Re: Shtepia e Labeve.....
Nje shok i imi me ka treguar nje ngjarje per nje grup lab te Himares dhe une po jua tregoj juve leber dhe labe dhe kushdo ka qef ta dij.
Ne vitet '30 te shekullit te kaluar,nje djal himariot i cmendur pas kengeve labe kishte krijuar nje grup bilbilash.Vete ishte autori dhe marresi i ketyre kengeve perla.Emri i tij ish Neco Muka.Necoja vendosi qe keto kenge t'i regjistronte qe mos te vdisnin kurre.Shiti gjithe tokat e tij me ullinj e portokalle dhe me paret e kesaj pasurie shkoi bashke me grupin ne Paris,per te regjistruar kenget e grupit ne disqe gramafoni.Cdo dite regjistronte kenget dhe ne kohen e pushimit shkonin ne nje klub ku hanin dicka dhe pinin ndonje kafe.Nje dite i thone kafexhiut se a mund te kendojme ne klubin tuaj.Po u thote ai mundeni. /pf/images/graemlins/cool.gif
Dhe grupi i bilbilave himariot ja mori nje kenge melankolike e cila i pelqeu kafexhiut dhe shume frengjeve.Klubi rrinte plot me njerez dhe kafexhiut ju rrit xhiroja shume.Nje dite u tha djemeve se tani e tutje gjithcka per ju eshte falas.Nje studente shqipetare studionte ato kohe ne Paris dhe kish degjuar per bilbilat dhe shkoi t'i takonte.Mbasi i takoi ju lut qe edhe ajo te kendonte baske me ta,sepse edhe ajo e kishte zerin te kristalte dhe te bukur.Ata e pranuan dhe vogelushja me ze bilbili kendoi se bashku me djemte. /pf/images/graemlins/cool.gif
Mbasi mbaruan regjistrimet e kengeve djemte e Himares u kthyen ne vendlindje.Po ate vite Necoja u semur nga kanceri ne gryke dhe doktoret i thane se jeta e tij ishte e shkurter.Necoja u merzit me shume se nuk do te kendonte dot me me shoket e tij.Ne veren e atij viti vajza u kthye per pushime ne Shqiperi.Atje ne Paris ja kishte marre mendjen dhe zemren djaloshi himariot,por nuk i kishte shprehur asgje bukuroshes me ze bilbili.Vogelushja vendosi ta vizitonte mikun e saj ne Himaren e tij te bukur.Ne Vlore vogelushja gjeti nje makine e cila e coi ate ne Himare.Atje pyeti se ku e kishte shtepine Necoja(C=CH).I thane eshte ajo shtepia tek shkembi mbi det.Shkoi atje ,por cte shihte.Shoket e Necos po i rrinin rreth shtratit te tij mbi tarrace,poshte nje pjergulle me rrush duke qare.Mbasi e perqafoi ate dhe djemte e tjere e mori vesh dhe ajo filloi te qante baske me ta. /pf/images/graemlins/cool.gif
Njeri nga djemte i thote Necos se duhet te kendojme nje kenge per vajzen ashtu si di ti vete.Necoja ju thote se une nuk mundem por do t'ju them vargjet e kenges.
Menjehere Necoja thuri vargjet e nje kenge aty per aty dhe kenga ishte vertete e bukur dhe prekese.Ja disa nga fjalet e saj;
Do kendoj po me dhemb grika
Moj neperka pika-pika
Me vrave te rafte pika
Moj neperka pika -pika etc qe nuk me kujtohen.
Kush ishte kjo vajze do te thoni ju.Ajo ishte kengetarja e talentuar me ze bilbili Tefta Tashko Koco.Ndonje himariot qe e lexon kete tregim le te me korigjoj mua nqse jam gabim.
Historianet e veprave te Enverit thone qe ajo eshte njohur me dullen ne paris,por kjo nuk eshte e vertete,sepse ai aventurier ka qene ne Montpelje dhe shume pak ne Paris.
Sic ma thane edhe une jua thashe.Shoku im ishte gazetar dhe qemtues i ngjarjeve per Bregdetin.Emri i tij eshte Arqile Jovani nga Piluri i Lefter Cipes,autor i kengeve te grupit lab te pilurit. /pf/images/graemlins/cool.gif /pf/images/graemlins/cool.gif /pf/images/graemlins/cool.gif /pf/images/graemlins/cool.gif