Si e vleresoni punen e Bashkise te Shkodres

genci

Primus registratum
Socialistët “rreshtohu”, demokratët “shpërndahu”.

Ndoshta nuk eshte Tema e posacme per kete postim.. por te jep nje ide se cmund te ndodh ne zgjedhjet lokale dhe PSE.

Analizë Koment
Socialistët “rreshtohu”, demokratët “shpërndahu”.

Nga Besi Bekteshi

Në fakt me të vërtetë që ushtria nuk hyn në këtë mes, por po ta shohësh nga kënd vështrimi i skuadrës apo batalionit, pikërisht kjo është komanda që po marrin dhe zbatojnë dy partitë kryesore në qytetin ku beteja politike pritet të jetë fusha më interesante e një ndeshje pa asnjë përjashtim të goditjeve të ndërsjellta. Qyteti ku të majtët nuk kanë fituar asnjëherë, duke filluar nga përfundimi i zgjedhjeve të partisë socialiste do të jetë edhe barometri politik se çfarë do të jetë në gjëndje të bëjë partia më e madhe e opozitës dhe si do ti përgjigjet ajo në pushtet, asaj që fare mirë mund të quhet strategji e marrjes së pushtetit aty ku je i pa sigurtë.
Ka kohë që socialistët megjithë përçudnimet dhe “rrafshimin”intelektual që i kanë bërë partisë së tyre në Shkodër, tentojnë që të luajnë fort me kundërshtarin i cili është i fortë si rezultat, por aspak i tillë realisht po të kishte përpara parti e cila do të kishte besimin se shkodranët urrejnë komunistët dhe jo të majtët. Nga manovrat e vetë PD-së zgjedhjet e fundit me rikandidimin e tretë të Valentin Palajt dhe dërgimin e Pjetër Arbnorit në Malësi të Madhe ku edhe përçarja e demokratëve aty u demostrua edhe në zyrë të Berishës, socialistët luajtën bukur, duke marrë periferinë e Shkodrës. Ato vendosën dy ish demokratë të cilët sigurinë e tyre nuk e kishin vetëm te fondet, por edhe te mënyra aspak socialiste (prokomuniste) edhe në shprehje. Ky sulm i PS-së ishte i sukseshëm, sepse shfrytëzoi konjukturat aspak të mirë ngritura nga PD-ja lart në Tiranë, por që nuk luheshin jashtë oborreve të shkodranëve atje. Socialistët politikisht treguan se janë të fortë kur zhveshin disi PS-në nga integriteti i tyre majtist dhe revolucionaro-konservator. Megjithatë kjo ishte koha e Nanos dhe periferia e Shkodrës u kap me hesapet e tij dhe stërkëmbëshat që demokratët i vunë njëri tjetrit pa mëshirë dhe pse jo, me qëllim. Mjafton të përmendim faktin e deklaruar edhe nga zonja Topalli se Shkodra do të fitojë 9-0 si qark dhe 7-2-shi do të thotë që një pjesë e periferisë së saj, u sulmua dhe u mor nga socialistët.

Sot Edi Rama po vepron ndryshe. Ai i do në rresht socialistët dhe ju ka dhënë komandën “rreshtohu”por rreshtin e do të kontrolluar dhe aspak informal. Më kujtohet se përpara se të fillonin zgjedhjet, nga PS-ja në Shkodër deklaroheshin prurje dhe anëtarësime nga zonat rurale dhe informale të Shkodrës me shifra 800, 1200 dhe dukesh se kjo parti është tre-katër herë më e madhe se PD-ja që në fakt organizimin e ka formal nga që votat i merr edhe pa bërë asgjë. Por çndodhi? Ndodhi që këto anëtarsime ishin vetëm një prurje njerzish dhe premtime pune të cilat pastaj u shëndruan në vota kundër partisë që medemek i kishte anëtarë.

