Te jesh vullnetar...!

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

Qeverise sone nuk i plas shume per vullnetarizma lal, bojne thjesht reklama per ato qe bojne OJQ-te, s'i kam pa ndonjehere te therrasin popullin ne vullnetarizma.S'mbaj mend :shrug:

Dhe mos ma kujto Kryqin e Kuq Shqipetar se me kujtohet kush qe kreu i tij se fundmi dhe qe ia ka mbath ne Amerike pasi vodhi edhe shtetin :shrug:
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Ore ju qe jeni ne Shqiperi -- rastesisht ne internet gjeta e faqet e organizates "Mjaft." Aty pash qe ka shume mundesi per te bere pune vullnetare me kete organizate, dhe mendova qe kur te vi ne Shqiperi nga fundi i Korrikut te ndihmoj vullnetarisht te kjo organizate.

Dini gje sa aktive eshte kjo organizate?

http://www.mjaft.org (faqja kryesore)

http://www.mjaft.org/shq/volunteer.htm (faqja per tu regjistruar si vullnetar)
 

emssnc@libero.it

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Urime Erso per temen!
Besoj se problemi eshte sa te fillosh
te besh dicka se pastaj te meson vete
"puna" dhe harron shume mendime e paragjykime.
Per here te pare kam marre pjese "vullnetarisht"
si perkthyes kur kemi arritur ne ne '91 ne Brindisi shume do mendojne "ca pune te veshtire paske bo" per me qartesu idete e atyre qe se kane jetuar ate moment: ne kampin ku jetova ca kohe
ishim 837veta (e mbaje mend se e bera personalisht regjistrimin) dhe prej gjithe ktyre vetem 4 veta dolen vullnetare.Nuk ishte aspak gje e thjeshte,mbaj mend qe me zgjonin ne ora 6 (kur shkonte cdogje mire) dhe nuk dihej se kur mund ta shifje prap krevatin.Duhet ti rrije mbrapa doktorrave kur vizitonin,atyre te menzes se nji pjese te mire nuk i mushej mendja se cfare ishin gjerat qe po hanin,duhet te shpjegoje atyre te pikes se grumbullimit se cfare kerkonin ata 100 persona qe kishin perballe, kush donte brisqe rroje, kush kishte brisqe por si pelqente ajo"shkuma" dhe donte sapun rroje,kush nuk pranonte rrobat qe i jepnin,kush donte corape te reja,etj.etj.etj. e gjitha kjo e shoqeruar nga asnje falenderim duke e ditur te gjithe qe nga italishtja merrnin vesh shume me teper sesa 4 persona qe ishim ne dhe duke shtuar te shamet qe ne "ishim zagare qe mbanim gjerat e mira per vete pranaj bonim perkthysin" te dukej vetja dhe icik si ne filmat me fashist.Ksaj duhet ti shtoj edhe te shumtat skena qe shihja prej shume italianve qe punonin ne kamp qe vidhnin me dhjetra gjera
te prura aty per ne emigrantet.
Ajo qe me shtynte te vazhdoja, edhe pse fizikisht nuk e di sesi arrija tja dilja, ishte imazhi i femijve qe qeshin te nesermen mbasi kishin marre ilacet e duhura,ftyrat e kenaqura te atyre qe kishin ngop barkun mbsai kuptonin qe "kiwit" nuk ishin lloj patajeje qe italianet ja kishin dhene te gjalla per tu tallur.
E di qe mund te duken gjera fallco apo idiote
kto qe them por ka qene realiteti dhe fatkeqesisht pjese e jetes time .'Pafshim te gjithve!
dolem vullnetare si perkthysa
regjistrimin e personave
 

bona

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Ersi

kur te hapet ne tirane naj pune vullnetare me ju hap dosjen atyne qe kane honger me luge florini ne kohen e Dulles dhe hane prape me thirrni, perndryshe s'ka kush te me paguaj rent, food, clothes, college tuition po te punoj per free.
 

mostro

Putraku
Re: Te jesh vullnetar...!

UNE KAME PUNUAR PER NJE MUAJ ME REFUGJATET KOSOVAR TE PARKU I LIQENIT..MARS 99. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Une kam dhene gota me Gatorade ne maratonen e New Yorkut, quhet ndihme vulnetare valle?
O se harrova kam ly me boje kangjellat e nje parku ketu afer shtepise sime, mund te them ishte dicka e kendshme...
Puna vullnetare, seshte keq na lehteson dhe streset e dites... /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

mostro

Putraku
Re: Te jesh vullnetar...!

NE KLASE TE TRETE FILLORE KAME PATRUAR ME SHOKET E MI OBORRIN E SHKOLLES /pf/images/graemlins/laugh.gif PA LEK FARE /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Mono

Forumium praecox
Re: Te jesh vullnetar...!

Me vjen keq qe ka qe e trajtojne ne menyre banale kete teme.

