Si e vleresoni punen e Bashkise te Shkodres

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
i_owu_u une nuk po e mohoj elementin e ambicjes. Patjeter qe ajo duhet te jete nje nga elementet e formimit dhe karakterit te nje drejtuesi (lideri) por ajo qe po them une eshte qe nuk mjafton vetem ambicja. Nuk eshte gjithcka ambicja( nuk po du te futem ketu qe edhe ambicja ka nivelet edhe drejtimet e saja). Nje njeri me ambicje por neglizhent nuk ka kurre sukses, nje njeri ambicioz por dembel prape nuk ka sukses, nje njeri ambicjoz i dhene shume pas punes individuale prape nuk ka sukses etj etj. Ajo qe une po mundohem te shpjegoj eshte nderthurja e ketyre elementeve qe duhen per te arritur suksesin.Dhe qe mos ta vrasim mendjen me ekuacion kaq te komplikuar (duke i permenduar me rradhe te gjitha) po them qe "i arritur" (ne kerkesat e tuja ndaj vetes, ne ambicjet e tuja etj) je kur i ke shkuar ne fund punes(ke kap suksesin). Per vedi nuk jam nga ata qe suksesin e barazoj me kapjen e pozicionit.Kapja e pozicionit te ven perpara ca detyra qe duhet te arrish.Realizimi i ketyre detyrave duhet te jete pjese e ambicjeve tuaja perndryshe nuk ka kuptim dhe nuk quhet qe ke ken i sukseshsem.Permbushja e ketyre detyrave qe te caktohen eshte pjese e punes qe ti ben per veten tende ne rradhe te pare dhe per te cilen te tjeret te kane besuar pozicionin (nga puna jote perfiton edhe shoqeria qe ne rastin e pozicionit te kryetarit te bashkise preket ne menyre maksimale dhe te menjehershem nga realizimi ose mosrealizimi i detyrave tuaja).

[/ QUOTE ]

buna sa te ket njerez si ty, kokederra e qe s'hane pyk hiç, jo vetem shkodra por e gjithe shqiperia do vuaj. ne shqiperi vetem dhuna kryen pune.


ps; nje njeri eshte i zgjuar kur arrin dallon njerezit me te zgjuar nga vetja.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

pak me but mer anonimi (edhe se kam bindjen qe e di kush je) thjesht po diskutojm, ske pse ofendon nje femer qe esht aktive ne bised..
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

ma ha mendja se qellimi temes nuk eshte me qene aktiv ne bisede por me nxjerr nje konkluzion prej saj. ketu jane shkruar 9 faqe e mund te vazhdojne te shkruhen 900 pa arrit ne asnje pike.
njesoj do te ishte edhe po te diskutohej per pastrimin e nje rruge ne shkoder, do te duheshin 900 jave deri sa buna te binte dakort me diskutuesin e saj, e prap dyshoj.

prandaj ne shkoder nuk ka rezultate, ngaqe nuk ka pune, nuk ka EFIKASITET. ku tjeter ne bote diskutohet kaq gjate per te mos arrit kerkund.

NE asnje vend.

une per vete hoqa dore nga diskutimi i kote, buna nuk pranon asgje lloj llogjike, e keshtu vepron sigurisht edhe me eproret e vet atje ne bashki. e me mbrapa i fajeson ata per mosaktivizim, plogeshti, etj.

si dhe kokederr nuk eshte fyerje as sharje, i themi çdonjeriut (bile edhe femijeve qe i duam) kur ai ngul kembe si mushka tek po e njejta llogjike.

buna nuk ka interes ta kuptoje se çfare do te preke tjetri, ku do te dale ai. ajo i ka idete ne koken e saj te salduara per jete. veshtrojani shkrimet ! ne faqen e nente thote te njejten gje qe ka thene qe ne faqen e pare.

atehere perse shkruan ajo ?

pra e perseris qe shkodra, shqiperia nuk ecen perpara fajin e kane ne rradhe te pare shkodranet, shqiptaret, qe kurre nuk hane pyk, nuk mesojne nga eksperienca e tjetrit, te huajit.
ata vetem dhuna mund ti perkuli, ti shtroje te punojne, te jene efikase e mos merren me te njejtat llafe pa mbarim.

dy role ka ne jete, ose te mesuesit ose te nxenesit. po te kishte rolin e pare buna s'do te kishte nevoje te hapte tema, ajo do ti kishte gjerat e sqaruara me kohe. kur hap teme, tregon qe ti kerkon zgjidhje, e kur kerkon zgjidhje tregon qe ti je nxenes e jo mesues.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

ika ika tre piksho (...)

