Re: Vlersimi i puneve qe ka bere Bashkia.
“Arrnat” e rrugëve të qëndrës së Shkodrës, po kalojnë edhe trotuaret.Riparimet e rrugëve në qëndër të Shkodrës “gëlltisin” milionat që shkatërrohen me shiun e parë.
Nga Besi Bekteshi.
Shkodër—Administrata e Artan Haxhit megjithese nëpërmjet premtimeve të tij për të mos u marrë me arrnime, por vetëm me invetime të sigurta, nuk ka hequr dorë nga “riparimi” krejtësisht absurd i rrugëve, sidomos të qëndrës së Shkodrës. Sot vetëm tre segmente që mund të quhen pjesërisht në qëndër janë të shtruar normalisht apo afërsisht normalisht. Dy prej tyre si segmenti “Xhabije- Perash” dhe ai “Teatër – Kiras” janë shtruar me fondet e shtetit, kurse ai prej kryqëzimit te stacionin e trenit e deri te “Turizmi” është shtruar nga Bashkia e Shkodrës. Pra asnjë metër katror i qëndrës administrative dhe kulturore të Shkodrës, nuk është e shtruar nga kjo Bashki dhe për më keq, vazhdon arrnimi për faqe të zezë e kësaj mënyre diskriminuese të qëndrës qytetare të qytetit të vjetër dhe tradicional. Se kush e ka “inatë” pikërisht shtrimin e një rruge përsëmbari në qëndër të Shkodrës kjo akoma nuk kuptohet mirë, por gjithsesi realiteti është se sot, arrnat po arrijnë të dalin mbi trotuaret e Shkodrës.
Më e bukura është se vetëm para një muaji Bashkia bëri vizimet e para të senjalistikës orizontale në qëndër të Shkodrës. Sot këto vizime janë mbuluar nga zifti dhe asfaltobetoni i hedhur dhe i shtruar nga disa makineri të epokës para luftës së dytë botërore që “disponon”Bashkia e qytetit më të madh në veri të Shqipërisë dhe nga më të mëdhenjtë në vënd për nga numuiri i popullsisë dhe sipërfaqa që ka. Mjafton të shohësh se çfarë mjetesh përdor Bashkia e Shkodrës për të arrnuar rrugët, dhe kupton se kjo Bashki vetëm mundet të “arrnojë” sepse nuk ka asnjë kapacitet normal për të shtruar rrugë. Nuk është paraqitur prej saj asnjë plan dhe persepektivë shtrimi rrugësh “me forcat e veta në qëndër” dhe siguria e disa rrugëve të shtruara është se ato janë fondet e shtetit dhe aspak të aftësisë së Bashkisë për investime të mëdha. Por gjithsesi këto arrnime që kryhen në qëndrën e Shkodrës marrin dhjetra milionë lekë të taksave të paguara nga qytetarët e Shkodrës dhe është e sigurtë se “arrnat” me shiun e parë do të kthehen në gropa për të hedhur kështu lekët në “pus” sikundër thonë në Shkodër. Me sa duket teoria e arrnimeve është një praktikë tashmë në Shkodër, e cila justifikon milionat të cilat humbin dhe shpërdorohen në sy të të gjithëve.