Sistemi bankar ne Shqiperi

komino

Valoris scriptorum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga irene:
[qb] FYI

ne pergjithsi kompanite e medha punojne me llogari bankare pra hapin llog per punonjesit e tyre per kalimin e rrogave, keto gje e bejne jo vetem comp private po edhe ato shteterore si KESH psh ose disa institucione te tjera publike. [/qb]
p.sh.?
 

qeshem

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

ne rradhe te pare vete bankat per personelin e tyre dhe kjo eshte normale, komp e medha te telekomunikacionit, shperndarjes, marketingut, kesh-i disa ente publike fakti qe nuk po i permend me emra eshte se mbase per disa kjo mund te quhet konfidenciale.

ps. gene nese diku mund te jete dukur pa vend toni im i shkrimit te me falesh por thjesht jam mesuar te te lexoj shume professional ndaj pres gjithmone ashtu :wave:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

oh jo irene nuk kisha asnje keqkuptim dhe pyetja ime ishte e sinqerte (dhe sinqerisht te falenderoj per pergjigjen /pf/images/graemlins/smile.gif )
vertet doja te dija emrat e kompanive qe aplikojne nje menyre te tille pagese sepse jam pak injorant (ne kuptimim e vertete te fjales - nuk di) ne kete aspekt

une po beja nje llogari te vogel
dicka e tille behet me llogari rrjedhese (mendoj). Mua me kushto mbajtja e llogarise (ketu ne itali) 50-70 euro ne vit
nuk e di sa kushton ne shqiperi mbajtja e llogarie rrjedhese po
rroga mesatare e nje punojesi te thjeshte eshte rreth 100-130 euro (psh nje rrobaqepesi)
shtoi mbajtjes se llogarise eshte shpenzimet per kryerjen e veprimeve dhe ...

qe te mos vazhdoj te flas ne tym e kot, a e di ndonjeri se sa kushton nje llogari rrjedhese te tirane???
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

pervec shpenzimeve per punonjesin egziston dhe nje problem tjeter
dokumentimi i pagave nga levizjet bankare

shume kompani private preferojne te paguajne kesh sepse shpeshhere punojne ne te zeze ose me dy bordero per te shmangur pagesen e plote te sigurimeve (rreth 32% e pages - qe nuk eshte pak)

ky problem nuk paraqitet tek shteteroret por per privatet ... (mendo ndertimin)
 

tutu

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga marko:
[qb] Qeveria, meqe nje pjese e mire e popullsise punojne ne sektorin publik, le te filloje te paguaje rrogat me depozita direkte ne llogari bankare, duke i edukuar shqiptaret me sistemin e llogarive rrjedhese dhe te kursimeve.
Gjithashtu, per nje fare kohe, le tu jape incentiva (se di shqip) dhe privateve qe te perdorin te njejten menyre, pra te mos jete keshi mbret, po te filloje te qarkulloje paraja nepermjet bankave.
Ky per mendimin tim do ishte nje hap i pare i rendesishem per fuqizimin e sistemit bankar [/qb]
Mua nuk me duket qe derdhja e rrogave ne llogari bankare mund te luaje rol ne fuqizimin e bankave. As qe do edukoje qytetaret, pervecse do krijoje nje rremuje per terheqjen e rroges nga llogaria. Kur presupozohet te largohet nga puna per ta marre rrogen punonjesi? Ne orar te pushimit, apo diten e shtune paradite? Ne banka ne Shqiperi pritet sinqerisht shpeshhere me ore per te bere nje transferte apo ku di une cfare. Pastaj c'reduktim cash-i zeza, kur ato leke do dalin te tera nga banka e do shkojne per konsum, rroges se buxhetoreve nuk ke c'i kursen /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Nejse, une nuk jam njohese e fushes ne fjale, por nuk mendoj qe do vij forcimi i sistemit bankar nga kalime rrogash neper llogari. Ajo qe eshte bere boze duke u permendur eshte forcimi i permbarimit, ne menyre qe bankat te kene nje fare sigurie kur japin kredi (se nuk ma do mendja se po te kishin kete siguri do vazhdonin te caheshin duke blere bono thesari) etj etj......

