Sulmohet Egjipti!

Sulmohet Egjipti!

Fatkeqsisht 88 veta vdiqen ne Egjipt si pasoje e nje shperthimi, autoret e te cilit nuk jane ende te njohur! Media e cilesoi kete ngjarje si nje sulm terrorist te rradhes! Ju si mendoni?

Eshte nje sulm i amerikaneve?
Eshte nje sulm per arsye se te drejtat e emigranteve e te popullit ne Egjipt nuk respektohen? (ide e marre nga nje teme e ngjashme)
Eshte nje sulm per shkak se ne Egjipt po afrohen zgjedhjet dhe e verteta mund te shtremberohet nga disa injorante qe u perpoqen te benin te njejten gje me sulmet ne Spanje?
Eshte nje sulm ndaj politikes se moderuar te Egjiptit?
Perse ndodhi?
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Sulmohet Egjipti!

Fillimisht postuar nga regele:
Ata jetojne e punojne ne vendet kaptitaliste, qe jane treguar dhe tregohen mikpritese per shume imigrante dhe arrijne pastaj e hedhin bombat se po u behet vone per lirine e Irakut!


Sipoas teje - ata duhet te asimilohen, te harrojne gjuhen e tyre, te marin fene e vendeve ku jetojne!
Vendet evropiane mikeprites!!! he he he
Patjeter qe u behet vone per lirine e irakut, ata po e shofin qe thuajse te gjitha qeverite e tyre arabe jane te shitura tek amerikanet.
Duhet te pranojme edhe faktin qe gjithe politika ne boten perendimore sot eshte anti-myslimane.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Sulmohet Egjipti!

Sipoas teje - ata duhet te asimilohen, te harrojne gjuhen e tyre, te marin fene e vendeve ku jetojne!
Vendet evropiane mikeprites!!! he he he
Patjeter qe u behet vone per lirine e irakut, ata po e shofin qe thuajse te gjitha qeverite e tyre arabe jane te shitura tek amerikanet.
Duhet te pranojme edhe faktin qe gjithe politika ne boten perendimore sot eshte anti-myslimane. [/QB][/QUOTE]


Jo, sipas meje ata nuk duhet te asimilohen dhe askush nuk i detyron te humbasin zakonet dhe gjuhen e tyre! Ne Britani ka shume shkolla per emigrantet dhe femijet e tyre ne te cilat mesimi behet ne gjuhen ametare te imigrantit! (mesim gjuhe).

Per lirine u Irakut u behet vone sa te behet dhe ty, ndersa per ate qe thua se te gjitha qeverite arabe jane te shitura tek amerikanet dhe anglezet nuk di cfare te them pasi ky pohim i tejkalon njohurite e mia.

Politika perendimore kerkon distancim te myslymaneve si shume veta ketu ne forum, nga ata qe hedhin bomba! Mua nuk me duket politke anti-myslymane mospranimi i Turqise ne BE, per aq kohe sa Turqia nuk repsekton te drejtat e kurdeve dhe nuk njeh ekzistencen e nje shtei, qe e gjithe bota e pranon: Qipros! Turqia do te hyje ne BE me nje konflikt te mbartur nga e kaluara!


Nejse, Kondra e tha, seicili mund te thote mendimin e tij, ne baze te njohurive qe ka!
 

zog

Primus registratum
Re: Sulmohet Egjipti!

ku e di ti more qe i hedhin bombat muslimanet ? a ke fakte ? apo i beson gazetave ?

akoma se ke marre vesh qe gazetat rrejne. merren me politike me i fjal.

une them bomben e kan hudh vete anglezet, me mbajt nanon ne pushtet ne shqiperi.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Sulmohet Egjipti!

Po ti er dreq, me nje teke u dehe /pf/images/graemlins/smile.gif
O Zog, vallahi me keto fakte qe sillen ketu, nuk e di per ke te dyshoj se kush i hedh kete bomba, ben vaki te jene ata cunat e Hakmarrjes per Drejtesi! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

blendiys

Primus registratum
Re: Sulmohet Egjipti!

Me sa mora vesh unë, sulmet në Egjipt nuk kishin për qëllim turistët dhe rrezik ka qenë një atentat kundrejt ndonjë personi, ndonjë grupi personash apo thjesht për të diskredituar qeverinë si e paaftë për të vendosur rregull.
Jo mer c'ne,suvane e hotelit.

