Re: TRAGJEDI APO DENIM PER RUSET
Tragjedi apo denim???
Kam pershtypjen se nuk eshte asnjera as tjetra. Ketu behet fjale vetem per politike kriminale si dhe rezistence sa idiote qa edhe makabre nga fanatike te cthurur. Eshte e rendesishme qe ne kete mesele nuk duhen ngaterruar as populli rus e as ai cecen.
Putini, u be e dyta here qe u ben te ditur rebeleve se as i plas fare per jeten e pengjeve me te cilat ata kercenojne, madje ai e tregoi qarte qe nuk i plas as per ushtaret e tij, ne rastin e mbytjes se nendeteses ruse. Dhe ky eshte nje mesazh i qarte per t’u bere te qarte rebeleve qe perpjekje te tilla nuk e luhasin aspak Putinin ne rrugen e vet kriminale, dhe per t’a deshmuar kete ai nuk heziton t’i vrase me doren e vet nje pjese te mire te pengjeve, madje edhe kur ata jne femije.
Nga ana tjeter kemi perpjekjet deshperuese, cnjerezore te disa fanatikeve te erresuar si dhe te s’veshur nga cdo parim dhe ndjenje njerezore, te cilet, me teper se femijet ruse mbajten dhe po mbajne peng kredibilitetin e te gjithe muslimaneve te botes. Eshte mjaft e cuditshme se si arrijne t’a bejne kete nje grup kaq i vogel njerezish ne te gjithe boten. Per disa Bin Ladenera, Al Sadernera, apo ku ta di une, duhet t’i vuajne pasojat te gjithe muslimanet e botes, duke u vene nen akuze si dhe vezhgim kushdo qe i perulet Zotit ne xhami, apo kushdo qe mban Ramazan. Une e kam me shume dyshim, per faktin se politiken e kujt luajne keta lloj tipash, por ajo qe duket shqetesuese eshte fakti qe kjo lloj fryme eshte perhapur ne disa raste (ndonese mjaft sporadike) neper faltore te ndryshme, sidomos neper Evrope. Problemi eshte se fanatizmi sot eshte forcuar ne te dyja palet dhe kjo e ben te frikshme te ardhmen e ketij pershkallezimi. Politikanet e kane mjaft te lehte te marrin pozat e heroit qe lufton me dragonj te padukshem, duke ngritur lart ballin me kurora dafine artificiale, pasi kjo eshte mjaft populiste dhe i ben te fitojne mbeshtetjen e turmave te trembura. Dhe askush nuk perpiqet te studioje dhe te analizoje me vemendje situaten si dhe te gjeje rruget me te pershtatshme per te dale nga kjo gjendje.
Askush nuk kerkon sot p.sh. te hedhe syte seriozisht mbi drejtesine e munguar te shperndarjes se pasurise sot ne bote, gje qe i ka thelluar jashtezakonisht hendeqet midis vendeve te pasura dhe atyre te varfera. Dhe per me tper ky hendek nuk eshte krijuar thjesht nga konkurenca e lire midis vendeve te ndryshme ne tregun boteror, por ky hendek eshte krijuar dhe mbrohet nga norma nderkombetare qe jane hartuar nga me te fortet.
Sidoqofte reagimet e ketyre te marreve qe vrasin si pa te keq njerez te pafajshem, jane jo vetem te papranueshme dhe te denueshme, por duhet mbi te gjtha edhe te fitojne reagimin e te gjitheve, si dhe denimin e fajtoreve te vertete. Sigurisht, me terrorizmin nuk mund te kete kompromis, por eshte mjaft e rendesishme qe ai te trajtohet me kuijdes, ne menyre qe te mos infektoje te tjeret, te cilet qofte edhe duke heshtur, e ndihmojne ne menyre indirekte. Vec kesaj, mbi te gjitha duhet te behen perpjekje maksimale per “hedhje drite” mbi ata qe kane perqafuar mendime te zymta fanatike, duke i bere t’a shohin me pozitivisht realitetin, si dhe mbi te gjitha duhet te deshmohet gatishmeri dhe vullnet i plote per dialog dhe mirekuptim me ata qe vuajne pasojat e padrejtesise shoqerore sot ne bote, te cilet e shohin boten permes syve te deshperuar nga mjerimi ku ndodhen.