Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Danae

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

waw cfare evulimi /pf/images/graemlins/smile.gif
mengjes flet per vetendergjegjesim,po faktikish vetendergjegjesimi duket kaq larg nga territori shqiptar sidomos per faktin se rruga me e shkurter eshte presioni psikologjik dhe fizik.
Me kete teori jam edhe une por per nje pjese te vogel njerezish e jo per masat,me falni kam filluar vertet ti ndaj kategorite e njerezve,modeli i vetendergjegjesimit nuk vjen nga vetja e as nga shembujt,ndertohet me pak vegla mbi modelin e sotem ne menyre qe te pershtatet sa me mire por jo te ndryshohet totalisht e ne menyre thelbesore menjehere,per faktin se njerezit nuk e ndjekin dot,per nje pershtatje me efektive kerkohet ndertimi i modelit aposito.
Zog fillimisht absi nuk kishte perdorur askund fjalen perendim se nga e kishe nxjerre ti ate konkluzion pune zogjsh.
Persa i perket cupes qe me turkun nuk ka zgjidhe gja,shembulli qe merr kundershton teorine tende se grate rrinin ne shtepi e burrat dilnin per gjah e per te gjete ushqim.tani ti ne analizen tende je treguar shume i pjesshem se ke lene jashte shoqeri me ngjyrime matriarkale e patriarkale,prandaj te lutem analizat pak me te detajuara,ne kohen e turkut po te kujtoj se mbase edhe per efekt te luftes,gruaja mbante ne kembe shtepine,punonte ne are,rriste femijet,mbante muret e shtepise perbrenda.
Nje veshtrim ne veriun e shqiperise ju lutem nen Kanunin e Leke Dukagjinit,kemi akoma gruan nen objektiv,nje grua qe punon aren,rrit femijen,i ofrohet naten mikut si mjet defrimi,e uroj qe Zogu te mos thoje se ia deshti qejfi vete...nje grua mjet.
Gruaja Sot: te dhenat ne mos gabohen japin 100000 femra qe prostitutizohen,ajo cfare eshte me e trishte eshte fakti se opinioni i nje te riu 23 vjecar eshte se keta e bejne per qejf te vetin,per qejf te vetin po ashtu marrin edhe protektore te cileve u drejtohen 9/10 e fitimeve,dhe per qejf te vetin rrahen e dhunohen nga meshkujt.
Mengjes po flet per autondergjegjesim,masat nuk kane autondergjegjesim,ndihem shume totalitare ne shkrimin e ketij komenti po sinqerisht une nuk i besoj me filozofise,sa i besoj ngulmimit e punes rreth nderrimit te gjerave dhe vetendergjegjesimit te idese se vleres se gruas,kjo nuk vjen nga hena,rol te rendesishem luan media.
Por nese femra e pare si objekt nuk induktohet te pakten me idene e ndryshimit gjerat nuk do te ndryshojne.Mgjth ne ndryshimin e gjendjes duhet te jemi te kujdesshem te mos hasim cakun tjeter ate te krijimit te nje mashkulli fantoccio,mgjths kjo me duket shume zor,te pakten tashi per tashi.
 

Danae

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

abs dmth te gjithe qenkemi pak totalitare dmth??
Mos se me jep nje justifikim qe nuk ta refuzoj dot.mgjth po te punohet me individin gjerat ndryshojne vete,nese ti besh njerezit te kuptojne dmth te zgjerojne kendveshtrimet e tyre perben nje hap,ndryshimi vjen vete ne paqe.
une nuk kam zgjidhe asnje konflikt biles kam deshtu ne nje,por idene nuk e ke rilindjes qe me ka dhene deshtimi,me ka shpetuar te painfektuar idene time.se po te mos deshtoja heret do kisha vajtu veten me vone,apo me keq do kisha vene ne loje veten apo teorine time ne mospranimin e deshtimit,tani p^yetja qe me vjen ndermend eshte se nga cfare varet deshtimi??
Nga terreni,nga relievi,nga historia,nga mireqenia ke te drejte,idea e nje evulimi te figures se gruas eshte hedhe edhe gjate luftes se dyte boterore e ne nje fare menyre ka vazhduar me tej,gjate transicionit pa pune e pamireqenie njerezit ndryshojne,si te them njerezit nganjehere ndryshojne sipas klimes.
 

