Si e vleresoni punen e Bashkise te Shkodres

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

po fillum edhe diskutum ne nivelin qe ky e ka turpnu se asht musliman apo asht katolik nuk jemi kund. Keto tipe diskutimesh nuk sjellin asgja tjeter vetem ndasi dhe inate koti te pavlera. A mundet kush me na thane ne menyre te arsytume se pse e kane turpnu Shkodren keta kryetare Bashkiet?
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Me tregoi nje shoqja ime para ca kohesh... Kryetari i sotem i Bashkise kishte takim me disa persona te ambasades italiane. Ndermjet te tjerave kishte edhe nje "Slide Show" me kompjuter. Per me u tregu mikprites te zyra e tij kryetari kishte vendos edhe nje flamur italian ne mur mirepo ne momentin qe po fillonte prezantimi me kompjuter i binte qe pamja e videoprojektorit te binte mbi flamurin italian. Kjo ishte e papranushme per Kryetarin tone aq me teepr qe mund tu merzitnin edhe miqte... Atehere ngrihet vete, e drejton slidin nga krahu tjeter...Aty ishte Stema e qytetit tone,Stema e Shkodres. Ne menyre qe Stema mos te pengonte miqte ngrihet edhe njehere dhe e heq nga muri dhe ul Stemen e Shkodres pertoke. Perfundimisht ne zyren e Kryetarit te Bashkise se Shkodres ne takimin qe ai kishte me disa te huaj italiane stema dhe simboli i qytetit tone ishte pertoke, flamuri italian ne mur dhe kryetari ne nje cep i kenaqur se ia kishte ba qejfin miqve. Per mu ky eshet kulmi i injorances. Me vendosjen e stemes pertoke ai na ka ul te gjitheve ne si qytetare pertoke. Stema eshte simboli, flamuri i qytetit tone dhe ne nje moment ai qe ia kemi besuar detyren e ngritjes me lart te ketij flamuri as qe ia ka idene se per ke punon dhe ke prezanton....Ky eshte turp per mua dhe jo fakti qe ai eshte musliman a katolik apo 1/2 musliman dhe 1/2 katolik
 

zog

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

qe thu ti buna po besedoja dje me njerin mbi politikanet ketu ku jetoj, qe s'kane te bejne hiç me ata te shqiperise ose ata te shkodres. por qe ne thelb jane njesoj si natyre. ndryshojne vetem tek aparenca ose nivelet e ndryshme ne te cilat ndodhen dy vendet ku keta tipa ushtrojne aktivitetin e tyre.
ne perendim eshte nje ambient pune, kapitalist. te gjithe punojne e çdo gje vjen prej punes. ne nje ambient te tille edhe kryetari bashkise nuk ka si te mos punoje. por megjithate puna e tij nuk sjell asgje te çmueshme KUR ?

ambieciet e tija personale nuk i tejkalojne ato te postit qe ai perfaqeson. ne ky ligj e dashur vajze mund te aplikohet tek cilido prej njerezve te kesaj bote, duke futur ketu edhe veten tone.

pra ne qofte se kryetari i bashkise se shkodres ka pasur si QELLIM te tij karriere, vetem kete post, ai asnjegje nuk do ti sjelle qytetit te tij, pasiqe kariera e tij me hypjen ne fuqi ka marre edhe fund, ai e ka kryer tashme kete mision personal.
ndersa krejt ne te kundert kur kryetari bashkise ka ambicione me te medhaja se ky post, ai PATJETER qe do ti sjelle qytetit ndryshime, siç i solli rama tiranes. rama bashkine e tiranes e ka si dhe kishte veç trampoline per te kercyer me lart, prandaj edhe puna e tij dha DUKJE.

