TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

e hapa ketet teme per disa arsye.
pasi qe ti lexoj postimet dhe reagimet e anetareve atehere do tua tregoj arsyet.
cfar mendoni ju a eshte e drejte kjo qe ndodh ne rusi? a eshte tragjedi apo nje denim per ruset per masakrat qe i bejne ndaj popullit te cecenise
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

o amar kullat i kan hedh ameriikanet me cifutet? :thumbsup: kush u ka hedh ato tru ne rrug qe i ke marr ti?

kot ste vem kryetar te CIAs se qenke detektivi #1. Ah i shkreti ti. Po arsyen pse i kan hedhur e ke gjetur akoma?
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Fillimisht postuar nga amar:
[qb]
Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Rusia= 350mil.
Cecen.=4mil.
Njera nga keto kombe do zhduket /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Amar,po me dukesh si Interim Buro :tipsy: ,jo cfar ke mbaruar,jo ku ke punuar me perpara /pf/images/graemlins/tongue.gif
Ti ke nevoje per ndonje kurs atdhedashurie (jo se te mungon,por nuk di si ta shprehesh)dhe jo me mesues fillore medreseje,por nga mesues te vertete patriote shqiptare te Shqiperise!!!! :wave: [/qb]
-----------------------------------------------
jo 4 miljon,por edhe nji cecen te jete,kure nuk ka me u zhduk asnjehere cecenia,seshte ne pyetje nr.por ideali shoku kastravec,hajde mos na cani trapin ju te shqiperise te kishi qene te hajrit do e kishi cuar ne progres shqiprine ,po ju ja luajtet nanen shqiperise dhe vetes tuaj. [/qb]
ok po ti jo-i-shqiperise cfare ke bere qe na qenke kaq patriot dhe qe nuk ia ke luajtur nanen shqiperise dhe vetes tende?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Ja dhe analistet "nderkombetar" te cilet parashikojne 1-humbjet,2-lufterat,3-fitoret,hajde hajde.
Antares,do te bej nje pyetje:a kujton me te vertete qe politika perendimore(apo ajo Amerikane)jane aq te lexueshme dhe transparente saqe te arrish e ta shohesh/paramendosh ti(apo une,e ndokush tjeter)?????Une dyshoj per kete!!!!
Mund te kesh thjeshte nje mendim apo ide,e cila mund te jete komplet gabim ose pak e sakte me ate qe ka ndermend politika e fuqive te medha!!!!!

Ndersa Nahar fillon e bertet>Islami nuk te lejon as t'i trembesh femijet< :eek:
O Nahar,do ishte me mire te thuash:nuk po pyet kush per vlerat fetare,nga asnjani krah!!!!Qellimi justifikon mjetin,kjo po perdoret nga te gjithe.Jam kunder Ruseve qe po zhdukin nje komb,jam kunder Ceceneve qe po bashkepunojne me terroriste(vetem keq i bejne kauzes se tyre).Do isha me i kenaqur sikur Cecenet te vrisnin nja 10 mije ushtare Rus!!Sa here degjoj qe cecenet vrane ushtare Ruse,me bahet qejfi!!!!!
 

antares

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Orosh! Nuk eshte ndonje veshtiresi e madhe per te kuptuar disa gjera. mjafton te shohesh se kush fiton dhe kush humbet nga nje ngjarje e caktuar.
A kujton ti se Rusia e sheh me sy te mire vendosjen e kukullave amerikane dhe te "keshilltareve" amerikane ne kufijte e saj jugore?
A ka nevoje per shume mend ketu?
Tani qe Rusia do godase direkt apo do godase pa dale ne skene ne Gjeorgji kjo sigurisht nuk dihet, por perseri i referohemi metodave Ruse ne te kaluaren. Ata nuk jane aq budallenj dhe naive si amerikanet, per kete te jesh i sigurte.
Orosh! Me vjen keq te te them po si ti dhe shumica e njerezve neper bote i gelltisin ato qe thone gazetat apo mjetet e propagandes pa bere gjykime kritike......
Apo ti kujton se rrethimi i rusise me shtete armiqesore apo pseudo miqesore shihet me sy te mire nga Rusia?
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

anetares ruset nuk qenkan budallenj dhe naive si amerikanet? i lexon cfare shkruan? po shif njehere ku esht rusi e ku esht amerikani pastaj fol per mencuri e naivitet.
 