abs

nuk e di...
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Gjethe...mbeshtes mendimin tand ne shume pika si dhe te siperfolesve...qellimi ose me mire deshira ime eshte te perfitojme nga bashkbisedimi...me kendveshtrime te ndryshme.

kam vu re, ne pergjithsi hargjohet shume kohe me venien ne dukje te problemeve te panumarta te se kaluares, kemi filluar qe para 550 viteve e kshtu me rradhe...

e kaluara te sherbej per nje riveshtrim me qellim riparimi…e sotmja e tanishmja eshte e ardhmja…

e vlersoj bashkbisedimin tend te hapur ne lidhje me deshtimin…
te hedhish nje veshtrim te shpejt mrapa…ne jemi te deshtuar ne shume drejtime…e keqja eshte se NUK e pranojme ate si pjese perberese te jetes…

ne kendveshtrimin e individit; e kush eshte ai qe se ka pesuar ate? E mira eshte te mesosh nga ai, e ta „ zesh trenin heres tjeter“…megjithse ai prap mund te iki…


ne lidhje me meshkujt:
marrim vetem ato te gjakmarrjes; mbi 10.000 jane te ngujuar, grate i mbajne me buk, grate bijne informacionet n shpi, grate merren me fmite…
e keqja eshte se Gruas (ne pergjithsi) nuk i asht e vetdijshme cfare force luan ne familie, se sa ajo ne kte rast e„ndihmon“ gjakmarrjen...ose si mund ta evitoje...te lozi vazhdimisht rolit e PLOTESUESIT e mbushjeve te boshlleqeve? e njeh ajo Rolin e saj ne Familie?

s dua ose me mire perpiqem te mos kategorizoj njeri…e ndiej si detyre ti perkrah, sa te kem mundesi ti zgjoj ate force e guxim qe cdo krijes njerzore e ke brenda vehtes…

ne lidhje me relievin…eshte me vertete interesante te analizosh njeriun qe vjen nga mali e tjetrin nga deti…te dy kontraste mrekulli. por ndryshe te vlersuara fatkeqsisht.(per te zbritur eshte me kollaj se per tu ngjitur `malit`) dhe kontrastin e mostolerancen, mos deshiren e bashkpunimit, krijimin e bllokates ne mes …

njehere sapo u ktheva nga shqiperia, cdo gja me sillej para syve, tregu i fshatarve, aq shtrejt, vilave ndertu *yth me *yth me njera tjetren e rrugica ne mes…vilave e pashtruar…etj.etj.
me pyeti nje vendali ktu, c kemi abs, si e kalove…eshte veshtirsu jeta atje i thash, e fola dicka per ngritjen e cmimit…rrogat/pensionet qe vec emrin e kane keshtu…te ulta.
Me tha, nuk bashkepunojne njerezit bashke? Qe te mos perdoret paraja, shkembimin e mallit me mall? Psh, fshatari bjen zarzavadet qytetari i pregatit vendin me tavolin dhe kushtet e mundshme per shitje apo….

Ai vazhdoi, ne kemi pas fat, se vete vendi eshte i perbere nga 4 kultura, nga te cilet kemi marre ate ma te miren nepermjet nje bashkpunimi te ngushte…

E tj e tj…dhe njehere dua ta perseris, cdo krijes njerzore e ka forcen dhe energjine mbrenda vehtes… ajo vetem duhet zgjuar/aktivuar … gjithcka fillon nga vetja jone...qe nga ky moment...

ps: me thuaj kush ben plan ditor,javor,mujor ne vendin tone? e tj, e tj...

sa shume ka per te thene ktu, dhe me shume per te bere...


-------------------------
Dikur,kam qene e vogel, kam pas lexuar dikund

Nje vend eshte i zhwilluar aq sa Femra eshte e amancipuar!