ndersa se pse bashkiaket shkodrane nuk bejne as minimumin, epo ata skane si ta tejkalojne ate te qytetit. as shkodranet s'bejne minimumin. te tille nivel kulture ka qyteti momentalisht. nuk eshte faji kryebashkiakut vetem.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Nuk jam plotesisht dakort me ty zog.Kapja e nje pozicioni maksimal tendin nuk do te thote qe arrite kulmin. Kapja eshte tjeter dhe puna per te justifikuar kapjen eshet tjeter. Pra qe te quhesh i kompletuar ne maksimalen tende duhet te justifikosh vendin e punes.Kjo qe thua ti eshte i njejti mentalitet qe kane shumica e shqiptareve ne Shqiperi qe sapo zene nje vend pune dhe sigurojne nje rroge fillojne menjere te hedhin syte si me nxjerr ndonje lek tjeter se keto lek qe merr tashme jane "te padiskutueshme" per te dhe harron qe piksepari duhet te punoje per te justifikuar vendin e punes, pagen e marre dhe kur ta kete justifikuar ate pastaj po i doli kohe dhe energji mund te hedhi syte kund tjeter.edhe kryetaret e bashkive qe kemi pasur ne shkoder skane ba gja tjeter vetem se kane fjet me kete mentalitet."Une u zgjodha se vujta nja 3 muaj per zgjedhje dhe tashi te marr rrogen qyl pa punu se e kam hallall, jam 1-sh, jam i padiskutueshem, te gjith mbarojne per mu perderisa me zgjodhen etj etj". Harrojne qe populli i voton qe ata te punojne per te.. (RAasti i Edi Rames ne lidhje me karrierren eshet me ndryshe)
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

un mendoj se fain per ne Shkoder e kan vet Shkodrant qe aktualisht jetoj aty.. dhe ato qe skan te bojn me Politiken (Fetaret) qe te ngrihen te diskutojn e te bojn demostrata paqsore.. duke kerkuar Investime te fuqishme te gjith'anshme ashtu si kerkuan Sali Berishen ne qeveri, te dalin e te kerkojn me forc premtimet, investimet, e gjithçka qe i takon..
 

zog

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

normal qe nuk je dakort me mu, ti jeton ne "zaire", ndersa une jo. du me thone je shume e implikuar me terrenin atje, e gjykon ate, çdo gje vetem moralisht.
ndersa une jo, e shoh ate i qete, nga larg, pa emocion bile pa e dit aktualitetin, e kjo ben qe te jem me afer te vertetes une nga ti.

si dhe nuk tu drejtova per te qene dakort me mu, bile as personalisht, ne fakt bashkebisedimi mu me intrereson ose sherben veç per ti shpreh idete ose pikepamjet e mia auditorit ose komunitetit, e jo vetem personit pra te cilit mund ti drejtohem.

siç e sheh i kam pak ambieciet me larg se BASHKEBISEDUESI i rastit. si dhe apriori e di qe ai nuk eshte dakort me mu, ndryshe nuk mund ta imagjinosh çfare deshperimi do te ndjeja /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

jam plotsisht dakord me ty zog..

ose me mir prit ta lexoj dhe i her..
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

zog e kuptova se nuk e kishe lexu (ose kuptu) fare ca kam shkru une aty dhe te ka ngel fiksim pse te jam drejtu me "nuk jam plotesisht dakort". Fjalin e perdora per te bere lidhjen me ate qe kishe shkruar ti dhe per te nxit diskutimin dhe per te ec ne forme inkrementale me mendimet qe po shprehim. Ne rast se nuk te intereson asgja tjeter pervec mendimin tand atehere jep mendimin dhe mos shkruaj ma e mos lexo ca kane thene te tjeret pas teje (keshtu i bie).Nuk me duket teme per te bere lojra fjalesh, po pate ndonje deshire me lujt me fjale me mu hap nje tem tjeter dhe lozim bashke sa te dush.
Po pate ndonje mendim tjeter tendin qe ka lidhje me temen e vleresoj mendimin tand pavaresisht si mund te jete.Ne fund te fundit ketu jemi per te diskutuar dhe "rrahur" mendimet tona pavaresiht formave, trajtave apo ngjyrave qe mund te kene.
 

zog

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
.Kapja e nje pozicioni maksimal tendin nuk do te thote qe arrite kulmin. Kapja eshte tjeter dhe puna per te justifikuar kapjen eshet tjeter.

[/ QUOTE ]

kete shprehjen ketu e ke te pa drejte, te ishe duke dhene provim ne matematike do te merrje kater. kur ngjitemi ne çati e kemi arrit edhe kulmin kur s'ka me pike me te larte se aq.

llafet nuk vlejne per kete rast, as filozofite e kota. po ashtu edhe bashkesia e shkodres eshte pika me e larte e nje kariere politike ne shkoder per nje shkodran. korrupsioni i kryebashkiakut eshte po e njejta rrjedhe llogjike. politikani shkodran me ambicion te limituar, behet kryetar bashkie pikerisht per rrushfete.

