Si vishen shqiptaret?

Hellena

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

Nuk jam kundera ketyre veshjeve moderrne , femrat te bejne cte duan e te vishen si te duan por nje gje te marrin parasysh ama , qe kur te dalin ne rruge ashtu asnjehere skane per tu marre serjozisht , eshte njesoj si te shkosh ne nje strip club kur shkon e sheh femra gjysem lakuriq , dhe kur shkon atje per nje qellim shkon qe t paguash leke e te te ndjellin epsh . kaq . (ska asnje ndryshim)
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Si vishen shqiptaret?

Jo pra jo se seshte me aq keq.Une ne Tr jetoj u be kohe qe nuk shoh me vajza te vishen ashtu.Me teper jane keto femrat e televizionit qe bejne show ne rruge me veshjet.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Gjynah vertet ta lexosh te shkruar nga dora e nje bashkeatdhetari kete... Shqiptaret mund te kene njemilion te meta, megjithate per nje gje duhen vleresuar maksimalisht, qendresen e tyre shekullore ndaj tentativave asimiluese te shume vendeve dhe popujve. Te nxjerresh nje konkluzion te tille nisur vetem nga veshjet dhe te arrish te thuash qe jemi pa identitet dhe pa taban eshte katastrofike. </div></div>

O njerez, sa emocionalisht reagoni mor?!
Njeri thote gjynah, tjetri thote turp, thjesht per faktin se dikush shpreh nje mendim, i cili, ne fund te fundit nuk ishte as paragjykim e as nje qendrim moral gjykues dhe akuzues, por thjesht nje opinion i ftohte, i cili tentonte te shpjegonte fenomenin e "lehtesise me te cilen shqiptaret adaptohen ne kulturat e huaja".

Me sa thashe me siper, nuk kam mbajtur asnje gjykim as negativ as pozitiv per shqiptaret si popull. E theksova edhe me siper, nuk besoj se lehtesia e asimilueshmerise se shqiptareve ka te beje mendonje tipar gjenetik te teyre, po jane rrethanat socio-historike neper te cilat kane kaluar qe i kane bere te tille, pa identitet, pa tradite, me nje tranzicion te fuqishem kulturor dhe shoqeror si dhe lehtesisht te asimilueshem.
Eshte e vertete qe shqitaret i kane rezistuar jo pak asimilimit, por jo krejtesisht. Duhet thene se sot zor se gjen njerez me identitet te qarte shqiptar ne zona te tilla si ne Cameri apo edhe ne disa pjese te territoreve serbe, te cilat jane populluar deri vone me shqiptare. Pra edhe shqiptaret, si shume popuj te tjere te botes kane njohur asimilim.
A kane rezistuar? Sigurisht qe po. Fakti qe ende kemi nje territor te perbashket, si dhe nje perkatesi te perbashket etnike, kombetare etj. eshte deshmi jo e vogel per kete. Por rezistenca kulturore shqiptare nuk eshte nje gje e pathyeshme. Te pakten sot ndodhemi ne kushte krejt te tjera, te cilat na bejne me te ekspozuar ndaj presioneve asimiluese. Kasaphana social-kulturore qe beri Enveri ne kete vend, duke injektuar me dhune nje model te ri utopik shoqeror, kulturor, institucional arsimor etj., beri qe tradita dhe trashegimia jone te pluhuroset, te ndryshket, te mrrolet, te zbehet, te behet jofunksionale etj. Nga ana tjeter, kultivimi i nje ksenocentrizmi te theksuar tek shqiptaret gjate viteve te diktatures, si pasoje e nje izolimi total, ku njeriu kishte nevoje per nje komunikim me boten jashte, beri qe gjithashtu shqiptaret te ngrene mite te fuqishme per "boten e pertejme", boten e pertej detit, gje qe ben qe sot, te adaptojme verberisht gjithcka prej saj, edhe ate qe ajo vete e njeh si negative. Pastaj, presioni i asimilueshmerise se kultures globale, sot eshte jo i vogel, te cilin e vuajne edhe vende me mjaft tradite dhe me shume etnocentrizem kulturor dhe zhvillim kulturor e shoqeror.
Te gjitha keto jane efekte te cilat shqiptaret jane duke i kaluar me pasoja serioze. A ka shprese per nje permiresim? Edhe mundet (une te pakten shpresoj), por gjithsesi, realiteti eshte ky, dhe une vetem po e deshmoj.
 

