Re: Tirana!!!!!!!!!
Meqe jemi ne teme te veme pak nga historia e Tiranes.
Marre nga
Agjensia per Zhvillim Ekonomik te Qendrueshem
Qyteti Tiranes
Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen
Autore
BESNIK ALIAJ
KEIDA LULO
1.Tirana nga themelimi deri me 1920
Hyrje
Tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise dhe qyteti me i madh i vendit. Bashkia Tirane eshte populluar sot nga te pakten gjashteqindmije banore, ndersa rajoni i ashtuquajtur Tirana e Madhe[1] numeron 700-800 mije banore. Hapesira metropolitane Tirane-Durres-Fush Kruje perfshin gati 1/3 e popullsise se vendit. Tirana ndodhet pothuaj ne qender te vendit dhe sot eshte e zhvilluar te pakten ne 3000 hektare.
Qyteti i Tiranes ka nje histori modeste ne krahasim me shume kryeqendra europiane, dhe jo vetem si kryeqender e shqiptareve por dhe per faktin se perben nje nga modelet e vecanta te zhvillimit urban ne Europe, ajo meriton nje vemendje te vecante. Tirana eshte shembull tipik i nje strukture mikse midis detit dhe malit, midis trashegimise kulturore ilire, romake, bizantine, dhe atmosferes orientale ; midis elementeve europiane dhe atyre tipike mesdhetaret dhe ballkanike ; midis modeleve urbane te zhvilluara dhe atyre ne zhvillim ; midis disiplines urabanistike me autoritare te koherave dhe kaosit me anarshist te koheve moderne….. Me pak fjale, Tirana eshte nje nga qytetet me dinamike ne Europe dhe perfaqeson pa diskutim nje qytetit ne nje tranzicion tipik dhe te tejzgjatur deri ne ditet tona.
Tranzicioni si dukuri eshte pranishem ne cdo qender te banuar si shprehje e nje procesi historik te vazhdueshem dhe te panderprere te trasformimit urban pergjate koherave. Tirana si qytetit ne tranzicion perfaqeson nje periudhe kalimtare te zhvillimit strukturor dhe urban ne disa momente historike, produkte te shume faktoreve, perfshi ketu ndryshimet politike, ekonomike, sociale, qe kane ndodhur pas vitit 1990 dhe ne vazhdim.
Trasformimi urban i vazhdueshem ka patur nje impakt te qarte ne trashegimine modeste historike te qytetit, sidomos gjate periudhes se tranzicioni politik dhe ekonomik te viteve 90-te. Per te pasur nje ide me te qarte per zhvillimin e qytetit te Tiranes eshte shume e rendesishme te analizojme zhvillimin historik te tij ne kendveshtrimin arkitektoniko urbanistik.
Parahistoria dhe fillimet para shekullit te 14-te
Megjithese origjina e Tiranes nuk eshte aq e lashte sa qytete te tjera historike te Shqiperise si Durresi, Berati, Gjirokastra, Kruja, Shkodra, Elbasani, Korca, etj., gjetjet arkeologjike ne shpella te lashta tregojne se territori ku shtrihet sot Tirana ka qene banuar para periudhes neolitike dhe behet fjale per vendbanime prehistorike nje nga te cilat ka qene Shpella e Pellumbasit. Kjo favorizohej per faktin se fusha dhe kodrinat e Tiranes gezonte nje mikroklime te vecante per shkak te pozites gjeografike dhe ndikimit zbutes i detit Adriatik qe ndodhet rreth 30 kilometra ne perendim. Kushtet klimaterike, resurset ujore te bollshme ne lumej dhe perrenj, relievi i larmishem fushor-kodrinor duke shtuar ketu edhe pranine e Malit te Dajtit si mur mbrojtes nga ererat e ftohta te veri-lindjes, percaktuan qe rajoni i Tiranes te jete, prej lashtesise deri me sot, nje fushe pjellore bujqesore e pasur dhe teresisht e pershtateshme per te jetuar.
Gjate shekujve 3 dhe 4(e.s.),fusha e Tiranes shfrytezohej nga popullsi lokale e fshatrave prane kesaj fushe, te cilat per arsye mbrojtje kishin ndertuar banesa dhe fortesa kryesisht ne pikat strategjike te kodrave perreth. Kete e vertetojne edhe gjetjet arkeologjike ne fortifikimet dhe keshtjellat perreth Tiranes si ne ate te Zgerdheshit, Lalmit, Shkalles se Tujanit, Dorezit, Kucit, Persqopit, Farkes, Berzhites, Bastarit, Dorakut, Ndroqit, Petreles, Brrarit, etj.
Pushtimi Otoman midis shekujve te 14-te dhe 20-te
Okupimi otoman i Shqiperise, filluar ne shekullin e 14, e gjeti Tiranen si nje kryqezim te rendesishem ne akset kryesore te transportit te rajonit Ballkanik dhe te vendit duke u konsideruar si nje vend tranzit strategjik ndermjet Europes kristiane dhe Turqise orientale. Ky pozicion gjeografik nuk mund te influenconte pozitivisht ne zhvillimin arkitekturor dhe urban te qytetit per vete natyren tranzitore te qellimeve te zhvillimit. Bene perjashtim vetem objektet e kultit, te cilat u zhvilluan sepse ishin pjese e politikes se konvertimit te popullsise vendase nga kristiane ne muslimane.
Gjate shekujve 16-18,xhamite behen objekte percaktuese ne ndertimin e qendrave te qyteteve. Ato ndertoheshin ne pjeset me aktive te tyre, prane tregut dhe ndertimeve te tjera publike, ose ne komplekse arkitekturale me objektet e mesiperme.
Edhe per Tiranen, xhamite luajten nje rol pozitiv nga pikepamja urbanistike, sepse stimuluan krijimin e 5-6 “ishujve” urbane (mbi baze familjesh ose fisesh), te cilat me tendencen e tyre per rritje u bashkuan (unifikuan) dhe ne kombinim me traditat lokale krijuan nje skenografi, siluet dhe identitet te ri urban : Tiranen.