antares

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Ruset kane nje tradite shekullore diplomacie dhe kete nuk e mohon dot askush.
Rusia eshte brenda shtepise se saj ndersa Amerika e shperndare ne 150 shtete duke provokuar gati gjithe popujt e botes.
Rusia eshte aty ku eshte per faj te po asaj race qe ka kapur per fyti mire ameriken sot (kjo ka filluar shume me heret).
Kur Presidenti Putin (patiot dhe njeri i madh) ua preu duart makinacioneve te amerikaneve per vjedhjen e naftes Ruse (Khodorovski, Yukos), atehere ne amerike u dha alarmi qe ai i Madhi i Kremlinit nuk qenka nje pijanec i manipulueshem si Jelcini po nje burre i vertete qe di te mbroje interesat e popullit te tij.....
Pastaj kush tha qe Ruset nuk pesojne nga mesimet?
Une jam i bindur qe ata mesuan shume nga Afganistani.
A mund te thuash edhe ti te njejten gje per jankite dhe mesimin Vjetnamez?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Politika amerikane (SH.B.A) është e lexueshme ndofta jo deri në detaje por në pjesën më të madhe po! Kjo mund të ketë shumë arsye deri tek fodulliku i SH.B.A që nuk duan t'ia dinë për asnjë. Kjo gjë i bën të prekshëm nga inteligjenca e vendeve të tjera përfshi këtu edhe atë Ruse. Problemet që po njeh sot CIA nuk janë rastësi por rezultati i disa viteve shkrefje (pas luftës së ftohtë).
Panvarësisht se ku është rusi sot, përsa i përket inteligjencës dhe dinakërisë e fut SH.B.A në thes me gjithë lecka! Për më tepër që në të gjithë Europën Lindore Rusia ka një supremaci të theksuar pasi i ka strukturat në vend. Mos t'i duket çudi ndonjërit që informatorët e SH.B.A të jenë shumica agjentë Rusë!
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

amerika ben luften per lek, s'ka lidhje fare me Vietnamin. Dhe ai naivitet dhe injorance qe thua ti per ameriken eshte mos-kokecarje se ca mendojne shtetet e tjera per ta. Amerika po e mban me ndihma rusine, ti thua jo qenka burr ky jo qenka ai. Rusia ska shtet, vetem krim.

Dhe aq te mencur jane ruset sa heren e fundit qe u moren pengje i vrane edhe pengjet ruse edhe pengmarresit cecene.
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Politika amerikane (SH.B.A) është e lexueshme ndofta jo deri në detaje por në pjesën më të madhe po! Kjo mund të ketë shumë arsye deri tek fodulliku i SH.B.A që nuk duan t'ia dinë për asnjë. Kjo gjë i bën të prekshëm nga inteligjenca e vendeve të tjera përfshi këtu edhe atë Ruse. Problemet që po njeh sot CIA nuk janë rastësi por rezultati i disa viteve shkrefje (pas luftës së ftohtë).
Panvarësisht se ku është rusi sot, përsa i përket inteligjencës dhe dinakërisë e fut SH.B.A në thes me gjithë lecka! Për më tepër që në të gjithë Europën Lindore Rusia ka një supremaci të theksuar pasi i ka strukturat në vend. Mos t'i duket çudi ndonjërit që informatorët e SH.B.A të jenë shumica agjentë Rusë! [/qb]
ore ju s'jeni ne vete me duket. Rusi ka marre fund. Ju mund ta keni inat ameriken sikur u ka ngrene buken sa te doni, por nje gje nuk e luan topi qe Aemrika nuk pyet per njeri. Amerikes po i duken difektet se po sulmohet cdo dite nga terroristet. Po te sulmonin terroristet rusine, do hynin e e do dilnin nga te donin, kujton se do i ndalonte inteligjenca ruse?
 

