Teo Van Gogh!

Teo Van Gogh!

C’mendoni per vrasjen brutale te regjisorit holandez Teo Van Gogh para ca ditesh ne Amsterdam(nje pasardhes i piktorit te madh,besoj keni degjuar per te,ka drejtuar nje film realist mbi nenshtrimin e femres ne kulturen e mykur,mesjetare,te erret e te mumifikuar arabo-islame).Per shkak te atij filmi nje maroken mu.ti e vrau! :mad: A nuk ju duket se eshte nje tjeter shprehje e intolerances dhe rrezikut islamist qe keta arabe shimpanze orangotango paraqesin per boten e evoluar perendimore? A nuk mund te thuhet se para se t’i pranonin keta arabe ne vendin e tyre,holandezet duhet t’i detyronin te pranonin zakonet,kulturen,traditat,mentalitetin perendimor?

Oscar Wilde ka shkruajtur: Cdo krim eshte nje vulgaritet,ashtu si cdo vulgaritet eshte nje krim!

Teo Van Gogh ishte nje deshmor i lirise se mendimit dhe shprehjes!
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Teo Van Gogh!

Z.Antares !
Do të dal pak nga tema, por le të më falin moderatorët, kjo do të jetë hera e parë dhe e fundit.
Mbrëmë kam kaluar plot dy orë duke lexuar postimet tuaja në një forum shqiptar, ku ishe identifikuar me të njëjtin emër dhe të njëjtën moto të Oscar Wilde. Në fakt, edhe nqs këto do të mungonin, do t'ju njihja menjëherë sepse stili juaj është i papërsëritshëm. Dhe aty gjeta të njëjtat tema (me pak ndryshime) me të njëjtat "argumentime". Por në një shkallë më të acaruar, sepse siç duket debati nuk ju shkonte për shtat. Aty thuhej gjithçka por në një mënyrë shumë më pak të sjellshme sesa ju do të dëshironit. Madje kishte edhe më të harbuar (në kuptimin e mirëfilltë të fjalës), saqë nganjëherë më vinte turp që unë flisja të njëjtën gjuhë me to, shqipen. Nejse, kjo ishte dhe gjëja ime e vetme e përbashkët me to. Por ajo çka më bëri përshtypje ishte ritmika dhe rregullsia e goditjeve tuaja të ithta. Dhe mendova se kjo ritmikë dhe rregullsi nuk ishin të rastit. Ato i përkasin fare mirë dikujt që ka krijuar tashmë një bindje tejet të thellë në ato që ai beson. Madje do të thosha që këto bindje janë religjioni juaj i dytë (pas ortodoksisë që ju e keni shprehur disa herë). Sidoqoftë, nuk është keq të kesh bindje dhe të luftosh për to. Dhe askush nuk ka të drejtë t'ju qortojë për zgjedhjen e këtyre bindjeve. Gjithkush vepron me vullnetin e tij të lirë, dhe sa më e vërtetë kjo aq më mirë. Por disa herë unë kam dërguar postime disi të gjata (nganjëherë ex-catedra siç thoni ju) për të nxjerrë sa më të qartë botëkuptimin tim dhe referencat e mia që kam vendosur për të zgjedhur në jetë. Dhe disa herë me rradhë kam kërkuar dhe kam pritur nga ju të njëjtën gjë (shiko postimin tim të datës 30 nëntor, rreth orës 6 ose 7 p.m, me të tuajën, ndoshta gabohem). Që unë kisha rënë mbi një përfaqëques të një ekstremi (të djathtë, sipas të gjitha gjasave), kjo ka filluar të më kristalizohet në kokë qysh në postimet e para. Por ajo çka unë nuk kuptoja, kjo ishte hezitimi juaj për të shpalosur të plotë arsyet e këtyre bindjeve që ju i mbroni aq me zjarr. Megjithëse në shumë postime kam vënë disa pikëpyetje duke bërë thirrje hapur për një përgjigje të qartë në këtë drejtim, deri më tash nuk kam mundur të gjej gjë. Unë e di që një njeri që ka bindje të vetat, nuk e ka të vështirë për t'i marrë ato përsipër ( assume ). Dhe jam i sigurtë që ju e keni kurajon e duhur për t'i marrë ato përsipër deri në fund. Duke mos e zgjatur më, do t'ju isha fort mirënjohës nqs ju do të kishit mirësinë të ndanit me mua arsyet dhe shkaqet që ju kanë çuar në formimin e këtyre bindjeve. Kjo, mendoj unë, do të ndihmonte sadopak në ecurinë e debatit tonë të mëtejshëm.
Ju uroj gjithë të mirat.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Teo Van Gogh!

tema mbyllet per dalje te shumta nga tema. per çdo ankese mjafton te me shkruani ne mesazh privat.
 
Top