P.S. se harrova, se fundmi do reduktojne cash-in duke na ofruar mundesine te paguajme faturen e energjise elektrike, dhe ka mundesi dhe te telefonit dhe ujit neper llogari (dmth ti ke nje llog. ne banke e cila merr faturen dhe ia transferon leket KESH-it psh) /pf/images/graemlins/laugh.gif ........si gjithmone gjerat kapen nga bishti.....
 

qeshem

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

/pf/images/graemlins/wink.gif

po me duket vetja si zedhenese shtypi ... /pf/images/graemlins/smile.gif

praktika e llogarive bankare personale per kalimin e pagave ndiqet kryesisht nga kompani te huaja private te medha qe nuk kane interes te te praktikojen dy - bilancet, gjithashtu dhe ente publike shteterore qe kane nje nivel pagash relativisht mbi mesataren, mbajtja e llogarive rrjedhesebankare kushton rreth 2-3 $ ne muaj por ne shumicen e rasteve paguhen nga vete kompanite punedhenese.
sa per ate nivelin mbi rrobaqepesin qe merr 13.000 maaah ta harroje deren e bankes /pf/images/graemlins/wink.gif

personalisht nuk e mendoj kete fenomen ndonje zhvillim te madh te sistemit bankar per te njejtat arsye qe dikush me lart i tha ( po pertokam ti perseris)

ps. kur te jem me ngeshem do te postoj listat e komisioneve bankare sipas bankave per disa nga bankat kryesore
:wave:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

shume faleminderit irene :thumbsup:

36$ ne vit per nje punetor te thjeshte jane ... dhe do preferonte ti kishte kur te festonte vitin e ri :rockband:


doja te thoja se bankat kane frike nga destabilizimi i vendit po kam frike te hyj ne politike se i bejme lemsh gjerat pastaj :angel:
 

Erolina

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

LLogaria rrjedhese qe kam ketu ku jetoj monetalisht eshte aq e domosdoshme per mua sa pa te nuk bej dot asnje veprim financiar.(Ndoshta ndikon edhe politika ekonomike e vendit). Une ne vend qe ta harxhoj kohen time duke mbajtur rradhen deri sa te marr rrogen(ceqet, se Kash nuk te paguan kush), jap detajet e mia bankare si kushdo tjeter dhe paret hyjne vete brenda. Madje edhe pagesen e faturave e bej me Direct Debit dhe serish kursej ca kohe nga radha e postes per te paguar telefonin, gazin, dritat, qerane ne bashki etj, etj, etj. Te mos m'i bente banka keto, do te kisha nevoje per nje jave me tete dite, jo me shtate. Pastaj, karten ne xhep dhe sa here qete me duhen pare Cash Machine ka ne cdo cep.
Dhe uuuupppsss, gjithcka thjeshtesohet per mua, popullin e thjeshte qe nuk kam shume kohe per te humbur. Kjo do te ishte bukur te ndodhte edhe ne Shqiperi, ku njerezia e shohin pagesen si nje mundesi per te dale xhiro nga qendra.(koha ju del dhe ju tepron)
Quajeni si te doni. Mua me duket budallallek te blesh nje partament dhe te paguash kash ne dore. /pf/images/graemlins/laugh.gif psh. 60 mije euro :eek: :eek: :eek:
Une mendoj se ka ardhur koha qe sistemi bankar te prezantohet si dicka e domosdoshme ne Shqiperi. :thumbsup:
 

marko

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

Tutu, natyrisht, e vetme kjo mase nuk mund te ndryshoje gjendjen, por qe do ishte nje hap perpara, kjo me duket me se enatyrshme.
Ka shume probleme te tjera natyrisht, si energjia elektrike, siguria e ATM (makinave te kashit), lidhjet telefonike dhe per data, natyrisht.
Por do ishte nje fillim.
Kur Napoloni ne nje nga fushatat e tij, po ecte rruges ne mes te vapes, i erdhi ideja te mbillte peme ne te dyja anet e rruges deri ne Paris, se do u benin hije ushtareve.
Ia tha kete ide njerit pre gjeneraleve te tij, dhe gjenerali iu pergjigj.
Po pemet duan 20 vjet te rriten!
epo c'presim atehere, tha Napoloni, le te mos humbasim kohe po ti mbjellim menjehere.
Pra asgje nuk beht me urdher te peshkut, duhet filluar diku.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

me duket sikut po merakosemi me teper ne sesa sistemi bankar per keto probleme

:confused: pse?
 

qeshem

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

meqe jemi te ekonomia do ishte me me interes te trajtoheshin temat ne aspektin ekonomik jo ne ate social perndryshe c kuptim do kishte forumi i ekonomise ???

me poshte eshte nje permbledhje e ecurise te sistemit bankar per '03

Përqëndrimi në tregun e huadhënies bankare dhe në tregun e depozitave".
Shtimi i numrit të bankave në sistem dhe rritja e konkurrencës bankare ka ndikuar në përmirësimin, me tendencë drejt rënies, të fenomenit të përqendrimit në treguesit e tepricës së kredisë në lekë dhe të tepricës së kredisë afatshkurtër, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2003. Ndërsa në treguesin e tepricës së kredisë afatmesme dhe afatgjatë ka një rritje të fenomenit të përqendrimit, pasi vazhdon të jetë një numër i kufizuar bankash që kreditojnë në terma të tillë kohorë.

