Si e vleresoni punen e Bashkise te Shkodres

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

Kam mbi dymbedhjete vjet qe nuk kam qene ne Shkoder edhe nga fotografite shkodra.com shikoj se nuk ka ndryshime te medha. Shkodra duhet te kete me shume per ate qe perfaqeson. Eshte nga themelet e kultures shqiptare. Si e tille nuk e meriton te jete ne gjendjen qe eshte. Nje vend e bejne njerezit edhe ajo pjese e shqiperise i ka patur gjithnje. Une jam optimist se nje dite do te jete si gjithe qytetet e perparuara ne ballkan.
Ju uroj gjithe te mirat.
Bashkim Bajraktari
Massachusetts,USA
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

Une nuk kisha pare shume fotografi te shkodres me pare,por u mahnita sa shume kulture ka shkodra,aman ruani kulturen dhe historin e shkodres sepse keni nje qytet shume te pasur, nqs do te rregullohet infrastruktura shkodra nuk do te kete asnje ndryshim nga qyetet e tjera historike kudo ne europe,per te mos thene qe do te jete shume e vecante.Shkodra mbetet deshmi e kultures te shqipetarve,nje qytet qe edhe Mss Durham e quante ne rangun e Vienes dhe qyteteve te medha europiane,prandaj eshte per te ardhur gjynah qe sot eshte katandisur ne kete menyre,me shume pak fonde shteterore.Por gjeja me e keqe qe ka mberthyer shkodren eshte se pjesa derrmuese e rinise ( flas nga eksperienca personale) mbeten shume larg imazhit te qyetit te tyre ne shume aspekte.Shkodra ka shume probleme, dhe nuk eshte e lehte per asnje qeveri te rregulloje situaten ekonomike te shkodres,psh,historikisht shkodra lulezoi si qytet nga tregetia me vendet fqinje,ne nje kohe kur shkodranet ishin qytetaret me me kulture dhe me te arsimuar ne rajon,gjate periudhes te diktatures vazhdoi ( me standartet e kohes) te ishte nej qyetet i madh dhe i industrializuar per shkak se ashtu ishte sistemi ,mjafton te kishte popullsi te madhe dhe do te kishte industri,por sot problemet jane ndryshe , kushdo qeveri qofte,e majte apo e djathte genjen kur premton progres te shpejte ne shkoder,sepse pa u bere kosova e pavarur dhe pa u stabilizuar situata me vendet fqinje,maline zi dhe serbine,shkodra nuk ka per te pare progres.Shkodra eshte nje nga qytetet me te medha ne shqiperi dhe eshte teper e veshtire te kete progres vetem me fondet e shtetit,prandaj duhen hapur mundesite e historike te shkodres,tregetia e lire me rajonin,turizmi dhe industria.Por ne kete aspekt une nuk e shoh me sy pozitiv situaten edhe per nje dhjetevjecar sepse pozicioni gjeografik,dhe zhvillimet politike dhe demografike ne shkoder jane pengese e madhe sot.NQS dikush ketu ka ndonje ide se si mund te punohet ose cfar mund te shfrytezohet per te krijuar nje plan zhvillimi ne shkoder ne kete periudhe atehere une do ta degjoja me kenaqesi, por besoj se do te ishte shume e veshtire te gjeje rrugezgjidhje,dhe njerezit duhet ta kuptojne qe politikane dhe qeveri qe bene mrekullira nuk ka.Megjithate shpresoj qe te behet me mire sa me shpejt sepse shkodra mbetet djep kulture dhe eshte krenari e gjith shqiperise ,jo vetem shkodraneve.gjith te mirat.
 