Rama në Shkodër duke shfrytëzuar përqindjet e pakta të daljes në votime të qytetit dhe disi fshatit, shau të gjitha partitë. I quajti “ujqër qorrë që vetëm kafshojnë dhe nuk dëgjojnë”. Ai shau dhe partinë e tij përpara se ai të ishte kreu i saj. Shkodranëve ai ju premtoi se do të ndërtonte me anën e parimit “një anëtar një votë” një parti ku idiotizmat e dikurshëm të mos përsëriten më. Me ndarjen Bashki dhe Komuna të PS-së si organizim në Shkodër për zgjedhjet lokale Rama do të synojë kreun e Bashkisë së qytetit ku socialistët nuk kanë qënë të zot për të ndryshuar asgjë.
Sot, duhet thënë e drejta, nuk egziston alternativa socialiste në Shkodër sepse asnjëherë nuk ka qënë e zonja të ndryshojë mendjen e shkodranëve. Sot Rama, po tenton strategjinë Rama. Ramës i vinte keq nëqoftëse dikush do të mbante foton e tij në zyrë apo tavolinë, por Ramës në komunikim mediatik, pavarsisht se i mbrapshtuar nga përzgjedhjet dhe përjashtimet e gazetarëve, i vinte mirë që një pjesë e shkodranëve e adhurojnë jo si kreu i PS-së, sepse për atë as që pyesin fare, por si kreu i Bashkisë dhe si “pyka” në mes të Berishës dhe Nanos. Pikërisht këtë do të luajë ai në Shkodër dhe me sa duket o ka qënë i zgjuar ai që ja ka rekomanduar o është vetë i mirë informuar për realitetin shkodran. Rama me sa duket nuk do të bjerë në grackat që përgatit “Shkodra virtuale” të cilat janë me mbiemra të mëdhenj e shtëpi të mëdha. Me fise të mëdha dhe të fortë nga zonat rurale. Me sahan lëpirës që shajnë Shkodrën në Tiranë dhe Tiranën në Shkodër. Me religjone të cilat në momente deçizive kanë lëvizuar balancat qytetare në qëndrën e kulturës së fjetur, por që kur zgjohet nga gjumi godet ashpër, ashtu siç ka ndodhur me partinë e Berishës në 1996, për pushtetin lokal. Rama edhe pyetjes se çfarë religjoni ka, ju përgjigj që beson në diçka, por këtë nuk ja thotë njeriu. Shkodra ju ka përgatitur shumë personave gracka të tilla nga ku kanë dalë të lagur, pavarësisht se pastaj mund të jenë bërë edhe kryeministra apo ministra dhe ja kanë shpërblyer, duke e lënë pa drita dhe pa zhvillim. Megjithatë Rama në sulmin e tij ndaj marrjes së Shkodrës ka një pengesë të madhe dhe këtë e ka brënda partisë së tij pikërisht në Shkodër. Në qoftëse PS-ja filloi dhe ka akoma tentativa të vazhdojë të identifikohet me zonën rurale për zgjidhje si të “Maocedunidesë” që fshati të rrethojë qytetin, kalimi tjetër është në rreshtimin e llogaritur, por nëpërmjet “skuthave” të qytetit të cilët të gjithë problemet i zgjidhin vetëm në bazë të përllogaritjes dhe të asaj që thonë në të kundërt të mendimit që kanë. Shkodrës sot për kreun e PS-së të qytetit nuk i janë propozuar emra të mëdhenj dhe ideologë apo me influencë në qytet. Shkodra nuk ka socialistë influentë në lartësitë e PS-së në Tiranë siç kundër ka PD-ja. Kjo gjë ka sjellë që PS-ja e Shkodrës të konsiderohet si e “njerkës” dhe nuk dihet se me Edi Ramën zëri i shkodranëve socialistë do të dëgjohet edhe në lideshipin partiak të selisë rozë në Tiranë. Fakti është se edhe niveli i tyre ka qënë i dobët, por kjo ka ardhur se në Tiranë vetë organizatën e madhe të Shkodrës e kanë konsideruar si apendiks dhe nuk kanë pasur shumë qejf qytetarët e majtë shkodranë.
Jo vetëm që nuk i ka pasur qejf, por në të kundërt ju ka vënë sipër edhe “teoricienë” të forcës dhe fisit të zonave rurale, duke lënë në shtëpi edhe të majtë që nuk votojnë kurrë për Berishën, por që si qytetarë që janë nuk votojnë dot kur ju preket toka, gjuha,feja,edukata,prona e tyre. Në e ngatërroftë edhe Edi Rama këtë gjë, shumë shpejt do të mësojë me “shpenzimet e veta” si si humbet në Shkodër edhe kur ju ke “futur” frikën me trima të gjithë qytetit.