antares

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Mirseerdhe Kondrapedal! Ishte koha qe te ngrihej me tej niveli i forumit!
Ajo qe the ishte e vertete 120%! Eshte fakt qe sherbimi sekret rus ka qene superior dhe i gjithepushtetshem, ata bile edhe ne shekuj jane dalluar per spiunazh dhe kunderspiunazh te fuqishen (kujto Okranen Cariste).
Greket kane nje fjale te urte: Kur perendia do te te shkaterroje ne fillim te merr mendjen!
Pasi e ndriten ne Afganistan e Irak Jankite po pergatiten ti bien Iranit e Sirise! Kohe tragjike dhe interesante kemi perpara!
Rusia ka nje marreveshje ushtarake me Iranin dhe mbi te gjitha ka kufij tokesore.....
Te sulmosh Iranin eshte si te sulmonte Kina Kandane apo Meksiken! Si do reagonte Amerika?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Kjo tregon për seriozitetin e shtetit rus. Më mirë pranojnë të vdesin disa të pafajshëm sesa të rrezikojnë të marrin më qafë pjesën tjetër (apo një pjesë të saj) të popullsisë.
Dhe ti tiransi nga N-Y mos e nënvleftëso Rusinë se mbetet gjithmonë shteti më i madh dhe më i pasur në botë! Potenciali sot është sikur t'a kesh paren në bankë! Dhe shiko pengesat që has si pa dashje SH.B.A rrugës. Mos i kujtoni të gjitha rastësi. Unë nuk mbështes Rusinë e të shaj SH.B.A por jam koshient për lojrat politike që luhen si dhe për tentativat e SH.B.A për të hyrë në pjesë të Rusisë!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Mirëdita Antares! Gëzohem që je mirë!
Me ç'po shoh paska marrë pak si për kot Forumi /pf/images/graemlins/smile.gif ! Fatkeqësisht ka ca njerëz të cilët mburren akoma me babin që e kanë polic ose oficer!

:wave:
 

antares

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Tiransi Njyjorkez! Perseri po te them nje fjale tjeter te urte "Mos e shit lekuren e ariut para se te vrasesh vete ariun!"
Une nuk e di se kush ta paska mbushur mendjen ty qe amerika po mbajtka rusine me buke......
Te siguroj une qe Rusia jo vetem nuk ka mbaruar po po ecen perpara per bukuri. Ndoshta me ndihma ti ke parasysh ato diktatet e FMN dhe te B.Boterore qe te vetmin specializim kane shkaterrimin e ekonomise dhe finances se cdo vendi ku fusin hundet!
Shikoje njecike Argjentinan apo edhe Shqiperine (me fal ndoshta ti jeton ne USA).
Rusia do bente gjene me te mire ti kthente me poste rekomande te gjithe "ekspertet e FMN dhe BB" sa me pare ne Washington.....
Te shtetezonte menjehere deget jetike te ekonomise dhe mos lejonte felliqesira si Khodorkovski te vidhnin edhe njehere pasurite kombetare te Rusise!
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Kjo tregon për seriozitetin e shtetit rus. Më mirë pranojnë të vdesin disa të pafajshëm sesa të rrezikojnë të marrin më qafë pjesën tjetër (apo një pjesë të saj) të popullsisë.
Dhe ti tiransi nga N-Y mos e nënvleftëso Rusinë se mbetet gjithmonë shteti më i madh dhe më i pasur në botë! Potenciali sot është sikur t'a kesh paren në bankë! Dhe shiko pengesat që has si pa dashje SH.B.A rrugës. Mos i kujtoni të gjitha rastësi. Unë nuk mbështes Rusinë e të shaj SH.B.A por jam koshient për lojrat politike që luhen si dhe për tentativat e SH.B.A për të hyrë në pjesë të Rusisë! [/qb]
Amerika vetem aty e ka hallin qe te hyje gjithandej, sepse shef mundesi per te perfituar ekonomikisht.
 