genci

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

GAZETA E SHKODRES
Maj 3, 2006


Filiali kërkonte që Bashkia të paguante dritat për `97-98

Përfundon odiseja e gjyqeve, Bashkia triumfon mbi KESH


Haxhi: Po shlyejmë detyrimet e prapambetura

--------------------------------------------------------------------------------

BRIKENA SHLLAKU
rrethet@gazetashqiptare.com

SHKODER

Përfundon odiseja e seancave gjyqësore midis Bashkisë dhe KESH-it të Shkodrës. Në bazë të vendimit përfundimtar, Gjykata e Shkodrës vendosi që Bashkia t’i paguajë vetëm 5 dhe jo 50 milionë lekë KESH-it, për të shlyer energjinë në vitet 1997-1998. Këto dy institucione janë “përleshur” në gjyqe të pambarimta që në vitin 1999. Nga ana e tij, filali i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare(KESH), pretendonte se gjatë periudhës së trazirave, në vitet 1997-1998, Bashkia i detyrohej një shumë prej 50 milionë lekësh për ndriçimin e ambienteve të saj, rrugëve të qytetit dhe energjisë që kanë konsumuar shkollat gjatë stinës së verës. Ndërsa në mënyrë permanente, drejtuesit e Bashkisë e kanë konsideruar si “absurde” këtë shifër. Ish-kryetari i Bashkisë në ato kohëra, Bahri Boriçi ka kundërshtuar të paguajë këtë shifër ndaj KESH-it. Boriçi, në atë kohë, është shprehur se godina e Bashkisë ka qenë jashtë funksionimit, dhe një pjesë e vogël e administratës ishte vendosur përkohësisht në ambientet e Prefekturës. Sipas tij, rrugët e qytetit të Shkodrës në ato vite tranzicioni nuk kanë qenë të ndriçuara, sikundër pretendonte KESH-i, por në errësirë. Ndërkohë që Boriçi e ka quajtur si të palogjikshme që Bashkia të paguante për energjinë që kanë konsumuar shkollat gjatë stinës së verës, në një kohë që ato kanë qenë të mbyllura në atë periudhë.



50 MILIONE
Lekë pretendonte ndaj Bashkisë për energjinë e konsumuar në vitet 1997-1998, filali i KESH-it.
 

Guest
Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

Une mendoj se problemi ma i madh qe ka Shkodra nuk jane as shkodranet e as lokalizmi qe i karakterizon, perkundrazi bile kjo da te ndikonte vetem per mire.
Problem per Shkodren mbetet Bashkia me administraten e saj te "nderuar" qe vetem administrate bashkiet nuk asht gjdo gja mund te jete.
Jane mbledhe njerezit me te ndyte te qytetit te Shkodres ku gjysma jane kusherinj me njeri-tjetrin, dhe vetem mendojene si e si ta fundosin kete popull duke mbush gjepat e tyre.
Kryetari asht nje idjot i mbarum qe ka frike nga te marrurit e frenave ne dore.
Dhe po i them qe ketu, Artan Haxhi je deshtak.
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

Mor vllazen problemet e Shkodres e te tan Shqipnis kan fillu ktu e 500 vjet ma perpara...Nje trup i helmum per disa shekuj ka nevoj me i nrru gjakun...Gjak te paster te rritun majash tnalta ku aty dhe vetem aty ndodhen t'kullume trditat e zakonet e shqiptarit...

GJAKU I ARBRIT LAVDIA E KTIJ VENDI.
 

Guest
Re: Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une mendoj se problemi ma i madh qe ka Shkodra nuk jane as shkodranet e as lokalizmi qe i karakterizon, perkundrazi bile kjo da te ndikonte vetem per mire.
Problem per Shkodren mbetet Bashkia me administraten e saj te "nderuar" qe vetem administrate bashkiet nuk asht gjdo gja mund te jete.
Jane mbledhe njerezit me te ndyte te qytetit te Shkodres ku gjysma jane kusherinj me njeri-tjetrin, dhe vetem mendojene si e si ta fundosin kete popull duke mbush gjepat e tyre.
Kryetari asht nje idjot i mbarum qe ka frike nga te marrurit e frenave ne dore.
Dhe po i them qe ketu, Artan Haxhi je deshtak.

