katsune
cherry blossom
eshte e vertete edhe qe macet lidhen kryesisht vetem me nje person, ate e ndjekin kur eshte ne shtepi dhe preferojne te qendrojne prane ketij personi tere kohen dhe nuk eshte e thene qe ky person eshte ai qe kujdeset per ta, domethene qe u jep ushqim ose i pastron. mund te jete dikush krejt random, nuk dihet me cfare bazash funksionon seleksionimi i ketij personi. keshtu me tregon nje shoqe qe ka edhe ajo nje mace, kjo shoqja ime dhe e ema saj kujdesen me shume per macen, ndersa macja vdes per babain e shoqes qe pothuajse nuk e shperfill fare
cohet ne mengjes kur cohet edhe ai, e shoqeron ne banje, kur pergatit kafene ne mengjes, kur lexon gazeten ose shikon tv, kur kthehet nga puna dhe shtrihet ne divan. nese te gjithe jane ne shtepi macja preferon te qendroje aty ku eshte babai shoqes, e ai mund t'i jape per te ngrene nje ose dy here ne muaj gjithsej. jane kafshe te cuditshme 