Edi Rama në sfidën e tij për Shkodrën, po ndihmohet shumë dhe fort nga PD-ja e qytetit më të sigurtë të kësaj force politike.
Partia Demokratike në Shkodër ka marrë komandën “shpërndahu” dhe gjysma po qan dhe gjysma po qesh për marrjen e pushtetit qëndror. PD-ja e Shkodrës nuk është aspak e organizuar si PS-ja dhe kjo nuk është e çuditëshme. Ajo në saj të komandës “shpërndahu” të deritanishme të socialistëve, nuk ka provuar të mblidhet asnjëherë realisht në rresht. Por sot ajo vegjeton, duke dhënë shëmbullin se si është gjumi para se të “biesh nga shtrati” në çimento dhe të përplasësh kokën dhe brinjët. Shkodra ka pasur deputetë që nuk kanë thënë asgjë dhe nuk kanë bërë asgjë. Por sot ajo ka përsëri deputetë në po këtë linjë. Po kështu në Këshillin Bashkiak i cili është në mungesë të plotë nga PD-ja dhe në “llastim” nga PS-ja. PD-ja e Shkodrës është e prezantuar vetëm nga zonja Topalli. E gjithë jeta e PD-së së Shkodrës është kapja e punëve dhe drejtorive. Për këtë gjë ato që bëhen drejtorë “bërtasin” në tavolina për të qënë më të sigurtë se mbas emërimit të tyre është zonja Topalli, por edhe nga 5-6 pretendentët e po atij posti “bërtitet” se mbas jo vendosjes së tyre në karrike, është zonja Topalli. Nga Partia Demokratike dhe “karrikekërkuesve” tashmë Berisha nuk përmendet dhe kjo tregon se lartësia më e madhe e PD-së, Shkodrën e ka lënë në dorë të shkodranes së fuqishme e cila si të jenë të vërteta dhe mos të jenë të vërteta emërimet dhe ç’emërimet “do ti gëzojë”, sepse asnjë herë nga zyrat e PD-së në Shkodër nuk është dalë për tu thënë gjë apo për të sqaruar gjë. Nuk është bërë një mbledhje dhe nuk ka dalë asnjë deklaratë për shtyp në këtë parti qoftë edhe për ndonjë rast të jashtëzakonshëm.

