Teo Van Gogh!

Teo Van Gogh!

C’mendoni per vrasjen brutale te regjisorit holandez Teo Van Gogh para ca ditesh ne Amsterdam(nje pasardhes i piktorit te madh,besoj keni degjuar per te,ka drejtuar nje film realist mbi nenshtrimin e femres ne kulturen e mykur,mesjetare,te erret e te mumifikuar arabo-islame).Per shkak te atij filmi nje maroken mu.ti e vrau! :mad: A nuk ju duket se eshte nje tjeter shprehje e intolerances dhe rrezikut islamist qe keta arabe shimpanze orangotango paraqesin per boten e evoluar perendimore? A nuk mund te thuhet se para se t’i pranonin keta arabe ne vendin e tyre,holandezet duhet t’i detyronin te pranonin zakonet,kulturen,traditat,mentalitetin perendimor?

Oscar Wilde ka shkruajtur: Cdo krim eshte nje vulgaritet,ashtu si cdo vulgaritet eshte nje krim!

Teo Van Gogh ishte nje deshmor i lirise se mendimit dhe shprehjes!
 

Enion

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

O ujko mos shko shume larg lale se ke vendin tat keshtu. Cte duhet ty qe merakosesh per hollanden er vlla. E ke pyetur ndonjehere veten se pse na urren italia apo vende te tjera?? Ne mes te londres lali shkoi e vrau burrin e huaj kot per dy leke e ti po na shkon e na qan hallin e hollandes.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Enion,kjo eshte teme per Van Goghun plako.
Me keq se vehtes ai/ato Marokene nuk i bejne askuj tjeter,kane ndezur ndjenjen nacionaliste ne Hollande!!Dite te veshtira i presin Marokenet dhe Turqit atje,Hollandezet jane shquar gjithmone per tolerance,tani kupa u mbush!!
 

labi90

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Vrasja e regjisorit Van Gog eshte nje vrasje barbare dhe per mendimin tim vetem se do te shkaktoje racizem ndaj muslimaneve te pafajshem ne Holande.
 

peson

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Fillimisht postuar nga labi90:
[qb] Vrasja e regjisorit Van Gog eshte nje vrasje barbare dhe per mendimin tim vetem se do te shkaktoje racizem ndaj muslimaneve te pafajshem ne Holande. [/qb]
kjo qe thua eshte e vertete dje ishte ne tv (Belgjik)nje debat per kete
 

ados

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Vrasja e van goghu-t erdhi si cjapi te kasapi...Te gjithe myslimanet qe jetojne ne europe do te kalonje ne kandar qe ketej e tutje..(ministria e brendeshme gjemane autorizoje shebimin informatik gjerman te filloje,mbikqyrjen e te gjitha bisnezve te bera nga myslimanet qe jetojne ne gjermani...Dhe me pas vjen futaj e turqise ne EU, gje e pa realizueshme.Dhe te shpresojme se ata nuk do ti arrijne.Ne qofte se Turqia futet ne EU, Shqiperia..do te ngelet vend i harruar.!!
 

mon

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Denoj vrasjen e Van Gogut pasi eshte e vertete qe ka arabe qe jane islamista te thekur e qe jetojne akoma ne mesjete. Po te thush te gjithe myslimanet jane njerez te eger eshte njesoj sikur te thuash se te gjithe shqiptaret jane kafshe sepse ka disa qe jan kriminele qe shfrytezojne vajza te vogla e qe vrasin njerez per nje fjale goje ne mes te rrugeve te europes.

Keshtu qe para se te shani te gjithe arabet mos harroni komshiun tuaj apo kusheririn qe deshi te vriste dike per nje fjale goje apo per nje vije uji apo se dikush i ngacmoi te dashuren.
Po thoni te njejtat gjera qe thone te gjithe fashistat europiane mbi shqiptaret.

Keshtu qe kujdes me pergjithesimet, mendohuni pak para se te flisni.
 

labi90

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

denoj sulmet kamikaze qe behen ndaj njerzve te pafajshem,

gjithashtu denoj edhe terrorizmin shteror izraelit ndaj palestinezeve te pafajshem
 

peson

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Regjisor, aktor, producent, shkrimtar, publicist. 47-vjeçari Theo Van Gogh u vra nw Amsterdam, tw martwn e 2 nwntorit. Filmat e tij janw kritikuar pwr polemikwn e ashpwr. Nw Festivalin Ndwrkombwtar tw Filmit nw Selanik (19-28 nwntor) wshtw menduar t’i bwhet homazh krijimtarisw filmike tw hollandezit Theo Van Gogh.