Përqendrimi për kredinë e re në të gjithë treguesit po vjen duke rënë vazhdimisht. Dominimi i katër bankave të përzgjedhura në matjen e këtij fenomeni ka ardhur duke u reduktuar, pasi siç u trajtua më sipër, lëvrimi i kredive të reja është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e tjera. Pesha e kredive të reja të lëvuara nga katër banka ra në 79 për qind, nga 81 për qind në fund të tremujorit të parë të vitit 2003.

Fenomeni i përqendrimit në aktivitetin depozitues, në fund të tremujorit të dytë të vitit 2003, në vazhdim të trendit rënës të tij, vërejtur në tremujorin e parë të vitit 2003, po vjen duke u zbehur. Kjo konkretizohet në afrimin e vlerave të indeksit H ndaj vlerave optimale të tij, të treguesve të depozitave sipas monedhës, sipas sektorëve dhe sipas afateve.

Norma e interesit të kredive dhe depozitave.

Tendenca rënëse e normave të interesave për depozitat e pranuara dhe për kreditë e akorduara në lekë, shoqëroi si tregun e huadhënies bankare ashtu edhe atë të depozitave gjatë tremujorit të dytë të vitit 2003. Interesat mesatarë të ponderuar për kreditë e akorduara në lekë dhe për depozitat e pranuara po në lekë, si sistem bankar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2003, u ulën respektivisht me 2.38 dhe 0.87 pikë përqindjeje. Për pasojë edhe diferenca e tye ka shënuar rënie, duke rezultuar në fund të muajit qershor 2003, 5.71 pikë përqindje nga 7.22 pikë përqindjeje, që paraqitej në fund të muajit mars 2003.

Diferenca e interesit mesatar të ponderuar kredi-depozita në lekë, në fund të muajit qershor 2003, krahasuar me periudhën në fund të muajit mars 2003, u ul me 1.5 pikë përqindjeje. Ulja e nivelit të interesave në lekë si në tregun e bonove të thesarit dhe në atë të depozitave erdhi si pasojë e vendimit të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit repo. Gjithashtu, faktorë që ndikuan në uljen e interesave në lekë, në tremujorin e dytë të vitit 2003, ishin edhe rritja e likuiditeteve në lekë të sistemit bankar, sidomos i Bankës së Kursimeve apo niveli i ulët i ofertës së qeverisë për bono thesari në treg.

Për periudhën mars – qershor 2003, norma e interesit mesatar të ponderuar për kreditë e akorduara në usd u ul me 0.64 pikë përqindjeje dhe ajo në euro u rrit me 0.28 pikë përqindjeje. Ndërsa, për depozitat e pranuara në valutë si sistem bankar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2003, norma e interesit mesatar të ponderuar në usd shënoi rritje të lehtë (0.05 pikë përqindjeje) kurse ajo në euro u ul me 0.37 pikë përqindjeje
 

qeshem

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

Pesha e bankave ne totalin e depozitave ne %

BANKA ITALO SHQIPTARE 4.4
BANKA E KURSIMEVE 58.1
BANKA ARABE SHQIPTARE ISLAMIKE 0.4
BANKA DARDANIA 0.1
BANKA KOMBETARE TREGTARE 10.4
BANKA TIRANA 7.0
BANKA NDERKOMBETARE TREGTARE 0.4
BANKA AMERIKANE E SHQIPERISE 8.4
BANKA FEFAD 3.2
BANKA TREGTARE E GREQISE – SHQIPERI 0.7
BANKA KOMBETARE GREKE (Dega Tirane) 2.5
BANKA APLHA (Dega Tirane) 4.3
BANKA E PARE E INVESTIMEVE (Dega Tirane 0.1
BANKA E KREDITIT TE SHQIPERISE 0.0