Gjithsesi të gjitha që kanë të bëjnë me PD-në e Shkodrës janë një “vesë” e hollë mengjezi pranveror, përballë “shiut” tropikal që vjen nga Tirana. Por askush deri tani nuk mburret me bëmat e Astrit Bushatit dhe Arenca Troshanit, Gilman Bakallit dhe ndokujt tjetër. As nuk i shajnë për ndonjë të keqe, sepse aktualisht janë inertë dhe të pa faj në atë fajësi që të jep gjëndja e mos pasjes gjë në dorë as për mirë dhe as për keq.
Problemi qëndron në superprotagonistët të cilët edhe kur bëjnë mirë sulmohen se përsëritet shumë kjo gjë, imagjinohet qartësisht se kur bëjnë ndonjë gjë keq se çfarë inpakti ka në Shkodër kjo ndodhi.
Në të vërtetë ti japësh komandën qetësohu PD-së ndoshta është edhe oportune, sepse “janë lodhur shumë” duke fituar me një kundërshtar virtual dhe me qytetarinë shkodrane e cila në antikomunizmin thelbësor që e ka si percepsion politik, tërheq me vehte edhe periferinë e saj rurale, duke ndëshkuar socialistët që me pa aftësinë e tyre kanë vazhduar të zgjedhin monopatet për të marrë kalanë e Shkodrës.
Tashmë në Shkodër nuk është viti 90-të, as 96-të dhe as viti 97-të e biles as viti 2001. Në Shkodër të majtën nuk e dinë më për “armike” dhe jashtëtokësore. Sot Shkodra di që ka në pushtet partinë që i ka dhënë shumicën e votave të atyre më pak se 40% që kanë dalë në votime. Por gjithsesi votat ja ka dhënë Partisë Demokratike në Shkodër dhe jo një personi sa do i fuqishëm dhe i përkrahur politikisht qoftë. E në qoftë se ky person kërkon që të gjitha problemet e Shkodrës (përveç Shqipërisë) ti zgjidhë vetë, akoma më mirë, se kështu PS-ja nuk ka nevojë të bëjë duel me të gjithë PD-në, por vetëm me këtë person apo persone, kështu që show është i garantuar dhe me një komoditet absolutisht të nevojshëm për shkodranët të cilët kanë 62 vite që duelet i paguajnë shtrenjtë në kurrizin e tyre.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Ne rregull e ke ti qe thua qe duhen njerez te rinj por puna eshet qe keta te rinj sa te zote jane. Edhe kryetari i sotem i ri ishte para 3 vjetesh por tashi po duket i plakur edhe i lodhun e i merdhitur sa me nuk behet.Shkurt muhabeti nuk ka kene asnjehere per ate pune per te cilen i ka dal zot para 3 vjetesh. Pra du te them qe ate fjalen te rinj ta zberthejme me shume qe te jete me e qarte per te gjithe se nuk mjafton fotoja e re ne kornize por edhe cilesia e punes te atij qe do te jete ne fotografi dhe postera neser pasneser. Po arritem kete them qe kemi arrit diku....
 

genci

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Kur e kam fjalen per te rinje, une nenkuptoj dike me masters ose edhe me mire PhD te kryme, me pak experience dhe i zotit. Por.. do shtoja qe ne ne nje vend ideal, kesaj rini nqs vjen ne pushtet i duhet nje mbeshtetje shume e madhe nga te dy krahet, rrymat, ne Shkoder. Jo vetem aq. por duhet ti lajme ne nje ane paragjykimet qe kemi per "pushtetar". Pra populli ti japin besimin dhe ndihmen.

Analiza dhe Komenti me poshte.. tregon mbi gjendjen e popullit dhe qeverise ne Shkoder...

Parimi “më mirë mua se shtetit” gjithmonë ka goditur popullin

Këshilli Bashkiak konfuz dhe me mungesa të shumta. Rrëmujë protokollare dhe proçedura të shkelura në mbledhje.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

master ose PhD nuk do te thote asgje ne lidhje me ate qe kerkohet realisht. Kryetari aktual biles ka me shume se aq, ka prof.dr. Mendoj se ne ne shkoder na duhet dikush qe ka drejtuar me sukses me perpara nje institucion, nje organizem, nje firme etj ( e theksoj me suskses sepse suksesi eshet i matshem me shifra jo me vegjetim ne poste drejtuese). na duhet nje menaxher i mire i cili din te drejtoje dhe organizoje njerezit qe ka poshte vetes, din te punoje nen stres, din te kerkoje llogari, din te punoje si ekip dhe te mbroje aty ku duhet punen e ketij ekipi, qe te ndjeke dhe ta dije ne cdo moment se ca po behet ne bashki ( kryetari aktual me duket se din vetem se ku asht vete e ku e ka kryt). Qe ti kete keto minimalisht duhet te kete eksperien e duhur dhe nuk e di se ca mund te quhet "eksperience e vogel" ketu.Persa i perket mbeshtetjes nga te 2 krahet dakort jam me ty por nuk mendoj se eshte dicka qe do vije ndonje dite vedit ne rast se ai qe do pretentendonte te merrte drejtimin e bashkise ( ose ekipi i tij ne teresi) nuk do e kete si plan pune te tijin afrimin e 2 kampeve dhe te kerkoje mbeshtetjen e tyre dhe kur them ta kerkoje vete nuk kam parasysh duke shku e duke u ul ne mbledhje e duke pa "shpikje raketash" por duke punu e duke dhan rezultate, duke mbeshtet me punen e bere ate qe punon dhe jep dhe jo ate qe flen gjith diten ne zyra e ne kafene. Ka njerez punetore te te dy kampeve dhe vleresimi i tyre eshte celsi i suksessit te mbeshtetjes qe dy kampet mund ti japin Shkodres ( dhe jo kryetarit ose ekipit te tij ne vecanti)
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