Xhihadi në parajsën e tolerancës


Enver Robelli

Theo Van Gogh ishte një provokator pothuaj i padurueshëm. Ai e quante veten me dëshirë “palaço katundi”. Atij ia merrte mendja se askujt nuk do t’i shkonte ndërmend të vriste një palaço. Theo, një pasardhës i piktorit të famshëm Van Gogh, fyente hebrenjtë, pushtetarët, feministet, myslimanët. Nga elita politike dhe kulturore holandeze ai përbuzej dhe nuk merrej aq seriozisht. Por, në një vend si Holanda, ku toleranca ndaj medimit të lirë dhe konsumimit të mariuanës është e pakufishme, Theo Van Gogh kishte një hapësirë të gjërë veprimi. Një shoqëri e lirë duhet të ketë vend edhe për njerëz të tillë, mendonin shumica e holandezëve.
Sulmet e Theo Van Gogh kundër myslimanëve filluan vonë, pas vrasjes së populistit djathtist Pim Fortuyns në maj 2002. Më parë Van Gogh e kishte fyer rëndë shkrimtarin holandez me prejardhje hebraike Leon de Winter, duke e akuzuar me një fjalor vulgar për komercializim të judaizmit (“Leon de Winter e mbështjell k… me tela gjemborë dhe çirret: Auschwitz, Auschwitz”). Autorë dhe kineastë të tjerë hebraikë Van Gogh i kishte shpotitur rëndë: “Hej, po vjen era karamel, këtu sigurisht po digjet një hebre i sëmurë nga sheqeri”! Me këtë gjuhë të gërthitshme Theo Van Gogh kishte folur për 20 vjet me radhë. Në maj 2002 një aktivist fanatik i mbrojtjes së kafshëve vrau politikanin Pim Fortuyns, i cili me teza provokative kundër shoqërisë multietnike dhe kundër të huajve kishte shqetësuar shumë partitë e etabluara holandeze dhe kishte tërhequr në grupimin e tij të ri politik shumë të pakënaqur, mes tyre jo pak racistë. Fortuyns, një homoseksual i ekstrovertuar, me cinizëm thoshte se “nuk kam asgjë kundër myslimanëve: madje fle me ta”. Vrasësi i Pim Fortuyns ishte holandez. Motivet mbesin deri më sot jo aq të qarta.
Që nga ky rast tragjik Theo Van Gogh “zbuloi” një terren të ri për të vjellë, kritikuar, fyer dhe pështyrë. Theo, shpesh me një cigare përskaj buzës, shkruante kolumna therëse. Për të myslimanët s’ishin gjë tjetër veçse “shkërdhyes të dhive”, ndërsa profeti Muhamend as më pak e as më shumë se një “dhunues pedofil”. Besimtarët myslimanë ai i quante gardë e armatosur e Allahut dhe armiq të shoqërisë së lirë. Në gusht të këtij viti në televizionin holandez u shfaq filmi “Submission” (Nënshtrimi) i Theo Van Gogh. Filmi pretendon të tregojë se si shtypen femrat nga feja dhe shoqëritë islame. Aty shfaqen femra lakuriq, të shëmtuara nga plagët, mbi trupin e të cilave janë shkruar Sure të Kuranit. Filmi i Theo Van Gogh kishte ndezur emocionet në mesin e një pjese radikale të rreth një milion myslimanëve në Holandë. Skenarin e kishte shkruar Ajan Hirsi Ali, një deputete konservative holandeze, e cila si vajzë kishte ikur nga Somalia, pasi prindërit ishin përpjekur ta martojnë me forcë. Ali së fundi është distancuar nga feja islame. Theo Van Gogh dhe Ajan Hirsi Ali u kërcënuan me vdekje nëpër forume interneti. Derisa Ali si deputete ruhej nga policia, Theo Van Gogh, siç u përmend më lart, vazhdonte të besonte se askush nuk e vret një palaço katundi, siç e quante veten.
Të martën e 2 nëntorit Mohamend B., një maroken me pasaportë holandeze, me syze, me mjekër dhe i veshur me xhelaba (fustani tradicional arab) e ndali në rrugë Theo Van Gogh-un dhe e shtriu përtokë me plumba revolveri, pastaj nxori një thikë dhe e masakroi regjisorin. Një dëshmitar tregon se vrasësi krejtësisht i qetë kishte hapur një çantë dhe prej saj kishte nxjerrë një thikë më të madhe. Në majën e kësaj arme të ftohtë Mohamed B. nguliti një letër dhe e goditi viktimën në bark. Pas arrestimit të 26-vjeçarit dhe hetimeve të para policia holandeze publikoi përmbajtjen e letrës. “Ajan Hirsi Ali: Me armiqësitë e tua kundër islamit ti ke hedhur një bumerang. Ti e di se ky bumerang do të kthehet te ti”, shkruante atentatori. Mohamend B. akuzohet për krimin e kryer, për kontakte me islamistë radikalë dhe me grupe terroriste. Ndërkohë parlamentarja Ali është fshehur në një vend të panjohur; për sigurinë e saj kujdeset policia holandeze. Nga “nëntoka” ajo ka dërguar një letër, ku shkruan se ndihet fajtore, sepse ideja për filmin “Submission” kishte qenë e saj.
Vrasja e Theo Van Gogh-ut ndezi gjakërat. Në një seri sulmesh gjatë kësaj jave në Holandë u dëmtuan objekte fetare kristiane dhe islame. Ky zhvillim dramatik i ngjarjeve i ka tronditur politikanët holandezë. Kryeministri Jan Peter Balkenende ka thënë se ekstremizmi “po shkatërron rrënjet e demokracisë sonë”. Ministri holandez i financave shkoi një hap më tutje dhe tha se Holanda gjendet në luftë. Balkenende, ndërkaq, e kundërshtoi: “Unë preferoj fjalën grindje, jo luftë”. Por, çfarë po ndodh në Holandë është më shumë se grindje, pa dyshim. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila ka qenë skeptike ndaj politikës së dyerve të hapura për të huajt e qeverive perëndimore, shkruan se ngjarjet në Holandë i përngjajnë shkallës së parë të luftës civile.