[/ QUOTE ]

Nuk kam ca te shtoj ma se e mbeshtes 120% kete qe the, ky asht problemi i vertete i Bashkise dhe rrjedhimisht i qytetit te Shkodres, une nuk kam punu aty si ti por i njof mire personat qe jane brenda sidomos kur jane edhe nga nje familje. Pikerisht keta persona nuk lejojne me ec punet ne bashkine e Shkodres, pra tan e keqja vjen nga keshilli bashkiak, sa per z.Artan Haxhi nuk do shprehesha kaq rande se nuk e meriton por ai duhet te kete ma guxim dhe te mos harroje se asht ai 1-shi ne ate Bashki.
 

Guest
Re: Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

re: "iron man" u r the man,
por kur kerkojn alfed mosiun me ju kerkuar falje
injoranca e ketij dhoj miletit nuk mbaron ketu......!&gt;&gt;&gt;?
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

Cfare lidhje ka Alfred Moisiu me Bashkine e Shkodres nuk e kuptova....???????
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

don zdon ti Buna Alfred Moisiu mesa di un e ka vendlindjen n'Shkoder /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

Kena me ba Shkodren, Mmmmmmlano te vriut..keshtu thoshte doktorr rrumpalla nje here e nje kohe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

Tan diten te oazi tu lidh e tu zgidh nej pisllek. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

Ky lajmi i meposhtem e pershkrun shume mire situaten.Po vijne zgjedhjet e reja dhe njesoj duket se do vazhdohet. E njeta melodi, e njeta kange....

Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak
Sunday, 18 June 2006
Shkodër—Këshilli Bashkiak i Shkodrës është mbledhur si pasojë e kërkesës së CSDC, Organizatës së zhvillimit të shoqërisë civile nën drejtimin e OSBE-së në Shkodër, për t’u ballafaquar me realitetin e ndriçimit publik në qytet. Nga sondazhet e bëra si nga shoqëria civile dhe vetë Bashkia rezulton një mendim negativ i qytetarëve shkodranë për një nga elementët më të rëndësishëm urban që është edhe ndriçimi. Mirëpo si zakonisht në Këshillin Bashkiak të qytetit mbledhja fillon tepër larg ndaj rendit të ditës dhe këshilltarët u morën rreth 30 minuta me kushtet jo të mira të sallës së këshillit e cila kësaj rradhe ishte plot edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.Në fakt Këshillin e drejtonte Namik Kamberi kurse si përfaqësues i Bashkisë ishte nënkryetari Rudolf Rasha të cilët zëvëndësonin Anton Lekën si kreun e Këshillit Bashkiak dhe Kryetarin e sëmurë të Bashkisë Artan Haxhi. Më vonë këshilli u sorollat mbi zbulimin e “kompatibilitetit” të ligjeve të vitit 95-së dhe 2001 për pronat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompetencat që kanë si ky institucion ashtu dhe Këshilli Bashkiak i qytetit në repartin e dikurshëm 1100 ku ndërtohen pallate si për të pastrehët ashtu edhe për oficerat, një pjesë e të cilëve janë në banesa të dikurshme të repartit. Duke mos qënë të qartë as me ligjet dhe as me kompetencat, këshilltarët si zakonisht i bënë bisht problemit dhe votuan mbi propozimet, duke u ndarë ashpër me thikë majtas dhe djathtas, pa pasur asnjë lloj arsye politike. Binte në sy që këshilltarë të veçantë detyroheshin të interpretonin ligjet dhe të sqaronin përmbajtjet ligjore, sepse mungonte infrastruktura dhe dijenitë e duhura në këshill. Mbas kësaj socialistët u larguan nga salla, duke injoruar problemin e ndriçimit megjithë propozimin e këshilltarit demokrat Tonin Gjuraj i cili kërkoi që të bisedohej me to dhe të ktheheshin në sallë. I gjithë diskutimi mbi projektin e ndriçimit i bërë nga Bashkia e Shkodrës dhe UNDP-ja dhe që do të monitorohet nga shoqëria civile u katandis me 18-të këshilltarë. Nga largimet e shumta dhe sorollatja e këshilltarëve dhe e mbledhjes, një pjesë e përfaqësuesve të shoqërisë civile u largua dhe ajo nga salla. Kur filloi edhe problemi i studimit të Bashkisë këshilltarët ishin lodhur dhe porositën kafe, sepse ishin “ezauruar” deri më atëherë. Sa nga kafja e në ndërhyrjet vënd e pa vënd, pa një protokoll dhe me iniciativa jashtë proçedurës si gjithmonë këshilli Bashkiak i Shkodrës e mbylli ditën pa një vendim të qartë dhe me rrëmujën proçeduriale që e karakterizon vazhdimisht atë pa përmëndur mungesat dhe dizinteresin e madh që përfaqësuesit e popullit në qytet kanë për problemet e Shkodrës. E vetmja gjë e mirë ishte lajmi i financimit të urës së madhe të Bunës me shifrën kolosale prej 10 milion eurosh.
 

