Te kthehem ne Shqiperi????

samanta

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Mua me pelqejne shume tragjikomedite e kjo eshte nje e tille :shrug:
 

babi

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Samanta,
shume mire qe te pelqen tragjikomedia, por nuk te duket se tragjedia qe po kalon populli jone eshte pak si shume jashte kohe, dhe se eshte kulmi i i vuajtjes se nje populli kur ve ne pikpyetje jetesen ne vendin e vete, sepse kjo nuk eshte me nje pikpyetje per shqiptaret jashte Shqiperise kjo eshte nje pikpyetje per te gjithe SHqiptaret kudo qe jane.

:book:
 

samanta

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Ajo qe ke thene eshte me se e vertete,por shqiptaret shquhen(me sa di une)per sens humori edhe ne situata tragjike.Se ca atij qe po mbytet do i thuash se s'ke shpetim?Fiks fare qe e shikoj shpesh ne satelit ironizon fatkeqesite tona,por ama te gjithe qeshim,se prek dpd realitetin tone.Pra "qeshim se s'mund te qajme",por ju ma paskeni keqkuptuar :rolleyes:
 

samanta

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Edhe une i vuaj fatkeqesite qe po heq populli im(se ne fund te fundit se meriton),por s'jam fajtore per kete e per momentin s'mund te bej asgje.Kam mbaruar universitetin me mesatare 9 e kur erdhi puna vetem me leke u zgjidhen gjerat.Aman po s'ka pushtetare me te felliqur se ata qe jane atje,por gjithsesi s'jam penduar fare qe jam ketu.Tre jane zinxhiret qe s'i lene njerezit te ecin perpara:atdheu,familja,shteti.Epra kjo e fundit duhet ndrequr atje.Pastaj asnjeri s'ka pse te ndihet i huaj vetem se s'eshte ne vendin e tij.Emigracioni do pune shume.Kush s'eshte i zoti t'ia dale e rri duke u qurravitur gjithe diten le te kthehet.Sot Boten e zoterojne te fortet. :thumbsup:
 

Ida

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Ne fund te fundit besoj se te gjith kemi ca faj,Se ne ua zgjatem doren me para per te ikur larg e mos u vonu.Ata tani u embelsun.Nuk na pelqejn radhat, por sa radha kemi pritur ne greqi e jemi shtyre me keq se ne shqiperi e leket s'ua jap.Dhe punonjesi nuk thote gje.Ndersa punojesit ne shqiperi kudo u mesuan me leke dhe e dine qe do ua japim.
Por po te mos ua japim ne te gjithe, ca do bejn ata.Do hedhin ca ickla e si perfundim do na japin ate qe kerkojm.
 

albavina

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Fillimisht postuar nga heartbreaker:
[qb] Ka ca kohe qe ky mendim po me mundon.
Ka shume kohe qe jam larguar dhe kohet e fundit malli per token time nxorri koken nga thellesia e shpirtit tim.
Isha betuar qe te mos kthehesha ne Shqiperi por deshira per tu kthyer eshte kaq e forte.
Vecse kam frike...
...kam frike se nese kthehem do te ngelem i zhgenjyer....
Une nuk dua te zhgenjehem.
Nese kthehem nuk dua te perjetoj te qenit "EMIGRANT" kurre me.

ju lutem,ndricomeni!!!
Ia vlen te kthehem apo eshte nje marrezi???

p.s
kam 7 vjet qe jam larguar. [/qb]
kohet e fundit ky mendim po prek shume emigrante shqipetare! sa here qe kaloj pushimet ne shqiperi (gati 4muaj ne vit) nuk dua te largohem me dhe them se e kam e vendosur nje here e mire te kthehem! ku ka si shqiperia
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Te me falni sepse nuk kam kohe ti lexoj te gjithe postimet por po i drejtohem nismetarit te temes me keto fjale:

Une jam ne Shqiperi dhe do iki!
E dhimshme....
Por e shof si te vetmen rrugedalje.
Ne kemi nje fjale te urte " Halle-Halle kjo dynja Halli-hallit nuk i ngjan" .
Vertet qe Tirana ka ndryshuar por perseri eshte shume larg vendit normal per jetese.
E theksoj ky eshte opinioni im dhe nuk dua te ndikoj tek zgjedhja e askujt por thjesht nuk kam qejf qe ai qe do te kthehet te ZHGENJEHET qe pas dites se trete te kthimit ...
Une te dashur motra e vllazen do iki larg dhe ndofta do kthehem ndonje dite por jam i sigurte qe kjo dite do jete e larget ... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

albavina

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Fillimisht postuar nga RReBeLii:
[qb] Te me falni sepse nuk kam kohe ti lexoj te gjithe postimet por po i drejtohem nismetarit te temes me keto fjale:

Une jam ne Shqiperi dhe do iki!
E dhimshme....
Por e shof si te vetmen rrugedalje.
Ne kemi nje fjale te urte " Halle-Halle kjo dynja Halli-hallit nuk i ngjan" .
Vertet qe Tirana ka ndryshuar por perseri eshte shume larg vendit normal per jetese.
E theksoj ky eshte opinioni im dhe nuk dua te ndikoj tek zgjedhja e askujt por thjesht nuk kam qejf qe ai qe do te kthehet te ZHGENJEHET qe pas dites se trete te kthimit ...
Une te dashur motra e vllazen do iki larg dhe ndofta do kthehem ndonje dite por jam i sigurte qe kjo dite do jete e larget ... /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
keshtu mendojne te gjithe perpara se te largohen por kur ikin pastaj ehste ndryshe! nuk dua te nderhy tek zgjidhjet e askujt por eshte me te vertete e veshtire
 

Guest
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

shkoj vazdimisht ne shqiperi. gjendja nuk eshte kaq tragjike sa e bejne vendasit. shkoj te pakten tre here ne vit. nuk ka gje me te bukur te vesh ne shqiperi ne gusht. ruget dhe dyqanet jane plot me njerez, shtepite jane te hapura dhe presin femijte e tyre nga gjithe bota. njerezit takohen dhe pershendeten mpas shume vjetesh largimi. besoj se shqiperia eshte vendi me i bukur ne bote ne gusht. duhet te shkosh me pushime.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Fillimisht postuar nga taqo2001:
[qb] shkoj vazdimisht ne shqiperi. gjendja nuk eshte kaq tragjike sa e bejne vendasit. shkoj te pakten tre here ne vit. nuk ka gje me te bukur te vesh ne shqiperi ne gusht. ruget dhe dyqanet jane plot me njerez, shtepite jane te hapura dhe presin femijte e tyre nga gjithe bota. njerezit takohen dhe pershendeten mpas shume vjetesh largimi. besoj se shqiperia eshte vendi me i bukur ne bote ne gusht. duhet te shkosh me pushime. [/qb]
o taqo edhe un kur shkoj ne shiperi me pelqen shum por nqs se do vendos te jetoj aty esht e veshtir sepse llogaris jeten aty dhe jo vetem 1jav apo edhe nje muaj
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Gjithcka varet nga mendimi Yt per jeten

nese kerkon mireqenie ekonomike, qetesi, rend, lulishte te mirembajtura etj atehere rri aty ku je se nuk do te gjesh keto ne shqiperi

nese jeta jashte te duket e veshtire atehere dyfisho kete veshtiresi ne shqiperi

Nese te rendon shume fakti qe kur ndez televizorin tek lajmet rinovon cdo here memorien tende qe te thote se aty ku jeton ka disa xenofobe idiote qe duan te te perzene nga toka "e tyre" dhe kjo eliminon gjithe kenaqesine qe te sjell mireqenia, kthehu ne shqiperi!

Nese vendos te kthehesh mos shko si "cjapi te kasapi" por mundohu te njohesh mire shqiperine (jo ate qe enderron por ate realen), ta pranosh ashtu si eshte dhe, nese e mendon te mundshme, ta permiresoh ne te ardhmen (dalengadale).
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Per ata qe jetojne larg Shqiperia eshte vendi i endrrave pasi kemi kaluar nje jete te tere, aty u lindem u rritem, ne ato rruge vrame kembet ne vegjeli e ne ato rruge njohem dashurickat e para. Por kur je larg e shkon nje here ne vit per pushime verore duket hata fare, thua si Shqiperia ska, te dhje*sha Ameriken, ce dua kete jete qeni tere diten pune, shkolle asgje tjeter.
Duhet pare dhe realiteti Shqipetare imagjinoje te jetosh aty 12 muajt e vitit, pa uje pa drita, tarifa e bukes rritet nga dita me dite, si do jetohet? Do thoni ju, si ja bejne ata qe jane tashme ne Shqiperi? E drejte, bejne si bejne i jane nenshtruar fatit te tyre, nxjerrin dhjame nga pleshti ose mbahen nga njerezit familjar qe kane neper bote. Sinqerisht sado e dhimbshme te jete Amerike me sensin e kohes qe iken pa e ndjere sdo shkoja serish ne Tirane te stabilizohesha per hajer te qejfit qe behet, e te rrija e ngrefosur kur e dija qe ato pak para qe kisha fituar me mund, pakesoheshin nga dita ne dite. Ja themi te bejme biznes, sa te tille do bejne kete gje si une?! Eshte dileme e vertet, tmerresisht e madhe. Te duash familjen tende, te duash te shkosh ne shtepi, por ajo shtepi ska nje cati tashme, dhe te jetosh i lumtur me familjen tende mes shiut dhe bresherit nuk e di sesa do zgjaste. Shume e sikletosur si situate. Nese do shkoja do e mendoja mire e mire, duke lene menjane qejfet, Tiranen ne dimer ose Vloren apo Saranden ne vere. Thjeshte kush do isha une 12 muajt e vitit e si do ta ndertoja jeten time aty.
Do shume guxim dhe kurajo..... ata qe vendosin u ecte mbare!!! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ida