Bethamat e para urbane te Tiranes
Berthama e pâre historike dhe urbane e qytetit lindi dhe hodhi shtat se bashku me xhamine e vjeter te Sulejman Pashes ne qender te struktures se sotme te Tiranes, pikerisht ne kryeqezimin e arterieve kryesore te tranzitit tregetar nderkrahinor. Bashke me xhamine ne fjale u ndertuan edhe banesa te tjera, midis tyre edhe ato te feudaleve dhe te te afermeve te tyre, ne bregun e djathte te perroit te Lanes. Me tej ne distance 50-60 metra ne perendim te xhamise u ndertuan nje furre , nje banje dhe nje han, tre objekte sherbimesh qe ndikuan ne zgjerimin e pazarit. Keto ndertesa se bashku me banesat, ahuret, oborret, puset, gjelberimet rrugicat, sheshet dhe varrezat, te gjitha te perqendruara rreth nderteses se xhamise, formonin nje njesi sociologjike, pronesie, gjinie dhe lidhje familjare jo vetem ne krijimin e saj por edhe shume kohe me pas.
Berthama e dyte urbane u krijua ne fillim te shekullit te 18 rreth xhamise se Fires, e zhvendour rreth 600m ne veriperendim te berthames se pare, pikerisht aty ku takohen sot rruga e Barikadave dhe rruga Fortuzi. Kjo ndertese e amortizuar u rindertua mbi themelet e saj ne vitet 1859 duke u quajtur kesaj rradhe xhamia e Beshirit sipas emrit te tregetarit qe e ndertoi.
Bethama e trete ndertohet ne verilindje te berthames se pare duke filluar me ndertimin e xhamise se Zajmit me 1775 dhe shembur per nevoja urbanistike ne takimin e rruges se Dibres me rrugen Thanas Ziko.
Berthama e katert nis me kohen e themelimit te xhamise se Haxhi Ethemit e cila u vendos rreth 200 m ne perendim te xhamise se vjeter dhe rrethuar me banesa kopshte varre etj.
Ne kete llogjike, ne pika te ndryshme, gjithnje ne nje distance te afert me berthamen e pare, formohen me kohe edhe berthama te tjera me qender nje xhami si ajo e Stermasit ndertuar me 1840, e Kokonozit dhe e Berxollit ne shekullin e 19, e Karapicit ne 1858, e Mujos, e Reçit etj duke levizur ne menyre centrifugale nga qendra ne periferi e perseri ne qender me ane te ishujve te pavarur vendosur disi larg nga njerit tjetri dhe, qe me pas, pa asnje lloj organizimi dhe disipline vijne dhe zmadhohen gradualisht derisa takohen me njeri tjetrin duke krijuar nje sfond urbanistik me thurje te çrregullt dhe me dendesi te paket, qe kushtezohet nga ekzistenca e prones private mbi token. Copetimi feudal i tokes, mungesa e nje adminstrate qendrore e afte per te diktuar ligje kane kushtezuar ndertime te cregullta dhe shume te rralla pa ndonje parapregatitje teknike.
Ndertimi xhamise se Sulejman Pashes (1614) se bashku me banjat bublike (hamam), hanin, furren e bukes dhe Tyrben e Kapllan Pashes simbolizojne nga pikepamja historike dhe arkitektonike lindjen e qytetit te Tiranes. Sot, me perjashtim te Tyrbes se Kapllan Pashes, nuk ekziston asnje prej ketyre objekteve pasi u prishen me kohen dhe vecanerisht gjate Luftes se Dyte Boterore.
Arkitektura
-Xhamia e Sulejman Pashes se bashku me minaren e ndertuar prej te birit 19 vjet me pas, u njoh fillimisht nga piktura e piktorit anglez E. Lear (1848), pas meremetimit qe i bene feudalet Toptanas. Mbi kete baze dhe shenimeve te kohes,u be rikonstruksioni hipotetik i saj.Nga pikepamja arkitektonike,xhamia e vjeter kishte nje plan drejtkendor me brinje 16x13m .Pjesen me te madhe te siperfaqes e ze salla e lutjes dhe pjesen qe mbetet e ze portiku,qe perfaqesonte fasadat lindore dhe veriore te qytetit.Volumi i xhamise ishte nje paralelpiped me shume i shtrire se sa i larte me nje lartesi afer 9 m. E gjithe fasada e xhamise ishte e zbukuruar me afreske shumengjyreshe me motive lulesh dhe frutash si edhe me pamje nga Stambolli.
-Tyrbja e Kapllan Pashes, nje objekt mjaft interesant,eshte ndertuar me gure te gdhendur,ka nje planimetri 8 kendeshe dhe perbehet nga nje arkad me kollona qe mbeshtetet mbi nje bazament te ulet.Kollonat jane prej guri dhe me kapitele me dekor bimor ne siperfaqe. Edhe pse e vogel,tyrbja shquhet per elegancen e arkades dhe punimin e detajeve.
Ndersa xhamia e vjeter e Sulejman Pashes simbolizon lindjen e Tiranes, xhamia e Ethem Beut simbolizon memorien vizuale historike te qytetit te sotem sepse eshte e vetmja xhami e vendosur ne qendren historike te qytetit qe i ka shpetuar shkaterrimeve te luftes dhe kohes.
-Xhamia e Ethem Beut dhe Kulla e Sahatit u ndertuan gjate viteve 1794-1822, duke stimuluar edhe karakterin vertikal te qendres se qytetit. Edhe pse ne te vetevete nuk perfaqesojne nje stil autokton shqiptar, ato jane te ndertuara sipas nje stili te perziere ku ndihet qarte ndikimi i arkitektures tradicionale.
