Kur i varfëri lind një fëmijë të jashtëligjshëm fëmija quhet kopil, kur e lind i pasuri quhet frut i dashurisë. Kur i varfëri i vardiset një femre quhet maniak seksual, kur i vardiset i pasuri ai quhet playboy. Kur mblidhen të varfërit quhet turmë, kur mblidhen të pasurit quhet mbledhje. Kur vjedh i varfëri quhet hajdutllëk, kur vjedh i pasuri quhet korrupsion.
Kërkojmë drejtësi nga një botë ku edhe termat variojnë sipas parave që kemi në xhep.