Re: Tirana!!!!!!!!!
Shiko Xim se po me duket sikur po zihemi. Nuk ia vlen. Ne te kjo teme me duket se jemi te gjithe tiranas prandaj nuk dyshoj se qofte ata qe mbrojne ndryshimet, qofte ata qe i kritikojne kane nje te perbashket: E duam Tiranen.
Po dua t'ju them nja dy fjale me shpresen se ajo qe mendoj une nuk do t'ju duket aq absurde.
Une nuk mundem dot te tallem me gjerat qe jane bere sepse per mua nuk ka asnje interes tjeter pervec Qytetit. Disa i shohin gjerat nga nje prizem politik. Apo i shohin punet nepermjet Edi Rames dhe antipatine per personin ne fjale ia veshin edhe cdo ndryshimi qe eshte bere. Edi sot eshte neser s'eshte, por Tirana do mbetet, dhe ne dashte Zoti, ashtu si duan ca nga ne do kthehemi te jetojme ne te. Ama gjerat po marrin forme ngadale, nese jo gjithcka eshte sipas shijes tuaj estetike, nese betoni dhe asfalti ju duket mbytes duhet se paku te kuptoni qe keto jane "Dhimbjet e Lindjes". Qan foshnja, qan dhe nena por ne fakt eshte nje gezim i madh. Do priten pishat o Xim, se do hapur rruga. Eshte shtuar qyeteti, po behen 1 miljon fryme, do cliruar trafiku. Dikur rruga Durres - Kombinat ishte njesoj e gjate ne kohe sa rruga Parku - 21 Dhjetori. Akoma ashtu eshte se deri me tani nuk ka mundur njeri te kaloje me makine permes pishave.
Kush nuk ben perpara shkon mbrapa. Normal edhe une kaloja perdite nga ajo rruga ku kaloje ti, edhe mua me vjen keq qe u prene pemet. Por ti mbaj mend se sa makina parkoheshin ne trotuar sa nuk ecje dot ne trotuar ngaqe ta zinin rrugen e te duhej te dilje ne rruge. Po flas per zonen rreth rajonit te policise, mban mend? Apo ai pluhur qe i kishte bere pishat te zeza. Kot u thoshin "te gjelberta gjithe vitin".
Apo ajo rruga me "te caren ne mes" qe nga te dyja anet ishte mbushur me kjoska llamarine. Njejri priste floket, tjetri mbushte dhembet, i treti shiste pllaka majelike ne oborr te shkolles, i katerti shiste tyl dhe kafe kokerr te renduar me uje. Ca dyqane ishin brenda ne pallat, ca kishin dale ne rruge, ca kishin shtruar nje si gjasme rrugice nga rruga deri ne pallat, ecte populli zig zag. Ecje vetem atehere kur nuk rreshqije mbi ndonje zhape shalqini apo nuk nuk te zinte rrugen ndonje gomar se tregu fshatar ishte vendosur ne lulishten perballe Sabaudin Gabranit dhe nje here ne e futem gomarin ne shkolle me 1993. Le per te pastruar qe nuk cante kaptinen nejri, katundaret qenkan te piste njesoj si ne ne qyetet.
Ka patur edhe nje rrezik tjeter, midis pllateve te Muhamet Gjolleshes kishim lidhur tela elektrike ne ajer, ne nivele te ndryshme, nga kati i dyte deri tek i katerti per te shkembyer energjine me ata matane. C'te te them!!! Sa here keputej ndonjel binte ne toke dhe vetem fati e ka shpetuar ndonje fatzi se teli bente mase ne asfalt te rruges. Domosdo edhe kioskoat donin drita se "nje banor - nje kioske" eshte eksperiment iluminues per ekonomistin me te regjur. Po ky e merrte me kabell elektikun dhe ia fuste kabllin qoskes nga nje tip oxhaku si tub qe kishte ne tarace. Po do ti qe nje here u ul nje alamet palle korbi mbi kabllin qe zbriste nga akti i peste deri te qoska e Pashos ne rruge dhe e keputi ne mes. Dhe kablli u var nga ballkoni i katit te peste ne ballkon te katit te trete me korent, (cudi e madhe - kishte drita!). Perfundimisht nej fare Mirgeni iu enjten shputat e kembeve sa nje pjeper kur shkeli zbathur ne ballkonin e vet ate dite. Po shyqyr shpetoi se dritat iken me perpikmeri edhe ate mengjes.
Le qe c'them une. Keshtu me kabllo e me drita ishte gjithe Tirana se mos vetem Muhamet Gjollesha. Ishte gjithe lana, nga te dyja anet, biles ishte edhe Sheshi skenderbej. Nuk ka qene nje alamet qoftexhiu qe bente tym mu ne Mes te Republikes se Shqiperise ndane Bankes Qendrore te Shtetit Shqiptar? Aty ku vinte nje ere mbytese shurre dhe masturboheshin provincialet me cicat prej letre qe ofronte gazeta Kunji! he mo mos beni sikur nuk mbani mend, se po te jesh tiranas e dini mire eren e Shurres se gjithe tirana si hale e madhe ishte. Ne mos e dini, pyesni Naimin Samiun dhe Abdylin se aty akoma s'ka dale era e amonjakut. Atje benin edhe te trashin kujt t'i tekej. Se mos vetem aty. Dhisnje poshte ures, dhisje, te lana, dhisje me ndonje skute te "Labirinthit Rinia", dhisje te Galeria e Arteve, dhisje te pallati i pioniereve, brenda ne kinema vetem sperme dhe shurre mund te leshoje. Ama betohem, ca dhisnin per bukuri mu ne maje te Piramides!!!
Tani, ca gjera sikur po ndryshojne, ajo suvaja e rrjepur eshte vene prap, ngjyrat ca i duan ca s'i duan po une dal garant, pallatin tim e lyej vete te terin po qe se problemin e kemi te gjithe te ngjyrat. Bojaxhinj ka plote.