Xhihad në parajsën e tolerancës?
Sidoqoftë vrasja e Theo Van Gogh-ut nga një islamist radikal ka bërë që shumë intelektualë europianë të shtrojnë pyetjen nëse koncepti i shoqërisë multietnike mund të funksionojë. Janë hapur debate mbi vështirësitë e integrimit të të hujave, sidomos atyre nga vendet arabe, në shoqëritë perëndimore. Si pengesa kryesore përmenden roli poshtërues dhe nënshtrues i gruas në shoqëritë muslimane, mosnjohja e shtetit sekular (ndarja e fesë nga pushteti), monopoli i forcës, i cili në demokracitë perëndimore është i rezervuar për shtetin dhe jo për individin. Disa intelektualë mendojnë se qeveritë perëndimore duke lejuar imigrimin e pakontrolluar të të huajve dhe krijimin e getove, ku jetojnë vetëm “ardhacakët”, nuk kanë luftuar sa duhet zonat e jashtëligjshme, ku kod i vetëm është sharja dhe jo ligjet e përparuara perëndimore. Edhe argumenti i politikanëve holandezë se nga një milion myslimanëve vetëm 1 për qind janë të rrezikshëm është hedhur poshtë si naivitet, sepse llogaritur në shifra rezulton që Holanda është strehë e 50 mijë fanatikëve islamikë.
Këtë debat interesant, që po zhvillohet në mediat perëndimore, opinioni shqiptar dhe sidomos diaspora shqiptare nuk është mirë ta shikojë me indiferencë. Ndonëse nëpër xhamitë e shqiptarëve në Zvicër, Gjermani dhe Austri vazhdon të kultivohet islami tradicionalisht tolerant me elemente osmane dhe ballkanike. Imamët shqiptarë kanë një shans të papërsëritshëm që të tregojnë se mënyra se si interpretohet feja islame nga ana e disa fanatikëve nga vendet arabe nuk ka të bëjë asgjë, as me Kuranin, as me porositë e profetit as me Mekë, as me Medinë! Theo Van Gogh mund të ketë irrituar opinionin me provokimet e tij të çmendura, por ai nuk e ka merituar të vritet në mes të rrugës dhe të theret në një ritual trishtues. Një hoxhë i mençur shqiptar me banim në Bernë me të drejtë tha: “Askush nuk guxon ta vrasë artistin vetëm pse kritikon fenë.”