Kjo xhami nga pikepamja arkitektonike,perbehet nga salla e faljeve ne forme kubike dhe hajati.Vellimi kubik i salles se faljeve qarkohet nga lindja dhe veriu me portikun me arkada mbi kollona.Ambjenti qendror mbulohet me kupole qe mbeshtetet mbi trompa parabolike ne qoshet ;Kjo salle eshte e ndertuar me gure lumi te suvatuar,ndersa brendesia e saj eshte e pikturuar me ornamente bimore,vizatimi i te cilave i permbahet rregullave te simetrise,ndersa pjesa e jashtme e salles se faljeve qe perfshihet brenda portikut,eshte e zbukuruar me dekor bimor dhe nje sere tabllosh me pamje nga Stambolli.
Ne kete xhami zhvillohet me tej prirja per nje afrim te arkitektures se kultit me ate popullore,rezultat dhe i shkeputjes nga tipat e vjeter te kopjuar nga arkitektura e kultit islam.Portiku i zhvilluar teresisht me arkaden gjysem rrethore, me linjen e tij te lehte,kalon ne nje plan te dyte volumin kubik dhe i jep nje vend me te justifikuar minares.
Minarja e larte dhe e holle,eshte ndertuar prej guri te gdhendur .Pjesa e poshtme ka seksion katror,ndersa pjesa tjeter qe vjen duke u zvogeluar lehtesisht,ka te gdhendura kanelura vertikale te proporcionuara.
Ne organizimin urbanistik te qendres se Tiranes, nje vend te veçante ze Kulla e sahatit. Ajo ka mbaruar se ndertuari ne 1830. Kulla e sahatit si pozicion eshte e vendosur ne krahun lindor te xhamise rreth 20 m prane saj me faqet e mureve te drejtuara perafersisht nga pikat e horizontit. Ajo paraqet nje vellim prizmor paralelpiped qe ne pjesen e siperme perfundon me nje cati piramidale.
E ndertuar sipas nje aksi vertikal me lartesi te madhe, ajo eshte me baze kuadratike,dhe perbehet prej pjeses se poshtme qe ze lartesine me te madhe,ku levizin peshat, prej ambjenteve te mekanizmit mbi te,dhe kembanes ne pjesen me te larte.
Pjesa e jashtme e kulles nga niveli i trotuarit deri tek ballkoni eshte ndertuar me gure te bardhe te gdhendur dhe ne forma drejtkendore. Ne krahun verior ndodhet porta e hyrjes ne kulle mbuluar nga nje hark i plote guri. Prej saj me ane te shkallesh te vogla qe ndjekin perimetrin e mureve anesore te ndricuara nga frenxhi te vogla hipet lart dhe dilet ne ballkon me ane te kater dyerve me hark . Ndertimi i kulles se sahatit perbente nje arritje ne fushen e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror dhe nje objekt te ri ne repertorin ekzistue te arkitektures bashkohore. Kulla e Sahatit ka karakter te theksuar arkitektonik, duke u bere me kalimin e kohes me silueten e saj,pjese perberese e fizionomise se qytetit,simbolika e tij.
Ne shekullin e 18-te, u themelua ne perendim te Tiranes Panairi i Tregetise se Shen Lleshit, i cili u be nje pike takimi dhe pol terheqes interesash blegtorale dhe tregetare, duke sherbyer si mjet nderlidhes I qytetit me fshatin dhe me qytete te tjera si me Shkodren, Beratin Elbasanin si edhe me krahinat me te largeta si Dibra dhe Kosova. Me 1871 ky panair filloi serish te rimekembej duke u zhvilluar pothuajse nje here ne vit.
Struktura e Qytetit te Tiranes (Shek 18-fillim Shek 20)
Shume shpejt qyteti i vogel dhe modest mori pamjen e nje qyteti tregetar nga nevojat ekonomike te zones per nje qender qytetare, duke paraqitur shembullin e kalimit gradual nga nje qender e vogel e banuar ne nje qytet te mirefillte. Per kete kontribuan vecanerisht familjet e pasura dhe aristokracia e qytetit.
Deri ne çerekun e pare te shekullit te XX, qyteti shtrihej rreth qendres se tij, ku qe ndertuar pazari dhe dy xhamite me te shquara. Arteriet kryesore ne forme radiale, lidhnin qendren e qytetit me lagjet e banuara rralle, ku banesa rrethohej me troje shume te gjere. Lidhja e nje pjese te popullsise, perveç zejtarise, me blegtori dhe bujqesi, ka kushtezuar karakterin urbanistik te kesaj qendre,veçanerisht ne lagjet e saj periferike.
E krahasuar me disa qytete te ngritura sipas nje plani paraprak te cilat dallohen per struktura kompakte, struktura planimetrike e qytetit te Tiranes, kryesisht product I anarkizmit feudal, I prapambetjes se madhe ekonomike dhe kulturore, paraqetitet e çrregullt, e shtrire dhe e copetuar. Ne te bejne pjese dy zona, ajo e banimit dhe ajo ekonomike, dhe, si nderlidhese ishin rruget dhe rrugicat.
Gjate gjithe periudhes se zhvillimit te qytetit keto pjese kane qene ne lidhje dhe varesi te ndersjellte ne shkalle e permasa te ndryshme ne kohe por duke ruajtur karakteristika themelore, fakt qe ka gjetur pasqyrim ne strukturen planimetrike te qytetit.
Dhe me te vertete, megjithe evolucionin e pesuar ne rrjedhen historike, prej fillimeve e deri ne prag te shekullit 20 sic ka vene ne dukje me 1905 Degrand, “Qyteti ruajti gati ate fizionomi qe kishte para 3-4 shekujsh.
Mbeshtetur mbi kete baze struktura e qyteti pervijohej ne kete menyre :
-Zona e banimit terhequr me teper nga interesa te ngushta te pronesise dhe per mungese kontrolli te centralizuar, shtrihej dhe shperndahej kudo pa kufi dhe ndonje zone te caktuar.
