napoletane,te hedhim valle ne buzuqe,te kercejme muziken Rok,dridhemi kur degjojme nje kenge turke apo arabe,ne arrijme te perthithim gjithcka.Jemi te gatshem te njohim cfaredolloj gjuhe,nje kulture te re,pa paragjykime e pa guxuar te dyshojme apo te perpiqemi te ndryshojme autencitetin e saj.Ne mesojme cfaredolloj dialekti,jemi te etur per dije.
Ndersa popujt e tjere jane me indiferente,ndoshta te vetekenaqur me te tyren e pastaj kane mungesa te theksuar.Biles jane aq siperfaqesore sa fusin hundet ne kulturen e tjetrit...
Nuk kam njohur ketu nje italian,qe te njohe historine e popullit te vet.Ka nga ato,qe as e marrin mundimin.
Vetekenaqesia i ka bere te mbeten injorante ne shume aspekte...
Thjesht timbri i zerit tone eshte magjik,intonacionet,qe ulen e ngrihen,sepse ne jemi te afte te perjetojme emocione te forta.
Jemi te afte te ruajme principet e te mos perdhosim vlerat.Ne trasmetojme kulture,aty ku kemi ardhur te marrim.E ve re qe ka mungesa te theksuara,e te ze trishtimi.
Ne dime te qajme e te qeshim me gjithe shpirt...
Mos leme pa permendur aftesine tone te jashtezakonshme per t'u adaptuar,per te bere cdo profesion.Ndoshta na ka bere halli,por me mire keshtu.
Jemi te gjithanshem.
Jam shume krenare,qe jam shqiptare dhe e them me ze te larte!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Jam dakort me ato qe shkruan xhosefin ketu siper. Duke qene se edhe vete jam emigrant prej me shume vitesh nga c'deshiroj te kujtoj. Vihet re se ka midis nesh si ka nje etje te madhe per dije. Ne kolegjin tim studentet (e shumte) shqiptare mbahen si grup-nxenesish te shkelqyer me mesatare ndjeshmerisht me te larte se mesatarja e shkolles dhe mungese te aksentit ne anglisht.

Kam edhe ruse, italiane dhe greke, apo nga gjithe bota, por merren vesh nga vijne sa hapin gojen dhe thone ndonje gje si puna:
Ikëë-skjuzë-mi kenë ju tellë mi....dhe qe mund te kene dyfishin e kohes ne SHBA qe kemi ne.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Jemi Trima,jemi Luftar, jemi Kokfort, po mos ti kishim keto do na merrte dreci /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

Marathonman

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

- 1. Jemi pasardhesit e Gjergj Kastriotit
- 2. Jemi Krishteré
- 3. Jemi Dardané
pershéndetje nga (ish Sylejman Efendia) Gjergj Krisht Dardania
 

TAO-TAO

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

Ate jemi krishtere edhe mund ta vesh me nje etj nga prapa. se jemi muslimane, krishtere, ortodokse, bektashinj dhe ateiste. Po kur vjen puna per shqiperine behemi nje! Nuk e di a ka ndonje vend tjeter ku toleranca fetare te jete kaq e madhe sa ne shqiperi!
 

RediRock

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

te qenit shqiptar eshte si perla ne mes te baltes

mos leni ato funderrina shqiptare (salirat dhe fatosat) tju bejne te dyshoni vlerat qe kemi si komb ne historine tone, te evropes, dhe botes

ne shqiperi, edhe alabaku me ordiner flet te pakten nje gjuhe te huaj

ne shqiperi, edhe alabaku me ordiner, kur vjen fundi ka koncepte me te forta familjeje dhe vlera morale sesa amerikani mesatar

shqiperia eshte nga te paktat vende ne bote ku toleranca fetare eshte per tu admiruar

dhe njehere, per fatkeqesite qe na kane ndodhur, nuk na e ka fajin shqiperia, arberia, iliria, apo sa mbrapa doni te shkoni ne histori. fajin e kemi vete qe lejojme njerezit te na perulin dhe trajtojne sikur jemi pa din e iman. problemi eshte qe shume veta thone qe jane krenare por se kane idene se ceshte krenaria. ai qe eshte krenar, gjithmone mbron ate gje per te cilen ai ka krenari (ne kete rast, kombesine). po sa nga keto krenaret nderruan emrat nga Ilir ne Spirro apo Vasillaq apo Andrea apo ku di une. kujdes nga pseudokrenaret, ata jane problemi
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

JU.
Dy te fundit,lereni ate mbi ,
se ai esht mental i semur, /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

rvd

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

O Marotonoman je : provokues dhe antishqiptar je ne ALBFORUM vetem per te fyer ne muslimanet dhe shqiptaret,je si shkjau !!!!!???
Jam krenar qe jam SHQIPTAR sepse jemi trima,inteligjenta,kokeforte dhe jetoj gjithmone me endren kuqezi!!!
Kur flitet per SHQIPERINE gjaku me zien dhe gjithmone mundohem ta perfaqsoj denjesisht !!!!!!!!!!!
/pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wub.gif
 

moisiu

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

se jam president
se jam president
se jam president
 

zog

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

tre aresye per te qene krenar :

1. budallalliku - kur je krenar pse nene tereza eshte edhe ajo shqiptare.
2. injoranca - kur je krenar sepse je i pasur, ke pune te mire, ke dipllome shkolle, je i bukur, ose tjeter.
3. perkatesia - je krenar sepse nuk ka si te mos jesh i tille, ke lind keshtu, nuk te pelqen as nuk pranon qe te tjeret te te ecin siper shpines.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

1. sepse kemi hero kombeter Skenderbeun qe ka pas Kal t'bardh dhe i shpat qe ja ka pas zili gjith bota

2. sepse per te bo 180 km rrug duhen 12 ore me makin

3. sepse kemi Kosoven fqinj

ja 3 arsyet pse jam krenar qe jam Shqiptar...
 
S

Scorpion

Guest
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

-mendjemadhesine
-fodullekun
-injorancen
-intolerancen
-besoj esht i vetmi popull, qe u dalin rrudhat ne balle qe femije, ngaqe te shohin shtrembet e vrazhdet
-fanatizmin
-manine qe te duken (ose siç e thone vete duan te lejne nam)
-manine qe kane qe çdo personalitet te njohur boteror ta nxjerin me origjine shqiptare
-futjen e hundeve atje ku nuk u takon
-mania qe kane per te dhene opinion per çdo gje edhe kur nuk ia kane haberin fare, dhe kur ngulin kembe qe kane gjithmone te drejte.


E pra, jam krenar qe jam shqiptar, te me falni se permenda me shume arsye me lart /pf/images/graemlins/smile.gif
 

blabla

Primus registratum
Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!

1. sepse aty m'ka bo koka bum,
2. sepse mamin e babin (duke shku me qindra, mbase mijera vite) i kam shqiptar,
3. sepse jam.
 
Top