Theo Van Gogh mund të ketë irrituar opinionin me provokimet e tij të çmendura, por ai nuk e ka merituar të vritet në mes të rrugës dhe të theret në një ritual trishtues. Një hoxhë i mençur shqiptar me banim në Bernë me të drejtë tha: “Askush nuk guxon ta vrasë artistin vetëm pse kritikon fenë.”

Në gusht të këtij viti në televizionin holandez u shfaq filmi “Submission” (Nënshtrimi) i Theo Van Gogh. Filmi pretendon të tregojë se si shtypen femrat nga feja dhe shoqëritë islame. Aty shfaqen femra lakuriq, të shëmtuara nga plagët, mbi trupin e të cilave janë shkruar Sure të Kuranit.


19/11/2004
 

antares

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Per ata qe perdhosin dhe blsfemojne cdo fe qofte kjo kristiane, islame, ebraike apo hindu ka dhe duhet te kete vetem nje denim: VDEKJA
U befte ky blasfemues mesim per te tjeret dhe ne koken e Selman Ruzhdise tani!
Gjeti ate qe kerkonte!
 

labi90

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

po o njerez po ja boj nje pyetje te thjeshte.
A mshefet dielli me shoshe po leni qa jeni ka folni allahile. muslimanet ne evrope po e bejne te njejtin gabim si hebrenjet ne para luftes se dyte boterore. I njejti gabim sepse ata po mendojne se jane popull i Zotit por ne qofse vazhdon kjo nuk do t'iu shkoje shume larg. shiko pak historine se çka jane ne gjendje te bejne evropianet ne pergjithsi per mbrojtjen e tyre nga popujt e jashtem, merreni shembullin e gjermanise (Hitlerit).
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Më fal o Labi, por këtu je krejt gabim. A di ti të më thuash se çfarë shembulli duhet marrë nga Gjermania e Hitlerit? Dhe a di ti tjetër të më përgjigjesh se cilët ishin ata popuj të jashtëm që i kishin ngacmuar popujt e Europës? Krahasimi është krejt pa lidhje. Nqs u lihet faji hebrenjve për Luftën e Dytë botërore, atëherë le të mos e zgjasim më sepse nuk dimë më kush është fajtor e kush viktimë. Dhe sa për qëndrimin e të huajve në Europë, nuk duhet ngatërruar feja me racën apo me ngjyrën e lëkurës. Unë për vete jam këtu në një vend të huaj dhe problemet që janë këtu për shkak të arabëve nuk vijnë ngaqë ato janë myslimanë por sepse ato janë të paintegrueshëm në shoqërinë europiane. Fenë ato e përdorin vetëm si pretekst por çështja është vetëm se ato duan që raca arabe të dominojë. Kultura arabe është krejt tjetër nga ajo europiane. Në fakt ato janë të ndarë mëdyshas: nga njëra anë ato kanë turp për racën e tyre sepse nuk arrijnë të integrohen, dhe nga ana tjetër ato nuk integrohen sepse gjoja kjo është për shkak të të bardhëve. A mos i ke pa ti ato terroristat me jeans Levi's (Levi - çifut)? Ato e urrejnë perëndimin por vetëm ngaqë ato nuk arrijnë të jenë siç ky perëndim. Vetëm të huajt që nuk kanë asnjë kompleks inferioriteti, vetëm ato nuk kanë asnjë problem këtu. Kur shqiptari vjen këtu, ai është pothuaj gati për t'u sjellur si një perëndimor, dhe kjo nuk është sepse ato e kanë kthyer pllakën shpejt, por sepse shqiptarët i përkasin tashmë Europës.
 

ados

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Kthim ne identitet. Te rrezojme te gjitha minaret dhe xhamite. Historikisht shqiptaret kane qene kristiane dhe te lidhur mbas vatikanit.Turku eshte ai qe na nderroi fene.Tani eshte rasti me im mire.Larg feja islame nga shqiperia..Back to the roots..where we belong.(europe)
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Te gjithe grupet TERRORISTE ne Evrope (qofshin 'islamiste" "te majte "mafioze" etj.) kane nje prapavije e cila quhet ZIONIZEM.