Vetem banesat e aristokracise feudale zoteruese te qytetit ishin te grumbulluara thuajse ne qender, brenda mureve te larta te cilat formomin kalane e qytetit. Por me pas me shtimin e tyre, shtepite e tyre u ndertuan edhe jashte ketyre mureve. Ndersa feudalet e tjere zejtare dhe tregetare ishin shperndare ne te kater anet e qytetetit pa lidhje dhe perkujdesje per njeri tjetrin, ndare ndermjet tyre edhe nga hapesira te medha boshe, gje qe ka ndikuar edhe ne shtrirjen e pajustifikuar te qytetit.
Banesa tipike e Tiranes se asaj kohe ishte nje ose dy kateshe e ndertuar me qerpiq dhe te distancuara nga njera tjetra me kopshte te rrethara me mure relativisht te uleta te cilat zgjateshin rrugeve. Ndonese numerikisht perbente objektin kryesor te qytetit , ne aspektin urbanistik, banesa qendronte teresisht pasive, per shkak te terheqjes se saj nga rruget kryesore. Por me kalimin e kohes keto raporte marrin vlera te tjera. Nga mesi I shekullit te 18 filluan te ndertohen banesa qe dalin ne balle te rruges dhe me pamjet e tyre kryesore te drejtuara ndaj saj, dhe dyqanet te shkeputen nga qendra e qytetit dhe te dalin ne buze te rrugeve
-Zona tregetare dhe ekonomike perfaqesohej nga pazari I vendosur I teri ne pjesen qendrore te qytetit. Pazari I vjeter eshte I perbere nga dyqane me galeri e strehe druri qe sipas Degrand ka qene prishur me 1905 dhe eshte rindertuar mbi bazen e pazarit te meparshem. Sic dihet edhe pazari I rindertuar u shemb ne vitet 60 per ndertimin e pallatit te madh te Kultures.
Pazari I Tiranes ishte I shtrire brenda hapesires se kufizuar nga Rruga e Barikadave rruges se Dibres , rruges se sotme Luigj Gurakuqi dhe prej nje pjese te sheshit te qendres se Tiranes, duke zene nje siperfaqe prej 2-3 ha.
Sistemi i rrugeve
Te dy zonat e siper permendura lidheshin ndermejt tyre me nje mori rrugesh e rrugicash te cilat perbejne ndoshta dukurine me karakteristike te qytetit. Pavaresisht se ajo shtrihej ne nje terren te paster fushor qe favorizon sistemin rrugor drejtkendor, Tirana pati nje system rrugor ku te gjitha rruget kryesore priren te shkojne ne qender.
Rruge per qerre, per karavane, per kembesore, per bageti dhe me vone per automjete, te gjera e te ngushta, diku te drejta por me shume te thyera dhe sidomos te lakuara, te nderprera dhe , jo rralle pa krye, qe me ndarjet e shtesat familjare e interesat e pronesise degezoheshin ne te tjera, formonin me qindra fije qe e benin strukturen rrugore te qytetit gjithshka te ngjashme me damaret e nje gjetheje plepi. Ne pergjithesi ato ishin nga 2-12 metra te gjera dhe te tera te pashtruara.
Sheshet publike. Prej tyre mund te permendim sheshin para xhamise se vjeter dhe xhamise se Ethem- Beut, sheshi I lutjeve (Namazgjahu) ne lagjen e Tabakeve (sot Ali Demi), sheshi I paradave ushtarake qe perkon me zonen e Shallvareve, dhe sheshi i Shqiptareve para Kinema Republikes. Me teper se sheshe klasike si hapesira gjeometrike te organizuara me ndertesa perreth, ato ishin ngastra te vogla te krijuara si zgjerime pjesore rrugesh me forma te crregullta dhe te lira nga ndertimet
Gjelberimi
Vete Tirana ka lindur mes gjelberimit. Ajo ka qene pjese e cdo shtepie madje edhe atyre me te varferave. Gjelberimi gjendej ne nje shkalle me te kufizuar ne sherbimin publik,si per shembull perpara cdo xhamije dhe sheshi si pike referimi dhe anash ndonje pjese te rruges si ne rastin e rruges se Kavajes.
Nga analiza sintetike qe ju be struktures urbanistike te qytetit prej lindjes se tij deri ne fillim te shekullit XX, del se qytetit ka pasur nje nisje ndertimore spontane, nje ecuri te ngadalte por te vazhdueshme karakterizuar nga nje strukture e çrregullt dhe nje shtrirje irracionale.
Nentori i vitit 1912, eshte viti i pavaresise politike te Shqiperise nga pushtimi 5-shekullor otoman. Kjo date shenon fundin e periudhes se pare te rendesishme te tranzicionit per strukturen urbane te qytetit – ku qyteti u themelua si nje qender urbane me influenca te qarta dhe karakter oriental otoman. Gjate kesaj periudhe koshienca e zhvillimit urban ne traditen lokale shqiptare u perqendrua me shume ne arkitekture se sa ne urbanistike. Kjo ishte shprehje e nje forme te vecante te rezistences kunder pushtimit. Produkt i kesaj periudhe eshte Shtepia Tradicionale Tiranase, e ndertuar me materiale lokale te buta ndertimi (qerpic) te shoqeruara nga punime artizanale ne dru dhe hekur.Banesa tiranase eshte tipi me i hershem i baneses tradicionale shqiptare,dhe kjo duket qarte ne zhvillimin kompozicional te saj.
Arkitektura e Baneses tiranase ndertohet mbi nje truall mjaft te gjere,rrethuar me mure te larte. Ajo pergjithesisht nuk kufizohet me rrugen .Porta e saj e hyrjes dy kateshe,eshte me permasa te medha,dhe disa here ne njeren fleger te deres ndertohet nje porte me e vogel qe perdoret zakonisht.Ne oborrin e gjere me peme ndertohet pusi dhe nje rrugine e shtruar me kalldrem lidh shtepine me porten.
