Shprehjet me te bukura filozofike!!

Hektor12

Locus omnem
Thënie nga Remark
Ti mund të kthehesh në kriminel a shenjtor dhe asnjëri s’e vë re, por në të mungoftë ndonjë kopsë, këtë e vënë re të gjithë. Kjo është çudia dhe lezeti ynë

Të gjitha dashuritë kërkojnë të jenë të përjetshme dhe pikërisht këtu e kanë burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund

Ëndërrojmë sepse pa ëndrrat nuk do të mund ta duronim të vërtetën. Njeriu nuk gënjehet vetëm nga ëndrrat. Njeriu gënjehet edhe me të vërtetën. Kjo është një ëndërr edhe më e rrezikshme

Ka më shumë prostituta mes atyre vajzave që s’kanë shkuar asnjëherë me një mashkull, sesa ato që janë të detyruara të jetojnë me këtë profesion të vështirë
 

Hektor12

Locus omnem
Bëj atë që do të bësh.
“Pas 20 vjetësh do të jesh më i zhgënjyer me gjërat që nuk ke bërë, se sa prej gjërave që ke bërë. Kështu që, “hiqe litarin”. Lundro larg prej portit të sigurtë. Kap erën për velat e anijes tënde. Eksploro. Endërro. Zbulo”.

Mark Tuein
 

Hektor12

Locus omnem
Ruaje fokusin të qëndrueshëm në atë që dëshiron.
“Largoji mendimet prej telasheve të tua përmes veshëve, përmes thembrave, apo çfarëdolloj gjëje tjetër që mundesh”.
Mark Tuein
 

Hektor12

Locus omnem
Ajo mbi të cilën ti e fokuson mendjen përcakton se si do të shkojnë gjërat. Mund të fokusohesh në problemet e tu dhe të zhytesh në vuajtje dhe një mentalitet viktime. Ose mund të fokusohesh në anën pozitive të një situate, në atë që mund të mësosh prej një situate, apo thjeshtë ta fokusosh mendjen në diçka krejt tjetër.

Mund të jetë normale të “zhytesh” në probleme dhe të notosh në një det negativiteti. Por kjo është një zgjedhje. Si dhe një zakon i të menduarit. Mundesh që ta kesh refleks të zhytesh në probleme, në vend që ta rifokusosh mendjen në diçka më të dobishme. Por mund të zhvillosh edhe zakonin e të mësuarit që të marrësh gjithnjë e më shumë kontrollin se ku e vendos fokusin.

Mark Tuein
 

Hektor12

Locus omnem
Limitet e tua mund t’i kesh vetëm në mendje.
“Mosha është një cështje e mendjes mbi rëndësinë. Nëse nuk e vret mendjen, atëherë nuk ka rëndësi”.
Shumë kufizime i kemi thjeshtë në mendjen tonë. Për shembull, mendojmë që njerëzit nuk do të miratojnë sepse jemi shumë të gjatë, shumë të moshuar apo shumë qerosë. Por këto janë gjëra që kryesisht kanë rëndësi atëherë kur ti MENDON se kanë rëndësi. Sepse nis të shqetësohesh për atë që njerëzit mund të mendojnë. Dhe njerëzit shfrytëzojnë pikërisht këtë gjë dhe mund të reagojnë në mënyra negative. Ose ti mund të interpretosh cdo gjë që ata bëjnë si një reagim negativ, për arsye se ke kaq shumë frikë prej një reagimi negativ, apo sepse je kaq hsumë i fokusuar brenda vetes. Ndërkohë që, nëse ti nuk e vret shumë mendjen, edhe njerëzit do të kenë prirjen të mos e vrasin kaq shumë mendjen. Dhe nëse nuk e vret mendjen, nuk do të lejosh këtë pjesë të vetes tënde të shndërrohet në një pengesë në jetën tënde.

Mark Tuein
 

Hektor12

Locus omnem
Celu dhe argëtohu’

“Humori është bekimi më i madh i njerëzimit”.
“Asgjë nuk mund t’i rezistojë sulmit të të qeshurës”
Humori dhe e qeshura janë mjete të jmrekullueshëm. Ato mund ta shndërrojnë cdo situatë serioze në dicka për të qeshur. Ato mund ta përmirësojnë gjendjen shpirtërore pothuajse kudo. Dhe një gjendje shpirtërore më e mirë është zakonisht një hapësirë më e mirë për të punuar, për arsye se tashmë trupi dhe mendja jote nuk janë të mbushur me emocione negativë. Kur je më i celur dhe i relaksuar, atëherë zgjidhja për një situatë është shpesh herë më e lehtë për t’u gjetur dhe zbatuar.

Mark Tuein
 

Hektor12

Locus omnem
0.jpg
 

Hope

dans ton coeur
Vetmia nganjehere eshtë mikësha më e mirë nuk te flet ,nuk te shqeteson , nuk te bën pyetjë .thjesht rri e të bën shoqeri (true)
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
Syte kane nje alfabet te tyrin. Flasin ne distance dhe thone ate qe goja nuk mundet. Por dine edhe te te lendojne me nje perplasje indiferente qerpikesh!
 
Top