Re: Shqiptar jemi por nuk dime shqip
Tironco, se sa mire e mesojme gjuhen ne shkolle ne une e shoh edhe nga postimi yt. Ti shkruan: " Po ke shkuar ne shkolle s'ke si ta kesh te veshtire te shkruash gjuhen zyrtare se e ke shkruajtur te pakten 12 vjet ne fillore e shkolle te mesme. Kshuqe ska rendesi ne je nga veriu jugu apo mesi i shqiperise, po je me shkolle mund ta flasesh gjuhen zyrtare tamam, po s'je me shkolle atehere do e shkruash ashtu si e flet” . Menyra e te shprehurit tend nuk eshte dhe aq ne rregull me gramatiken. Nuk thuhet “po ke shkuar ne shkolle”, apo “po je me shkolle”, por “po pate shkuar ne shkolle” dhe “ne qofte se je me shkolle”. Ne fakt problemi qendron me teper se gjuha nuk eshte ne programin mesimor te shkollave te mesme, dhe kjo eshte nje nevoje emergjente, pasi mjafton t’u hedhesh nje sy gazetave dhe e kupton kasaphanen qe po i behet sot shqipes. Dhe kur ne kete vend as gazetaret shkruajne ne menyre skandaloze dhe nuk e njohin sakte gjuhen, mendo pastaj per popullin. Po keshtu une shpesh verej gabime te trasha edhe ne reklamat e rrugeve si dhe kudo. Eshte fatkeqesi kur edhe dy fjale ku reklamohet nje mall i caktuar nuk shkruhen ne rregull. Sinqerisht une ndjej edhe vete mangesi ne drejtshkrim, dhe shpesh vihem ne dyshim per mjaft fjale kur shkruaj.
Per sa i perket gjuhes se unifikuar, une nuk them qe te kete disa gjuhe letrare, por them qe gjuha e unifikuar duhet te perfshinte te dyja boshtet kryesore te shqipes, gegerishten dhe toskerishten. Ne qoftese ajo ka perfshire vetem njeren, atehere c’kuptim ka qe e quajme “e unifikuar”?! Gjuha letrare e sotme ka humbur jashtezakonisht shume nga ky leshim. Po theksoj se vetem Fishta, tek “lahuta e malcis” ka perdorur rreth 50000 fjale, gje qe deshmon per nje pasuri te jashtezakonshme. Shekspiri thuhet se ka perdorur ne veprat e veta rreth 80000 fjale (dhe qe mbahet si themelues i anglishtes se sotme), ndersa Kadareja ka perdorur ne romanet e veta rreth 25000 fjale. Kur behet “lahuta e malcis” ne shkolle, pothuaj te gjithe nxenesit ndjejne veshtiresi, per t’a kuptuar (fjala veshtiresi ishte shume e bute per te pershkruar kete fakt), dhe kjo veper monumentale mbetet thuajse e pakuptueshe, dhe po keshtu kjo vlen edhe per shume te tjere si Martin Camaj (qe eshte nga poetet me te medhenj te vendit tone), etj. nuk po permend ketu autoret kosovare qe behen ndoshta edhe me te larget per shijet tona. Pra eshte nje humbje kolosale qe per nje popull jo te madh si ky i yni rendojne mjaft.
Kush mund te thote qe p.sh. gjuha e Naimit (qe mund te merret si themeluesi i toskerishtes) eshte me e pasur, me e pershtatshme se gjuha e Fishtes, Migjenit, Camajt? Vete Naimi i madh, kur flet me elozhe per te tera krahinat dhe viset e Shqiperise, ne poemen “bagetia, bujqesia”, flet per secilin vend sipas dialektit te tij, gje qe e ben edhe per te treguar pasurine qe mbart ky vend kulturalisht, ku dialektet deshmojne per nje larmi te jashtezakonshme kulturore. A nuk do te ishte me mire qe kjo larmi, te gjendej e integruar ne mozaikun kryesor permbledhes te gjuhes qe do te mund te konsiderohej vertete “gjuhe e unifikuar?
Une kam bindjen qe Enveri e ka bere qelliisht kete. Po te doni e diskutojme perse.
Po keshtu po marr vetem dicka si shembull. Forma themelore foljore si “to be” (ang.), qe shqip i bie “me qene”, nuk ekziston ne gramatiken shqipe. Froma “te jesh” qe mund t’a zevendesoje kete, nuk duket fort e pershtatshme dhe nuk e ka tingellimin qe e ka kur thua “me qene”. Po keshtu ka edhe mjaft probleme te tjera dhe persa i perket hendekut me trojet jashte shqiperie kjo gjuhe e shkruar qe ne kemi sot, e thellon mjaft kete hendek. Pasi na ben te ndjehemi me te larget me pjesen tjeter te shqiptareve, duke ndjere veshtiresi ne komunikim me ta.