Ne planin kompozicional,banesa karakterizohet nga nje zgjidhje origjinale,e cila nuk ka paralele me asnje tip banese tjeter ne Shqiperi.Ne kete zgjidhje,vendin kryesor si berthama kompozicionale,e ze shtepia e zjarrit.Ky ambjent,ku zhvillohet gjithe jeta e perditshme,madje ne variantet e thjeshta dhe flihet,dallon nga ambjentet e tjera jo vetem nga vendi ne kompozim,por dhe nga siperfaqja dhe volumi qe ze.Lartesia relativisht e madhe e shtepise se zjarrit,perdhese,qe arrin deri ne 5m ka mundesuar qe ambjentet perreth saj te zhvilloken ne dy kate.Siperfaqja e dhomes se zjarrit varion nga 30-35m2 dhe ne plan ka formen e katerkendeshit kenddrejte.Ne kete ambjent gjejme gjithmone vatren e cila ndertohet ne drejtim te bishtit gjatesor.Lidhja e dhomes se zjarrit me katet e siperme qe e rrethojne,behet nepermjet nje ballkoni te brendeshem qe quhet Mafil,tek i cili shkon nepermjet shkalleve te lehta te drurit.Perpara shtepise se zjarrit ndertohej hajati,qe mbulohej me te njejten çati te shtepise se zjarrit.Balli i tij formohej nga shtylla druri dhe krijonte nje siperfaqe te mbrojtur para hyrjes, ecila sherbente per perpunimin e produkteve bujqesore,punimin ne avlement etj.
Varianti me i zhvilluar dhe me karakteristiku i shtepise tiranase eshte ai i mbylljes se plote te shtepise se zjarrit nga te kater anet nga ndertimet me kat.Banesa tiranase,si ne pamjen e jashtme,ashtu dhe ne brendesi te saj,karakterizohet nga nje trajtim i thjeshte i elementeve arkitektonike.Se jashtmi te bie ne sy volumi i saj i madh,format e thjeshta volumore,qe thyhen deri diku vetem nga siperfaqet e hapura te hajatit.
Kjo banese ndertohet me qerpiç dhe perforcohet me breza druri,ndersa si lidhes perdoret balta e punuar. Lenda e drurit perdoret per konstruksionin e çatise,dyshemete,dyert dhe dritaret,ndersa çatia mbulohet me tjegulla te lugeta te kuqe, dhe kjo eshte arsyeja qe Tirana e vjeter shpesh eshte quajtur Tirana e Kuqe, ne ndryshim nga cka predikohej pas Luftes se Dyte Boterore nga ideologjia komuniste.
Qyteti Tiranes
Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen
2.Nga Pavaresia tek Lufterat Boterore (1920-1938)
Me 20 Janar 1920, Tirana shpallet kryeqytet i vendit nga Kongresi i Lushnjes. Ky akt perbente nje ngjarje te shenuar historike,politike dhe administrative. Ja si shkruante dikur Sami Frasheri per kryeqytetin e ardhshem te Shqiperise: ” Kryeqyteti I pergjithshem do te jete nje nga qytetet qe ndodhen ne mes te Shqiperise e ne te cilen te flitet gjuha shqipe.Po me mire do te jete te behej nje qytet i ri, ne mes te Shqiperise, ne nje vend te shendetshem dhe te bukur. Ky qytet,te cilin mund t’a quajme Skenderbegas, do te goditet ne nje menyre fort te bukur, me udhe te gjera dhe te drejta, me shtepi te mira,me sheshe dhe gjithshka duhet”. Duket qe koha e kenaqi plotesisht kete deshire te rilindasit te madh me caktimin e Tiranes si kryeqytet, si per kushtet e favorshme klimaterike, largesia e moderuar nga mali dhe deti etj. me fusha pjellore, me klime te bute, ashtu edhe me mundesite per zhvillimin ekonomik, komunikacionit, tregetise etj. Por Tirana duhej te pregatitej per rolin qe do te merrte, dhe per kete duhet te ndermerreshin masa per shndrimin e saj gradual ne nje qender politiko-administrative. Kjo perben aktin dhe momentin kyc te trasformimit te qytetit nga nje strukture urbane spontane dhe kaotike ne ate te nje zhvillimi modern urban, bazuar mbi studime dhe plane rregulluese.
Viti 1920 e gjen Tiranen nje qytet me siperfaqe 305 ha,ku zona e banimit ze 98,2% te siperfaqes se qytetit, popullsia numeron 15000 banore dhe dendesia e popullsise eshte afersisht 50 banore per ha. Qyteti zhvillohet rreth celules se pazarit dhe zona e banimit shtrihet kryesisht ne veri dhe lindje te qytetit.
Zona e banimit dhe ajo ekonomike u lidhen me nje sere rrugesh dhe rrugicash,qe perbenin dukurine me karakteristike te qytetit.Ato ishin shume te ngushta,te shtrembera dhe here here dhe pa krye.Nga kjo mori rrugesh dhe rrugicash, te binin ne sy rruget nderkrahinore si ajo e Durresit, Elbasanit, Shkodres, Dibres, Kavajes, Shengjergjit etj, te cilat
Kryqezoheshin te gjitha ne qender (Pazari). Pra qendra e qytetit eshte pazari,ku zhvillohej njekohesisht si aktiviteti prodhues dhe ai tregtar;
Foto F02
Pas nje viti,me 1921,qyteti rritet me 15%,pra 350 ha, dhe ka tendence te zhvillohet ne drejtimin VL-JP.
Ne vitin 1923, u hartua Plani i Pare Rregullues nga arkitekte dhe inxhinjere austriake.Plani rregullues i vitit 1923 kerkon te arrije nje zgjidhje kompromisi midis ndertimit te nje rrjeti rrugor te rregullt drejtkendor dhe rregullimit dhe pershtatjes se atij ekzistues, pra kerkon te krijoje nje rrjet rrugor kuadratik te paster ne jug dhe perendim te pazarit, zone e cila ishte pothuaj e lire,dhe ne pjesen tjeter te qytetit ne veri dhe lindje te pazarit, ky rrjet rrugor merr parasysh drejtimin e rrugeve dhe rrugicave kryesore,veçanerisht te rrugeve radiale, duke i drejtuar dhe zgjeruar ato . Qendra e qytetit mbetet perseri pazari.Megjithese nuk ishte nje studim shume i suksesshem per sa i perket realizimit, plani udhehoqi hapjen (zgjerimin) e akseseve kryesore te qytetit si: Rruga e Durresit, Rruga e Kavajes, Ruga e Barrikadave, etj.