Pse nuk diskutoni dhe prizmin ekonomik,te ishte ndryshe mund te kishin sulmuar dhe Kajron!
Perse nuk thua ti qe mesazhi ishte teper i qarte : nuk i duam Eurot dhe Dollaret tuaj,dhe as grate tuaja gjysem te zhveshura !

Kush nga ju pretendon qe kjo eshte lufte?

Eshte idiotesi te mendosh qe,Al Qaeda i ka perplasur 'dorezen e bardhe! ne fytyre,perendimit.
E vetmja gje qe ata mund te bejne eshte kaosi,dhe po e bejne besoj!

Kush eshte kauza e tyre dhe c'do te thote te martirizohesh?
(le te flase ai qe ka lexuar Kuranin)

Kush ishin 'home grown terrorists',kush eshte Muhamed-B?

Kush jane ata 'Iraniane te mire' qe ne emer te Allahut ngrene faqe ne internet per te mbledhur kamikaze?(....per kauzen)

??
 

regele

Forumium maestatis
Re: Sulmohet Egjipti!

Blendi,sorry for injorancen, por per ke kauze e kane fjalen keta? Pssssss! Ca t'i bej une qe kam humbur Aruni e s'po vjen me ketej nga forumi /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sulmohet Egjipti!

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb] Jo mer c'ne,suvane e hotelit.

Pse nuk diskutoni dhe prizmin ekonomik,te ishte ndryshe mund te kishin sulmuar dhe Kajron!
Perse nuk thua ti qe mesazhi ishte teper i qarte : nuk i duam Eurot dhe Dollaret tuaj,dhe as grate tuaja gjysem te zhveshura !

Kush nga ju pretendon qe kjo eshte lufte?

Eshte idiotesi te mendosh qe,Al Qaeda i ka perplasur 'dorezen e bardhe! ne fytyre,perendimit.
E vetmja gje qe ata mund te bejne eshte kaosi,dhe po e bejne besoj!

Kush eshte kauza e tyre dhe c'do te thote te martirizohesh?
(le te flase ai qe ka lexuar Kuranin)

Kush ishin 'home grown terrorists',kush eshte Muhamed-B?

Kush jane ata 'Iraniane te mire' qe ne emer te Allahut ngrene faqe ne internet per te mbledhur kamikaze?(....per kauzen)

?? [/qb]
Blendi, fakti që bomba u vu në një vend ku nuk ka turistë, pranë një hoteli që nuk frekuentohet nga turistë e që shumica dërrmuese e të vrarëve kanë qenë egjyptjanë tregon se nuk ka qenë turizmi shënjestra e atentateve. Ky është edhe mendimi i deritanishëm i ekspertëve...

Kjo është luftë. Përderisa ka luftë kundër terrorrizmit do të thotë që ka luftë edhe nga ana e terrorrizmit. Dikur quhej luftë partizane (prejardhja nga fjala parti - palë), sot quhet terrorrizëm.

Kujt i nevojitet kaosi më shumë se vetë Al Qaedës sot Blendi? Çfarë efektesh ka ky kaos në gjeo-politikën botërore e në ekonominë e vendeve perëndimore, kryesisht SH.B.A? Çfarë të duket ty se ka zëvendësuar terrorrizmi islamik në ideologjinë perëndimore?
Bëj analogjitë e duhura dhe e gjen shpejt përgjigjen e këtyre pyetjeve.


Kauza e terrorristëve? Dëmtimi i të tjerëve, shfryrja e mërisë, për ndonjë edhe triumfi i Islamit në botë. Dhe nuk ka pse të flasë dikush që ka lexuar Kuranin pasi terrorrizmi nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin (apo çfarëdo lloj feje tjetër). Islami, krishterimi, budizmi, etj. nuk kanë punë me pushtetin. Janë njerëzit që kërkojnë pushtet.

Cilët pra ishin "home grown terrorrists"? Bin Laden? Apo qindra ish (e përdor me shumë rezerva fjalën ish) agjentët e CIA që u kthyen kundër SH.B.A? Mos harro që janë këta drejtuesit e terrorrizmit botëror sot.

Dhe përsëritje për të n-tën herë.

Nuk i përkrah njeri terrorristët përveç ndonjë mostre, problemi qëndron që nuk duhet përkrahur asnjë terrorrist, as ai Allahu Akbar e as ai "We are the masters of the World".