Guest
Re: Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

s'kam punu aspak në bashki të shkodrës, po anëtarët le të kuptojnë që puna e tyre ndiqet vazhdimisht nga shkodranët, dhe rezultatet që nuk shihen bajnë muuu. pse bashkia nuk krijon një sito ku mund të shpjegojnë qytetarëve të vet, gjithë punën që bëjnë së bashku me bilancet, dhe fondet që arrijnë. vetëm kështu mendoj që mund të marrin këshilla me vlerë edhe nga ne që shkruajmë nga jashtë shqipërisë. ndoshta i leverdis , eksperjenca e jonë. ndoshta i bëjmë nder dhe i ndihmojmë indirekt me këshillat tona. nuk i ka shku kujt ndërmend kjo gjë, vero? shpresoj që të ndërtojnë një urë të re, funksjonale, me qarkullim të dyfishtë, dhe jo të rikonstruktojnë atë urë që ekziston dhe që për mendimin tem, duhet të lihet ashtu si është vetëm dhe ekskluzivisht për këmbësorë, për histori dhe kujtim. natën e mirë. /pf/images/graemlins/booki.gif
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Kam punu per pak kohe ne bashki te Shkodres!

Nuk eshet zgjidhje ndertimi i nje website.Ata me sa di une e kane nje website. Problemi qendron te menyra se si organizojne punen personat qe jane caktuar per te bere pikerisht punen e organizimit te gjerave. Turma pastaj kur shef qe koka eshte rremuje vazhdon edhe ajo e mban ritmin. Kesaj semundjeje nuk i ban derman duke i derguar nje email apo duke i shkruar nga faqja e webit. Jo me kot e kalova lajmin pak me siper duke treguar se cfare rezultatesh japin. Ato punojne aty brenda ne bashki cdo dite e cdo muaj te vitit dhe kur mbledhen 20 vete bashke, duke qene sy nder sy me njeri-tjetrin dhe nuk arrijne te kuptohen e te nxjerrin nje konkluzion. E jo me pastaj te fillojne e te na kuptojne neve qe mund ti shkruajme nga larg nepermjet nje faqe webi sic po mendon ti. Qe te ecin ajo qe thua ti duhet qe te jete krijuar ne rradhe te pare brenda ne bashki, ne menyren se si punojne njerezit aty nje frymme, nje strukture pune e tille qe te marrin ne konsiderate ato qe mund te shkruash ti, une e gjithe te tjeret qe nuk jane ne bashki ,ne Shkoder, ne Shqiperi por qe shpresojne se mund te kontribojne me nje mendim, me nje eksperience te tyren qe nje dite Shkodra do cojne kry aty ku i takon. Qe te ndodhin kjo e fundit Shodra, qytetaret vete ne rradhe te pare, ato qe jetojne ne Shkoder cdo dite duhet ti pastrojne ato plera, te paafte, medioker, nxehesh karrigesh qe vetem po i ndryjne emrin qytetit dhe po na largojme me zori me mijera kilometra larg cdo dite.
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

ashte qeveria prap
vazhdon
ta lajn pa investime .bashkia nuk ka faj
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

po po qeveria... sipas logjikes qe thua me mire te mos ekzistoje bashkia.Cfare na duhet?! Vetem me marr taksat tona e me to me pagu disa punonjes qe rrijne gjithe dites kafeneve duke prit leket nga qeveria.
E kan gjet tashi...eshet faji qeverise qe nuk kane fonde.Po 100 miljon per karnavale i dha qeveria apo bashkia?!Mire qe i harxhojne leket per karnavale se cdo gja asht ne rregull ne aet qytet...
 

hawk

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Bashkia ka 15 vite qe justifikohet kshtu.
Me rrejt nryshe nuk ban keq,jan shkodran,me ner e me than se pa fyj shkodrant me kta antar qe s'di ku i kena gjet,si me than nuk duhet me ju mungu fantazia.