Pesha e bankave ne totalin e kredive ne %

BANKA ITALO SHQIPTARE 16.2
BANKA E KURSIMEVE 1.3
BANKA ARABE SHQIPTARE ISLAMIKE 0.6
BANKA DARDANIA 0.0
BANKA KOMBETARE TREGTARE 4.1
BANKA TIRANA 14.8
BANKA NDERKOMBETARE TREGTARE 2.4
BANKA AMERIKANE E SHQIPERISE 10.2
BANKA FEFAD 11.1
BANKA TREGTARE E GREQISE – SHQIPERI 5.7
BANKA KOMBETARE GREKE (Dega Tirane) 2.5
BANKA APLHA (Dega Tirane) 31.0
BANKA E PARE E INVESTIMEVE (Dega Tirane) 0.1
BANKA E KREDITIT TE SHQIPERISE 0.0
 

babi

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

Sot ka dale jo ne forme zyrtare ne media njoftimi qe Banka e Kursimeve do te privatizohet nga nje banke austriake 100 %, pra ne kundershtim me ligjin ne fuqi qe ne asnje menyre nuk mund te perjashtoje ne privatizim palen shqiptare.

Nuk e kuptoj se pse ne shqiptaret me varferine tone na duhet te shtojme edhe nje sektor madhor strategjik dhe me potenciali ku ne te punojme dhe frytet ti marri rritje e nivelit te bankiereve austriake.

Eshte gjeja me revoltuese qe kam degjuar sot.

:smash: :smash: :smash: per parlamentin tone
 

qeshem

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

me sa jam ne dijeni 40% te ketyre aksioneve i ka marre BERZH dhe IFC dhe 60% te aksioneve do blehen nga banka, eshte e njejta formule e privatizimit te bkt.

Nuk e kuptoj shqetesimin qe s ka pale shqiptare ne ndarjen e % te aksioneve, nese shteti do kishte fuqi ta mbante BK nuk e shiste apo jo ???
 

qeshem

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

refresh persa me siper ...
formuala e privatizimit qeka ende ne diskutim
sorry folaga /pf/images/graemlins/smile.gif
 

babi

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

Je e falur Irene, por BK eshte duke u privatizuar dhe eshte nje pasuri ku kane kontribut shumica e popullit tone qe kane aty depozita dhe nuk eshte e drejte qe vete ata te mos kene asgje ne dore per manaxhimin e kursimeve te tyre.

Une nuk kam asgje ndaj pjesemarrjes se nje Banke te huaj si aksionere, por nese ajo banke e huaj e blen BK komplet atehere ajo duke qene se ka pjesen me te madhe te tregut do te krijoje shume veshtiresi per bankat e tjera te vogla qe gjithsesi jane konkurrente.

Megjithate te presim se çfare do te vendoset perfundimisht.
:book:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

Sistemi bankar
Cani: Reduktimi i cash-it në ekonomi, të gjithë do të përfitojnë

Të gjithë, përjashtuar shmangësit dhe shkelësit e ligjit, do të jenë përfitues nëse u drejtohen sporteleve të bankave për veprime të ndryshme tregtare apo dhe individuale





Aida Korkuti / Data (11-11-2003)


Niveli i lartë i qarkullimit të parave në duart e individëve (cash) në ekonominë shqiptare ka qenë qëllimi i seminarit që ka mbledhur dje insitucionet më të rëndësishme financiare dhe qeveritare në ambientet e hotel “Tirana Internacional”. Në këtë seminar ishin mbledhur të gjithë "regjisorët": autoritetet - Banka e Shqipërisë, Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave, dhe "aktorët": bankat e nivelit të dytë, biznesi dhe organet fiskale, për kristalizimin e një plani të përbashkët masash të bashkërenduara për të reduktuar "cash"-in në ekonomi. Në fjalën e hapjes së këtij seminari, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani theksoi faktin se të gjithë, përjashtuar shmangësit dhe shkelësit e ligjit, do të jenë përfitues nëse u drejtohen sporteleve të bankave. Sipas tij, “Banka e Shqipërisë është e interesuar që paraja të kalojë në kanalet bankare në mënyrë që politikat e saj, e veçanërisht ajo monetare, të jenë më efikase; bankat e nivelit të dytë do të përfitojnë më shumë klientë dhe transaksione, pra më shumë të ardhura dhe fitime të realizuara; biznesi privat do të përfitonte mbështetjen financiare me kredi dhe këshillimin e bankave, të cilat pritet të ulin kostot dhe të rrisin sigurinë e transaksioneve të ndryshme financiare; organet fiskale do të rrisnin performancën e të ardhurave të siguruara dhe shërbimeve ndaj biznesit nëse tatimpaguesit do t'u drejtoheshin bankave, duke ulur mundësinë e korrupsionit; publiku do të përfitonte shërbime më cilësore të pagesave tek entet publike (Albtelekom, KESH, ujësjellës) dhe pagesa pagash e pensionesh, në mënyrë më të qytetëruar e bashkëkohore, pa pritur radhë të gjata e pa humbur kohë në sportele”. Në fjalën e përshëndetjes, ministri i Financave Kastriot Islami u shpreh se "Ministria e Financave, në mënyrë të veçantë administrata tatimore e doganore, janë të interesuara dhe kanë angazhimin maksimal për të qenë ndër aktorët kryesorë në këtë fushatë".
Ky seminar u cilësua nga ministri i Ekonomisë Arben Malaj si fillimi i një procesi apo programi ku mund dhe duhet të përfshihen një numër i madh aktorësh, duke filluar nga qeveria, bankat, organizatat e biznesit, media, institucionet e edukimit etj. Sipas Malajt, "moskanalizimi i parave në sistemin bankar ka një ndikim negativ në rritjen ekonomike, në veçanti në nxitjen e investimeve në sektorin e prodhimit. Cash ndikon gjithashtu në frenimin e zhvillimit të sektorit privat duke u reflektuar në mosfunksionimin efikas të sistemit të kreditimit, që përbën bërthamën e rritjes së mbledhjes së kapitalit dhe zgjerimit të biznesit", u shpreh ai.

