Re: Sipas jush nje femer dhe mashkull mund te jene shok te ngushte(pa qene te lidhur)?
Në teori mendoj se qëndron kjo e vërtetë, dhe qëndron bindshëm, ndërsa në praktikë vështirë të besohet. Është e pamundur që dy njerëz të gjinive të ndryshme, në momente të caktuara të mos kenë dëshirë t'i shkrijnë të gjitha pështjellimet e ndryshme të ndjenjave në një të vetme. Mendoj aty del diçka e veçantë, një përjetim që nuk t'a fal asnjë lidhje tjetër. E njerëzit të prirur për "të veçantën" harrojnë premtimin se do të jenë gjithmonë shokë të mirë. Ka edhe përjashtime, por e vërteta qëndron kështu. Sipas mendimit tim kuptohet.