P.S. Lexoji mirë shkrimet qe mos të na detyrosh me shkrujt kaq shumë /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

blendiys

Primus registratum
Re: Sulmohet Egjipti!

Cuno,lufta behet ne Irak e Kandahar /pf/images/graemlins/laugh.gif
Cubat e Al Qaedes pretendojne se po bejne lufte,lufte Don Kishotiane!
Perendimi po lufton terrorizmin dhe kjo eshte shume larg me ate lufte qe ti pretendon.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Sulmohet Egjipti!

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Dikur quhej luftë partizane (prejardhja nga fjala parti - palë), sot quhet terrorrizëm. [/qb]
E pra duhet te pranosh se burimi i "keqkuptimeve" me diskutante te tjere je ti vete. Nuk mund te bisedohet per detajet, kur nuk jane vendosur bazat. Ti e shikon apo ngaterron Terrorizmin me luften clirimtare Partizane apo Guerrilase.

Te dyja ndryshojne qe ne substance nga njera tjetra dhe eshte sikur te krahasosh Portokallet me Mollet. Lufta Guerrilase pikesepari mbeshtetet ne popull. Ka nje qellim qe perkrahet nga shtresat dhe ne popull rigjenerohet. Lufte Guerrilase beri Fideli me Chene ne Revolucionin Kuban.

Me larte ne pranuam qe Al-Qaida nuk perfaqson muslimanin e thjeshte, madje t'i shtove qe nuk perfaqson islamin fare. Nga definicioni pra, Terrorizmi nuk mund te dublohet si lufte partizane - sepse nuk ka mbeshtetjen e popullit (musliman) dhe as nuk mbron interesin e tij.

Per me teper, Al-Qaida eshte me Gjaksore dhe me e pameshirshme se kurre. Nejrez te tille nuk mund te perfitojne kredo politike qe eshte nje tjeter kerkese e Luftes Guerrilase. me Al-Qaiden nuk ulesh dot ne tavoline per zgjidhje, pasi ata nuk duan zgjidhje.

Une mendoj se eshte gabim qe ti ndoshta me pak tendence i mat Terroristet me Partizanet, e ciles lufte te duash...pa pranuar natyren e Ligë dhe "fetare" te Aq-Qaides nuk mund t'a kuptosh.

E perderisa Al-Qaida perdor Xhamite dhe fene ne pergjithesi per rekrutim, nuk mund te mohosh natyren Fetare te gjerave.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sulmohet Egjipti!

Un kom përshtypjen se ca ktu ke forumi nuk din me lexu ose nuk dun me lexu.

Sqarime:

Lufta partizane, guerrilase, terrorriste.

Qëllimet: Luftë kundër pushtuesit, qoftë i huaj apo vendas (antiqeveri) për të ngulitur me forcë apo ç'rrënjosur me forcë disa ide (komunizmi, droga, rraca)
(Lexoni mirë e kuptoni para se të replikoni).

Mjetet: Plumat qorra, pritat, bombat, kamikazët e tipit Vojo Kushi /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Përfundimet: Të pafajshëm të vrarë në të gjitha rastet, me apo pa dëshirë por gjithmonë me justifikimin që me të thatin digjet dhe i njomi!

Blendi tha që terrorrizmi nuk mund të dublohet si luftë partizane pasi nuk ka mbështetjen e popullit.
I ke pa ato vallet e palestinezve kur u rrëzuan kullat binjake ti Blendi? A është kjo mbështetje e popullit?
Një mysliman (besimtar) nuk i mbështet këto akte por sa besimtarë të vërtetë ka në ata 1 miliard njerëz me prejardhje islamike? Pra dalim tek mbështetja e "terrorrizmit" nga masat popullore si luftë kundër pushtuesit (në disa raste fizik, në të tjera politik e në të gjitha rastet ekonomik). Terrorrizmi ka synime politike dhe regjimi i Talebanëve në Afganistan ishte prova.
Terrorristin nuk mund ta ulësh në tavolinë? Kush e ka provuar dhe me ç'kushte? Çfarë i kanë ofruar demokracitë "terrorristëve"?
Po ti bëj këto pyetje jho se unë i di përgjigjet por se askush nuk e din të vërtetën!

Al Qaeda nuk përdor vetëm xhamitë për mobilizimine kamikazëve. Ç'mund të thuash për mënyrat e tjera? Ç'mund të thuash për ata që rekrutohen për të hakmarrë familjet e tyre të vrara? Ku mund të ndalemi me këto analogji?