SI VJEN MARRE ME E KATANDIS SHKODREN NJI KET FAR FEJE
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

o GENC na i shkurto pak kta shkrimet ,se un kam nji ves t'keq q1 kta t gjatat si lexoj se lodhem /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
master ose PhD nuk do te thote asgje ne lidhje me ate qe kerkohet realisht. Kryetari aktual biles ka me shume se aq, ka prof.dr. Mendoj se ne ne shkoder na duhet dikush qe ka drejtuar me sukses me perpara nje institucion, nje organizem, nje firme etj ( e theksoj me suskses sepse suksesi eshet i matshem me shifra jo me vegjetim ne poste drejtuese). na duhet nje menaxher i mire i cili din te drejtoje dhe organizoje njerezit qe ka poshte vetes, din te punoje nen stres, din te kerkoje llogari, din te punoje si ekip dhe te mbroje aty ku duhet punen e ketij ekipi, qe te ndjeke dhe ta dije ne cdo moment se ca po behet ne bashki ( kryetari aktual me duket se din vetem se ku asht vete e ku e ka kryt). Qe ti kete keto minimalisht duhet te kete eksperien e duhur dhe nuk e di se ca mund te quhet "eksperience e vogel" ketu.Persa i perket mbeshtetjes nga te 2 krahet dakort jam me ty por nuk mendoj se eshte dicka qe do vije ndonje dite vedit ne rast se ai qe do pretentendonte te merrte drejtimin e bashkise ( ose ekipi i tij ne teresi) nuk do e kete si plan pune te tijin afrimin e 2 kampeve dhe te kerkoje mbeshtetjen e tyre dhe kur them ta kerkoje vete nuk kam parasysh duke shku e duke u ul ne mbledhje e duke pa "shpikje raketash" por duke punu e duke dhan rezultate, duke mbeshtet me punen e bere ate qe punon dhe jep dhe jo ate qe flen gjith diten ne zyra e ne kafene. Ka njerez punetore te te dy kampeve dhe vleresimi i tyre eshte celsi i suksessit te mbeshtetjes qe dy kampet mund ti japin Shkodres ( dhe jo kryetarit ose ekipit te tij ne vecanti)

[/ QUOTE ]

problemi eshte qe njerezit e zgjuar (ata qe dine te punojne dhe kurdohere te kene rezultate) eshte veshtire ti gjesh ne shqiperi. e jo vetem ne shqiperi por sipas nje ekipit te huaj sikur çdo vendi te zhvilluar ti largohen jo me shume se 50 koka drejtuese, ai falimenton pa kushte, si shqiperia sot.

sipas Quid nje enciklopedie franceze, shqiperise i mungojne pikerisht keta njerezit qe dine te drejtojne.
dhe i kane munguar gjithmone.

nje diktator qe kishim e na doli idiot. sot do te duheshin disa dhjetvjeçare nen diktature (siç e kaloi spanja, portugalia, greqia, etj, vende pra me temperament te ngjajshem me ne) qe populli (ata qe patjeter gjithmone do ti mbesin nje vendi) te fitonte besimin e humbur si dhe nje fare krenarie kombetare.

si dhe diçka, une tek ky parashtrim nuk morra ne analize shkodren qe per mu perben nje specifike te veçante kombetare ne saje te historise e kultures se saj te dikurshme.
qe thu ti te gjithe shkodranet qe njoh ne perendim, jane njerez energjike, te papertushem, çapkene e qe dine te fitojne para me shume sesa i kane kapacitetet intelektuale.
por e çuditshme eshte qe ASNJERI prej tyre nuk kontribuon ne shoqerine ku jeton. pra nuk i kthen riskun e saj shoqerise ne te cilen ben pjese dhe e cila e mundeson te fitoje parate.