ti ke idet tuja un t'mijat e ajo t'vetat.. per mendimin tim esht kenaqsi te ndrosh 2-3 shkrime me ate, ndofta e kam personale se jam nga natyra qe i respektoj femrat po nejse ika un.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

i_owu_u mendoj se kryetaret e bashkive qe ka pas e ka shkodra jane vendos thjeshte per kuklla dhe nuk kane dit ose skan dasht asnjehere te dalin nga kjo guacke.
Asnjeri nga ata nuk jane vendos si rezultat i aftesive te tyre drejtuese e menaxhuese qe mund te kene pasur me perpara (ekziston edhe fakti qe ata qe kane i kane zgjedh keto te fundit sja kane pase idene se ca dmth me zgjell dike per pozicion te kryetarit te bashkise).
Te zgjedhurit, "fatlumet" e kane dite edhe vete se me kapacitetet qe kane sbajne 2 lek me qendru aty ku jane ( marr si shembull edhe kryetarin aktual qe e ka marre vesh tan Shkodra tash sa kohe qe ka dal tu than ca ma dasht mu me u marr me kete pune, sashte pune per mu etj.Kjo biles na motivon shume edhe ne si qytetare qe i kemi dhane voten e kemi besu te ai).
Po si mund te mbijetojne (mbijetonin) aty ku jane(ishin). Thjeshte duke degju te tjeret se vete nuk dine se ca me ba, se ku jane, se si punohet. Kjo e shpjegon edhe faktin qe te mecmit kane refuzu 3 here fondin nga qeveria. Kjo e shpjegon edhe faktin se jane aq "te perndritur" sa i sygjerojne popullit para disa mujve mos i paguni shtetit dritat dhe sot kujtohen dhe i thojne pagujani tashi se tashi asht ma mire (do rritet edhe cmimi prandaj asht ma mire.)
Vete dine me ba ndonje udhetim jashte shteti, me ba takime te sterzgjatura pa vlere, me marr ndonje lek nen dore, me u ngreh si gjela , me na e lan Shkodren ne kete gjendje te mjerume dhe sapo te bien prej karriget me shku me jetu (ose me cu famijet me jetu) ne Tirane ose jashte shteti se ne Shkoder nuk jetohet.....

ps: ky i paregjistrumi duket shume i forte, aq i forte sa ka frike me u indentifiku. Nejse interneti i ka dhane lirine e te shprehurit, te mendimin dhe arsytimit ne menyre te fshehte dhe ai po e perdor ashtu si ja merr mendja (po shan se aq nivel ka)
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Buna.. anonimi mer kot nga iher po da garantoj qe ka respekt (virtual) per ty ashtu siç kam dhe un.. nejse kalofshi mir.. (...) qetsohu mer /pf/images/graemlins/laugh.gif ika /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

a ka ndonje burim te besushem per ket refuzimin e fondeve apo thashetheme forumit?
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

anonimoussssssss..

i refuzuan 3 her e boni buj 3 her ky lajm.. preteksi qe Bashkia e Shkodres nxorri ishte qe Nano na i jep kto fonde, por.. kerkon qe te komandojn Socialistet ne Shkoder

ja ky esht burimi.. qe e din gjith Shqipria ose te pakten atyre qe i intereson.
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

se kam lexu ne ndonje gazete kete gje. edi rama para disa kohesh qe ishte ne shkoder u shpreh se shkodra ka nevoje per 20 here me shume fonde se kishte marre nga qeveria e kaluar. besoj se edi rama do ta kishte permend kete qe thua ti po te kishte qene e vertet, dhe jo te shprehej ne ate menyre.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

te gjitha Bashkit ne republik marin fonde per te paguar puntoret e shtetit, ndersa fondet e Keshillit te Ministrave jan tjeter gjo.. me pak fjal jan fonde exstra, Speciale.. qe bashkia e Shkodres i ka refuzuar 3 her ne 7 vitet qe kaluan.. preteksti ajo qe te shpreha
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

normal qe ish qeveria kishte dhe interesa personale (votat) kuptoi gjojnat hollsisht.. por dhe te refuzosh ato lek nuk esht normale

te jap nje shembull.. ne qytetin e Sarandes ku Fatos Nano ishte kandidat dergoj fonde te pa para atje dhe u rregullua qyteti per 1 vit u bo lule /pf/images/graemlins/tonguee.gif fitoj Nano fitoj dhe populli.. apo e kam gabim.

ku esht ajo Josefina Topalli..? se ne Shkoder e shikoj vetem ne koh permbytjesh.. ku jeni mer Demokrat..? ku jan Premtimet..?
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

qeverine e te famshmit nano e kan akuzu tan kohen qe e ka lan shkodren mas doret, dhe kurr nuk eshte degjuar nga ndonje qeveritar kjo qe thua ti. tesh sa i besueshem je ti....
kjo qeveri ka vetem 8 muaj qe eshte ne pushtet gje qe eshte heret te flasesh per te. shpresoj se kjo qeveri nuk do te investoje ne shkoder me pak se ne qytetet tjera.
 

hawk

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

E djathta ishte ne pushtet qe nga 1992 deri ne 1997 dhe Shkodra nuk pau asnje investim.I vetmi burim jetese ishte tregtia me vendet e embargos pra me armikun tone serb.

