Shtepia Jone

abs

nuk e di...
*Smile, isha ne Udine, nejta me mamane plot dy jave.
Te kujtova kur kaluam ne Milano.
Kiss and hug!
 
Last edited:

gurax

Pan ignoramus
Shtepia si jeni.
Kush do ca fiq?

fig650-1.jpg


@broken_smile , shih sa e bukur kjo pantera.
 

katsune

cherry blossom
wow vertet e bukur!! sa do doja te jetoja edhe une me nje pantere keshtu :wub: e parashikoj vdekjen time, e bere copa copa nga dhembet e ndonje tigri/luani/pantere/ujku/kafshe te tjera te rrezikshme, aq shume kam deshire t'u afrohem, t'i prek apo te futem atje ku ata jetojne. :rolleyes:

e mora 1 fik une :D
 
Last edited:

katsune

cherry blossom
sa lekure te lemuar paska banori i ri, Fishifishi. do jete edhe terapeutike ta perkedhelesh, duke qene se stimulon receptoret e prekjes butesisht. qenka edhe goxha i sjellshem ne pamje te pare :p
 

gurax

Pan ignoramus
Po mire, e pyesim edhe cfare kremi perdor per lekuren. :D Patjeter qe eshte terapeutik Fishifishi, po te jesh pergjumesh dhe e prek je qiqer fare menjehere dhe te behet syri pishe. Sa nje filxhan te hapet. :D
 

katsune

cherry blossom
nivea me siguri :p ahahah fiks si ata qe marrin ilace si metadone ose buprenorfine ne fazat e para te detoksifikimit nga heroina, edhe ne mund te perdorim vetite terapeutike te prekjes se Fishifishi-t per ata qe kane nevoje te detoksifikohen nga kafeina qe marrin ne mengjes per t'u zgjuar. por nuk e di pse, po me duket nje ide paksa diabolike kjo tani :djalli:

kush do kafe? :D
 

gurax

Pan ignoramus
Oooo Dreamer, nuk te njeh Fishifishi kshtu me pamje afro-amerikani. C'do na beje ndonje gjeme qe pa mbrritur mire ne shpi nga pushimet! :eek:
hqdefault.jpg


Po cfare ideje diabolike, broken_smile. Njerezia po ka frike nga kafshet me tradite paqesore....
horse_scares_kid.jpg


Ndersa Fishifishi yne eshte si shpirt.
:D
 

katsune

cherry blossom
Dreamer, nuk te besojme qe je bere si afro-amerikan. pa na trego pak njeren kembe poshte deres. :D

ahahaha gurax, ku i gjen keto foto, sidomos e dyta. :D

xhan xhan Fishifishi. :p
 

gurax

Pan ignoramus
Foto keshtu ka plot broken_smile qe has here pas here. E veshtira eshte t'i gjesh atehere kur te duhet ne momentin e duhur qe te kene impakt maksimal. Po ky femiu ketu me lart shume gabim ka bere qe e ka lene xhamin e makines hapur. :D

Dreamer, cheetah i ke bere miq ti dmth. Mire mire...
Por leopardet ama, nuk pyesin per ngjyre fare.
Leopardet jane te mrekullueshem po aq sa edhe te frikshem. Edhe ajo e zeza pak me lart leopard eshte. Vetem leopardet dhe jaguaret kane variante te zinj, te cilet qe te dy i quajne edhe pantera.
Shpia, vath ne vesh: Asnjehere, asnjehere, mos inatosni nje leopard ose nje tiger - nese ndonjehere do ju jepet rasti te takoni ndonje prej ketyre! Keta jane felinet me te hidhur nga te gjithe!

Pervec teje broken_smile. Ti s'e ke kete problem, i ke fis felinet dhe ty te mbajne me hater ata. :D
 

katsune

cherry blossom
felinet ofendohen kollaj dhe jane hakmarres, por nga ana tjeter nese miqesohesh me ta zbulon nje bote magjike, c'te besh. prendere o lasciare :p
 

gurax

Pan ignoramus
Ashtu jane vertet, kane nje personalitet shume te komplikuar dhe eshte mire t'i trajtosh si te barabarte me veten. E dallojne kur i trajton si kafshe (dhe jane kafshe eh!) dhe e mbajne mend dhe me tere mend jane hakmarres apo qe te mbajne inat. Por ne krahun tjeter kur miqesohesh me ta - dhe miqesine me nje felin duhet ta fitosh se s'ta fal ne bote - jane te mrekullueshem. Mbaj mend kur kam qene i vogel kisha nje mace qe ishte shume e lidhur me motren time edhe me te vogel. Nje here se per cfare i bertiti mami motres dhe macja erdhi me vrap dhe u afrua dhe u fut midis te dyjave sic po rrinin ne kembe, me kurriz nga motra dhe fytyre nga mami; u gufua dhe i fryu qimet si top, uli veshet dhe i beri mamit ate tingullin "Hhhhhhhhh" me gojen e hapur shume dhe syte e picerruar.
Prendere prendere, broken_smile. Nje mace dhe shih c'ben. Imagjino te kesh nje tiger qe rreagon kshu per ty. :D
 
Top