olololol

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

Albanian.JPG


al02_06d.jpg


Albanian_Partisans_Abas_Kupi.jpg



blog-capt.tir10210131701.jpg


2630618-Tirane_traditional_Tosk_clothing-Tirana.jpg


woman.jpg


W8440e36.JPG


blloku5big.jpg


blloku2big.jpg


1573.jpg




Gjykoni vet.

Me ka pelqyer nje shprehje qe lexova diku qe thonte.

Me pelqen nje vajze e veshur bukur-Jo nje vajze qe mendon se eshte veshur bukur"

Megjithate Shqiptaret vishen bukur, shpenzojne shume per veshjen.Ka dhe egzagjerime psh sot isha ne lagje tu pi kafen kalo njona si rrush kur e pash nga mbrapa me ner Meje Gjsma bythes nga poshte ishte jasht " Hiqi fare yllo je mo lirshem i thash", dhe kaq shume e zhveshur nuk eshte e pranueshme sepse:

1- Ka pleq me zemer te dobet
2- perdhunimi eshte akoma 10-15 vjet burg
3-"Ul Moralin" burrave kur shkoje tek grate e tyre
4-behet konkurs kushe kush te zhvishet me shume pa premio
5-Shkaktojne ilaritet e aksidente.
6-Djeg me shume se vapa cunat.


etj etj

Por me shume me pelqen nje shqiptar/e ne veshje se nje i huaj me ato veshjet e pakuptimta , pa shije qe mbajne qe bejne "FIGURE SI LESHI NE MUR" 2 km larg.

gjykuesit e veshjes se shqiptareve jane thjesht fanatik.


Gocat i kena te bukura, trupat i kane te bukur pse te mos vishen bukur.

me pelqejne.
 

MLK

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: LiPS</div><div class="ubbcode-body">Jo pra jo se seshte me aq keq.Une ne Tr jetoj u be kohe qe nuk shoh me vajza te vishen ashtu.Me teper jane keto femrat e televizionit qe bejne show ne rruge me veshjet. </div></div>

Ti ket avatarin ku e ke gjet, te shkallet e TVSH-se ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Si vishen shqiptaret?

Te ngjan gje me Tefta Radin ajo te avatari im,i dashur? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

Nuk di çte them !! jo per gjo po Teften vetem dimrit e kom pas pa /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

milku asht akoma me kohen e abaz kupit...
gjusi asni nuk te ndalon te shprehesh mendimin tend edhe pse i gabuar,po me sa kurajo permmbledh nji popull te tere e fut ne nji thes...se petro hodhi nji gur ne det dhe ju vrap me u turr mas tij.po jo mi goce po hapni syte se ju kan zan myk...asnji nuk pretendon qe te perkrahet nji vajze kur vishet ne menyre te ekzagjeruar,po dhe ajo ka ate moden e vet.po vajzat qe mbajne perce???edhe kto kan moden e tyre,masnej sipas teje veshja tregon identitetin dhe traditen???po jo mi goce jo se nji qe vishet ne rradhe te pare vishet per vete dhe jo per te tjeret,dhe nuk perfaqson asnji.apo je invidiose se nuk munesh me u vesh si ato?kur lexoj ty milk,gjusi dhe petro mduket si me qen tu pa filmin kapedani ...
 

