Re: Te jesh vullnetar...!
Urime Erso per temen!
Besoj se problemi eshte sa te fillosh
te besh dicka se pastaj te meson vete
"puna" dhe harron shume mendime e paragjykime.
Per here te pare kam marre pjese "vullnetarisht"
si perkthyes kur kemi arritur ne ne '91 ne Brindisi shume do mendojne "ca pune te veshtire paske bo" per me qartesu idete e atyre qe se kane jetuar ate moment: ne kampin ku jetova ca kohe
ishim 837veta (e mbaje mend se e bera personalisht regjistrimin) dhe prej gjithe ktyre vetem 4 veta dolen vullnetare.Nuk ishte aspak gje e thjeshte,mbaj mend qe me zgjonin ne ora 6 (kur shkonte cdogje mire) dhe nuk dihej se kur mund ta shifje prap krevatin.Duhet ti rrije mbrapa doktorrave kur vizitonin,atyre te menzes se nji pjese te mire nuk i mushej mendja se cfare ishin gjerat qe po hanin,duhet te shpjegoje atyre te pikes se grumbullimit se cfare kerkonin ata 100 persona qe kishin perballe, kush donte brisqe rroje, kush kishte brisqe por si pelqente ajo"shkuma" dhe donte sapun rroje,kush nuk pranonte rrobat qe i jepnin,kush donte corape te reja,etj.etj.etj. e gjitha kjo e shoqeruar nga asnje falenderim duke e ditur te gjithe qe nga italishtja merrnin vesh shume me teper sesa 4 persona qe ishim ne dhe duke shtuar te shamet qe ne "ishim zagare qe mbanim gjerat e mira per vete pranaj bonim perkthysin" te dukej vetja dhe icik si ne filmat me fashist.Ksaj duhet ti shtoj edhe te shumtat skena qe shihja prej shume italianve qe punonin ne kamp qe vidhnin me dhjetra gjera
te prura aty per ne emigrantet.
Ajo qe me shtynte te vazhdoja, edhe pse fizikisht nuk e di sesi arrija tja dilja, ishte imazhi i femijve qe qeshin te nesermen mbasi kishin marre ilacet e duhura,ftyrat e kenaqura te atyre qe kishin ngop barkun mbsai kuptonin qe "kiwit" nuk ishin lloj patajeje qe italianet ja kishin dhene te gjalla per tu tallur.
E di qe mund te duken gjera fallco apo idiote
kto qe them por ka qene realiteti dhe fatkeqesisht pjese e jetes time .'Pafshim te gjithve!
dolem vullnetare si perkthysa
regjistrimin e personave