Si gjendemi ne vend te huaj?????

ilva

Primus registratum
Si gjendemi ne vend te huaj?????

Te mirat dhe te keqijat /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ulza_M

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Ne fillim, e gjetem te veshtire, puna qe do benim ,gjuha, kultura, shoqeria dhe shume gjera te tjera, por tani me ndryshe eshte dhe smund ta quajme me vend te huaj 100%, i kushtuam shume kohe, mund dhe sakrifica-dhe arritem dicka. Gjithashtu u adoptuam me culturen, shoqerine, punen e te tjera dhe kjo na ben qe mos te ndjehemi me kompletisht ne vend te huaj-te pakten per mua-pavaresisht qe nuk eshte shqiperia e konsiderojme qe jemi pjese e atij vendi qe jetojm, por prape smund te them qe sna merr malli per vendin tone. Kur te shkoj ne shqiperi mund ti bej nje krahasim me te pershtatshem.
 

anna

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

si ne vend te huaj, vetem. por edhe kur jam kthyer ne shqiperi s'mu duk vetja si ne vendin tim. ndoshta se gjerat ishin ndryshe nga ci prisja. u don't know where u belong.
 

Cassandra

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Si mos me keq... po ka edhe te mirat e vetat /pf/images/graemlins/smile.gif
 

emssnc@libero.it

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

JO ME KOT POPULLI I KA KENDUAR ME DHJETRA KENGE VAJTIMI EMIGRIMIT.MENDOJ SE NUK JAM SHUME PESIMIST PO TE THEM SE KEMI NGELUR SI NJEREZ PA VEND.KUR JEMI KETEJ NUK NA DUKET VETJA SI NE VENDIN TONE ,DHE KU KTHEHEMI NE SHQIPERI NUK NDJEHEMI PLOTESISHT NE VENDIN TONE SE SHUME GJERA NUK JANE ME NJELLOJ SIC KANE PAS QENE DHE NUK NA DUKET SIKUR NA PERKASIN.PRANDAJ THEM QE KEMI NGELUR SI NJEREZ PA VEND DHE NUK NDIEJ SIKUR TE KEM DY VENDE .
 

KLER

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

nuk eshte gje e mire te demoralizoheni ne kete menyre ka edhe gjera te tjera si psh l amore che ne dite
 

Cassandra

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

amore ka gjithe andej... per ate mos u bej merak fare /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

emssnc@libero.it

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

NUK ESHTE DEMORALIZIMI QE ME SHTYU TE SHKRUAJ PO THJESHT IDEJA IME QE KAM KRIJUAR PER NJE SITUATE QE TASHME NJOH PREJ 12 VJETESH.NUK SHKRUAJTA AS PER TE TRISHTUAR TE TJERET SE NE FUND TE FUNDIT GJITHSECILI E MENDON NE MENYREN E VET DHE ESHTE E DREJTA E TIJ TA MENDOJ SI TE DOJ .RENDESI KA QE MOS TE KERKOJ TE MCEFET PARA VETES POR TE KETE FORCEN TE PRANOJ REALITETIN PA E KONSIDERUR AS TRAGJIK AS TE MREKULLUESHEM,THJESHT NORMAL.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Ne nje vend te huaj gjendemi si te huaj, me te mira dhe te keqija serish jemi te huaj, si ai filmi shqipetare, "Te paftuarit" ste thote njeri ik por te shikojne me sy te keq....... :confused:
 

moonlight

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Asnjehere s'gjen rehat njeriu! Bereqaves jetes time i bej yzmet me aq sa kam, aty ku mund te jem. E mira nuk ka fund, e fundin kush e don?!
 

I love new york

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Fillimisht postuar nga Petroninsja:
[qb] Ne nje vend te huaj gjendemi si te huaj, me te mira dhe te keqija serish jemi te huaj, si ai filmi shqipetare, "Te paftuarit" ste thote njeri ik por te shikojne me sy te keq....... :confused: [/qb]
o petro vetem ketu mos u qaj, sidomos ku jemi une e ti. kush te shef me sy te keq ketu se je shqiptare mer lal??? tjeter pune problemet e tjera por sa per kete gje Amerika eshte yll dhe sidomos NY qe eshte aq heterogjen.
 