(mos ta ngaterroje njeri me feminizmin)
 

renata

Forumium praecox
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Te jetuarit ne nje vend te huaj me ka mesuar shume gjera.
Ne kategorine e miqve te mi hyjne meshkuj shqiptare dhe italiane.
Ne fillimn jetoja ne nje shtepi me vajza italiane dhe shoqeria qe frekuentonin ato ishte e perbere prej meshkujsh italiane.
Tani jetoj ne nje konvikt ku ka shume shqiptare.
Kujtoj si ndjehesha para nje viti kur jetoja me gocat e kujtoj sot...Sa e bukur kjo teme!I pershtatet gjendjes sime shpirterore.
Mbaj mend qe te shtunave dilnim me shoke e shoqe de shumemeshkuj italiane me kortexhonin,me benin te ndjehesha princeshe,o zot nje mrekulli!Nderkohe mbaja shoqerine timeshqiptare.Mes tyre bente pjese nje djale shqiptar.Meqe shqiptaret nuk janete drjetperdrejte,kur jane te intersuar per nje femer fusin miqte e tyre.Djale i bukur,i mire,ia vlente.Nejse,ti fillone krijon iluzione se ky njeri te kaqejf e normalisht mendon per te e refuzon te gjitha rastet e tjeraper t'i qendruar besnike me iluzinet qe nje dite do te kesh nje histori me te.OK.Kalon koha,kohe e cmuar e jetes tende ne pritje te djaloshit te bukur qe eshte i interesuar per ty,e qe ti i buzeqeshje ndryshe nga c'i buzeqesh te tjereve sepse ti do t'ia japesh zemren atij,sepse eshte mik i miqve te tu,e te krijon me shume besim ai se italianet qe te mbushin me perkedheli e te bejne te ndjehesh princeshe.
Pastaj eshikon ne nje feste me nje tjeter,e merr vesh qe na eshte lidhur me kete tjetren.Te gjithe endrrat e tua te bukura,pritja jote e duruar,gjithcka merr fund e fundoset.Bota per ty eshte fundosur.Mbyllesh ne vetvete dhe dhembjen tende e fsheh,nuk ia tregon askujt,as miqve qe te kishin thene per te sepse ai zemren e ka te lire e miqte do u vinte keq per mua.Pastaj krenaria,inati qe zgjodhi nje tjeter ne vendin tend,te ben te heshtesh e nuk flet.E mban brenda e thua,do kaloje...
Kalon kohe e ky djale ndahet nga kjo vajza.Ti e ke zemren e thyer.
Nje dite me del aksidentalisht qe e pelqeja kete djale tek motra e tij,aksidentalisht sepse nuk do ia thuaja kurre.Por per arsye te ca rrethanave,per hir te dinjitetit preferon te thuash kete gje ne vend qete merresh per person qe perdor strategji.
Pastaj pameshirshem keqtrajtohesh nga kjo moter qe te thote mos u skuq etj etj,e miqte e tu qe te thone"Po ku e pelqeje ti ate,2 here e ke pare gjithsej"
Pastaj ti shperthen.Gjithe dufin qeke ne zemer prej 7 muajsh e nxjerr me keto njerz qe mohojne gjithcka,thone qe ky person nuk paska qene kurre i interesuar per mua,qe une paskam krijuar iluzione,qe une dmth qenkam e cmendur se me paska pelqyer nje person qe kurre nuk paska qene i interesuar per mua.Ky eshte kulmi!Tani ndjehesh akoma me keq se me pare,e zhgenjyer prej atij qe zgjodhi tjetren,por me shume e zhgenjyer prej miqve te tu,qe mohojne gjithcka.
Fillon e cmendesh,se je ti qe kethurur endrrate bukura,je ti qe ke qare kur e pe me tjetren,je ti qe je ndjere e refuzuar,je ti qe nuk ke me besim te meshkujt e je mbyllur ne vetvete,je ti qehumbe dhe miqte,se te kane prekur nje gje te shenjte.