Blendi, çdo konflikt ka dy kahe dhe të dy janë përgjejgës për konfliktin!

P.S. Sa për info, un nuk jom myslymon po katolik me prejardhje!

Blendi@, ku e di se për ça lufte e kom llafin un? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Sulmohet Egjipti!

Me Al-Qaiden nuk ulesh dot ne tavoline per zgjidhje, pasi ata nuk duan zgjidhje. [/QB][/QUOTE]


Al-qaida ka dashe te ulej ne tavoline, por nuk kane dashe kundershtaret e vet (Xhorxh Bushi i vjeter).Ky kundershtar nuk njifet ligjerisht.Nuk njifet Ben Ladeni ligjerisht, por njifet qeveria kukull e arabise saudite.
E çuditshme qe nuk pranoni faktin qe jemi ne lufte.Por kete radhe kundershtari s'ka uniforme, s'ka atdhe.
Ata rekrutojne njerez neper xhamira sepse myslimonet jane sot me te prekur ekonomikisht.
Kjo lufte pra ka ndryshuar forme, mendoj se shumica e vendeve ne mbare boten nuk jane kunder atyre qe duan te destabilizojne angline dhe ameriken.
Kane ike ato koha kur lufta deklarohej ne emer te kryqit dhe te allahut; sot lufta eshte per te njejten gje por asnjeri s'guxon te permend kete motiv.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Sulmohet Egjipti!

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb]... mendoj se shumica e vendeve ne mbare boten nuk jane kunder atyre qe duan te destabilizojne angline dhe ameriken.
[/qb]
I kam shume qejf keta Emigrantet nga Europa qe i dine te gjitha. Sidoms Franca (kur/a) qe do te mprehi bishtin me SHBA, kur SHBA ua cliroi nje here atdheun Gga gjermani se vete e leshuan Parisin pa lufte dhe dolen per banjo djelli.

Se pari eshte idjotesi te thuash qe vendet kane qejf te destabilizojne SHBA dhe Angli, sepse ne ekonomine globale kjo nuk i sherben askujt.
Po te bjere Amerika ekonomikisht Europa do vdese urie, kete te duhet ta dish.

Ve re se atje ku je ti ju mesojne gjera te paqena per ameriken. Qe nga francezi qe shkroi ate librin per "Konspiracionin e madh te 9/11" deri te komente si ky i yti. Sikur ne ketej oqeanit nuk jemi njerez.
Normalisht qe nuk them se SHBA nuk kane gisht ne qidra marrveshje sekrete qe mund te kete patur dhe ka midis kombeve dihet keta nuk jane engjej.
Por kercenimi nga Al Qaida eshte nje kercenim per mbare Njerezimin dhe eshte per te ardhur keq qe miopia ne France arrin keto nivele.
Sic u goditem ne ne NY, ne Madrid, ne Londer dhe Sharm Al Sheik...neser mund te shpertheje nje metro ne Paris...dhe a do te ndryshoje arroganca franceze pas nje sulmi te mundshem?

You're Next!
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Sulmohet Egjipti!

Hah, dhe ja ku eshte Blendi me kete mbyllje spektakolare, nje tip "Wishful thinking". Faleminderit per urimin, shume human dhe shpresedhenes. /pf/images/graemlins/tongue.gif Nderkohe qe sjell shembuj te cuditshem e thote "ua leshuan Parisin gjermaneve" kur dihet fare mire qe ushtarakisht ne ate periudhe, ushtria franceze kishte 80% arme te luftes se pare boterore! Kane shpetuar popullin e tyre nga masakrimi, ja c'kane bere me dorezimin e hershem! Ka tema boll per kete analize dhe nuk dua te zgjatem. Plus qe dhe e di qe per kundershtime reale ne kete lloj temash hyn ne veprim mekanizmi i armikut te popullit dhe denohesh. /pf/images/graemlins/tongue.gif

Konspiracioni i 9/11.. mmm.. rastesi qe 911 eshte nr i policise. Free of charge of course!

Po te bjere Amerika ekonomikisht do ndryshojne vetem raportet financiare neper bote. Ashtu sic ndodhi kur ra perandoria babilonase. E me pas kur rane Egjiptianet. E me tutje akoma kur u vithis perandoria romake. Me pas perseri me perandorine turke.
Tani e ka rradhen te tundet flamuri i demokracise!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sulmohet Egjipti!