Ishin scialistat u justifiku kshtu,ishin demokart u justifikunen sikur nuk e kishin pa mir harten e Shqipnise e na kishin lan jasht,tesh prap e njejta gja......
Dakord qeveria pa edhe bashkia ata fonde qe mledh e ata qe merr nga shteti ku dreqin i çon ??!!

Ju kam than asht bashki mejhanesh,pislleqesh,horash,injorantash,hajnash, trafikantash, per mas me than bashki m....!!
 

Guest
Re: Vec Mbledhje bahen

Te nderuem forum-shkrues. Ne radhe te pare ju pergzoj per diskutimet dhe idete qe paraqitni ne ket forum. Me ju thane te drejten, ajo qe m'pelqen ma shum deri tash, asht gjuha me te cilen komunikohet ne kto faqe, gjuhe e cila ka pas kene perbuze prej regjimit kriminal komunist, e si e tille e ndalueme per me u fole kudo perveçse mrenda shpise te gjithseicilit. Bile ai qe flitte shkodranshe ne ambjente jashta familjes u konsiderote "injorant" ose "malok". Mendoj se ka ardhe koha qe kjo gjuhe kaq e pasun e kaq e amel te perdoret sa ma shum e kudo, sepse duhet te vehet ne vendin qe meriton.
Per sa i takon punes te bashkise, un nuk mundem me dhane mendime te sakta, sepse jam largue tash 15 vjet e nuk jam kthy ma. Megjithate per nji gja mundem me fole ne keto pak reshta. Jam dakort per çka ma siper thote hawk. Injoranca asht nji ner faktoret kryesore regresive, e sa ma injorant te jete nji personalitet publik, aq ma shum injoranta mledh perreth vedit, ne menyre qe te mos t'i cenohet karriga. E kjo asht nji fatkeqsi per te gjith, edhe per ato si un qe jetojme perjashta, por qe pjesen ma te bukur te jetes rinore e kan kalu ne at vend.
Problemi asht se si mund te permirsohet kjo gjendje?
Nuk kam asnji titull e asnji laure, per me dhane formula te gatshme per aplikim ne ket rast. Por mundem me thane me saktesi se duhet nji pune kolosale ne radhe te pare ne drejtim te ndryshimit te mentalitetit ne pergjithsi, faktor ky themeltar ne ecjen perpara te nji shoqnie.Aq ma teper duhet ndrru mentaliteti i atij qe ne ket rast mund te kete rolin drejtues politik ose administrativ te nji grupi shoqnor te caktuem. Ndoshta u zgjata shum e po m'duket vedi si me kene tuj dhane mend, por e gjeta sot ket faqe interneti e nuk mujta me ndeje pa shkru dy fjale. Ju kerkoj ndjese per zgjatjen.
Me respekt B.B.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