Se pari eshte lenduar dinjiteti yt prej femre,se dyti ndjehesh e ofenduar se te marrin per nje njeri qe krijon iluzione e pelqen njerez qe nuk kane qene kurre te interesuar per ty.
Imagjino dramen qe krijohet brenda teje.Humbje besimi total,acarim nervor,e me keqjafrike per te rifilluar.Zot me kishte ndodhur e njejta histori identike ne shqiperi me nje person tjeter dhe sa frike kam pasur te rihidhem ne keto histori.Vetem se besoja se ishte mik i miqve te mi me te mire ndaj i dhashe liri ndjenjave.E perfundimi?!Tragjik.Per syte e tyre asgje,por zemra ime e rrenuar etj etj.
Kam nje shoqe italiane.Eshte vajza me e bukur qe kam njohur ndonjehere.Ne jeten e saj ka pasur syhume te dashur keshtu qe eshte eksperte ne njohjen e meshkujve.Femrat shqiptare kane mentalitet me te mbyllur,jane me te atakuara pas meshkujve,e kjovjen per hir te virtytit qe kane,por kjo shkakton vujatje sepse o mbeten vetem ose keqtrajtohen nga meshkujt.E ndjeshmeria e tyre merret neper kembe sikur te ishte asgje.
Pastaj ndodh me e keqja,sic ka ndodhur me mua.
Mami kur me merr ne telefon mepyet?He zemer,ndonje te re nga ty?
Une shterngoj dhembet,lot me rrjedhin nga syte por mundohem te mos shprehem e them"Jo o ma,do ma gjesh ti.E dua te sigurte,qe te me marre per grua:)))))))Tallem!"Nuk tallem jo,e them me verte.
Djem italiane me vijne rrotull,me bejne te qesh se jane latine,kortexhatore perfekte,por druaj,druaj nga frikea mos zhgenjehem.
E dini shprehjen e shoqes sime Marise?!"Morto un Papa ce ne sono i cardinali"Ne fakt ka te drejte ajo.Sa papa ka varrosur e ia ben mire.
Gjeja qe me ndihmon te mos fundosem eshte pavaresia qe kam fituar.Di qe do ia dilja mbane edhe pa ndihmene e nje mashkulli.Por figura mashkullore eshte e domosdoshme,por jo per te shkaterruar por per te te mbrojtur,per te dhene siguri per te bere te ndjehesh femer dhe e vleresuar.
E c'mesova nga jo histori?
Maria thote gjej njue italian te mire nje "latin lover",qe te te beje te ndjehesh mire.Mos e kompliko jeten me shqiptare te pabese!Kate drejte.E dini qendersa shkruaj keto gjera buzeqesh.Kisha shume kohe qe nuk buzeqeshja.Keto javet e fundit kam qare shume.Kur e mendoj tani them mevete "Paskam qene idiote!"Gjoithe ato oferta te hedhura ne koshin eplehrave per nje njeri,qe pastaj lidhet me nje tjeter,gjithe ajo kohe e harxhuar kot,gjithe ato lot te derdhur lume,gjithe ato pasiguri te krijuara."C'fare nuk shkon ne personin tim?Cfare kam bere keq?"Analizoj,kam dashuruar idene e dashurise si e cmendur dhe asgje me teper.C'fitova.Shume lotl,shgume shumeshume.Shume poshterime e rikrijim i barrierave nga frika per te mos rene ne te tilla histori qe lendojne,e kane pasoja.
Kam filluar cigaren,jam dobesuar,e kam fituar nje dhembje te madhe koke.
Duhet te dal prej ketij llumi.Po si?Duke u kapur pas nje ndjenje tjeter qe mund te me rizhgenjeje,apocfare?????????????Kush e di...
Di qe duhet te eci perpara dhe pike.
 