MLK

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

Filmin Kapedani /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif kush jom un ke filmi ai qe mbulon syte me dore te salla operas ne baletit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
Goce ky eshte nje konstat i realitetit shqiptar. Kam nja 18 vjet qe jetoj Evropes dhe kam bredh boten, po si vishen ne Shqiperi (ose ne Tirone te themi me mire) nuk kam pa ne vene te tjera, veç kur shko neper klube apo per jete nate.
Per mua bukuria e nje femre nuk qendron te ekstravaganca, e nje mashkulli po ashtu e robi nuk ka nevoj me qen ndjelles 24 ore ne dit. Nuk kam qef me kalu ne gjykime po mentaliteti ne Shqiperi eshte shtate uje i kos, po te ishte ndryshe, nuk do ishim ne gjendjen qe jemi.
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

Qyqa, qeke shume i modh ne moshe ti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Si vishen shqiptaret?

Të politizosh shfaqjen e një mode tek të rinjtë e sotëm, është në vetvete një pisllëk dhe kur ky politizim kalon deri në mohimin e identitetit të popullit, kemi të bëjmë me një poshtërsi.
Të gjykosh për mënyrën se si vishen shqiptarët, në thelb nuk ka asgjë të keqe, por pyetjen ta shtrish mbi shtratin e një populli dhe diskutimet t’i drejtosh mbi hullinë e një grup - moshe mjaft mirë të përcaktuar, për të gatuar me pluhur mendimesh baltën që duhet t’i hidhet një populli të tërë, ky është IMORALITET, i QËLLIMSHËM, ose thjesht QORRLLËK. Këtu vërtetohet një nga rastet e rralla kur “sidoqoftë” justifikon veten e vet.
Do të thotë se; mund të jesh imoral – i paskrupull, ngaqë nuk njeh tek vetja asgjë që t’i përkasë një etnie të caktuar, e kështu je një hiç që nuk justifikon të qënët.
- I qëllimshëm; - kur i përket asaj race që lëpin kockat dhe se të le përshtypjen se paguhet pikërisht për këtë gjë, ndryshe, qënie që nuk ka asnjë mendim të vetin.
- Qorr; do të thotë se truri ka humbur funksionet, dmth, nuk është i ndërgjegjshëm për ekzistencën e vet.
Ndaj “sidoqoftë” që i shqyrton të tre mundësitë, është vetëm një hallakatje që nuk të shpëton nga harakiri.