Qellimi i vetem eshte LUFTE QYTETERIMIT EVROPIAN.

Te ashtequajturat GRUPE ISLAMISTESH kontrollojne trafikun e droges, prostitucionin,filmat pornografike, ne te gjithe Evropen.
ISLAMIZMI i tyne eshte MJET i cili shfrytezohet per qellimet ZIONISTE.

Van Gog u vra se ishte antisemitist.

HOLLANDA eshte qendra e TERRORIZMIT ISLAMIK ne Evrope.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Më fal, por nuk e kuptova ç'lidhje ka terrorizmi islamik me sionizmin ?
Sionizmi ishtë ideologjia e krijimit të një shteti çifut në Palestinë, me themelues Theodor Herzl. Sionizmi është shpresa e rikthimit të popullit çifut në Palestinë, e bashkuar me idenë e një ngjarje mesianike.
Dhe së dyti, Van Gogh nuk u vra ngaqë ai ishte antisemit (vrasësi nuk ishte çifut), por ngaqë e vetmja fe që nuk pranon të vihet në diskutim është ajo islame (vrasësi ishte maroken, i(e) dashur Lir).
 

labi90

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Kukesit; se pari une nuk akuzoj Hebrejte per fillimin e luftes se dyte boterore sepse ata per dallim nga arabet jane nje popull civilizues, por keta e kan bere nje gabim qe edhe sot ma merr mendja qe bejne, ata mendojne se kinse jane popull i zotit, dhe a ki pa se nashta t'ka ra rasti me ndegju prej najkujna ose me pa se Hebrejte rralle shkojne me ble p.sh. najsen prej ndonje qe nuk i perket popullit te vet (hebrejve) dhe ata e bejne gabimin e dyte sepse mendojne se jane superiore (shiko neper internet fotot e tyre (me nje foto shkrujke "jews are better than others"). per arabet ma mos te flasim se e dime se qfare terrorista jane ata (ata haptas e bejne kete bile edhe ne librin e tyre te "shenjte" Kuranin e tregojne kete) dhe qfare fanatike saqe jane ne gjendje t'ia presin njeriut fytin ose koken me gjakftohesi (shiko irakun p.sh.) gje qe asnje popull (perveq disa prej popujve barbare sllave), madje as ne shqiptaret nuk e bejme ate (gjithmone ne secilin popull ka turli njeri gjithashtu ka edhe shqiptare qe e bejne kete por jo pi qefit)...


per Ados: mendimi juaj ados eshte shume i mire por nuk eshte i realizueshem perderisa ne jemi te pushtuar (ma mire skllaveruar) nga islamizmi dhe deri sa ta kuptojme kete do te shkoje nje kohe e gjate ndoshta bile nuk do te kemi sukses hiq me do njerez qe pom vjen rasti mi pa dhe m'i ndegju, nuk e di nese ata me te vertete e mendojne ate qe e flasin por nese ata e dijne kete qe eshte gabim dhe prape sillen me ate avazin e vjeter keq kena mi pas punet pasha Zotin, (qa eshte ma ironikja ata edhe neve do te na bejne sherrin) ["qeni i keq ta bjen ujkun n'torishte"] sepse ata mund te na bijne sllavet (shkite, es pe esat menjehere ketu), ndoshta do ta humbim edhe aleatin kryesor
ShBA-ne qysh ja kena nise.

kur te behet lufta e trete boterore tani arabet kane me thone "av av av qa u bo, ose e bonem mu...
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Sa për dijeni o miku im Labi, që hebrenjtë janë populli i zgjedhur i Zotit këtë e thotë pikërisht Bibla që ti e di aq mirë.
Kurse përsa i përket gjoja faktit që çifutët blejnë e shesin midis vetit, kjo është një diçka që nuk meriton të flitet për të. Mos harro se propaganda hitleriane ka filluar kështu. E edhe sot qarkullojnë lloj-lloj çudirash në lidhje me çifutët sidomos të vëna në lëvizje nga arabët dhe nga shtresa më e ulët e popullsisë së krishterë (lexo pak Hannah Arendt mbi popullacën).
E më së fundi, në lidhje me ato sitet që ke parë ti, mos harro se çdo komb ka ekstremistët e vet. Kur lexoj nganjëherë çfarë shkruhet këtu, me vjen çudi që qysh mundet të mendohet kështu.
Përshendetje mik !
 
Top