Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon
Ne fakt une do desha te beja nje koment per ate tipin qe flet pak "Liza ne boten e Cudirave", ate Gjergjin qe na tregon se si te persekutuarit e Hoxhes do benin "bashkimin kombetar".
Te persekutuarit bashkimin nuk mund ta benin kurre per shume gjera. Se pari ata nuk kishin asnje nga kapacitetet dhe potencialet e duhura per ta bere kete. Bashkimi kombetar behet se pari nga lidera, nga figura te shquara, gjitheperfaqesuese, te respektuara dhe te mencura, nga njerez progresiste dhe perparimtare, ai behet ne emer te paqes dhe jo shpagimit, jo ne emer te se shkuares se hidhur, as duke iu referuar koheve kur shqiptari ka vrare shqiptarin por ne emer te se ardhmes se begate qe ne deshem te ndertojme.
Ish- te persekutuarit vertet duhet te respektoheshin per vuajtjet e tyre, por ata nuk ishin lidera, as figura te shquara, as te arsimuar, dhe totalisht te paintegruar ne shoqerine shqiptare. Mbi te gjitha keta sapo kishin dale nga burgjet e Hoxhes dhe normalisht instinkti i tyre do ishte shpagimi, apo larja e hesapeve, pra nje konflikt i ri, nje inat e sherr i ri.
Demokracia ne shqiperi perfaqesonte pikerisht gjithcka te kundert me kete. Hoxha kur erdhi ne pushtet i mohoi cdo vlere kundershtareve te vet politik, dhe ne 92 pas ardhjes ne pushtet te se djathteve ndodhi e njejta gje. Gjendja e Shokut shkateroi me themel cdo gje qe u ndertua me djerse dhe me perkushtim nga mijera komuniste e shqiptare te ndershem per 50 vjet, me pas u mohua lufta e shqiptareve gjate L2B, u prishen lapidaret permendoret, i c'varrosen liderat e asaj lufte, u mohua cdo sakrifice, atdhetarizem apo perkushtim i mijera komunisteve ndaj vendit te tyre, u burgosen figura te tilla si Haxhi Lleshi qe nderkohe dekorohej nga Klinton si Hero i Luftes se dyte Boterore.
Pra ne esence ata ben te njejten gje qe beri Hoxha dikur. A dukej kjo si mesazh paqeje, a ishte ky "Bashkimi Kombetar"? Te persekutuarit e kishin kete inat ne fakt me te gjithe shoqerine shqiptare, me te gjithe ata qe jetuan nje jete normale, nga ata qe u shkolluan, arsimuan, qe ben karriere te cdo lloji dhe qe nuk u persekutuan nga rregjimi. Ata e dinin mjaft mire se ishte vullneti i gjithe shqiptareve qe i persekutoi ata, dhe qe duartrokiti Hoxhen per 50 vjet kur ai i eleminonte ata. Ashtu sic ishte vullneti i te gjithe gjermaneve kur mbeshteten Hitlerin, i italianeve kur mbeshteten Ducen, apo i amerikaneve kur mbeshtesnin segregimin. Ata e kuptonin fare mire qe ne shqiperi per 50 vjet nuk u be qofte edhe nje proteste sado minimale kunder atij rregjimi.
Ne fakt duhet thene se konfliktin mbas 92 e beri Berisha dhe malokeria qe e ndoqi ate nga pase, dhe ish te persekutuarit u perdoren si karte per keto ndermarje te qelbura. Sikur Berisha ti kishte detyruar ata te shtrengonin duart me ish te privilegjuarit e Hoxhes, ish te persekutuarit sot dhe te gjithe ne do ishim shume here me mire. Ata me ndihmen e ish-komunisteve apo rrethit te tyre, do integroheshin shume here me mire ne shoqerine shqiptare, do arsimoheshin, aftesoheshin dhe ktheheshin ne njerez te vlere. Ne shqiperi kishte mijera ish-komuniste te ndershem qe ishin te gatshem ta benin kete, ashtu sic ata ishin te gatshem kur sollen pluralizmin ne shqiperi, dhe qe e kuptuan mjaft mire sa negativ ishte komunizmi per te gjithe sepse edhe vete ata dolen me gisht ne goje edhe pse kishin punuar e sakrifikuar tere jeten. Por ish-te persekutuarit u genjyen me gjyqe kafeshe, apo bonbonesh, me Lenkrat e Palrat, apo Shefqet Pecet me nje kembe ne varr, dhe ngelen po aq injorante sa kur dolen nga burgu. Me pas me kurse 6 mujorshe ata u bene shefa administratash, detyra keto qe ata nuk i benin dot se nuk ishin te kualifikuar, keshtu qe shteti u kalb se tepermi, pakenaqsia ndaj tij u rrit pa mase. Edhe vete fjala MALOK, ketu e ka origjinen, ajo perfaqesoi nenpunesin e shtetit te periudhes 92-97. Nderkohe ish-komunistet qe ngelen pa pune i fokusuan energjite e tyre ne tregun privat, te cilin ata e mbizoteruan se ishin te gjithe te afte e me shkolle.