* * *

Flasim për modën e një grupmoshe që përfshin nga klasa e shtatë e tetë, e deri, pak a shumë 25 vjeç.
- Në këtë rast, ç’hyn sistemi i mëparshëm me një grupmoshë që në shumicë nuk kishte lindur atëkohë, ose që e shumta ishte gjashtë-shtatë vjeç? E cila ende nuk di ç’seksi i përket? A nuk i thonë kësaj t’ja futësh si kau pelës?
- E dyta, akuzohet komunizmi si shkak i humbjes së identitetit (hoxha në këtë rast e ka kujtesën shumë të shkurtër sepse harroi që vetëm para një viti në polemikën për identitetin, midis Kadaresë dhe Qoses, epiqendra ishte feja dhe jo ideologjia. Nëse Arkimedi tha se më jepni një pikë në hapësirë dhe do të lëviz globin, nuk është e njëjta gjë me thënien, më krijoni një mundësi dhe do të shpërngul vëmendjen).
Këtu duhet vënë në dukje diçka mjaft e rëndësishme. Për çdo diktaturë, qoftë e majtë apo e djathtë, shtylla vertebrore është nacionalizmi. Gjë që nënkupton theksim i identitetit kombëtar dhe jo dobësim apo zhdukje. Është demokracia ajo që e prish ekuilibrin e identitetit të një populli, sepse, psh, Europa e bashkuar tenton edhe një shkrirje të tillë, jo si qëllim i saj, por si veti e bashkimit. Në këtë rast janë të kërcënuar të gjithë popujt, veçanërisht ata që s’kanë rrënjë të thella historike.
Të thuash, ose më keq, të pohosh, se gjenetikisht ka shpëtuar diçka, ndërsa historikisht jo, është njësoj si të fshihesh pas gishtit tënd. Nuk mbulohet e pëgëra me shurrë, - thuhet, sikurse pisllëku i mendimit që e xhvesh popullin shqiptar nga identiteti nuk mund të pastrohet duke thënë se ka shpëtuar diçka gjenetikisht.
Ç’është identiteti?
Gjenetikisht , 97% jemi si minjtë, vetëm tre përqind ndahemi nga ta. Pra, kur flasim për identitet fizik, kuptohet ndarja nga kafshët, ose nga natyra, por kur flasim për identitet popujsh, për kombësi, atëhere është duhuri t’i referohesh gjuhës, zakoneve, traditave. Në rendin e mëparshëm është bërë çmos që identiteti shqiptar të forcohet, për vetë faktin e pohuar më sipër; të qënët diktaturë. Në këtë pikë mund të sillja shumë shembuj, por do të qe një zgjatje e kotë. Ansambli ynë i këngëve e valleve popullore, ka marrë gjerdanin e artë në festivalin botëror të grupeve foklkoristike, organizuar në Dizhon të Francës. Zakonet e dasmës ishin zakone dasme të trashëguara. Çdo shtojcë në dollitë, nuk e ndryshoi thelbin e tyre. Vdekja kryhej sipas riteve të saj. Vetëm Nexhmije Hoxhës, në gjyq, i numëruan kafetë që ishin pirë në shtëpinë e saj kur vdiq i shoqi. Gjë e turpëshme dhe kundër çdo zakoni shqiptar.

* * *
Të shkruash, është kulturë, por çfarë thua në ato që shkruan, dëshmohet niveli i saj. Analizojmë dy termat që janë trau i çatisë i dy shkrimeve perverse të hoxhës.
(Nga ana tjeter, kultivimi i nje ksenocentrizmi te theksuar tek shqiptaret gjate viteve te diktatures, si pasoje e nje izolimi total, ku njeriu kishte nevoje per nje komunikim me boten jashte, beri qe gjithashtu shqiptaret te ngrene mite te fuqishme per "boten e pertejme", boten e pertej detit, gje qe ben qe sot, te adaptojme verberisht gjithcka prej saj, edhe ate qe ajo vete e njeh si negative.)
Ksenocentrizëm...Kur e lexova fjalën rrëmova në kujtesë për të gjetur diçka të tillë dhe gjeta dy që nuk mund të bashkoheshin me njëra tjetrën, të paktën për frazën ku atyre u duhet të jetojnë në një agoni të përherëshme(scripta manent):
- Kseno – i huaj,
- Centrizëm... – këtu ka një vështirësi në të përshtatur të fjalës me veshjen e duhur pa e nxjerrë atë lakuriq. Centro – qendër. Centrizëm – qëndrim politik as andej as këtej edhe andej edhe këtej. Asnjëra nuk shkon. Mbetet ta konsiderosh si “përqëndrim”. Atëhere e bashkojmë: Ksenocentrizëm – përqëndrim i huaj. Qendër e huaj, Huajqëndrim, huaj... etj etj. Tani futeni këtë fjalë të përkthyer në mes të frazës dhe zbërtheni kuptimin.