Gysi

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Cituar nga Ofelia
Nuk arrij te kuptoj pse çdo diskutim kthehet ne teater sharjesh ku "te krishteret" dhe "myslimanet" perpiqen te argumentojne se ata qe kane perballe jane te prapambetur, shkaktare te rrenimeve humane te koheve qe jetojme.
Eshte tragjedi apo denim? Putin po lun rolin (pa u sforcuar fare) te atij qe nuk i jep llogari kujt. nuk beri gek per viktimat e teatrit Dubrovnik, per te vdekurit e Nendeteses, per te vdekurit e Tupoleveve... ne fund te fundit jane krime terroriste. Putin nuk flet, bota nuk i kerkon te flase. Bushi e Berluskoni solidarizohen me te. Kush e ka me mendjen tek Cecenia qe eshte kthyer ne varreze, Grozni ne nje grumbull rrenojash, tortura eshte praktika normale e trupave ruse dhe papunesia eshte 90%(?)!!
Me kete nuk justifikoj vrasjen e femijeve. nuk justifikoj as vrasjen e te rriturve. me kete qe shkrova nuk justifikoj dhunen, mungesen e respektit per jeten (qe cdo besimtar i krishtere e mysliman duhet te kete).
Fatkeqesisht mileti, ne vend qe te arsyetoje e mendoje dhe te informohet, ngre supet dhe shkruan "ç'fatkeqesi!" apo ia qendis shokeve te forumit "Poshte myslimani! Poshte i krishteri!".
Ne keto kohera, asnje nuk eshte krejtesisht i pafajshem.
Ofeli, :thumbsup:


Puna eshte se ka mjaft njerez ne kete forum qe ruajne ne koken e tyre ide fikse dhe kerkojne kudo te njejtin armik te paramenduar, dhe kjo e kthen debatin ne nje spartakiade akuzash dhe fyerjesh, mes shurdhesh.


Mua me duket se nje tendence e tille per t’a politizuar ngjarjen (besoj dhe shpresoj se ne pergjithesi eshte e paqellimshme nga te dyja palet qe “zihen” ne postimet e mesiperme), eshte fyese per viktimat te cilat qene krijesat me te depolitizuara ne te gjithe qeniet zoopolitike, qeniet humane. Dhe vertete femija eshte krijesa me e depolitizuar ne te gjithe boten. C’rendesi ka per te Al Kaeda apo Kremlini? Femijes i duhet vetem pak dashuri dhe perkujdesje, pak vend per te luajtur, si dhe buke per te mbajtur frymen gjalle.
Per mua shfrytezimi politik qe i behet ngjarjeve te tilla, eshte si t’i vrasesh per se dyti, si te zgerdhihesh ne funeralin e tyre apo njesoj si te urinosh mbi varrin e tyre te vogel.
Por fatkeqesisht sot ne te gjithe globin femijet lindin te barabarte ne endrat dhe deshirat e tyre por jo ne pamjet qe u ofron mjedisi ku ata rriten. Keshtu qe ka mjaft femije qe vdesin pa u rritur, si dhe ka edhe mjaft te tjere qe ne menyre edhe me te trishtueshme, plaken pa u rritur. Dhe keto jane mrekullite e asaj qe atyre u intereson me pak se gjithcka tjeter, politikes. Fryt i kobshem i “te rriturve” te paplakur, apo me mire te papjekur, lojerat e te cileve jane teper te cuditshme dhe te pakuptueshme per ta. Dhe sic ndodh rendome ne cdo loj edhe ata ndahen ne dy grupe, konkretish: ne te pasur dhe te varfer. Por fatkeqesia qendorn se ne kete loje perfshihen edhe ata, megjithese pa deshiren e tyre, perderisa jane te detyruar te jene femijet e njerit prej ketyre dy grupeve: femijer e te pasurve, dhe femijet e te varferve. Ndaj dhe femijet jane te detyruar te luajne me zor.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Antares,Kondra!!
Interesi Amerikan eshte qe Rusia te gjendet gjithmone ne lufte,do kete gjithmone nje front lufte te hapur per Rusine.
Normal,nuk e nenvlefteson askush Rusine,do ishte nje gabim i pafalshem(nuk e di kush po e nenvlefteson??).Ne disa raste/fusha Rusia ka qene me e forte/rezultative sesa Amerika.Por kapitalizmi ka kohe qe ka hyre ne Rusi,iku koha e patriotizmit Rus!!
Persa i perket Khodorkovskit,ky ka kohe qe po i vidhte pasurite kombetare,ku ishte Putini me kohe??Rreziku i Khodorkovskit u zmadhua me ndikimin/respektin e madh qe filloi ai te kishte ne popull!!Zgjedhjet presidenciale ishin perpara,keshtuqe Putini me nje gure vrau dy pula,shtetezoi pasurite e Khodorovskit dhe hoqi qafe nje rival te rrezikshem.Rusia kishte lidhje ekonomike(madje te forta)edhe me Sadamin ashtu sic ka me Iranin,por kjo nuk do te thote qe Ruseve u shko ne mendje te ndalin turrin Amerikan kur vje puna per jete a vdekje(si ne rastin e Sadamit)!!Pse pikerisht Rusia dhe Franca ishin kunder heqjes se Sadamit??Mos u dhimbsej Sadami??JO!!Gjermania shko mbas politikes Franceze si ai gjeli me koke ulur.E megjithate treshja Fr.Ru.Gje.nuk do jete e zonja qe te trembe 51 shtetet e USA!!!
 