Me tej eshte e vertete qe komunistet u treguan katile per 50 vjet, por anti-komunistet nuk qendronin shume larg nga kjo ane, ata vetem ishin me te pafuqishem per te hipur ne pushtet. Ne fakt nje prej historianeve amerikane Bernd Fisher, sugjeron se Hoxha i mesoi metodat e tij eleminuese pikerisht nga te djathtet ne SHqiperi, duke filluar me Zogun dhe menyren se si ai konsolidoi pushtetin duke persekutuar komunistet dhe kundershtaret politike, e duke vazhduar me kryekriminelin Markagjon, Xhafer Deven me maskaren e 4 Prillit, Ballin Kombetar ne Operacionin e Dimrit etj etj. Pra historikisht te djathtet kane qene po aq katile sa te komunistet ne shqiperi, ata vetem nuk kane qene te fuqishem sa ata.
Por Qosja ishte figura ideale per kete qellim. Qosja eshte nje nga mendjet me te ndritura shqiptare, akademik dhe shkollar i elites ne shqiperi. Qosja dallohej per nacionalizmin e tij ekstrem duhet thene kur ai perkrahte hapur qendresen e armatosur kunder Serbit. Qosja si kosovar nuk kishte asnje simpati per luften partizane ne Shqiperi, bile ai ate e ka denuar publikisht dhe e ka quajtur si te pavlere. Si kosovar Qosja ishte me neutral ndaj sherreve dhe armiqesive te brendshme qe ndodhen ne Shqiperi gjate 50 vjeteve. Qosja mbi te gjitha ishte nje GEG, dhe si i tille ai shikohej me simpati nga geget ne shqiperi qe (gabimisht) mendonin se Hoxha i kishte persekutuar ata me shume se tosket. Pra tek Qosja ishte nje figure e pranueshme per te gjithe ata qe kerkonin paqe ne shqiperi.
Qosja nuk kerkoi revansh, as larje hesapesh, ai kerkoi qe e kaluara te mbyllej nje here e mire me te mira e me te keqija dhe ne te fillonim nje fillim te ri, nga e para, ta ndihmonim njeri tjetrin per tu integruar sa me shpejt duke pare vetem perpara. Ne fund te fundit vet revolucioni demokratik i 90 ne shqiperi ishte nje levizje politike qe u perfaqesua dhe u fillua nga ish-komuniste apo djem komunistesh qe kerkuan norma te reja per shoqerine shqiptare, norma keto qe integronin dhe ishin ne interes edhe te atyre qe dergjeshin burgjeve politike.
Si mundet tani valle te thuhet qe Berisha nuk ishte i te njejtit brum? Berisha ishte presidenti i vendit dhe per injorantet qe nuk e dine se cfare eshte PRESIDENTI jua them une. AI eshte shqiptari i mbledhur me flamur, babai i kombit, ai i bie shqiptaret bashke, dhe ka per detyre ti perfaqesoje te gjithe ata, te majte apo te djathet, komuniste apo naziste qofshin. Ai ka per detyre ti vellazeroje shqiptaret, ti bej ata te bashkjetojne pertej diferencave apo ideologjive e ndryshme, te ruaj paqen dhe harmonine e brendshme; Presidenti nuk shikon ngjyra politike, por vetem qenien shqiptar. Ne kete aspekt parrula "Opozitar por vellezer" nuk ishte nje shprehje politike por nje detyre dhe pergjegjesi qe Dr Rrumpalla duhet ta respektonte pa kushte.