abs

nuk e di...
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Renate e dashur...me vjen keq per lotet qe ke derdh (megjithse po mos ti kishe derdh ato, s do shkruaje tek kjo teme /pf/images/graemlins/wink.gif )...
the, qe ai cuni dhe miqte e tu se dinin cfare ti mshifje ne zemer...e c lidhje ka kjo me dinjitetin? :rolleyes:
nuk ishte kjo nje ndienj qe ti e ke mshef vet ne zemer(fundja ashtu `jemi` edukuar),
dhe kur te tjeret kete rastesisht e mesuan, u habiten (se ato s dinin gje), ti shpertheve si nje vullkan, bane te gjithe fajtore qe se dinin...?
por, besoj tashme, nga kjo pervoje ke mesuar, qe kur te duash dike, t ja shprehish, besoj...apo jo? :rolleyes:

-----------------------
me vehten te luftosh lufta me e veshtire
mbi vehten te fitosh fitorja me e mire...
 

Danae

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Me leje ta korrigjoj icike: morto un pappa se ne fa un altro.
kjo nuk ka lidhje me temen hic,po sesi me vjen me lane nje shprehje mangut per nje zone te It.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

meqe ishim pa lidhje me temen...papa papa /pf/images/graemlins/laugh.gif

edhe pershens renaten se e du fort e ajo m'do fort mu :wave: :wave: :wave:
 

Mongoose

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Mire e ke. Po je edhe shume gabi, Sepse nuk jemi te gjithe ashtu. Une mendoj sepse arsyet qe disa prej meshkujve nukd dine te sillen se i kane fajit prinderit e tyre qe nuk i kane mesuar si te sillen. Edhe varet ne ke zone jane rritur, edhe varet ku jane edhe me ke jane, ne qofte se eshte nje djal shqiptare me shoke te tije qe jane shqipter ne amerike ai do de sillet si ne gomar edhe do filloj te pellasi te vajzat qe kalojne, por ne qofte se ai eshte me nje vajze americane ai do te sillet shume mire.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Renata!
Lexova shkrimin tend dhe me beri pershtypje dicka.Shumica e vajzave shqipetare qe kam njohur ketu ne it kane pasur disi histori kontradiktore me njera tjetren.(varet dhe nga karakteri sigurisht)
Dikush zhgenjehet nga shqipetaret,dikush nga italianet.Keta te fundit jane mjeshtra te kortexhamentit,dhe po pate karakter i drejton (rrotullon)sipas qejfit dhe latin-loverat.Por po re ne dashuri italianet jane shume te "lehte".Te bejne te ndihesh princeshe me llafe.Perfitojne nga dashuria dhe shumica s'jane meshkuj-meshkuj sic i don femra shqiptare(jo vetem nga ana seksuale)Gjysma jane bisex,disa te tjere pervertiti.Shumica s'kane pike karakteri.Del me njerin ,te kortexhon shoku i tij i ngushte,etj,etj.(flas ne pergjithesi)
Me ne keto gjera nuk ndodhin.Ti them keto se me se kuptova nga shkrimi yt,ti qenke nje vajze me karakter te forte dhe paksa e ndrydhur ne vetvete.Tipike vajze me edukate familjare te theksuar.
Per mendimin tim perderisa ai djale ty te pelqente duhej te ishe "hedhur" vete pak ne sulm.
Iku koha,jo po thuaj,jo po e pashe dhe me pa,me dukej se me donte etj,etj.
Mos e len kafshaten ta marri tjetri.
Te gjitha keto jane rrjedhimi i mendimeve te shqipetarit.Martesa me mbleseri,idiotlliku me i madh i gjithe koherave.Si mund te martohem me dike qe e njoh vetem dy tre muaj,edhe pse me "garanci" nga shpia,e virgjer?
:eek: Oj nane ca budallalliku!!!!
Mos e marri vesh mami se me ke takohesh,e kerkuara ne shtepi perben fejese(fejese shqipetaresh,dmth,martese),kujdes se te pa kusheriri.
O Zot sa mbrapa jemi!!!!!!
Nejse.Problem eshte dhe me shqipetaret tipike.
Mos vish minifund.Pse e shikon ashtu ate ti?Ku ishe?Pse shoqerohesh me ate kurven?Sa qenke ly sot!Mos qesh me miletin vend e pa vend.Pse po bisedoje me ate shokun tim?Ca jane keta kolege qe te marrin ne telefon?
O Dio!Injoranca s'ka brire.
E di si eshte puna?S'ka me ,jo italian,jo shqipetar.Tjetrit/es duhet me i pa karakteri dhe pike.Edhe po su martove s'ka problem,mjafton te jesh duke jetuar nje dashuri te lumtur se martesa vje vete pastaj.
Ah ,dhe dicka tjeter.Mundohu te marresh te mirat nga ajo shoqja jote italiane se ja dika mire jetes ajo,leni parimet idiote te shqipetareve per fejese.
Siamo nell'2004....ne mes te Evropes
 

Danae

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

idiot pa cka se nuk mund te te citoj dot.
 

bona

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

no nuk esthe mangesia e meshkujve por e vete femrave .
mbas nje femer legen do shkoj nje mashkull po legen apo jo.
 