Pas nje periudhe politike kaotike dhe me ardhjen ne pushtet te qeverise se udhehequr nga Ahmet Zogu, autoritetet e asaj kohe e orientuan politiken e vendit nga Italia, qe ishte ne ate kohe vendi fqinj me i fuqishem dhe me i zhvilluar. Ne mungese te plote te mjeteve financiare, qeveria kerkoi nje ndihme ekonomike nga Italia per rilevimin gjeodezik te qyteteve shqiptare si dhe per hartimin e planeve te tyre rregulluese.Me ndihmen ekonomike te dhene nga Italia,me anen e Bankes Kombetare,Italia krijoi “Shoqerine per zhvillimin ekonomik te Shqiperise”.Italia e Musolinit e pa kete afrim si nje shans ideal per te finalizuar aspiratat e saj per nje ekspansion te mundshem drejt Ballkanit. Keshtu qe pas pushtimit ottoman, Shqiperia u konsiderua per te dyten here si nje “ure” apo vendkalim per interesa te caktuara gjeopolitike te kohes, por tashme ne nje sens tjeter: nga perendimi drejt lindjes.
Kjo kohe shenon fillimin e periudhes se dyte te rendesishme te trasformimit te struktures urbane dhe arkitektonike te Tiranes. Tentativa e pare nga autoritetet e kohes, qe ftesa qe i beri qeveria profesionisteve me emer si arkitektit Italian Brasini ne vitin 1925. Ky i fundit e pranoi ftesen dhe hartoi projekt idene e pare rreth riorganizimit te qendres se re te kryeqytetit shqiptar qe konsistonte ne nje grup prej 6 ndertesash te ministrive dhe te nje bulevardi qendror eklektik, i cili u realizua me vone me ndryshime dhe do te materializohej ne forma me pragmatike nga arkitekti italian Florestano Di Fausto qe punoi per Tiranen me pas.
Ideja e Arkitekt Brazinit ishte qe te krijonte nje ishull roman ne qytet, pa u alternuar me pjesen tjeter te qytetit me karakter te theksuar oriental, por qe do te sherbente si nje çerniere lidhese ndermjet qytetit te vjeter dhe qytetit modern qe do te ngrihej ne te ardhmen. Projekti konsistonte ne krijimin e nje bulevardi te gjere me orientim V-J,qe ndan qytetin ekzistues nga periferia e tij, dhe qe propozohet si qender monumentale dhe qeveritare e nje qyteti te ri autonom qe do te zhvillohet duke injoruar trashegimine orientale te qytetit te vjeter.
Tirana e re nuk do te ishte tjeter veçse realizimi i projektit te asaj kulture perendimore te kohes qe te impononte vizibilitet dhe aparenca madheshtore. Sheshi i Ministrive dhe aksi madheshtor i bulevardit ishin qartesisht nyja qendrore e nje qyteti te ispiruar nga « varesia irreale » ndaj rilindjes italiane, qe lidhej vetem me deshiren e autoriteteve te asaj kohe per te ndertuar nje qytet modern sipas arkitektures me bashkekohore dhe te nje hapesire te pamate (pjesa jugore dhe perendimore e Tiranes ishin pothuajse bosh),e cila te lejonte te realizoje çdo ide sado madheshtore te ishte ajo.
Ne vitin 1926 hartohet Plani i Dyte Rregullues te Tiranes qe eshte jo vetem nje rishikim i planit rregullues te vitit 1923,i cili pati mangesi,por materializohet per here te pare ideja e arkitekt Brazinit, per ndertimin e nje bulevardi te gjere sipas nje aksi veri-jug qe perkonte perpendikularisht me perroin e Lanes qe pershkonte mes per mes qytetin.Ne kete plan rregullues kontribojne tre autore te tjere Inxhinjeri shqiptar z.Eshref Frasheri, Ing. Castellani(italian) dhe austriaku Weiss. Qendra administrative do te ndertohet ne J-P te Pazarit,hidhet njolla e pare e sheshit « Skenderbej »,forma e se ciles erdhi si rezultat i perpunimit te vizatimeve te arkitekt Brazinit qe sheshin e ideoi ne forme rrethore dhe qe ne kete plan rregullues merr nje forme gjatesore,forme te cilen pak a shume e ruan edhe sot. Ne kete plan rregullues parashikohet per here te pare sistemimi i Lanes,por nuk behet fjale per nje sistemim te mirefillte te saj.Interesant eshte fakti se ne kete plan projektohet nje shesh rrethor nga i cili dalin shume radiale,ku njera prej te cilave eshte nje rruge qe nis nga sheshi « Sulejman Pasha » qe ne ate kohe quhej rruga e pishes,dhe qe perputhet plotesisht me sheshin e sotem « Avni Rustemi ».
Plani i Trete Rregullues si kronologji, por i pari i periudhes kur Shqiperia u be Mbreteri, eshte ai i vitit 1928 i hartuar nga arkitekti austriak KOHLER.Ne kete plan rregullues hartuar ne shkallen 1 :5000, duket qarte sistemi kuadratik i rrjetit rrugor,sidomos ne zonen e Tiranes se re e cila qe pothuaj e pabanuar.
Ne kete sistem kuadratik rrugesh,rruget radiale perseri kane nje rol kryesor,sidomos rruga e Durresit dhe rruga e Kavajes te cilat paraqiten si akse mjaft te gjera.Zona e Tiranes se re qe konceptuar si zone me zhvillim ekstensiv,pra zone vilash,te cilat vendosen ne parcela drejtekendeshe dhe qe formonin kuartalle kuadratike sipas rrjetit rrugor,ose vendoseshin sipas disa rratheve bashkeqendrore.