E mo Guri po për amerikanët bota ajo është, SH.B.A /pf/images/graemlins/laugh.gif . Që SH.B.A do bjeri kjo nuk do shumë mend. Përpjekje pas përpjekje për të vazhduar zhvillimin e ekonomisë amerikane kanë dështuar. Tani po përpiqen me anë të luftrave e konflikteve por nuk i kanë bërë llogaritë si duhet. Tani do i duhet të paguajnë ato borxhe që i kanë botës ose së paku nuk do mund të marrin më. /pf/images/graemlins/wink.gif

Sa bisht të gjatë paska pas edhe ky atentati në Egjipt more!
 

regele

Forumium maestatis
Re: Sulmohet Egjipti!

Parisi...Policia...911....Babilonia...Nubia...Sh.B.A...Lufta....Borxhi...renia e Amerikes.... /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

Bir Selman i nenes ke te qaj me pare /pf/images/graemlins/smile.gif

Paskeni qene te forte per analiza! Me mire le te mbyllet kjo tema! U diskutua shume qarte per Egjiptin dhe atentatet me arsye te atyre qe i bene!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sulmohet Egjipti!

Kështu është kur kërkon të lidhësh gjëra të ndryshme apo kur jeton në një botë të globalizuar :shrug: .
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Sulmohet Egjipti!

Po tamam, kur niset qe ne fillim shtremet, me vone s'behet asnjehere drejt.

Po hajd' mo,e rendesishme eshte qe me mire te mos sulmohet as Egjipt e as ca te duash ta kene emrin! Globalizem per paqen! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Sulmohet Egjipti!

Po mire ke bisht do drejtosh ti guri?
Se duket tani sikur une perfaqsoj te keqen e perendimit, gjakpirsin ekspansionist dhe njekohesisht thellesisht imperialist, xhelatin e popujve qe kush e di pse i vuri numrin e urgjences per date katastrofes....

Nënë Panda...na trego nje perralle tjeter...Po mire Tao Tao...

Eshte turp per ne Shqiptaret qe te flasim keshtu. Sidomos kur i formojme idete pa i jetuar gjerat vete realisht e bejme politikat franceze e Saudite sikur ti kemi burrat e nenes.

Se po qe per te ditur kush flet me sakte; nje popull dhe nje vend mund te njihet realisht vetem per se brendshmi. Sepse ai qe nuk ndodhet ne Amerike nuk di asgje qe nuk e di edhe une ne kete bote ku informimi vjen prej Internetit, por une di me shume nga ai qe shkruan nga Tirana per Ameriken, se jetoj ketu prej kur nuk mbaj mend.

Dhe une di qe ky vend na ka ndihmuar kur ka dashur ne Kosove dhe na ka ndihmuar me shume nga c'duam te mbajme mend ne. Se Serbi po i therte te gjalle shqiptaret atje lart..

po ne emnigranteve qe na ka pranuar dhe integruar pa asnje lloj ksenofobie. Pse nuk ndjej une as persekutimin me te vogel? C'do te shkruaja ne forum po te isha "Blendi nga Athina"?

apo nga bella Roma me protestat antiemigrant dhe sogiorno bull crap...Shqiptari ne Amerike ecen rruges pa e ul koken...PSe-te e ketyre une i kam medituar. kane domethenie, se vetem budallenjte nuk mesojne nga eksperiencat

ju e kerkoni te keqen atje ku nuk eshte dhe pretendoni te shihni gjera qe jane vetem manifestime te ideve qe keni perqafuar ne jete
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sulmohet Egjipti!

Ç'fatkeqësi është të mos dish se ku jeton prej shumë vitesh. Shyqyr or Blend që s'ke kalu n'kurriz modelin perfekt demokratik amerikan e kapitalizmin idealist pa fund. Do flisje ndryshe po ti kishe provu siç i kanë provu miliona amerikanë e siç do ti provojmë të gjithë në të ardhmen e afërt.
Filluan me u rrit % e kredive në SH.B.A apo vazhdojnë e thellohen akoma borxhet e amerikanëve? Dhe më çudit fakti që shumica e shqiptarëve në SH.B.A nuk marrin borxh. Hec e gjeje se ça lloj mentaliteti kapitalist është ky!

Regele, ma boj hallall edhe kte rrëshkitje anash temës.

P.S. Globalizmi ka shumë kusure për të kthyer.
 
Top