COKOLLATA

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Por e keqja vjen kur raporti legen femer me legen mashkull eshte 1 me 5 ......E thashe ate gje pa asnje qellim per te pergjithesuar po dhe raliteti me tremb pak sepse ne kete rast eshte pak si shume i hidhur ... Thuhet qe koha sheron cdo gje , dhe duke konsideruar qe persa i perket ketij subjekti koha shqiptare bente 1 hap para , 2 hapa mbrapa deri perpara nje dekade kjo dukuri justifikohet . Dhe shyqyr zotit duket sikur po ecim perpara dhe dita dites te pakten po bejme perpjekje te sherojme disa ndrydhje dhe tabu pak skandaloze . Por gjithashtu ma merr mendja qe Shqiperia do ishte nje nga vendet me te pikasura per te ber nje studim te thelle persa i perket disa tendencave te theksuara maskilizmi .
Kush eshte rrenja e kesaj dukurie ?
Vlerat kulturore?
Injoranca ? ( duhet te jemi realist qe ne shqiperi ka akoma zona qe skan pare me sy ndonjehere nje ndertese qe quhet shkolle )
Varferia? ( na pelqen apo jo ka detyruar shume djem shqiptare te bejne gjera skandaloze )
Krenaria e theksuar qe ndonjehere gershetohet me kokefortesi dhe mendje te shkurter ?
etj
etj....
Kush eshte pasoja ?
Femra vuan dhe perpiqet te mos ngelet ne vend numero,,,,, po i duket ndonjehere si ato endrrat qe mundohesh te vraposh te vraposh ti shpetosh dickaje po ajo dicka te mban fort dhe mezi ben nje hap ......
E di qe per shume meshkuj eshte e veshtire ta kuptojne ose ta konceptojne ndjesine e nje femre shqiptare por gjithashtu e di qe ka shume qe as e cajne koken ta kuptojne . Dhe sic e thash shyqyr zotit duket sikur koha me te vertet po ben te veten sepse cdo gje po ringjallet me brezat e rinj , dhe deshira e shum te rinjve shqiptare te studjojne dhe te bejne nje jete me te mire ndihmon shume ne kete rast , dhe ashtu sikurse ka ndodhur kudo ( nuk eshte dukuri qe ndodh vetem ne shqiperi ) meshkujt shqiptare po arrijne ta kuptojne se qe te krijosh nje shoqeri moderne dhe te civilizuar duhet te dish te respektosh dhe ti japesh rendesine e duhur ( ndonjehere dhe me shume sec duhet /pf/images/graemlins/wink.gif ) asaj qenie qe zoti vendosi do jete perkrah teje si ana tjeter e peshores ( me falni per krahasimin vulgar ). Por gjithashtu nuk duhet harruarr dhe pasiguria qe ndonjehere karakterizon shume femra dhe kjo perfshire dhe ate shqiptare . Realiteti eshte qe shume prej nesh pranojme disa here te jemi pre e ketyre dukurive sepse na duket vetja te pafuqishme ose shume te vetmuara te bejm dicka per te ndryshuar shume gjera , ose ose thjesht mundohemi ti largohemi problemeve duke harruar qe menyra e vetme per ti shpetuar nje problemi eshte ta zgjidhesh ate ( duke qen realiste e pranoj qe kam zgjedhur te jetoj ne nje vend ku me te vertet ka nje numer shum te vogel shqiptaresh normalisht dhe meshkujsh shqiptare ) .Po sinqerisht me hapet barku kur shof ose njof disa karagjoze qe sillen si alabake dhe u duket vetja si kodoshe ( do perdorja nje fjal shume vulgare ne shqip me inicjalet K.D po prape rash pre e frikes se paragjykimeve /pf/images/graemlins/smile.gif ) po pa asnje lloj skrupulli ofendojne dhe abuzojne femrat ne nje menyre te pacipe . Ose ata qe ju behet mishi mornica kur shofin nje femer te sigurte qe even ne mes te rruges me minifund , ska problem te jete e pavarur qofte dhe seksualisht , apo pse jo ka enderr te jete the next female Bill Gates ..Natyrisht vijne dhe te tallurat , mosbesimet , sepse ajo eshte shqiptare u be ajo te bej keshtu apo ashtu. Nje kengetare shqiptare del pak provokuese ne televizjon direkt damka mbrapa kurrizit , nderkohe qe keto djelmoshat i kane muret te mbushura me foto te britneyt me nje pal brecka ne nje pishine /pf/images/graemlins/smile.gif . Kjo gje vlen dhe per vajzat. Me vjen shume keq kur shof disa komente shume negative te bera nga vete gocat ketu ........ A thuaj femrat shqiptare shume here jane ne mohim ? ( denial doja te thosha nuk e di a doli ekzakte ne shqip /pf/images/graemlins/smile.gif ).
Po si perfundim doja te thosha qe deshira e madhe per te ndryshuar ka per te bere te veten , sepse ne nje menyre apo nje tjeter kam arritur te kuptoj qe megjithese ka kesilloj dukurish negative pergjithesimet jane pak te padrejta sepse ka shume , shume shume , cuna shqiptare qe i falte zoti ishalla se mezi i kemi . Po una personalisht jam shume optimiste qe cdo gje do nryshoje per mire ashtu sikurse po ndodh /pf/images/graemlins/smile.gif .
PS : Megjithese fiksim e kam te bejme nje gare talentesh ketu cunat me gocat pa ta shofim njehere /pf/images/graemlins/smile.gif .
Shendet te gjithve :rockband: dhe rrofte pranvera qe erdhi ( kam qef kur lulezojme keshtu /pf/images/graemlins/wink.gif )
 