Pas 97' natyrisht qe e majta beri ate qe kishte bere Enveri me perpara.
Tani akoma ne shkodranet do presim mrekullira nga qeveria !?!?


Bashkia e qytetit ka qene gjithmone fantazem,i vetmi kryetare qe hodhi pak asfalt e vendosi 8 semafore,4 nga te cilet u vodhen,u hoq ng PD se ju kishte shkelur interesat pronareve demokrate te kjoskave...
Sot kemi nje kukull qe une e njoh si profesor ne universitetin L.Gurakuqi(nuk jap komente) por e njoh edhe si klient i disa mejhaneve te ulur ne tavoline me persona te inkriminuar...madje i ka edhe ne keshillin bashkiak..!!

E kush ju tha juve se nuk po punon bashkia !? Akoma pa shtruar rruge,trotuare,pa hequr mbeturinat qe ka brenda keshilli bashkiak,pa luftuar korrupsionin,krimin,duke mohuar meritokracine...etj etj bashkia apo Jozefina na zbukurojne qytetin me buste e restaurime.

Une mendoj qe Shkodra te mos jete kaq e polarizuar pra te dij ti jape nje mesim atyre zoterinjve qe na ngopen me perralla qe ne 90' pasi na kane shume borxhe. /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

Te tane pjestaret e familjes time jetojne in America and vellai i vogel ishte i djegur me e pa Shkodren and all our kusherijte qe kan mbet atje,and tane kohen bisedote about it.The dita erdhi.He was shume i kenaqur to go there.but kenaqsia tij mbaroj just for 2 weeks.Kur erdhi back in America i kishte tjeter mendim and he told me the life is same as before no any changes.And i ask him if he like to go back.
Please can anyone tell me the answer what he said.
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

Hawk ke te drejte, kryetari i bashkise nuk mund te bejne gje kur ja vejne shkopinjte nen rrota keshilli bashkiak i paafte, qe shikon vetem interesin e vet, por qe te jemi realist shkodres i duhet nje njeri "Individ" qe te mos pyes fort per njeri por te beje punen ashtu sic eshte Edi Rama. Pune tjeter qe Edi Rama i ka mbushur xhepat e vet mire por te pakten ka ba dicka.
Kryetari aktual i Bashkise eshte njeri persembari por e ka te veshtire te vendose ligjin ne realitetin aktual te Shkodres
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
qeverine e te famshmit nano e kan akuzu tan kohen qe e ka lan shkodren mas doret, dhe kurr nuk eshte degjuar nga ndonje qeveritar kjo qe thua ti. tesh sa i besueshem je ti

[/ QUOTE ]

KU JETON TI..?
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Tashi po na del version i ri i mbrojtjes se paaftesise te kryetarit. "Asht njeri i mire por ja vejne shkopijte nen rrota keshilli bashkiak".E kujt i behet vone se eshte njeri i mire.Fakti qe ai keka njeri i mire kujt i ka sherby deri me sot???Ah po...si njeri i mire i kane "falur" nje hyrje 3+1 ne Tirane meqenese ka dhane lenjen per ndertimin e pallatit te lulishtja te dollari. Si njeri i mire qe asht nuk din gja ca bahet ne bashki (kuptohet per te gjitha keto e ka fajin keshilli bashkiak)... Shkurt muhabeti ai s'ben per ate pune.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Vec Mbledhje bahen

Shum pun t'mir kan ba /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Thjesht desha me shkru diçka /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Eshte njeri i mire sepse nuk i shkel kallot atyre qe nuk duhet.
Per punen e tije besoj se e kemi pare...nuk dinte tjeter vetem te fajsonte qeverine.Po tani qe qeveria ka ngjyren e kryetarit te bashkise !?

Do harrohet edhe ky si parardhesit.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Ky i sotmi po harrohet qysh itash qe asht aty ku asht...

Mendoj se rol te rendesishem qe bashkia e shkodres te drejtohet me sukses kane edhe nenkryetaret e tyre.Ata jane pjese e ekipit drejtues. A din kush me me thane emrat e nenkryetarve te sotem???(Ndoshta ndonjeni po habitet se kujton se bashkia ska nenkryetar. Jo mos u habit,me sa di une ka 2 biles...)
 
Top