(Nga ana tjeter, tendencat e reja drejt adaptimit te kulturave te huaja, te predikuara se tepermi nga mediat shqiptare, por edhe te rrjedhur prej nje lloj ksenofilie te kultivuar ne kushtet e nje izolimi total ne kohen e diktatures, jane gjithashtu arsye serioze te mungeses se nje lloj qendrueshmerie ndaj presioneve kulturore asimiluese.)
Ksenofili – Ndryshe nga fjala e parë që analizuam e cila është një Kimerë, kjo e dyta paraqitet më e saktë si formë por bie në kundërshtim të plotë me fjalën e mësipërme dhe krijohet një çoroditje mendimesh e kundërshti dhe mungesë e dukëshme e logjikës në të gjë që e zhvleftëson gjithëçka.
Kseno - e huaj.
Fili – dashuri.
Dashuri për të huajën?! Në kushtet e një izolimi u kultivua dashuri për të huajën, në një kohë kur: ... por edhe te rrjedhur prej nje lloj ksenofilie (dashuri për të huajën!!!)... si pasoje e nje izolimi total, njeriu kishte nevoje per nje komunikim me boten jashte, beri qe gjithashtu shqiptaret te ngrene mite te fuqishme per "boten e pertejme", boten e pertej detit, gje qe ben qe sot, te adaptojme verberisht gjithcka prej saj, edhe ate qe ajo vete e njeh si negative.)
Ksenocentrizmi del si një fjalë që ka të bëjë me mbylljen dhe izolimin e shqipërisë nga diktatura në një kohë kur ne kishim nevojë për komunikim me botën përtej.
Ksenofilia del si një fjalë që tregon për dashurinë ndaj të huajës...
Tashmë përsërit edhe njëherë pyetjen:
- Për ç’merita ky njeri qëndron ende si administrator i forumit?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

Luanesha!
Per te me ndalu njeri me thone llafin tim, as qe bohet llaf! Une fola per menyren se si reagojne njerezit per faktin se dikush shpreh nje mendim te caktuar, i cili nuk eshte gje tjeter vetem se nje opinion, i cili nuk mbart as paragjykime, as fyerje dhe asgje qe krijon mundesine per nje reagim agresiv. Fjelet e mesiperme si "turp" e gjera te tilla jane absurde te futen ne kete debat.

Persa i perket temes, syte e mi nuk kane zene myk, por eshte mioopia jote qe nuk kupton per realitetin per te cilin une po flas. Une po flas per opinione, duke u perpjekur te bej nje analize te shkurter te nje fenomeni, kurse ti ke kap muhabetin trashe fare, ku diskuton nese duhet perkrahur apo jo nje vajze qe vishet ne menyre te ekzagjeruar.
Ajo qe une jam duke thene ka te beje me realitetin e lehtesise me te cilen shqiptaret adaptojne elemente te kulturave te huaja. Dhe nuk jam duke i futur ne nje thes te gjithe, normalisht. Te flasesh per nje fenomen te pergjithshem, te perhapur masivisht, nuk do te thote qe i fut te gjithe ne nje thes.
Ti kujton se une jam duke gjykuar moralisht vajzat qe vishen ne menyre te ekzagjeruar. Qendrimi im ndaj kesaj eshte tjeter gje. Ajo qe une jam duke diskutuar eshte prirja qe con ne kete veprim. Duhet te arrish te dallosh qendrimet, nga refleksionet apo analizat qe tentojne te gjejne shfaqjet e nje fenomeni. Ne rastin konkret une nuk kam shprehur asnje gjykim moral, etik apo cfaredo qofte.
Vajzat qe vishen ne menyre te ekzagjeruar, me perce apo edhe me breke e kanatjere qofshin, kane te drejten e tyre legjitime ne kete vend ta perdorin rrugen per cfaredo lloj qellimi virtual qe mund te kene. Problemi qe une kam diskutuar eshte menyra se si shqiptaret e krijojne moden e tyre, dhe jo nese kjo menyre te veshuri eshte e denueshme apo jo.