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Ne shqiperi me gjendjen e sotme mund te vete te jetoj deri ne nje muaj,dmth per sa kohe i kam dhe pare,Kur mbarojn ato te shkreta s'rrihet,s'jetohet dot.Po per pushime eshte mrekulli.Te ngrohet shpirti me te afermit e te njohurit.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Fillimisht postuar nga FOLAGA CHE BATTE:
[qb] Lexoni vjershen me te fundit per memedheun e pastaj dilni vete ne perfundime a te ktheheni, a te ikim a te rrime ne atdhe???? :confused: :confused:

[qb]Mëmëdheu [/qb]

Memedhe quhet toka ku te iken per lesh koka
ku kam dashur meme e ate,
ku te grijne fajdet parate

ku kam fis e ku kam fare ,
ku s'ka drita por pishtare

ku te mbyt pluhri tallashi ,
ku kercet e pret kallashi

ku ka diamant e ar
por s'gjen uje as per tu lare

ku ka plehra togje-togje
dhe qindra parti per llogje.

Memedhe eshte nje cope toke
qe te ben me dhimbje koke

ku po shemben kombinate
dhe hajdutet ngrene pallate

ku ligjin ben kontabanda
dhe nje pjese punojne ne banda

ku po shiten me dollare
varret e gjysherve te pare

ku ka rruge e trotuare
jo per njerez por gomare

ku pipine ben ne breke
se ste le jevgu pa leke.

Memedhe quhet toka
ku kurrkush shqip s'kuptoka

ku bejne cmos shesin dhe dhembet
vec te ikin nga syte kembet
ku nje Miss prish virgjerine
vec te ndroje nenshtetsine.

Memedhe quhet ky vend
qe ka deputet me mend,

qe perleshen dhe bertasin
dhe se dine as vete se c'flasin.

Ku ka ligje edhe rend
vec per forme jo me gjithe mend

ku pronen qe me la im ate
ma kish zene nje zdap i gjate

dhe tash punoj argat
ne pronat e nje greku plak.

Ku per kunj tjetri te zhvesh
dhe polici rri e qesh

ku te tredhin duke qare
si vellezer opozitare

dhe ku tua dish per nder
se ka dhe tritol ne dere

ku rroj me gaz e me shpres
te gdhihem gjalle ne mengjes

ku ka buke veresie
dhe mijera lypsare si hije

ku nje vrases a gomar
ka me vlere se nje shkrimtar

ku ngroh veze revulucioni
me dipllome prostutucioni

ku ne muaj merr 100 mije leke
dhe s'blen dot nje pale breke

:confused: [/qb]
Dhe me ne po cudidet bota
Se ne dore na ka mbetur rrota
Por ne trapin nuk e cajme
Me shum qeshim se sa qajme. :goofy:
:rockband:
 

Guest
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

ju fola per shqiperine ne gusht. shqiperia eshte e bukur dhe muajt e tjere. me sa e kuptoj une pyetja ka me shume karakter ekonomik . me se do te merem, ku do te punoje,qysh do te argetoje?
nqs ke te ardhura mund te ndertosh nje pune tende duke ditur se ka shume gjera qe mund te meresh.
pjese makinas, servis ,ndertim, ushqime,kurse dhe seminare te ndryshme,reklama...etj nqs ke mendje qe prodon dhe xep te kenaqshem shko ne shqiperi.
 

samanta

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Une mendoj se s'eshte vetem per problemet ekonomike,por edhe per te tjerat se tek e fundit injorances qe eshte atje s'ka bar qe e sheron :shrug:
 

xhoni

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

Ke te drejte Samanta.Nganjehere njerezit shohin vetem Tiranen,qe pak a shume jetohet,por po te shikosh shumicen e vendeve ne shqiperi te vjen keq.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Te kthehem ne Shqiperi????

samanta besoj se dhe injoranca e ka nje ilac per tu sheruar!!!
ketu ne albforum kam pare firmen e nje anetari e cila thote:paraja largon inatin, qeteson dhimbjet,dhe than lotet:thumbsup:
pra ilaci i injorances eshte paraja, ekonomia /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top