Re: Tre arsye pse je krenar qe je shqiptar!
Nuk jane tre arsyet pse jam krenare qe jam shqiptare,jane me shume:
Se pari,prejardhja nga nje vend ballkaninik ka bere ne mua te kem gjak "jevgu"sic i themi ne...
Ne jemi populli me qejfli,qe mund te ekzistoje.Jemi sa te vuajtur,aq te etur per te gezuar.E shoh kete gje ne raport me njerez te kombesive te tjera.Ne jemi te afte te perqafojme cdo rryme muzikore,te perceptojme e te pranojme kulturen e kujtdo me shume sentimentalizem e respekt.
Ne dime te kercejme tarantelen,te kendojme nje kenge napoletane,te hedhim valle ne buzuqe,te kercejme muziken Rok,dridhemi kur degjojme nje kenge turke apo arabe,ne arrijme te perthithim gjithcka.Jemi te gatshem te njohim cfaredolloj gjuhe,nje kulture te re,pa paragjykime e pa guxuar te dyshojme apo te perpiqemi te ndryshojme autencitetin e saj.Ne mesojme cfaredolloj dialekti,jemi te etur per dije.
Ndersa popujt e tjere jane me indiferente,ndoshta te vetekenaqur me te tyren e pastaj kane mungesa te theksuar.Biles jane aq siperfaqesore sa fusin hundet ne kulturen e tjetrit...
Nuk kam njohur ketu nje italian,qe te njohe historine e popullit te vet.Ka nga ato,qe as e marrin mundimin.
Vetekenaqesia i ka bere te mbeten injorante ne shume aspekte...
Thjesht timbri i zerit tone eshte magjik,intonacionet,qe ulen e ngrihen,sepse ne jemi te afte te perjetojme emocione te forta.
Jemi te afte te ruajme principet e te mos perdhosim vlerat.Ne trasmetojme kulture,aty ku kemi ardhur te marrim.E ve re qe ka mungesa te theksuara,e te ze trishtimi.
Ne dime te qajme e te qeshim me gjithe shpirt...
Mos leme pa permendur aftesine tone te jashtezakonshme per t'u adaptuar,per te bere cdo profesion.Ndoshta na ka bere halli,por me mire keshtu.
Jemi te gjithanshem.
Jam shume krenare,qe jam shqiptare dhe e them me ze te larte!