Ne planin rregullues te Tiranes se re te gjitha parcelat kane te shenuar emrat e pronareve te rinj,dhe pavaresisht nga ndryshimet qe pesoi me vone ky plan rregullues,u respektuan zona e parcelave private.Keto parcela varionin nga 1000-1500 m2 duke krijuar hapesira te bollshme per kopshte dhe qe me vone do te quhej nga arkitektet italiane qe e rishikuan kete plan rregullues si « Citta giardino »,pra « qyteti-kopesht ».
Ne baze te ketij plani,ne Tirane u ndertuan vila te mbrekullueshme dhe me arkitekture bashkekohore,qe anonte nga shfaqje te neoklasiçizmit deri tek shfaqjet e fundit te modernizmit.
Ketu konturohet me saktesi aksi V-J i bulevardit me qendren administrative,nga pazari deri ne rreze te kodrave ne Jug,tek pallati Mbreteror.Ne te dy krahet e ketij aksi projektohen breza te gjere gjelberimi.Ne kete plan rregullues eshte bere sistemimi i mirefillte i Lanes perpendikular me aksin e bulevardit,me dy rruge paralele qe e kufizonin ate ne te dy krahet e saj.
Plani i Katert Rregullues i periudhes se mbretit Zog eshte ai i vitit 1929. Ne kete plan rregullues konturohet i gjithe aksi i bulevardit; jo me nga pazari, por nga stadiumi i ardhshem i qytetit qe perkon me Stacionin e trenit te sotem ne veri ,deri tek pallati Mbreteror ne Jug. Ne kete plan rregullues jane percaktuar kufijte e qytetit, qe brendashkruajne nje siperfaqe 4,5 km2, dhe konturohet zona e qendres se qytetit qe perfshin bulevardin V-J dhe rruget kryesore si Rr e Durresit,e kavajes,Elbasanit etj qe do t’i nenshtroheshin nje rikonstruksioni te plote sipas arkitektures dhe urbanistikes bashkekohore me akse te gjera rrugesh te asfaltuara dhe perbri tyre godina me arkitekture bashkekohore sipas ligjit nr 2241 dt 21/9/1929 te Mbreterise, date e cila ligjeroi fillimin e punimeve per ndertimin e bulevardit « Zogu i pare »,qe perfaqesonte gjysmen veriore te ketij aksi.
Ne fillim te vitit 1930 nisin punimet per ndertimin e dy akseve kryesore qe do t’i jepnin frymemarrje qytetit dhe qe te dyja perfundonin ne sheshin « Skenderbej »,si bulevardi qendror “Zogu I pare” dhe hapjen dhe zgjerimin e Rruges se Durresit si dhe godinat e ministrive te sheshit qendror .Pergjate ketyre arterieve kryesore,nisin te ndertohen konstruksione moderne me arkitekture perendimore te kohes dhe me fasada te zbukuruara me dekor ne relief me nje elegance te admirueshme.Tirana jetonte ne kete moment nje periudhe lavdie dhe prosperiteti urban qe shprehej sidomos me hapjen e aksit te bulevardit te ri te qytetit. Nje arkitekt francez i kohes qe vizitonte Tiranen ne ate moment do te shprehej i befasuar por jo pa ironi: pashe nje bulevard pa qytet! duke vertertuar se zhvillimet e reja perendimore ishim mjaft te avancuara krahasuar me stadin e atehershem oriental te zhvillimit te qytetit.
Aksi V-J i bulevardit kapte nje gjatesi prej 2 km dhe nje gjeresi minimale prej 35m.Zgjidhja e tij planimetrike ishte vijedrejte,me prerje terthore te perbere nga dy karegiataa prej kater korsish te kalimit te automjeteve secila,shtruar me pllaka bitumi dhe nga trutuare te gjera te shtruara me gure te vegjel shtufi ne forme mozaiku dhe te mbjella me 4 rradhe druresh e ligustrash.
Gjate viteve ’30 Vlen per t’u permendur fillimi i punimeve per ndertimin e godines se « Bankes Kombetare te Shqiperise » disa vjet me vone,inagurimi i se ciles u be me 1938.Kjo ndertese e madhe dhe me linja arkitektonike qe tregonin potence dhe soliditet, ishte veper e arkitektit italian Vittorio Morpurgo. Godina u ndertua ne hyrje te rruges « Mussolini » ne ate kohe, sot rr. E Kavajes.Kjo ndertese mjaft moderne per kohen, eshte realizuar me beton te armuar dhe e veshur me tulla qeramike si dhe me pllaka guri te ardhura nga Italia ;Portiku qendror i perbere nga kater kollona madheshtore,ne faqet e tij te brendeshme ,eshte i dekoruar nga skulptura te realizuara me nje terakote speciale, veper e skulptorit Alfredo Biagini, ndersa interieri i salles qendrore te sportelit ne forme rrethore,eshte i ndriçuar me nje drite indirekte qe buron nga nje kupole qe mbulon sallen,dhe qe ngrihet mbi tamburin te veshur me mozaik,te realizuar nga Giulio Rosso. E kesaj periudhe eshte edhe kisha katolike pergjate rruges se Kavajes.
Po ne vitin 1930,per shkak te zhvillimit ekonomik te qytetit, edhe si qender administrative, percaktohen kufijte e rinj te qytetit,pra zgjerimi i tyre sipas nje rrethi me qender ne sheshin « Sulejman Pasha » dhe me rreze 2,2 km,pra brendashkruan nje siperfaqe 12 km2.Duke qene se sipas regjistrimeve te popullsise se vitit 1930,ajo numeronte 30000 banore,dendesia e qytetit te zgjeruar do te ishte 2500 banore per 1 km2.Zgjerimi i kufijve do te behej per dhenien mundesi te rritjes se zones se banimit e gjelberimit ne pjesen lindore,dhe zhvillimin e industrise ne zonen perendimore.Ky rreth kalon ne tete pika poligonale.Ky variant i percaktimit te kufijve nuk u realizua,dhe u zevendesua me nje variant te ri qe u hartua ne 1931 dhe qe ishte sipas nje vije te thyer qe brendashkruante nje siperfaqe prej 6 km2.