kjo mendoj eshte e meta me e madhe e shqiptareve dhe ne veçanti e shkodraneve.
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

Ne shkoder vec kush falet n minare jeton atje, pjesa tjeter s ka lane as hijen atje :-(
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

isha ne Shkoder, kte ver... me kputi shpirtin

e meqe ra llafi... ne bised e sipert, me shoqeri atje... me than qe ish Qeveria Shqiptare
ka tentuar te dergoj buxhet ne Shkoder per investime, mirmbajtje etj, por Bashkia e Shkodres ka mbajt qendrim shum Bastadr... duke i refuzuar kto Fonde

me vjen keq qe Shkodren e komandojn plera siç me than
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

every country has the government it deserves
Joseph de Maistre

ne shkoder po nuk ke musliman nuk ke shance me u ba krytar bashkiet edhe sikur te ishe diplomu ne oxford, harvad, yale e sado eksperience te kesh.. mentalitet anadollak
 

genci

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
every country has the government it deserves
Joseph de Maistre

ne shkoder po nuk ke musliman nuk ke shance me u ba krytar bashkiet edhe sikur te ishe diplomu ne oxford, harvad, yale e sado eksperience te kesh.. mentalitet anadollak

[/ QUOTE ]


Ti po sygjeron se po pati Shkodra, krytar JO musliman.. i ikun t'gjitha problemet??? Ky eshte arsytim fmijsh.

Krytaret kan kene musliman.. por shumica e stafit jo..


Dicka qe e ka pengu shumeeeeeeeeeeeee zhvillimin e Shkodres eshte dhe do jete, tregtia qe ben nepermjet Malit te Zi.

Kete nuk e ka n'dore Bashkia, sepse qeveria e mbyll, hap kufirin. Plus qe e dijme tane se rreth 3500 familje hashin buke nga ajo tregti. Por sic duket kjo tregti po konkuronte me mallin qe vjen nga greqia(i kontrollum 110% prej politikanve). Keshtu qe edhe kur ishte kufini hap per tregti t'gjithe e dijme se makinat me mallna ndaleshin rruges per ne tirane dhe nuk i lejonte kush qe ta shesnin mallin ne rajone te tjera te vendit.

....

Te tema Lajme prej Shkodret, posotova sot nje artikull ku Bashkia e Shkoders kerkon heqjen e "tavanit" mbi rrogat e disa vendeve te punes. Ne artikull thoshte qe ajo rini shkodrane qe ka marre diplomen jashte vendit, nuk don te punoj ne bashki sepse rrogat jane te vogla( i kontrollon shteti), dhe keto te diplomuar me mire punojne jashte profilit ne firmat private sesa ne bashki ne profil.
Pra po u hoq ky tavan, kjo do e afroj rinin e shkolluar jashte vendit me shume, edhe eshte nje menyre shume e mire per te ingranuar rinine e qytetit.
 

el_che

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

ooooooooo

s'ka te beje fare nqse kryetari eshte musliman, apo eshte katolik, apo eshte budist, s'ka lidhje fare kjo gje...


ne fakt, duhet te investoje me shume privati, pasi atyre i intereson me shume....

