Re: Te jesh vullnetar...!
Nje nate ne jave nuk e kaloj duke fjetur e qete ne krevatin tim te bute, por ne xhiro neper ambulanca, per te trasportuar te semure rende, o lehte, te aksidentuar, toksikodipendente, te cmendur, gra shtatzana. Kjo pune tere naten e deri ne mengjez kur turni i kalon nje tjeter skuadre.
Heren e pare fare ne hypa ne ambulance pasi kisha mbaruar kursin, vajtem te merrnim ne shtepi nje bashkatdhetar timin, I cili duke vene perden ne shtepi ishte rezuar nga karrikja dhe jo vetem kaq, por I kishte rene ne kembe edhe shkopi I perdes. Ishte nje djale nga Lezha, fjalepak dhe qe duronte pa bere ze dhembjet. Pak kohe me pas ne hyrjen e urgjences ishte nje familje e tere (jevgjish) qe flisnin ne gjuhen tone (ishte ora rreth 2.00 e mengjesit) dhe njeri prej tyre na pyeti se nga se e kishim rrugen ne menyre qe ta percillnim deri diku, sikur ambulanca te ishte taksi. Nje jave me pare, na u desh te shkonim ne shtepine e nje gruaje te semure qe nuk pushonte se theni “do te shkoi te vizitohem kur te vije I fejuari im shqiptar, qe ka shkuar ne shtepi per nje dasem”.
Me pak fjale ndihem gati si ne shtepine time, por nuk eshte kjo kryesorja. Per nje kohe mu desh te nderprisja kete iniciative, sepse nuk eshte e lehte te shohesh disa skena te renda qe nuk jane vetem aksidentet, por edhe persona qe presin trapijante organesh, te tjere qe kthehen te presin vdekjen ne shtepine e tyre, te tjere qe qajne nga dhembjet apo te tjera qe nuk gjejne paqe, sepse ndoshta pas nje aksidenti do te humbasin femijen qe kane ne bark, apo te cosh ne spital dike qe dyshohet se ka meningjit. Tani vazhdoj akoma te shkoj e te ndihmoj me ate cfare mundem. Mendoj qe ky organizim eshte nje zgjidhje e perkryer per urgjencat. Ekziston nje central operativ shteteror I cili organizon shperndarjen e urgjencave sipas zonave dhe mundesive. Ai, ne baze te kerkesave per ndihme nga qytetaret nis ne sherbim nje kryq ose nje tjeter (sepse keto organizata vullnetariati jane shume dhe ne pergjithesi quhen “kryq I kuq, I bardhe, jeshil, o te tjera”) dhe me te mbaruar sherbimi I raportohet gjithshka po ketij centrali.
Duke qene se organizata te tilla jane shume e kudo, koha te cilen duhet te prese nje I semure eshte shume e shkurter dhe ndihmon qe I semuri te marre nje ndihme te pare te menjehereshme pa shkuar akoma ne spital. Nje fakt tjeter I rendesishem eshte ai I transportimit te te aksidentuarve me makine, sepse duke qene se lendimet mund te jene ne shume pjese te trupit, disa prej te cilave luajne rolin kryesor ne te paralizuarit e nje personi, menyra sesi keta te aksidentuar trasportohen do te thote shume. Nuk ekziston qe te nje I plagosur te nxirret nga makina e te cohet ne spital si cope mishi nga I pari njeri qe kalon aty rastesisht.
Ne vullnetaret jemi te te tera moshave e profesioneve dhe marrim pjese kur mundemi, dikush cdo jave e dikush me rralle. Mendoj qe eshte nje eksperience ne tere kuptimet, nje eksperience qe ia vlen te jetohet, sepse te kerkuarit ndihme e te paturit nevoje eshte ne natyren njerezore dhe mendoj qe edhe te ndihmuarit eshte ne natyren njerezore.