po te kishte ambicion me te larte, shef partie, president i vendit, kryeminister, ai detyren e kryebashkiakut nuk do ta perdhoste me korrupsion. kjo do ti behej barriere per ngritjen e metejshme. do te dinte pra (po te mos ishte idiot) te bente leshime ndaj vetes (deshires se madhe per lek e kurva)

pra goc mu me duket se i kam te qarta pikepamjet, ty s'po te marr vesh pse nuk i kupton ose pse ngaterrohesh vete kur fillon e shpjegon aktivitetin e kryebashkiakeve shkodrane.

mendaj qe vetem nje zgjidhje ka per qytetin tuj, te gjeni njerez AMBICIOZE, e jo qe luftojne per shkodren, karriken kryesore te saj, po per me lart se aq. e ketu qendron veshtiresia e madhe, te gjithe tipat me ambicie te tilla e braktisin shkodren, ngaqe eshte po aq lehte te arrish ne maje kur ke ambicion jo vetem ne shkoder por kudo, bile edhe jashte shtetit.

nje shanc pra te vetem keni, te zgjidhni tipa jo shkodran ose maloke shkodre per te cilet shkodra eshte njesoj si parisi. nje tip i tille eshte veshtire te korruptohet, sepse ideja e kryebashkiakut (pra maja e arritur) eshte shume me e madhe sesa avantazhet qe ajo perfaqeson (paraja nga korrupsioni).

pra duhet ose i huaj i dashuruar pas qytetit ose malok shkodre idealist (si sala).
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

zog te flasesh per politike nuk eshte e njejte si te besh matematike. Ne rast se nje person arrin "kulmin" e tij duke u bere 1 dite kryetar bashkie dhe me pas gjate mandatit te tij 3-4 vjecar nuk e justifikon me pune ate mandat do largohet nga ai vend duke u share dhe duke u injoruar nga njerezit, nga ata qe e votuan. Pavaresisht se ai don te behet kryeminister apo jo pas ketij mandati apo te vazhdoje te punoje ne biznes privat apo ne shtet ne nje pozicion tjeter cdo gje do jete e lidhur me sa i suksesshsem ka qene te karrigja e kryetarit. Aktualisht asnjeri nga kryetaret e bashkive te shkodres nuk mbahet mend per mire. Te gjithe kane deshtu, te gjithe nuk ja kane vlejte per me drejtu Shkodren. Te gjithe ne Shkoder por jo vetem aty i shikojne keta njerez si deshtake dhe i ironizojne me gjithfare formash keto njerez "te vegjel". E pra ne kete moment une nuk e quaj se ka kap kulmin, realisht do e hiqja nga "cv" biles nje kulm te tille sepse te figura e tij ky "kulm" ka vu njolla. Ti ke vu ndonje here ne Cv tende ndonje pune qe ke deshtu kamb e kry?! A i je krenu ndonjehere ndokujt qe ke punu te x firme ne y pozicion packa se te kane heq per paaftesi totale?!Ne nje rast te tille (e marr si shembull seshte personale) a ke ftyre te shkosh po te ajo firme dhe te takohesh me njerezit qe prisnin nga ti ndryshimin, ecjen para te ekipit?! E pra kjo eshet ajo qe lidhet me "Kapja e nje pozicioni maksimal tendin nuk do te thote qe arrite kulmin. Kapja eshte tjeter dhe puna per te justifikuar kapjen eshet tjeter. "
 

zog

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

pyetjen nuk ta bera me te fut ne siklet, por te kuptoje sesi duhej zgjedh kryetari bashkis qe te mos merrej vetem me mbledhje (titulli temes ketu) por edhe te realizonte projekte interesante per qytetin.

je ti qe po qahesh per paftesine e tyre, je ti qe jeton ne shkoder e pakenaqur nga puna e tyre, je ti te cilen ata e marrin neperkembe.

apo ti kerkon qe te behemi grup bashke e te fillojme e te ngjisim trakte kundra pushtetit lokal ne shkoder ?


ps; me pyetjen PER çfare punon desha te shtjelloj idene qe njeriu punon ne rradhe te pare per vete, e pastaj per shoqerine. s'ma ha mendja qe nje prind e çon femijen ne shkolle me shpresen qe ai kur te rritet te asfaltoje rruget e qytetit, pastroje plerat e tij, lueje muret me gelqere e ndertoje pallate te bukura shumengjyreshe qe qytetaret te jene te kenaqur.

apo ti mendon se kjo ndodh ?

babi tend ka vepruar keshtu, ndersa ti qe e vogel doje te punoje ne bashki, e kishe ender kete mision fantazmagorik. /pf/images/graemlins/laugh.gif

po deshe ta vazhdosh biseden me mu (mbi shtjellimin e kesaj temes) me thuaj, jam gati.
ndryshe po e lej me kaq.