Tatimet
Për përfaqësuesen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kryerja e shumë transaksioneve jashtë sistemit bankar, pra nëpërmjet kalimeve të arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet arkës, nga shitësi tek blerësi është shteg për abuzim tek disa tatimpagues, si për fshehjen e shitjeve, deri në bashkëpunim me blerësin për anulim të dokumentacionit të arkëtimeve dhe pagesave të kryera realisht. “Në qoftë se do të arrihej një ulje e konsiderueshme e qarkullimit të cash-it jashtë sistemit bankar, kjo do të kishte një efekt të ndjeshëm në rritjen e të ardhurave tatimore në buxhetin e shtetit”, u shpreh ajo. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke vlerësuar problemin e cash-it në ekonomi, në përputhje dhe me propozimet e bëra nga organizmat ndërkombëtare, në paketën fiskale të vitit 2004 ka paraqitur projektin për ndryshimin e kufirit të lejueshëm të transaksioneve në cash të tatimpaguesve nga deri në 1 milion lekë në shumën 300 mijë lekë duke përjashtuar nga ky kufi transaksionet e individëve.

Doganat
Gjatë zhvillimit të seminarit, përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u shpreh se gjatë dy viteve të fundit janë rritur transaksionet nëpërmjet sistemit bankar. Kështu, nëse para dy vjetësh pagesat e detyrimeve doganore në cash zinin mbi 90 për qind të rasteve, sot arkëtimet në cash kanë zbritur në 75 për qind të totalit të arkëtimeve. “Duhen gjetur rrugë e metoda të mbështetura ligjërisht, domosdoshmërisht duke u mbështetur në një bashkëbisedim objektiv e korrekt edhe me përfaqësues të biznesit, për të mundësuar e deri duke detyruar ligjërisht shlyerjen e detyrimeve të importit nëpërmjet transaksioneve bankare”, u shpreh ai.


Shqipëria, vendi me nivelin më të lartë të përdorimit të cash-it në rajon

Sipas anketave të zhvilluara nga Drejtoria e Kërkimeve e BSH-së, ka rezultuar se ky nivel ka bërë që Shqipëria të krahasohet me disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik, që kanë trashëguar probleme shumë më serioze në sistemet e tyre financiare që nga koha e ndarjes

Shqipëria karakterizohet nga një nivel i lartë i transaksioneve në cash në krahasim me transaksionet nëpërmjet sistemit bankar. Kjo vërejtje është bërë nga drejtori i Drejtorisë së Kërkimeve pranë Bankës së Shqipërisë, Erion Luçi, ku, sipas tij, një gjë e tillë mbështetet në nivelin e lartë të raportit të parasë jashtë bankave me ato në banka, gjë që karakterizon vendin tonë në krahasim me vendet e tjera si të zhvilluara, ashtu edhe në tranzicion. Kështu, sipas Luçit, në Shqipëri ky raport lëviz rreth nivelit 30 për qind, ndërkohë që në vendet në tranzicion të Europës Qendrore është rreth 10 për qind, ndërsa në ato të zhvilluara rreth 7 për qind, duke bërë që Shqipëria të krahasohet me disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik, që gjithsesi kanë trashëguar probleme shumë më serioze në sistemet e tyre financiare që nga koha e ndarjes. Një tregues tjetër i vëllimit të madh të cash-it në ekonomi është dhe pesha e madhe e pagesave që kryhen në cash nëpër dogana dhe e dërgesave të emigrantëve.

