Re: SHQIPTARET E AMERIKES
M'paske shkrujt Bona po s'kam pas mundesi me te te kthy pergjigje me pare se kam gjet dhe une nje pune me komputer dhe me inshurance mjekesore dhe helbete i bej yzmetin se kam hall m'qisin nga puna si per shqiptare ose si per paaftesi te gjyshes per te folur rrjedhshem anglisht.
Ne lidhje me varferine, Tomken, shoket dhe cudi te tjera si ato qe na permend ti do doja te te thoja qe varferia jote konsiston pikerisht ne shpirt dhe mendjen tende. (tashme kam marre lirine te te drejtohem me 'ti' se nuk ja vlen barra qirane ndryshe me ty). Te jesh e sigurte qe nuk ta kane fajin librat 100 pound-sh por konsiderata qe ke mbi veten, jeten, kuleten e te tjera si keto. (... dhe ti nuk kishe pse kerkoje libra mbi masturbimin apo evolimin, perspektiven dhe rekomandime mbi Viagren pikerisht ne Londer se dore me nji ke kinezi poshte shpis bashke me frutat do kete dhe ndonje edicion te fundit with the latest updates. Keto me siguri jane "in high demand" se anglezet e shkret' i kane qit vetes dhe nam t'keq ne ca aspekte te caktume jetesore).
Kurse ne pergjithesi me ty dhe 'doreshkrimet' e tua ne forum do doja te te sqaroja qe nuk te ka ndjek njeri ty apostafat por ka qelluar dhe qe te kam lexuar emrin ne liste mes shume anetareve te tjere qe postojne ne forum : cuditerisht ti spikat per hidhesine, mendje-leshtesine,kulmin e ngushtesise ne vizion, mos-mirenjohjen e te tjera si keto. Nuk me ka rastis te lexoj me shume vrer dhe ligesi qe shume varferisht artikulon ti per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk ka asnje fare ndjenje kompasioni, apo dhembjeje - harro realitet - ne ato cka shkruan. Nuk 'peshtyhet' aty ku dhe ata me te cilet ke ngrene deri dje, paçka se sot te duket se je mire. Shyqyr qe ndihesh 'e arritur' - llogarit cdo kishe nxjerre nga goja po te mos ishe !!!!
Kurse mbi shqiptaret ne pergjithesi nuk e di une me ke rri e shoqerohesh qe ke kaq tmerr dhe vjell zi. Perdite e me shpesh degjon njerez te sistemuar, te rregulluar qe punojne dhe i bejne yzmetin njesoj apo dyfish sa ty : por kane njerezillek mbi te gjitha. Nuk njoh une njerez qe kane 3-4 vite ne US dhe nuk i kane hy nje rruge te caktuar per te siguruar nje jetese me te mire. Pranej Bona, mos harro qe ke 'shoke e shoqe shume'. Se ke inot qe kjo qe ke arrit ti nuk permendet me nga njerezit aty verdalle si 'aftesi e rralle' - plas po deshe po nuk ke ca ti bosh !
Kjo qe eshte, eshte !!!!
Tashi nga fundi do doja te te theksoja dhe dicka te fundit qe kam vene re' duke te te lexu tangent : ti flet si grate nje here ne vaktit ne rradha te gjata ke ushqimorja. Kthehu nje dite dhe lexo c'shkruan vete : forma me te vakta te shkrehuri nuk ben vaki. Ti kollaj kollaj mund te kalosh per Nadiren e katit te pare qe nuk te linte te mbushje uje, ose per Vangjeline qe nuk kishte me se te merrej dhe u bertiste dhe bente moral te madhi e te vogli.
Shyqyr qe ka njerez qe lexojne dhe kuptojne qe ti nuk je hic, po hic hic hic fare nje perfaqesim i shqiptareve ne Amerike. Ti je varianti me i sakte i cfare nje shqiptar, apo nje emigrant fundja, nuk duhet te jete : vertetimi qe 'nje mendje e shendoshe nuk jeton gjithmone ne nje trup te shendoshe apo ne rastin tat - ne nje bark te mbush me buke'.