B.B. e kuptoj shqetesimin tand qe asht i njejte me tonin por ksiha nja 2 gjana ne lidhje me ato qe shkrushe ma siper.
Patjeter qe per ndryshime mentalitetesh duhet pune kolosale, por sa duhet te presim qe te filloje kjo pune kolosale, kush do e filloje kete pune kolosale?Shkruje qe "duhet ndrru mentaliteti i atij qe ne ket rast mund te kete rolin drejtues politik ose administrativ te nji grupi shoqnor te caktuem".Mendoj qe nuk mund ti ndryshosh mentalitetin tak-fak nje personi te pjekur qe ka marre persiper me ba dicka.ne rast se ti e ke fjalen per kryetarin e bashkise dhe ekipin drejtues te saj (aspekti i drejtimit administrativ qe shkushe) gabon. Se sa te zot jane ato e kane tregu vedin keshtu qe ngelen zgjedhjet e ardhshme per me i ffshi prej atij vendi. Qe ti ndryshosh mentalitetin atyre nuk mjafton ti pastrosh qe aty por duhet qe kudo qe te shkojne pas asaj te kete statusin "deshtake" qe mos te hiqen si te ditur shume.Ketu fillon edhe ndryshimi i mentalitetit sepse ai qe do tentoje te afrohet ne ato poste neser pasneser minimalisht i therret mendjes qe a do e rrezikoje karrieren e tij apo jo. Po qe se me drejtues politik ke parasysh edhe keshillin bashkiak prape them qe ndryshimi i mentalitet nuk mund te behet te ato njerez. Duhet reagim qytetar ndaj faktit qe:
1. shumicen e rasteve mezori mblidhen.
2. edhe kur mblidhen nuk jane te pergatitur se per ca kane shku.
3. asnjehere nuk marrin vendime me mend dhe per interes te Shkodres por gjithmone qendrojne ne llogore politike pa piken e logjikes.
4.shume prej tyre nuk e meritojne te jene anatare aty por lidhjet e "nendheshme" i kane siguruar 1 vend aty
Pyetje : Sa nga shkodranet qe votojne gjate zgjedhjeve bashkiake e dijne se cila eshte lista e anetareve qe pretendojne te jene ne Keshillin Bashkiak te partise per te cilen po votojne?
Pergjigjja: Jashtezakonisht e vogel
Te gjithe mbyllin syte edhe veshet, fussin ne kuadrat partine per te cilen bajen tifo dhe as e vrasin mendjen se partija qe perkrahin ca emrash i ka ofru.Per mendimin tem ketu duhet te filloje ndryshimi mentalitetit. Te peshohet mire vota. Te dihet per ke votohet dhe sa vlen personi per te cilin po voton.Ca ka premtu ai ose grupi qe ai perfaqeson? Keto jane pyetjet ne momentin e zgjedhjeve. Me vone mbasi kane mbaru ato dhe te kete fillu puna duhet qe secili te filloje edhe te beje bilanc se ai qe ka marre voten time ca po ban, sa nga premtimet qe ka dhane po mban, sa po kontribon ne andrren teme.Ketu fillon reagimi qytetar dhe eshte fillimi i ndryshimit te mentalitetit. Sa nga ato qe jetojne ne Shkoder e kane ngritur zanin deri me sot se pse keshilli bashkiak asht aq rrumpalle, pse pasi zgjidhen shumica e anetareve te tij e quan misionin e vet te kryer dhe kap nje tavoline te lezetshme te klubet rrotull dhe fillon e do me i zgjidh problemet e keshillit prej aty? Po themi se fillimi eshet i zorshem dhe me gjithe ato halle qe ka shumica e popullsise atje nuk i bie ne mend per keto gjana(pavaresisht se jane shume te rendesishme per secilin).Pse nuk cohet 1 nga gjithe ato OJQ ose OJF qe operojne ne Shkoder dhe te masin punen dhe efektshmerine e keshillit bashkiak dhe te bashkise ne vend te marrinave te shumta qe merren?Dhe matja ehste shume e thejshte. vetem te raportojne ne periudha te ndryshme nepermejet medias lokale prezencen ne keshillin bashkiak, numrin e takimeve, numrin e vendimeve te marra, krahasimet e premtimeve te dhena ne fushate dhe ecurine e tyre ne periudha te ndryshme.E njejta gja vlen edhe per punen e kryetarit te bashkise dhe te ekipit te tij.Po marr vetem 1 shembull: Sa udhetime deri me sot ka ba jashte shteti kryetari i bashkise dhe ekipi i tij i ngushte dhe cfare efekti kane dhane keto udhetime ne punen e bashkise???Dikush qe asht ne Shkoder mund ti masim shume mire keto dhe ti beje publike.Kaq asht per mu fillimi i ndryshimit te mentalitetit dhe ma vone fillon e degjon ma shume veshi per ekto probleme dhe truni fillon e punon ma mire dhe ne drejtimin e duhur.
 
Top