te fala.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Zog nga pyetja jote nuk u futa fare ne siklet por nuk shof se pyetja ka lidhje me ate qe po diskutojme.
Nuk po e shof se po kerkohet kund qe te ngjiten trakte kundra pushtetit lokal ne Shkoder. Ti me permend punen per veten dhe pastaj per shoqerine dhe nuk shof se ka ndonje gje qe bie ndesh me kete fakt te ato qe te kam shkru.
Ato shembujt e tu me baballare e femije qe asfaltojne qytetin me duken pa pike lidhje.
Njeriu ne rradhe te pare po nuk deshi vedin nuk ka si ti doje te tjeret.Duke dashur vedin tenton tia rrise vlerat vetes. Per tia rritur vlerat vetes shikon te gjeje rruget e pershtatshme dhe lufton per keto. Qe hapat i tij te quhen te realizuar duhet qe ti shkoje gjerave deri ne fund, perndryshe hapi qe hedh nuk ka vlere.(per ty ka vlere hapi pavaresisht se eshet fals kurse per mua jo) Dhe ky eshte ndryshimi te ajo qe po diskutojme bashke.
 

zog

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

shembujt e mij ishin te tregonin qe kryebashkiaku cilidoqofte ai nuk e ka pas qellim femijerie, pra "rruge te detyruar ose te perbetuar" bashkine e shkodres bile as ti ate punen qe ben sot. rrethanat vendosin tek shumica e njerezve mbi karieren e tyre. e nisim futbolliste e mbarojme shofere ose drejtore ose kryetare bashkie.

llafin une ta kisha tek ambicja, sa me te larte ta kesh aq me rezultat jep ne ÇDO PIKE te rruges te cilen ti kryen pergjate jetes tende.

ti rastesisht vetem tek ky postimi fundit : "Qe hapat i tij te quhen te realizuar duhet qe ti shkoje gjerave deri ne fund, perndryshe hapi qe hedh nuk ka vlere." (citim prej tij) dole tek kjo pike qe une po lodhem me ta qit, duke harruar qe nuk e pranove me lart (prandaj them "rastesisht")

per FUNDIN buna po flisja edhe une veçse e quajta KULM, MAJE e jo fund. e po ta perseris nje kryetar bashkie behet i dobishem vetem atehere kur "fundi" ose "kulmi" i karieres se tija nuk eshte bashkija e qytetit, por diçka akoma me e madhe se ajo.

per shembull ke edi ramen. parkuri tij =&gt; basketbollist (prej shtatit te larte)=&gt; piktor (prej babes) =&gt; profesor tek akademija e artit (prej talentit, ambicjes, babes) =&gt; disidence politike (prej karakterit, nuhatjes vetjake mbi fundin e komunizmit shqiptar) =&gt; emigracion france (ender feminije per tu bere artist i madh) =&gt; deshtim prej artisti (preference personale, me mire nje veze shqiptare sot sesa nje pule franceze mot) =&gt; minister kulture (veza shqiptare) =&gt; kryebashkiak i tiranes (zoçka shqiptare) =&gt; kryetar i partise socialiste (pula shqiptare) =&gt; kryeminister (klloçka shqiptare) =&gt; president i vendit (gjeli shqiptar) =&gt; kujtime te vegjelise, veper voluminoze me shume vellime ku ne fund nuk mund te mos veme re keqardhjen e tij mbi pamundesine e karieres si Artist deri ne fund ose maje te saj.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Zog gabimi ma i madh qe ban ti ne arsytimin tand asht se ke para sysh vetem rastin Rama dhe te duket se ai rast eshte model dhe eshte rruge e vetme qe te arrihet suksesi ne drejtimin e nje instritucioni (ne rastin tone bashkia). Sipas logjikes tende i bie qe nje person ne momentin qe behet kryeminister ( po e anashkaloj pozicionin e presidentit se eshte i vecante ne disa pika) i bie te mos kete ego ma dhe te mos bahet i dobishem, thjeshte tja fusin gjume se majen e arriti. Nuk e kuptoj se ku shkon me kete arsytim. Sipas teje ne momentin qe Edi Rama do behet kryeminister nuk ka rruge tjeter qe te jete i suksesshem duhet te mendoje per postin e presidentit perndryshe edhe puna e tij do marre fund????? Sali Berisha aktualisht ehste kryeminister por meqenese i ka harxhu vitet e presidences nuk ka me ego per te arrit maje tjeter keshtu qe gjume e kafe tashi e mbrama ....????
Zog mos e ul kaq poshte nivelin tand te arsytumit
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