duhet investuar ne turizem, sidomos ne alpe, pasi ka mrekullira te natyres qe jane shume te bukura
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Nji nder faktoret e mos zhvillimit te shkodres eshte edhe mentaliteti i atij robit qe te keqen e shikonte te feja e kryetarit te bashkise( kryetari rrezik sdin vete se cfare fejet i perket).
Persa i perket zhvillimit te shkodres ne lidhje me tregtine e malit te zi jam dakort por nuk duhen perzi gjanat. Nuk ka lidhje aspak bashkia, puna e bashkise me faktin se a u hap apo u mbyll kufini. Hapja ose mbyllja e kufirit eshte nje + ose - per ecurine, ritmit e zhvillimit te shkodres por jo te punes te Bashkise. Pra me pak fjale nuk eshet element mates i punes qe te arrish edhe te besh krahasime ose ta perdoresh per justifikim.
Materialin per rinine shkodrane qe nuk ka ku kthehet e lexova por me duket si me la ashtu me ashtu...Kryetarit dhe ekipit te tij ti kishte dal zani qe me perpara e jo tashti 6 muj para se me ik me fol per probleme te tilla. Se levizja qe pretendon me ba sot mund tu bante qysh se pati fillu pune. Mirepo problemi asht se kryetari tashi me duket se ka fillu me marr vesh ndonje gja se si funkjonon bashkia e fillon edhe jep deklarata ne shtyp. Atyre nuk ia ndigju zani i gojes tash 2 vjet e brenda 1 muaji dalin e flasin me kopetence per vllaznine, per rinine, shkodren, mbeshtetjen e qytetareve etj.Aktualisht kryetari me ekipin e tij ka kohe me mbaru vetem ato projekte qe ka nis. Mirepo fatkeqesia jone asht qe askurrgja ska nis. Vetem fjale boshe, vetem ankesa. Voten, mandatin ato palaco e kane marre me punu, berjen e ankesave e kena ne qytetaret.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

aaahhh se harrova diçka shum me vler... mos ju ngeli hatri ju Skodronve (Meshkuj)... Femrat i keni shum me te zgjuara, dhe per mendimin tim, do ishte shum me mir te komandonin Femrat ate qytet se meshkujt e them ket gjo me shum bindje personale... kaq kisha /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

ok! e paskeni interpretu si keni dasht at postimin qe kam ba dhe ne te njeten kohe keni tregu se sa te cekt jeni... nje vend nuk ka se si te zhvillohet kur banort e tij votojn per kryebashkiakun duke u nis nga pikpamja fetare dhe jo nga aftesit dhe eksperienca e tij. ne zgjedhjet e fundit lokale kandidati i majt ishte shum ma i afte dhe kishte pas eksperience ne bisnes por nuk fitoj, dhe arsyja qe nuk ka fitu nuk asht se ishte i majt se pd sot asht ma e majt se ps, por se kishte emen qe shumices i lendon njenjat. keshtu asht votu deri me sot nga shumica e shkodranve. atyne ju vret ndjenjat nje simbol ne maje te nje kodres qe nuk ban zhurme e as nuk reflekton ne diell per me i ba me e shikju pa e pas ne plan, kuptohet se sa mund t'iu lendojn ndjenjat kur krybashkiaku nuk ka fene e tyne. nje vend qe ka drejtus te pa afte dhe shumicen e popullsis injorante nuk ka si te zhvillohet. para do kohesh nje artikull ne nje gazete shkrute se bashkija i kishte dhan njenit leje per me ba i ndertim ne nje rruge edhe kishte blloku 200-300 shpija, kta kishin shku edhe anku ne bashki disa her po kishin has ne vesh shurdh. aty ke raste me shumice dhanjesh e mos dhanjesh lejesh per ndertim. ligjin e ban ai qe asht ne kry. une kam sugjeru ket qe thashe tesh.
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

ashtu asht, ne shkoder po nuk je mysliman gjeni te jesh, t neveritet te merzitet ai vend.

biles shprehja me lan duhanin e shkodren asht shprehja e dits n shkoder.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