Anketa
Në një prej anketave të saj, Banka e Shqipërisë ka synuar të mbledhë informacion mbi mënyrën se si bëhet pagesa e transaksionit, duke ofruar alternativat përmes bankës: cash, kredi tregtare dhe të tjera. Të pyetur mbi mënyrën e pagesës në importe, nga 302 pyetësorë të vlefshëm, rezulton se pagesa e transaksionit në cash është më e shpeshtë, në 59 për qind të rasteve. Vetëm 39.4 për qind e të intervistuarve kanë kryer transaksion përmes bankës. Sikurse edhe në importe, me cash është operuar në më të shumtën e rasteve, në rreth 56.6 për qind. Sipas kësaj ankete, si konkluzion bizneset shqiptare akoma nuk janë të familjarizuara me bankat. Në rastet më të shpeshta në importe tregtia kryhet në cash. Sipas Luçit, edhe pse pretendohet që transaksionet në eksporte kryhen nëpërmjet bankave, nga vrojtimet e kryera vihet re se në një masë të konsiderueshme ato janë kryer në cash.


Propozimet për ndryshimet në aktet ligjore:

- Detyrimi i të gjitha bizneseve për të paguar detyrimet ndaj shtetit (taksa, tatime, tarifa doganore) nëpërmjet instrumenteve jo-cash të pagesës
- Dhënia e pagave punonjësve shtetërore në një llogari bankare
- Detyrimi i nje kategorie të caktuar biznesesh, siç mund të jetë “biznesi i madh” ose “biznesi i tregtisë me shumicë”, që të kryejnë çdo lloj transaksioni pagese nëpërmjet sistemit bankar.
- Vendosja e bashkëpunimit me kompanitë utilitare dhe biznesin e madh për të kryer shërbime, si pagesa e faturave me anën e debitimit direkt dhe pagesës periodike.
- Marrëveshje ndërbankare për të mos aplikuar kosto për pagesat e brendshme.
- Marrëveshje ndërbankare për të mos aplikuar kosto dyfishe për një pagesë - të hiqen kostot "incoming"
- Shtrirja kohore e orareve të shërbimeve në sportel dhe vendosja e sporteleve të pagesave elektronike (ATM).
- Studimi i mundësisë së aplikimit të skontove në kostot e pagesave me llogari kundrejt atyre me mjete cash.
Për të lehtësuar pagesat ndërbankare, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë rolin e liderit në reformën e sistemit të pagesave nëpërmejt zbatimit të dy sistemeve moderne:
- Sistemi i pagesave me vlerë të madhe, i quajtur AIPS (Albanin Interbank Payment System), i cili është një sistem me bazë shlyerje bruto në kohë reale, i tipit RTGS, dhe që është në fazën përfundimtare të zbatimit të tij.
- Sistemi i pagesave në vlerë të vogël (ACH – Automatic Clearing House), që është në fazën e përcaktimit të termave të referencës, si dhe të specifikimeve funksionale, duke konsideruar jo vetëm nevojat aktuale të sistemit financiar në Shqipëri, mbështetjen e shërbimeve të reja dhe të përmirësuara, por edhe kërkesat për integrimin e ardhshëm europian.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

Sistemi bankar
Komisionet e larta bankare, shkak për qarkullimin e parave jashtë bankave

Intrevado: “Bankat kanë komisione të larta dhe prandaj bizneset nuk i kryejnë transaksionet e tyre nëpërmjet bankave






Orieta Zhupa / Data (11-11-2003)


Arsyet e nivelit të lartë të përdorimit të cash-it janë të ndryshme. Ato kanë të bëjnë me stadin aktual të infrastrukturës financiare dhe numrin ende të kufizuar të llojshmerisë së instrumenteve të pagesave, koston dhe riskun relativisht të lartë të tyre, traditën dhe edukimin e publikut me këto instrumente etj.