Per qendren e Tiranes u hartuan disa variante projektesh,te cilat pavaresisht nga ndryshimet dhe transformimet qe pesuan me vone deri ne realizimin e saj,kishin si bosht aksin e bulevardit,te njejtin konceptim kompozicional dhe pozicionoheshin ne qendren e qytetit,ne perendim te pazarit,ku kryqezoheshin te gjitha rruget radiale te qytetit dhe qe ne ate kohe ishte nje hapesire e zbrazet.
Varianti i pare me i hershem hartuar mbas planit rregullues te 1923,ishte ai i krijimit te tre shesheve,ku sheshi kryesor dhe me i madh do te ishte ai I godinave administrative,qe do te zinte nje siperfaqe prej 2 ha me nje forme si sector rrethi,me harkun te tendosur drejt jugut.Ne kete shesh do te ndertoheshin godina me volum te madh,te zgjidhura me stilin klasik qe mbahej ne kembe akoma nga shkolla e arkitektures italiane ne fillim te shekullit XX,e theksuar me frontone,portike dhe kollonada. Sheshi I dyte I vendosur ne jug te te parit,ishte shume me I vogel dhe kishte nje forme drejtekendore dhe perfshihej brenda nje strukture gjeometrike godinash,rrotulluar 45° ndaj aksit te bulevardit.
Ndersa sheshi i trete zinte tere siperfaqen e sheshit te dikurshem « Skenderbeg » ,kishte forme te pacaktuar dhe rrethohej nga ndertime ekzistuese.
Varianti i dyte dhe me i spikaturi ishte ai i Arkitekt Brazinit qe e hartoi qendren e qytetit sipas nje rrethi,te ngjashem me sheshin e « San Pietros » ne Rome,ku godinat e ministrive do te vendiseshin sipas perimetrit te ketij rrethi.Godina te tjera me karakter administrativ dhe social do te ndertoheshin pergjate bulevardit,me fasada paralele me rrugen dhe ne mbyllje te bulevardit ne jug do te ndertohej pallati presidencial.
Si varianti i pare dhe ai i dyte nuk u miratuan per shkak te nje skeme kompozicionale te papershtateshme te variantit te pare dhe per shkak te mosperfshirjes ne to, te objekteve historike si xhamia dhe kulla e sahatit.
Varianti i trete,i cili u mbeshtet ne zgjidhjen kompozicionale te variantit te dyte,u projektua vetem nje shesh me siperfaqe rreth 2 ha me forme gjatesore ne drejtim te bulevardit,ku anet e ngushta mbylleshin ne forme gjysem rrethi.Sheshi rrethohet nga te gjitha anet me 8 objekte,te vendosura ne menyre simetrike.
Ky variant u miratua jo vetem se perbente nje zgjidhje kompozicionale me te thjeshte dhe harmonike,por edhe se perfshinte ne te dhe xhamine e Ethem Beut dhe kullen e sahatit.
Varianti i katert Po ne vitin 1931, arkitekti fjorentin Florestano De Fausto realizoi tentativen e fundit per sistemimin e qendres se qytetit, tentative e cila rezultoi kete rradhe e suksesshme dhe u realizua pothuajse teresisht ne saj te ambicieve te Mbretit Zog per t’a bere Tiranen nje qytet modern europian. Sipas ketij plani, u ndertua kompleksi i 6-te ministrive, Bashkia e Tiranes, Banka Kombetare, lulishtja e ketij kompleksi qendror, sheshi qendror me shatervanin si dhe ajo qe sot njihet si “Parku Rinia”.
Struktura dhe Stili Arkitektonik i Sheshit Te Ministrive
Arkitekti De Fausto e perpunoi dhe plotesoi variantin e trete me nje lulishte ne mes te kater godinave te ministrive dhe te nje shatervani ne forme rrethore ne mes te 2 godinave tashme te tjera ne pjesen veriore te sheshit(Ne variantin e trete pjesa veriore kishte 4 objekte). Per shkak se sheshi kishte permasa lineare shume te medha dhe godinat rreth tyre nuk ishin shume te larta,ato u shtuan me nje ose dy kat dhe lulishtja ne mes u thellua 1,5m per te rritur me ane te nje efekti joreal lartesine e tyre Ne fakt projekti arkitektoniko-urbanistik i qendres se qytetit u mundua te evidentoje imazhin e ri te Tiranes duke shmangur ne maksimum shkaterrimin e ndertimeve ekzistuese si: pazari i vjeter, dyqanet, xhamite, kullen e sahatit etj. Objektet e ndertuara kishin nje kualitet te mire arkitekturor dhe nje tendence te fuqishme per t’u imponuar, qe tregonin potencen e shtetit te Mbretit Zog.
Kompleksi i Ministrive eshte realizuar nga pikepamja arkitektonike sipas nje stili te paster te rilindjes italiane.Konstruksioni I tyre eshte I perzier;si beton I armuar ashtu dhe konstruksion tulle.Perdorimi ne fasade i kornizave te renda ne ndarjet e kateve,i kornizave zbukuruese te dritareve,i ornamenteve dhe skulpturave te vogla,si dhe i portave hyrese madheshtore tregojne dhe nje here pompozitetin e stilit neo-klasik dhe fuqine e nje shteti te ri qe konsolidohej çdo dite.
.Te ngritura mjaft nga toka,me veshje tulle dhe suva granili,realizuar sipas raporteve mjaft te arrira dhe harmonike te formes se jashtme,dhe te zbukuruara me elemente arkitektonike sipas stilit neoklasik,padyshim ato perbenin kompleksin me bashkekohor dhe imponues te kryeqytetit.
Autore
BESNIK ALIAJ
KEIDA LULO