Bruna.. jo se mbroj zog qe me t'thon te drejten as qe i lexoj shkrime kaq te gjata /pf/images/graemlins/laugh.gif

po me çpo kuptoj ai e ka llafin tek ambicja.. njeriu pa ambicje ne jet esht i vdek, ket gjo pranoje

Sali Berisha ska ambicje pershembull ai esht i smur psiqik.

ambicje esht ajo diçka qe ti e enderron dhe kur vjen momenti qe ti e prek me duart e tuaja e shikon e shijon dhe shum shpejt kalon ne kerkim per te tjera gjera

kshu muhabeti dhe i Kryetarit te Shkodres.. te hapet me popullin te tregoj ku jan problemet...? mos te presi kur ti bie n'men Berishes apo Topallit per Shkodren.
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

i_owu_u une nuk po e mohoj elementin e ambicjes. Patjeter qe ajo duhet te jete nje nga elementet e formimit dhe karakterit te nje drejtuesi (lideri) por ajo qe po them une eshte qe nuk mjafton vetem ambicja. Nuk eshte gjithcka ambicja( nuk po du te futem ketu qe edhe ambicja ka nivelet edhe drejtimet e saja). Nje njeri me ambicje por neglizhent nuk ka kurre sukses, nje njeri ambicioz por dembel prape nuk ka sukses, nje njeri ambicjoz i dhene shume pas punes individuale prape nuk ka sukses etj etj. Ajo qe une po mundohem te shpjegoj eshte nderthurja e ketyre elementeve qe duhen per te arritur suksesin.Dhe qe mos ta vrasim mendjen me ekuacion kaq te komplikuar (duke i permenduar me rradhe te gjitha) po them qe "i arritur" (ne kerkesat e tuja ndaj vetes, ne ambicjet e tuja etj) je kur i ke shkuar ne fund punes(ke kap suksesin). Per vedi nuk jam nga ata qe suksesin e barazoj me kapjen e pozicionit.Kapja e pozicionit te ven perpara ca detyra qe duhet te arrish.Realizimi i ketyre detyrave duhet te jete pjese e ambicjeve tuaja perndryshe nuk ka kuptim dhe nuk quhet qe ke ken i sukseshsem.Permbushja e ketyre detyrave qe te caktohen eshte pjese e punes qe ti ben per veten tende ne rradhe te pare dhe per te cilen te tjeret te kane besuar pozicionin (nga puna jote perfiton edhe shoqeria qe ne rastin e pozicionit te kryetarit te bashkise preket ne menyre maksimale dhe te menjehershem nga realizimi ose mosrealizimi i detyrave tuaja).
 

u74

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

A mundet kush me na thane ne menyre te arsytume se pse e kane turpnu Shkodren keta kryetare Bashkiet?

[/ QUOTE ]

Po me vjen mire qe e shtron kete pyetje .
Ne njefare menyre pergjigjen e ke dhane vete kur kundershton kriterin ambicje e cila po nuk u udheheq nga principet te kthen vetem ne nje njeri karrierist dhe vetsherbyes .
Atyne kryetareve te Bashkise si shumices se shqiptareve iu mungojne principet .Vetem koha i nxjerr jashte loje keta njerez . Gjithsesi sa me shume qe njerezit te pyesin dhe te logjikojne se pse nuk shkon puna aq me mire eshte .
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Vec Mbledhje bahen

ambicja.. dhe pasioni per politik.. jan dy gjojnat fondametale, per nje Politikan.

un kam bindjen qe Shkodra mjafton te kerkoj gjithçka dhe kam bindjen qe do ti plotesohet deshira.. te gjith ndjem emocion kur lexojm SHKODER e te gjith na qan zemra kur shikojm se ku e lan Shkodren..

por fakti esht qe ne Shkoder them se ato qe kan qen Kryetar Bashkie i ka munguar 1.ambicja 2.pasioni.. thjesht kan perdor servilizmin partiak

pse bashkia e Shkodres refuzoj 3 her Fonde per rregullimin e Rrugve dhe te Elektrikut nga Kshilli i Ministrave ne qeverin Nano..? un mendoj qe kush ka qen Kryetar Bashkie ne ate periudh, ju esht servilos Partis (PD) e jo te shikoj interesat e Qytetareve qe aty jetojn.
 
Top