Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET
Deshi Zoti qe megjithe fatkeqsite qe kemi pasur si komb, te kemi dhe disa favore, e nje prej tyre eshte qe kosovaret kane qene nen Serbi e jo Rusi. Te ishin kosovaret nen Rusi, do quheshin cecenet e sotem. Ashtu si kosovaret, tibetsit, cecenet kerkojne pavaresine e tyre. Nato nuk ja mban me u grric me rusine dhe cecenet po perdorin cfare eshte e mundur per tu pavarsuar, kurse fati jone ishte qe Serbia ishte nje kokerr rere ne krahasim me Rusine dhe nderhyrja e NATOs per ta cliruar Kosoven ishte me e lehte.
Nga ana tjeter, vrasja e femijeve apo te rriturve, vrasja e krijesave te pafajshme eshte e tmerrshme. Kush e ka fajin ne kete rast? Une mendoj se Putin dhe vetem ai me qeverine e tij. Nuk dime detale te marrveshjeve dhe kerkesave qe mund te kene bere cecenet me qeverine e Putin. Dikush permendi me siper qe nga koha e Pjetrit te madh vazhdojne menyrat terroriste qe mbajtjes se Rusise se bashku, e jam plotesisht dakord me kete mendim. Femije te vrare cecene, apo femije te vrare ruse... kush eshte fajtori? Nje grup kerkon liri dhe grupi tjeter kerkon ta mbaje nen sundim, kush eshte fajtori? Mjere ato qe jetojne nen qeveri dhe presidente te tille.