O njeriu pa emer. Me pergjigjen qe jep tregon vedin sa i ceket qe je dhe jo ato qe analizojne arsytimin tand. Ketu qe nga fillimi nuk eshte diskutu per vlera fetare qe duhet te kete kryetari ose kryesia por eshte fole per vlera profesionale ne shume aspekte qe te duhet te kene keto te fundit. Duke folur per keto elemente shprehet qarte ideja se nuk duhet paragjyku perkatesia fetare.Pra nuk ka si te thuhet ma mire.Tashi ti vjen edhe ban shkence edhe lidh fen e kryetarit me kryqet ne bushat qe eshet teme tjeter e nuk ia vlen te flitet per kete ketu.(Vetem nga qendrimi jot per ato simbole merret vesh cfare tendence ke dhe sa i thelle je). Po tu nisnim nga logjika jote atehere dalim te ajo qe tha ShkoderZemer qe po keshilli bashkiak qe ka shumicen per perkatesi fetare tjeter pse nuk ka tregu vlerat e veta te jashtezakonshme, po nenkryetari i bashkise qe eshte po i fese te kundert te kryetarit pse nuk ndihet se ku asht e ca ban ( vegjeton tan kohen ta them une.). Problemi nuk eshet i lidhur me perkatesite fetare por me menyren e votimit te shkodraneve dhe te atyre qe zgjedhin kandidaturat. Shkodra ne vetvete eshte gjithmone ne opozite me realitetin ku ndoshet dhe voton kundra ketij realiteti per kedo.Kjo pergjithesisht eshte pozitive por deri ne nje nivel te caktuar. Kundershtimi i realitetit duhet te sjelli progres dhe jo regres dhe per kete duhet zgjedhur me mend ne koke personat qe pretendojne ta bejne kete levizje.Zgjedhja fillon qe me kandidaturat qe duhet te paraqiten dhe deri te vleresimi per kandidatin (sipas vlerave profesionale te tij) qe duhet te beje secili per voten qe hedh.
Ne lidhje me zgjedhjet e kaluara nuk mund te thuash vetem qe kandidati i majte ishte me zoti. Mund te jete e vertete qe ishte me i zoti (ndoshta shume me i zoti) por duhet te prekesh realitetin dhe te dish qe disa votojne (ose ndikohet shume) vetem per krahun qe ai perfaqeson.PS gjate ketyre viteve nuk ka shprehur ndonje "dashuri" e respekt per Shkodren e qytetaret e saj keshtu qe kjo ndikon qe zgjedhesit te votojne kunder kandidatures te saj ( dhe kjo vote nuk eshet vote pro vleresimit te kandidatures te krahut tjeter).Kjo eshte pjese e politikes dhe duhet pranuar. Ne rast se i njejti person ( flas nga ana profesionale tashme) do ishte kandidat i krahut te duhur besoj se do kishte fitu dhe ketu nuk ka nevoje te fusim elemente fetare per zbukurim. E thashe edhe njehere vete fakti qe tentojme ta perzijme fene kudo e per cdo gja na len mbrapa edhe si mentalitet.
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

ti njeriu me nick, ku e lexove qe kam than se krybashkiaku apo tjert duhet me pas vlera fetare?! a je e marr apo ban vet?! ma hapt se jam shpreh nuk ka ku shkon, gjithkush qe din me lexu e kupton se kam than se kryebashkiaku asht votu nga shumica vetem se asht ken musliman. dhe kriqat i permenda me ju kujtu se sa te brishta i kan njenjat muslimant. ju aq te interesum jeni per fe saqe i dini perkatsine fetare edhe stafit. realiteti ne shkoder asht qe shumica e njerzve nisen nga pikpamja fetare(a e kam perserit shum?) me zgjedh drejtusit dhe jo nga zotsit qe ka nje kandidat apo edhe per me ken ne opozite me realitetin. edhe ti e ke pohu se "disa" votojne ose ndikohen shume per krahun qe nje kandidat perfaqson. kjo pjese e kontradikton gjithe shkrimin tand. disa nuk jan shumice. fene nuk eshte e mujtun me e play down perderisa ka kaq shum ndikim ne mentalitetin shkodranve. asht kot me harxhu kohe tuj shtyp butona ktu.
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

shkodres e minareve nuk asht ma shkodra e dikurshme, ajo ka dek kaher.
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

Kete mendim duhet ta lexojne te gjithe ata qe votojne dhe qe administrojne votat e popullit.Derisa te votoni per PD dhe te vidhni votat a partive tjera duke ja dhene hajduteve dhe ish komunistave te PD Shkodra nuk ka me ba hajr as nuk ka me u zhvillua asnjehere.
 
Top