Si ta kuptosh se nje njeri te do?

atman

Forumium maestatis
Re: Si ta kuptosh se nje njeri te do?

Do te isha shume kurioz te lexoja nje shpjegim prej teje. Por, jo si ai kur thua se kuptimi i fjales te "dua" lidhet me faktin se per asnje arsye ne bote nuk te le. Kur arsyet ne bote per ta lene mund te jene kaq shume dhe njeheresh mund te vazhdosh ta duash - selargu. Ose duke qene paralel.
 

AKABA

Primus registratum
Re: Si ta kuptosh se nje njeri te do?

hmm.. kjo eshte e vertet, qe ka shume arsy qe mund ta lesh, por kjo eshte e verteta jote, personale,( jo ne kuptimin e jotja per ju si person atman) arsyja e vertet nuk gjindet kurr ne nje largim e kjo te vazhdosh ta duash nga larg e paralelisht me fal por un sjam dakort... gjithsesi mendim e eksperienc personale kjo..

Per temen, ne fakt ne nje lidhje ndjejash eshte e veshtire te jesh i sigurt...nje lidhje "ushqehet" dit mas dite, e or mas ore, perndryshe kthehet ne nje lidhje me shume platonike se ndjejash. Ta kuptosh nuk eshte e veshtir ne fakt, por e veshtir asht ta shpjegosh.. eshte e veshtir ta shpejgosh pasi ndryshe prej sa thuhet ne romac ne fakt dashuria, ndjeja perceptohet jo nga fjalet e medha por nga to gjestet e vogla pothuajse te padukshme te cilat dalin ne formen me spontane e shqafen ne te tilla momente qe te realizojne kuadrin koplet shpirtror te kalimit nga un e ti ne NE, e kjo besoj eshte individuale pasi nuk ka nje manual ose nje pershkrim te sakte te kesaj, ka thjesht perceptim..
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Si ta kuptosh se nje njeri te do?

une se kam kuptuar asnjehere nese nje person me do...them se eshte me e lehte te kuptosh nese nuk te do...(kjo me siguri ngaqe kam eksperience
smile.gif
)

sepse kur mendon se te do...te fillojne dyshimet "me do a s'me do...pse e beri kete pse e tha ate"...dhe fillon e futet brenda llogjika, analiza e veprimeve te tjetrit...dhe them se keshtu largohemi nga ndjenja ose mund ta keq interpretojme ate...e komplikume puna!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Si ta kuptosh se nje njeri te do?

Jam dakort me ty Dahlia, dhe mendoj se kjo eshte nje nga mundesite qe krijon dilemen. Nuk jam i bindur sa ndikon dilema ne forcimin e dashurise sepse, sikunder thua ti, ajo (dilema) jeton, ushqehet me pyetje te cilat kerkojne nje pergjigje.

Nuk jam dakort kur fajeson logjiken. Them se analiza te shpeton nga nje mungese sinqeriteti i cili, ne mjaft raste paraqitet ne te kundert te vetes, dmth si ndjenje dashurie, me pak fjale te hap syte. Zakonisht thuhet se dashuria te verbon.

Jam me ty kur: Te kuptosh se nje person te do eshte me e veshtire se e kunderta, sepse, i rikthehemi tashme lojes ndjenje - logjike, kur thua te kuptosh do te thote te logjikosh per te kuptuar, ndersa kur ndien, perdorim shqisat me shume se arsyen. Diçka me thote se me do. Por kjo diçka sa kohe qe mbetet ne erresire le me kembe variantin e dashurise, nga çasti qe zbardhet, behet e dukeshme, shikojme fizionomine, tiparet. Kujt i ngja krijesa? fillojme te gjykojme dhe per çdo dyshim hulumtojme, sefundi bejme nje analize te DNA dhe...qe te mbrrish ne kete pike duhet me pare qe dashuria te kete marre fund. Pra, nuk te do.
 

Psemo

Primus registratum
Re: Si ta kuptosh se nje njeri te do?

Njeriu qe te do eshte njeriu qe sakrifikon per ty, qe shkel mbi veten per ty, qe vuan per ty, njeriu qe kujdeset per ty pa u ankuar, qe te ri prane edhe ne momentet e veshtira, njeriu qe thot qe gjitheshka ka bere eshte mese normale dhe nese do i jepej mundesia do bente akoma me teper per ty.
 

Harris

Forumium praecox
Re: Si ta kuptosh se nje njeri te do?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: DAHLIA</div><div class="ubbcode-body">une se kam kuptuar asnjehere nese nje person me do...them se eshte me e lehte te kuptosh nese nuk te do...(kjo me siguri ngaqe kam eksperience
smile.gif
)

sepse kur mendon se te do...te fillojne dyshimet &quot;me do a s'me do...pse e beri kete pse e tha ate&quot;...dhe fillon e futet brenda llogjika, analiza e veprimeve te tjetrit...dhe them se keshtu largohemi nga ndjenja ose mund ta keq interpretojme ate...e komplikume puna! </div></div>

Ne te vertet kjo pergjigjja Juaj pasqyron natyren e vertet femerore, pra kur nje mashkull nuk ta var afroheni, vuani per te, e studioni, e ngacmoni dhe kur ju do ather e konsideroni si nje pune te kryer dhe ...... no coment
 
Top