Komisionet e larta bankare
Komisionet e larta bankare bëjnë që shumë biznese të mos i kryejnë pagesat e tyre nëpërmjet bankave, por me para në dorë. “Ky është faktori kryesor i qarkullimit të lartë të parave jashtë sistemit bankar”,-tha Giovanni Intrevado, anëtar i Shoqatës së Investitorëve Italianë, gjatë seminarit të djeshëm të mbajtur në ambientet e Hotel “Tiranës”. Sipas tij, propozimi i qeverisë që faturat tatimore me vlerë mbi 300 mijë lekë të paguhen në bankë nuk është i drejtë, pasi komisionet bankare janë shumë të larta. “Por banka është biznes dhe si e tillë duhet të mbulojë koston dhe të marrë përqindjen e fitimit për çdo shërbim që kryhet”,-thotë Orfea Dhuci, drejtor i përgjithshëm i Bankës Alpha. Megjithatë, sigurisht që ka vend për rishikime të komisioneve bankare, vazhdon ai. Sipas tij, një alternativë për lehtësimin e pagesave nëpërmjet bankave do të ishte “loja e datë valutave”. Kjo nënkupton zëvendësimin e të ardhurave nga komisionet bankare me interesat e qëndrimit disaditor të vlerave monetare në bankë. Bankat e nivelit të dytë morën angazhimin për reduktimin deri në eliminim të kostove për pagesat e brendshme. Gjithashtu, bankat do të bëjnë përpjekje dhe në drejtim të uljes së kostove që kanë lidhje me veprimet ndërbankare duke rritur bashkëpunimin ndërmjet tyre. Organet fiskale, biznesi dhe bankat e nivelit të dytë ranë parimisht dakord për gjetjen e zgjidhjeve konkrete për pagesat e detyrimeve fiskale nëpërmjet sistemit bankar me mjete pagese jocash (si çeqe, karta krediti etj). Duke filluar qe nga viti 2004, për pajisjen me certifikatë tatimore do të jetë kusht që tatimpaguesi duhet të paraqesë adresën e bankës dhe numrin e llogarive bankare me të cilat do të operojë. Legjislacioni aktual përcakton si detyrues pagesat në bankë për shuma mbi 1 milion lekë dhe Ministria e Financave do të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore që ky limit të ulet në 300 mijë lekë.


Qarkullimi i parave jashtë bankave, institucionet të paafta për të komanduar
Ylli: paaftësia e institucioneve shtetërore bën që shkalla e informalitetit në Shqipëri të jetë shumë e lartë dhe si rrjedhim edhe qarkullimi i parave jashtë bankave

Qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar është pjesë e një ekonomie informale që realisht ekziston në Shqipëri. Tregu informal zë një peshë të konsiderueshme në ekonominë tonë duke krijuar vështirësi në konsolidimin fiskal të vendit, si dhe duke lehtësuar qarkullimin e parave me origjinë trafikun e paligjshëm, drogën etj. Bazuar në studimet dhe vlerësimet e bëra për Shqipërinë, madhësia e ekonomisë informale arrin në 33 për qind të produktit të brendshëm bruto. “Kjo ekonomi informale është shkaku kryesor i qarkullimit të parave jashtë bankave”,- tha Altin Ylli, kryetar i Shoqatës së Industrialistëve dhe Investitorëve të Shqipërisë, gjatë seminarit të mbajtur dje në “Tirana International Hotel”. Dhe është pikërisht dobësia e institucioneve shtetërore ajo që krijon në një masë të madhe tregun informal në Shqipëri, vazhdoi Ylli. Sipas tij, moszgjidhja e problemit të informalitetit është pengesa më e madhe për biznesin dhe për marrëdhëniet biznes –banka. Me këtë fakt bashkohet edhe ministri i Ekonomisë Arben Malaj. Sipas tij, përmirësimi i zbatimit të ligjit dhe të sigurisë, që kanë ndikim si në anën e biznesit, ashtu edhe në atë të bankave është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e autoriteteve drejtuese. “Përmirësimi i kuadrit ligjor ul ndjeshëm madhësinë e bizneseve “të pandershme”, duke rritur konkurrencën e ndershme dhe duke zbutur nxitjet për evazionin fiskal”, - tha Malaj.