xhoni

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Nuk kuptoj a keni meshire apo sado pak gjynaf ju qe beni keto pyetje(flas per temen)???????
:eek: :eek:
Si mor mund te denosh dike duke i vrare femijen???
Temehapesi eshte dhe fetar me duket(pa dashur ta paragjykoj).Pse mer lal e fut shpirtin n'gjynaf duke qujt denim vrasjen e 330 femijeve??


Ore piplla,skane rendesi per shtetin as kullat as shkollat as ambasadat e as autobuzet me bomba.Keto jane kusure te te mjerit popull
Puna eshte se:
PESHKU I MADH E KA NGRENE GJITHMONE TE VOGLIN DHE DO VAZHDOJE TA HAJE do apo sdo palestina,cecenia,kosova apo fiset zulu ne afrike.
Me nje mjet apo tjeter Rusia dhe Amerika kane qene,jane dhe do mbeten superfuqi duam apo sduam ne,do apo sdo Bin Ladeni,Iraku apo Ballkani
 

amar

Primus registratum
Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET

Fillimisht postuar nga xhoni:
[qb] Nuk kuptoj a keni meshire apo sado pak gjynaf ju qe beni keto pyetje(flas per temen)???????
:eek: :eek:
Si mor mund te denosh dike duke i vrare femijen???
Temehapesi eshte dhe fetar me duket(pa dashur ta paragjykoj).Pse mer lal e fut shpirtin n'gjynaf duke qujt denim vrasjen e 330 femijeve??


Ore piplla,skane rendesi per shtetin as kullat as shkollat as ambasadat e as autobuzet me bomba.Keto jane kusure te te mjerit popull
Puna eshte se:
PESHKU I MADH E KA NGRENE GJITHMONE TE VOGLIN DHE DO VAZHDOJE TA HAJE do apo sdo palestina,cecenia,kosova apo fiset zulu ne afrike.
Me nje mjet apo tjeter Rusia dhe Amerika kane qene,jane dhe do mbeten superfuqi duam apo sduam ne,do apo sdo Bin Ladeni,Iraku apo Ballkani [/qb]
-------------------------------------------
xhoni me cdo here i kemi denuar crasjet e femijeve ,une nuk e arsyetoj ate ,por perse cdo here pallni si lope kur vriten femije ruse apo amerikan ,perse nuk e ngrisni zerit kur vriten femije cecen ,palestinez apo cdo femije tjeter ne bote perse? mu ketu eshte qellimi i hapjes se temes ,jemi ne fetare apo jo ,kombtare apo racista,cdo here duhet denuar ate cka eshte jo njerzore dhe jo humane,e gjithe kjo qe behet eshte pisllek i amerikes dhe rusise.
dhe ne fund te te them nje gje:"CDO GJE E KA FILLIMIN E VET DHE MBARIMIN" vetem ZOTI eshte i perhershem,kurse amerika dhe rusia edhe atyre do u vije fundi i vet siq ka filluar me rusine dhe me gjithe mbreterite perandorite e shume e shume fuqui boterore qe kan egzistuar.
 
Top