Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit
Sistemi patriarkal qe ka gjithe bota tani (ndoshta ka diku ndonje ishull te humbur me sistem matriarkal po une nuk kam dijeni) normal qe do te ndikoje si sjelljet e mashkullit e si te femres. Gjeja me e keqe qe ben ky sistem eshte qe nuk pranon dy gjini, po pranon nje, ate mashkullore, dhe nje si tip hije te saj, apo mungese te saj, apo zgjatim te saj qe ne e quajme femerore.
Mendoj se nuk ka te beje me ekzistencen e vetem nje gjinie, mengjes, por me fuqizimin e vetem nje gjinie. Pavaresisht nga ndarjet biologjike, sistemet politiko-shoqerore sot nxisin dhe pranojne vetem pushtetin mashkullor dhe me kete kuptoj edhe ato femra qe luajne sipas rregullave mashkullore.
Mashkullorja eshte aktivja, njerezorja, nderkohe qe femerorja eshte vrima pasive e komodifikuar trishtueshem, e pranojme ne apo jo.
Kjo vjen qe ne lindjen e individit, ku femije u caktohen ngjyrat e veshjes, u caktohen detyrat shtepiake dhe publike, u caktohen dhe ajo qe i lejohet dhe ajo qe nuk i lejohet te beje (psh Ai duhet te haje me shume se eshte cun dhe cunat harxhojne me shume energji (?!))
Aktiviteti femeror nuk mohohet, por femerorja nuk eshte publike, ajo eshte private dhe qe nga Platoni e deri kendej, futja e femres nge sferen publike ka perbere kercenimin kryesor per dominimin mashkullor.
Nuk di te them me siguri se sa shume po ndryshojne gjerat. Sigurisht qe ne vendet e Evropes Perendimore apo ne Amerike femrat e kane ngritur zerin, por nuk e di ne e kane bere ne menyren e duhur apo kane ngelur brenda sistemit patriarkal duke dashur te behen si mashkulli, ne vend qe te punojne per ndryshimin e sistemit, te kopjojne meshkujt ne vend qe te shfaqin veten e tyre (mendoj ketu per femat ekzekutive etj).
Gjerat jane ende ne nivel individual dhe kjo jo detyrimisht eshte negative. Fale edukimit maskilist qofte familjar, qofte zyrtar (ne shkolla) qe kemi marre qe ne hapat e para te jetes e gjithe menyra jone e te menduarit, te shprehurit dhe te vepruarit eshte e influencuar nga mashkullorja. Nuk eshte se femrat kopjojne meshkujt, te thuash kete do te thote se femrat rriten me nje sistem tjeter vlerash, ndryshe nga meshkujt, gje qe nuk eshte e vertete! Femrat ashtu si edhe meshkujt kane te njejten lloj forme rritjeje dhe per rrjedhim sjellje te ngjashme. Pra, te pretendosh se femrat ne pushtet do te sillen ndryshe, per hir te moterise, eshte pa kembe ne toke, pasi femrat ne pushtet jane atje fale formes mashkullore te arritjes se pushtetit dhe nuk kane asnje shans per te vepruar ndryshe.
Shqiperia eshte larg oh sa larg. Lexoj Renaten qe qan se ai nuk i 'erdhi'. Renate e dashur pse nuk i shkove ti? Po ndoshta nuk ke faj ti, ndoshta ka faj mamaja qe pret qe ti te jesh lumturisht e dashuruar, jo sepse ti e ke kerkuar dashurine, po sepse nje mashkull ka pare miresine e bukurine tende dhe e ka dashur per vete. Na mesojne te jemi objekte dhe normal qe do ta kemi te veshtire ta zbulojme veten si subjekt, po edhe mashkullit i paraqitemi qe diten e pare si objekte dhe ai e ka te veshtire te na shohe ndryshe. Nderkohe qe kjo situate eshte problematike per te dyja gjinite, mendoj se eshte ca me teper per femrat, keshtu qe jane femrat ato qe duhen 'share' me shume ne kete pike sepse bejne pak per te kerkuar subjektivitetin e tyre.