Jeta eshte e bukur kur ka kenaqesi dhe te besh dicka pozitive eshte dicka e kenaqshme.
Ca gjera te vogla i kam bere dhe une ne menyre vullnetare... shpresoj te bej me shume per vendin tim ne te ardhmen /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Mono

Forumium praecox
Re: Te jesh vullnetar...!

P.S pershendes te gjithe moderatoret dhe administratoret per punen vullnetare qe kane bere dhe bejne me forumin /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

Ja ktu na kapi gjalle ky qe po bojme vullnetarizma "pa dashje" /pf/images/graemlins/wink.gif

:wave:
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Kurse une nganjehere shkoj ne nje kamp refugjatesh te perkthej kur nuk jane disponibile ata vampirat me nga 1000 kroner ora.
Nganjehere ne nje librari.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

Pse ore paguhen vullnetaret :shrug: boh dy koncepte te ndryshme fare :shrug:
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Une shkoj vullnetar mi, ata qe merren me ate pune marrin 1000 kroner ne ore (c.a. 150 EU).
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

E di lal fare mire sa jane 1000 Korona, por nuk e dija qe u fitoka kaq shume me perkthimet :idea:
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] E di lal fare mire sa jane 1000 Korona, por nuk e dija qe u fitoka kaq shume me perkthimet :idea: [/qb]
Ha ha po perkthyesit 2 ore ne dite punojn se dije kete. Dhe nuk u lejohet te punojne pune tjeter sepse duhet te jene disponibile 24 ore ne dite (si puna e mjekve te urgjencave) flas per rregullat ketu ku jam une dhe fatkeqsisht kjo nuk eshte puna ime dhe kur shkoj jo se shkoj sepse jam zemer gjere sepse s'jam hic fare po qe per ate pune /pf/images/graemlins/laugh.gif por per ndonje new entry /pf/images/graemlins/laugh.gif :tipsy: :devil:
 

Mall

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Te punosh vullnetare eshte shume perfituese. E them se e kam provuar vete. Dhe shume qe mendojne se nuk mund te punosh vullnetare ne shqiperi jane gabim. Per mua eksperienca si vullnetare ka qene ne shqiperi pranje nje oragnizate amerikane IRC. Ne fakt aplikova per pune ne momentin qe sa kisha mbaruar universitetin dhe ata me ofruan ne fillim pozicionin si vullnetare per arseye se resumeja ime ishte e bardhe pra pa eksperience pune ashtu sikurse shume studente qe sa dalin nga bankat e shkolles.Po me te vertete qe mesova shume. Dhe pas 3 muaj vullnetare mora vendine punes me nje rroge te majme per ate kohe ne shqiperi, me pas mu desh te largohem nga shqiperia, dhe tani punoj ne po te njeten organizate ne USA ,kjo fale eksperiences qe kisha fituar ne shqiperi.Ju keshilloj qe sa here qe tju ofrohen mundesi te tilla shfrytezojini,pasi do mesoni shume dhe ne nje fare menyre duke dhene kontributin tuaj ne shume fusha do kuptoni se dhe kujt fushe i perkisni me teper.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Ne qofte se doni te punoni si vullnetar i Kombeve te Bashkuara mund te shkoni te takoni perfaqesuesin e UNV (United Nations Volunteers) Z. Andrea Ferrari-Bravo (te pakten ky ishte deri vjet ne gusht, po ka mundesi te jete akoma) ne adresen: Rr. Donika Kastrioti, Vila 1/1, Tirane (te blloku, fiks prapa ish-Komitetit Qendror te PPSH-se) Mire do qe ta merrni nje here ne telefon perpara se te shkoni dhe te lini nje takim. Nr e telefonit nuk ia kam me po merrni nje here ne tel. te PNUD-i 233122 dhe pyeteni per numrin e telefonit te zyres UNV/Andrea. Per te folur me Andrean duhet te dini anglisht ose italisht. Andrea eshte djale i mire dhe do iu sqaroje per cdo pyetje qe mund te keni. Me sa di une vullnetaret e kombeve te bashkuara paguhen, por me pak se punonjesit e kombeve te bashkuara. Nqs keni eksperience pune te mire, flisni mire anglisht dhe keni nje profesion te kerkuar mund te aplikoni mbase per te shkuar edhe vullnetar diku jashte ( :devil: ne ndonje xhungel afrikane, aziatike/indoneziane /pf/images/graemlins/laugh.gif ) Megjithate, mendoj une, mire eshte te punoni nje here dku ne Shqiperi me Kombet pastaj shikoni hidhuni ne ndonje vend tjeter.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Fillimisht postuar nga bona:
[qb] Ersi

kur te hapet ne tirane naj pune vullnetare me ju hap dosjen atyne qe kane honger me luge florini ne kohen e Dulles dhe hane prape me thirrni, perndryshe s'ka kush te me paguaj rent, food, clothes, college tuition po te punoj per free. [/qb]
Bona s'te kerkoj njeri llogari, pse nuk ben pune vullnetare. Cdo kush mund te bej aq sa ka mundesi dhe deshire. /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top