Bizneset nuk kryejnë pagesat nëpërmjet bankave
Një pjesë e konsiderueshme e biznesit nuk parapëlqen të realizojë transaksionet nëpërmjet bankave. Kjo ndodh, së pari, sepse këto biznese nëpërmjet pagesave në cash (dorazi) kanë mundësi të fshehin xhiron faktike të vlerave monetare që ato realizojnë me qëllim të shlyejnë më pak detyrime ndaj organeve tatimore. “Nje pagesë në kesh (cash) nuk lë “gjurmë” kontrolli dhe verifikimi si në rastin e një pagese nëpërmjet llogarive bankare”. Së dyti, numri më i madh i bizneseve kosiderohet si biznes i vogël, gjë që e bën praktikisht të vështirë mbikëqyrjen e transaksioneve që ato kryejnë.
“Kjo ndodh nga që jo të gjitha bizineset i paguajnë detyrimet tatimore dhe mekanizmi kryesor është që t’i bëjmë të gjithë të paguajnë, në mënyrë që ato të jenë në konkurrencë të barabartë me njëri-tjetrin, pasi nuk mund të ecet që njëri të paguajë dhe tjetri jo pasi i bie të falimentosh më në fund”,-ka thënë Luan Bregasi, kryetar i Dhomës së Tregtisë në një intervistë të dhënë për “Biznesin”. Është pikërisht ky diferencim ai që e bën biznesin të mos paguajë nëpërmjet bankave, vazhdon Bregasi. Bizneset duhet të paguajnë edhe për shkak të civilizimit, por edhe për shkak të frikës, thotë ai. “Çështja e qarkullimit të parave jashtë bankave është e lidhur me biznesin, por në qoftë se administrata shtetërore do të krijojë më shumë transparencë dhe më shumë siguri për bizneset private, unë jam i sigurt se dhe paratë nuk do të flenë sundukëve, por do të hyjnë nëpërmjet bankave, dhe këto janë një ndihmë shumë e madhe për ekonominë dhe biznesin shqiptar”, – shton Bregasi.
“Është absurde të mendosh se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të zgjidhë problemin e informalitetit me një spot publicitar që thotë: “Klientë, ju lutem merrni skontrinën (faturën)”,- vazhdon Altin Ylli. Sipa tij, ndryshe është të bësh sensibilizim dhe ndryshe është të kalosh në ligje integrale të cilat lejojnë kontrollin e tregut. “Fatkeqësisht sistemi ynë fiskal nuk e bën këtë punë dhe në qoftë se nuk do ta bëjë këtë punë tregu informal në Shqipëri do të jetë pengesa më e madhe për biznesin dhe për marrëdhëniet biznes-banka”, - përfundon Ylli.


Reduktimi i cash-it, problem i publikut, biznesit, bankave apo i autoriteteve?

Flet Erjon Luçi, drejtor i Drejtorisë së Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë

Bizneset shqiptare akoma nuk janë të familjarizuara me bankat. Kështu, megjithëse edukimi i publikut në pamje të parë mund të duket një nga objektivat kryesorë që duhet të adresojë kjo fushatë, për arsye të ndryshme ai nuk përbën për momentin burimin kryesor të ekonomisë së cash-it, dhe rezultatet e fushatës ndaj publikut duhet të shihen si afatgjata. Për më tepër edhe kontributi i agjentëve të tjerë, si bankat apo biznesi, në madhësinë e ekonomisë së cash-it mund të ekzagjerohet në qoftë se nuk merren parasysh faktorët që i detyrojnë ata të përdorin cash-in.
Bankat
Përgjegjësia e sistemit bankar në madhësinë aktuale të ekonomisë së cash-it mund të gjendet në shumëllojshmërinë e ulët të produkteve zëvendësuese të cash-it që ato ofrojnë. Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se cilësia e produkteve financiare (ndër të tjera zëvendësuesit e cash-it) vjen duke u përmirësuar me hyrjen e bankave të huaja në tregun bankar.
Biznesi
Bankat shpesh ankohen se bizneseve shqiptare u mungon kultura e nevojshme për të operuar me bankat. Bizneset përgjithësisht i shikojnë bankat vetëm si institucione krediti dhe jo në kompleksitetin e produkteve dhe të shëbimeve të tjera që ato ofrojnë. Shumica e firmave mundohet të shmangë bankat duke gjetur burime alternative financimi, si tregun informal dhe mjete pagese, kryesisht cash, që nuk e ekspozojnë aktivitetin e tyre ndaj të tretëve.
Administrata
Drejtimet në të cilat kërkohet ndërhyrja e autoriteteve janë sigurimi i një situate të qëndrueshme makroekonomike, konsolidimi i ambientit ligjor dhe institucional, përmirësimi i infrastrukturës (fizike dhe elektronike).
Publiku
Përgjithësisht, fushata të ndryshme që ndërmerren për një qëllim të caktuar bazohen në sensibilizimin e publikut ndaj problemeve të ndryshme të vërejtura si për shembull rasti i fushatës së ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë për zbutjen e efektit të spekulimit të çmimeve të fundvitit.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

M.q.s jemi tek sistemi bankar,a mund te me sqaroj ndonjeri se a mund te behet shkembimi i valutes qe disponoj ne X banke aty ne Shqiperi,ne rastin konkret te Euros ne Dollar Amerikan por pa qene vete prezent .
P.sh. duke autorizuar dike qe te kryej kete veprim ne emrin tim.

Dhe n.q.s. keni ndonji dijeni a mund te me thoni se sa eshte kursi i Euros me Dollarin dhe sa % te mban banka per kete lloj operacioni (shkembimin).
 
Top