COKOLLATA

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Hmmmmmmmmmmmmmmmm,, mire qe e marim me shaka te pakt

Kjo marre nga barcaleta.com

Ne nje simpozium te grave te levizjes feministe ne bote ishin mbledhur grate perfaqsuese nga te gjitha vendet dhe merrnin fjalen dhe tregonin se si ua kishin mbledhur burrave.
Nje angleze ngrihet dhe tregon: Une nuk e korra me barin para shtepise. Diten e pare nuk pashe gje as te dyten;diten e treta c 'te shoh burri kishte korrur barin.
Ne salle shperthejne duartrokitjet dhe ovacionet.
Ngrihet nje franceze dhe fillon tregoje : Une nje dite e lashe shtepine pa pastruar, diten e pare nuk pashe ndonje ndryshim as te dyten dhe te treten jo diten e katert ca te shihje shtepia e paster xixe e kishte pastruar burri, perseri pati ilaritet ne salle duartrokitjet nuk kishin te mbaruar.
Ngrihet dhe nje grua nga shqiperia dhe thote: une nuk i lava enet nje dite;diten e pare nuk pashe gje as te dyten dhe te treten jo, diten e katert fillova te shof pak nga syri i majte.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Gjethi...gjethi, ktu plepi /pf/images/graemlins/smile.gif ç'eshte gjithe ai zeher pa emra! Sinqerisht...(no comment).

Ej paska shkru i tjeter dashni e imja ktu, çokollat ku je yll se na mori malli, u hutove mas ditlindjes ti e s'u bone mo e gjall, m'ke premtu ca foto mos harro /pf/images/graemlins/tongue.gif

...ah meqe jemi te sjellja me femren, kte vajzen ktu siper meje e kam fiksim...e m'ka met peng.... :cry: qe s'kam qen ma i gjindeshem. /pf/images/graemlins/laugh.gif

pershnetje ju du fort!
 

Ema

Goddes
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Kur them une koleksioni dimer-vere te vje inot.
/pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Ema

Goddes
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

Do na editojne me duket /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Sjellja me femren - mangesia kryesore e shqiptarit

mfal,as nuk e kisha pa gabimin ortografik,e kam icike si me buton une sa here ve ate ikonen /pf/images/graemlins/laugh.gif do me grricen nervat,se ose fillon e ben reklame ose fillon e ben moral.
 
Top