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> sipas teje veshja tregon identitetin dhe traditen???po jo mi goce jo se nji qe vishet ne rradhe te pare vishet per vete dhe jo per te tjeret,dhe nuk perfaqson asnji.apo je invidiose se nuk munesh me u vesh si ato?kur lexoj ty milk,gjusi dhe petro mduket si me qen tu pa filmin kapedani ... </div></div>

Tani qe te filloj nga abc-ja, po te shpjegoj se patjeter, veshja eshte pjese e kultures se nje shoqerie (pjese e kultures materiale), dhe ajo tregon traditen, identitetin, kulturen e nje shoqerie. Eshte e vertete qe cdo njeri vishet si te doje, por kjo ndodh brenda nje percaktimi shoqeror. Konkretisht, eshte zgjedhja jote nese vishesh sportiv, klasik, ekstravagant etj. sot, por ti nuk vishesh me dimije apo me veshje karakteristike per shoqeri te ndryshme nga ajo ku ti jeton. Une sot vishem me xhinse. Po te kisha jetuar rreth 100 vjet me pare ne Tirane, natyrisht do te isha veshur me brekushe dhe me qeleshe. Edhe moda nuk eshte gje tjeter vetem se nje forme e atashimit social. Pra veshja eshte e kushtezuar nga shoqeria ku cdo njeri jeton. Modelet apo format e veshjes qe zgjedh nje njeri jane individuale, brenda hapesires se garantuar nga shoqeria. Ne kete menyre, veshja behet e larmishme ne varesi te nenkulturave, grupeve kulturore shoqerore, statuseve shoqerore, shtresave, etj. Por te gjitha keto jane brenda nje kulture me te gjere qe i permbledh. Ne kete menyre ti mund te zgjedhesh te vishesh me smoking, trendy, te vishesh sportiv, ne varesi te statusit tend. Madje ketu njeriu ka edhe kushtezimet e veta qe lidhen me statusin apo me mjediset qe frekuenton. Psh, nese punon ne Kryeministri nuk mund te vishesh me tuta, apo me strece. Ne kete menyre, njerezit qe kane nje status te caktuar nuk mund te vishen me roba qe i perkasin nje statusi qe nuk i perkasin. Ne kete menyre, veshja tregon edhe statusin e nje njeriu, si edhe grupkulturen, grupmoshen, kategorine shoqerore ne te cilen ben pjese. Natyrish qe kjo ka njefare relativiteti. Psh. kur dikush vishet si prostitute, kjo nuk dtth se ajo eshte e tille. Gjithsesi ka dicka qe nuk shkon ne lidhje me veshjen e saj gje qe ka te beje me dicka qe nuk shkon me vetedijen apo karakterin e saj. Nejse, gjithsesi, lirine per tu veshur edhe si prostitute, nuk ta mohon kush.

PS. Une i perkas gjinise mashkullore si edhe orientimit seksual mashkullor, ndaj dhe nuk mund te me drejtohesh si vajze :))
 

Adile

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

Kerkesa percakton oferten! Pra eshte tregu dhe kerkesa ne shqiperi qe e "detyron" femren te vishet ashtu lol

Ato vishen me shije dhe ju shkon per me teper. Trupin si kale te gjitha, pse mos ta expozojne ? Meshkujt sigurisht ndihen te ofenduar, sepse sado te mundohen nuk e mbulojne dot tullen/mullen dhe trikon e leshit deri ke fyti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif.

Bravo femrave per veshjen- per sjelljen kam mendim tjeter /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/rolleyes.gif
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

tempo perso...




/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_clap.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

Mos harrojme qe 70% e robve jane fshati ne feste se Shqiperia 70 % te popullsise i ka fshatare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif keshtu qe perveç kalimit nga nje izolim total ne nje sistem thuajse anarshik per sa i perket vlerave morale e mentalitetit, kemi te bejme dhe me nje kalim nga fshati ne qytet te popullsise /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
E thene ndryshe jemi ne tranzicion te plote ne te gjitha fushat e jetes e ky tranzicion kerkon kohen e vet qe te kryhet.
 

Adile

Primus registratum
Re: Si vishen shqiptaret?

Asgje me ty dhe 3/4 e meshkujve shqiptare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

Keto mendime na kane lene mbrapa ne jo fakti, qe femrat vishen e mbahen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif.Po eshte shume vap bre, te ngjiten xhinset pas bythe...40 e kusur grad knej shoku!
 
Top