Markeljana

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Kur erdha ne Amerike per here te pare, isha ne vit te 2te ne Gjimnaz. C'do mengjez mundohesha te vija ne shkolle me vones qe te mos recitoja fjalet e flamurit ne shkolle. Pas rreth 49 detentions (denimesh) qe kisha bere pas shkolle, i thira mendjes dhe vendosa te vija ne shkolle ne orarin e duhur, ose do te isha perjashtuar. C'fare dua te them eshte se...
Asnje njeri nuk na eshte lutur ose na ka perzene nga Shqiperia me dhune. Jam e sigurt se shumica jone qe jetojme ne 'Dhe Te Huaj' kemi vendosur vete per tu largur. Une gjithashtu jam e sigurt se n.q.s. nuk na pelqente, ne nuk do te ishim ketu ku jemi. Te falenderojme zotin the vended mikpritese ketu ku jemi, se po te ishim ne Shqiperi do te jetonim sepse nuk vdisnim dot. Mos me keqkuptoni, e dua Shqiperine sa me ska, por e kam lene 5-vjet me pare dhe tani jetoj ne nje vend qe e dua sa Shqiperine ose me shume. Kjo gje nuk duhet te me klasifikoje mua ose ndonje tjeter qe ndihet ne kete menyre si tradhetar. Realiteti eshte qe Shqiperia nuk eshte vendi qe ne dum te jete. Ne qofte se Shqiperia ishte vendi ideal, ne nuk do te largoheshim.
Une e di se ka shume njerez ne Shqiperi qe na konsiderojne ne emigrantet "Tradhetare", "Te Pabese","Frikacake" edhe shume emra te tjere, por edhe ata po te kishin mundesine ose deshiren te emigronin ne nje vend te civilizuar, do ta kuptonin perse nuk ka asnje gje te keqe ta quash ate vend "Shtepi"
Nuk desha ta zgjatja kaq por vetem desha ta bej te qarte se, pavarsisht qe nuk jemi ne Shqiperi, ne prap e duam Shqiperine dhe nuk harrojme qe eshte Atdheu yne.
/pf/images/graemlins/tongue.gif
 

inah

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

E keqja eshte se ne vlerat shqiperise ia kuptojme vetem kur largohemi.uen tani sa here shkoj ne shqiperi do doja te rrija pergjithmone dhe te mos vija me kurre ketu ku jam.Do doja te kthehesha mbrapa dhe mos isha larguar kurre
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

U dont Know me, ke nje fare te drejte ndaj New Yorkut por ama nese mbaron nje shkolle dhe shkon diku per te aplikuar per pune ti kujton se do ta japin ty punen, sa te dallojne pak aksent ne anglishten tende do te te shohin shtrembet megjithse e kane mjeshtri keta kortezine e tepruar dhe se japin veten shume....
Por realiteti qendron.... serish jemi te huaj... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

JoNiDa1

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Fillimisht postuar nga KLER:
[qb] nuk eshte gje e mire te demoralizoheni ne kete menyre ka edhe gjera te tjera si psh l amore che ne dite [/qb]
Non mi dire che hai trovato l'amore...dhe gjothcka eshte OK per ty ne vend te huaj /pf/images/graemlins/smile.gif
Eshte e vertete qe eshte e rendesishme te kesh nje te dashur,po ai duhet gjithmone edhe ne vendin tat /pf/images/graemlins/wink.gif

Per mua fakti qe ndodhem ne vend te huaj...ka shume ane negative,por ka dhe disa ane pozotove...si mohoj dot
Gjithesesi po te kthehesha nga fillimi sdo kisha ardhur ketu ku jam /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Fillimisht postuar nga anna:
[qb] si ne vend te huaj, vetem. por edhe kur jam kthyer ne shqiperi s'mu duk vetja si ne vendin tim. ndoshta se gjerat ishin ndryshe nga ci prisja. u don't know where u belong. [/qb]
E njejta gje me ka ndodhur edhe mua kur u ktheva ne Shqiperi,tamam si ne vend te huaj.
Ketu ku jam nuk gjendem keq,po si gjithmone i huaj.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Autor:ilva Tema: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Si nje qen qe rri ne nje shtepi dhe pritet dita dites hedhja e tij ne rruge.
Dhe gjithcka qe te mbyll gojen eshte Pyetja: Pse erdhe ne Norvegji/Itali/Usa/Canada/Greqi? dhe ne te gjithe vendet e botes ku shqiptaret jane.
 

Sara

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Fillimi, sigurisht si mos me keq.Pyesja veten 1000 here pse mendova se do te ishte me mire se Shqiperia,pse ika.Por veshtiresite kalohen, dhe me kohe njeriu mesohet ne cdo ambjent.
Me pelqen fakti se mund te vish ne shtepi ne 2 te mengjesit dhe nuk te thote kush gje, se cdo mengjes komshinjte te thone miremengjes(per kete ankohen shume shqiptaret),se mund te ecesh rruges pa te shqetesuar kush.Me pelqen fakti se po te punosh dhe te mesosh, ta japin hakun pa hater apo paragjykim.
Por, nuk me pelqen fakti se prape ndihem e huaj, edhe ne Angli edhe ne Shqiperi. Sepse sapo i them kujt se jam shqiptare, ve bast se ne mendje do te kene artikujt e gazetave qe flasin per Gangs,padrone krimesh, e sa e sa gjera negative.
Nuk me pelqen fakti se disa te shohin si inferiore sa hap gojen, sepse nuk ke theksin perfekt anglez,dhe sepse gjykohesh vec ne faktin se' ne fund te fundit e huaj je'.
Shume mund te jene te suksesshem ne vend te huaj, por si vendi jot nuk ka, aty ke zemren dhe kenaqesine e vertete.
 

Princesha

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Fillimisht postuar nga CHEYENNE:
[qb] Autor:ilva Tema: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Pyetja: Pse erdhe ne Norvegji/Itali/Usa/Canada/Greqi? dhe ne te gjithe vendet e botes ku shqiptaret jane. [/qb]
Edhe un e urrej kete pyetje.
 
Top