Po numeroj ditet , oret , minutat , kam arritur edhe me sekondat ta bej..Nuk mund ta imagjinosh se sa e veshtire eshte per mua te ulesh ne nje vend dhe te pres nje perqafimin tend, nje puthje nga ty , e mbeshtjellur nga parfumi jot. Nuk mund te imagjinosh se sa deshiroj te vendos poshte pallatit tek zilja emrin tend dhe te timin bashke. Nuk mund te imagjinosh se sa deshire kam te dal dhe te blej ushqimet me ty ne supermarket , ose duke kaluar dite te tera per te perzgjedhur divanin e ri , shtratin ose nje mobilje per shtepine tone, te me shoqerosh per te bere shopping, te me keshillosh se cila rrobe te duket me e bukur ne trupin tim.Nuk mund te imagjinosh se sa dua te shoh te inatosur me mua , te grindemi dhe te gerricim njeri-tjetrin me kunja, te bejme xhelozat kur dikush na hedh nje veshtrim ( edhe pse pa qellim.) dhe pastaj te perfundojme duke bere dashuri plot epsh sikur kemi kohe pa u pare. Nuk mund te imagjinosh se sa dua te me shohesh me fustanin e bardhe e shoqeruar nga im ate , i cili me percjell tek ty te shtrengon doren dhe iken, pastaj ti me zerin tend te sigurte pergjigjesh " Po e dua si nusen time kete vajze."..ndersa lotet e mi rrjedhin pa rreshtje ti me qeteson me puthjen tende ne balle. Nuk mund te imagjinosh se sa dua te shoh dore-per-dore me cunin tone duke shetitur ose duke e percjellur tek shkolla..Eh ti nuk mund te imagjinosh se sa dua qe kjo te ndodhi sa me shpejt per ne te dy dhe te jete pergjithmone. Une e di qe kjo bote ka shume meshkuj te mire por Ai eshte me i perkryeri per mua , per syte mi..dhe s'ka se si te jete ndryshe.