Ideja e objektit seksual dhe parjes se femres si e tille, jo vetem kufizon aftesite e saj, por i heq mundesine meshkujve, femrave dhe mbare shoqerise te shijojne nje potencial te madh pozitiv ne drejtim te zhvillimit dhe permiresimit.
Rasti i Shqiperise nuk eshte aspak ndryshe nga raste te tjera ne bote. Amerika dhe vende te tjera mund te kene lekundur institucionin e marteses, duke evituar legalizimin e nje lidhjeje, mirepo sjellja e tyre ne cift (monogamia, qesja e perbashket ose ndarja 50/50 etj) jane ende te formezuara ne baze te modelit martesor dhe si te tilla nuk perbejne asnje evolim te situates dhe te marredhenieve meshkuj-femra.
Refuzoj qe kete pike ta shoh nga ana e etikes qe mund t'i detyronte meshkujt te benin dicka. Po bujrum nese duan te ndihmojne, jane te mrekullueshem per mua ata meshkuj, si ato femra, qe dalin siper shoqerise me vetedije.
Ketu do te me duhet te te kundershtoj. Ana e etikes qe nuk te lejon t'u kerkosh meshkujve te bejne dicka eshte nje tjeter forme mashkullore e ndarjes/marrjes se pushtetit. Rivendosja e femres ne hapesiren publike dhe respektimi i saj si nje individ me te drejta te barabarta para ligjit te shkruar dhe atij njerezor nuk mund te behet vetem nga femrat, pasi do te ishte njelloj sikur te pranoje se meshkujt jane nga Marsi dhe femrat nga Venusi (mos u cudit, por eshte perkthyer si liber ne shqip!) dhe si te tille femrat duhet te vendosin njehere rendin ne planetin e tyre dhe pastaj cfare? Mos duhet t'jua imponojne meshkujve?
Pushteti i imponuar s'eshte gje tjeter vec ideja mashkullore e ndarjes se pushtetit dhe nese ndiqet nga femrat s'do te jete gje tjeter vec nje tjeter deshtim i kauzes se tyre. (Kete e thote nje tip dominues si puna ime, qe e merr fjalen ne diskutim duke ngritur zerin, por te pakten ngushellohem me ndergjegjesimin si hapi i pare drejt ndryshimit!)
Le te dalim te pika e fundit: ne ambjente te ndryshme kam vene re se eshte e lehte te hedhesh poshte arsyetime, sidomos nese mendon se cdo gje eshte konstrukt shoqeror dhe si e tille mund te dekonstruktohet (me gjeni nje fjale shqip!) duke mos mbetur asgje. Mirepo, per te bere perpara na duhet alternativa. Kjo eshte ne fakt pika e dobet e shume diskutimeve te kesaj natyre.
bell hooks dhe Foucalt sugjerojne mbledhjen e femrave (hooks) dhe njerezve (Foucalt) dhe nje nisja e nje tradite bisedore qe ka si synim ndryshimin e menyres se te shprehurit si nga femrat dhe nga meshkujt. Gjuha si mjet shprehes i mendimit eshte gjeja e pare qe duhet rishikuar ne menyre qe te ndryshoje dhe perceptimi per rolin e secilit individ (perfshire femrat, por jo vetem, pasi nuk jane i vetmi grup i nenvleresuar ne shoqerine e sotme). Dalja nga skemat eshte hap shoqerues i atij ndryshimit te sugjeruar me lart.
Persa i perket pushtetit, hooks sugjeron rotacionin si nje forme qe zhvendos vemendjen nga kulti i individit dhe ideja e liderit (tipike mashkullore) dhe kalimi ne plan te pare i ceshtjeve qe i bashkojne dhe ndajne individet ne shoqeri. Ajo nuk e shtjellon shume kete ide, por mua me duket interesante dhe do te doja te dija si shtjellohet me tej.
Si perfundim, me falni se u zgjata, por per mua ky diskutim eshte interesant! :wave: