Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

DFV

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Dhe e ka shume gabim ata qe thone se faji per situaten qe gjendet shqiperia sot nuk eshte i Berishes. Berisha kishte shanc historik si askush tjeter ti bente gjerat nga fillimi shume here me mire sec ishin bere deri ne ate kohe. Ai kishte shanc te pajtonte gjakrat, te niste nje jete te re per shqiptaret.

Berisha ne 1992 mori ne dore nje komb te varfer dhe e mjeroi ate dhjete here me shume, ku shqiptaret humben edhe shtepite e Hoxhes. Ato pasuri qe pak shqiptare kishin ne 1997, nuk ishin aspak merita te pushtetit te tij, por te emigracionit masiv, sepse shteti i tij mezi shtroi 5 km rruge per mireqenien e popullt.

Berisha mori nje shtet te varfer por te rregullt, te disiplinuar, dhe me moral te larte, dhe per vetem 5 vjet e ktheu ne nje germadhe te paprecedent ne kete rruzull. Ne nje shtet qe falimentoi apo dezertoi per 48 ore.

Berisha mori nje shoqeri te varfer, por te ekuilibruar, pa tensione te brendshme, pa kanun, pa urrjetje krahinore, dhe me ekuilibra perfekt, dhe per 5 vjet e coi atene nje lufte civile ku humben jeten 2500 shqiptare.

Berisha mori nje shtet te varfer por dinjitoz, me qytetare dinjitoz, me njerez qe vleresonin nderin, punen, sakrificen dhe e ktheu ate ne shoqerine e pimpave, kontrabandisteve, hajduteve, prostitutave, ne nje shoqeri bingosh e kafesh, ku puna, merita dhe sakrifica nuk vleresoheshin me, dhe ku shqiptaret u kthyen ne njerez te hicit e te kotit.

Cdo gje vdiq per 5 vjet Berishe. Ne shqiperi as filmat shqiptare nuk transmetoheshin me, as kenget shqiptare nuk degjoheshin me, ne shqiperi kenga me e suksesshme mbas 92 ishte ajo e jevgjeve te Berrakes "Shiki shiki java", shqirti shqiptarit u degjenerua dhe u plogeshtua emisioneve te varrim-zhvarrimeve. Vlerat me te larta u rivleresuan dhe injorantet, horrat, kokepalaret qe para 90 ishin llumi i shoqerise shqiptare tashme u kthyen ne "ajken" e saj, ne njerez te pasur dhe te fuqishem.

Berisha provoi veten si lideri me i paafte shqiptar i shekullit qe kaloi. Me nje mbeshtetje kaq masive te brendshme, me mbeshtetjen totale te amerikes dhe botes, me nivelet me te medhaja te ndihmave ne Ballkan, me vrullin , deshiren dhe shpresen me te madhe te shqiptareve pro-tij, Berisha e katandisi shqiperine ne nivelin e saj me te ulet ne histori, ne lufte civile dhe konflikt te brendshem, ne nje shtet prej kartoni qe nuk mbron dot asnje te drejte te qytetareve te , levet pastaj te pretendoje te kerkoje panvaresi per Kosoven. Berisha na ktheu ne nje komb barbar dhe te pacivilizuar, ne fise dhe klane si qemoti, dhe ai vertetoi katerceperisht pretendimet e qelbura Greke e serbe, se shqiptaret nuk jane te afte te vetqeverisen, te ndertojne shtet e komb, sepse ata jane komb barbar, dhe i paafte te mire-funksionojne me njeri tjetrin.

Berisha eshte mallkimi i shqiptareve. [/qb]
Martin nuk dua te shtoj as edhe nje fjale nga c'ka shkruan me siper,eshte nje analize kritike e plote per ate periudhe bizantine qe Shqiperia kaloj ne periudhen e sundimit diktatorial dhe anadollak te doktore rrumpalles.
Por ajo qe eshte per te ardhur keq eshte se disa ketu ne forum si puna e Isak njutonit arrin te na quajne enverista e komunista dhe harrojne qe pikerishte Berisha ka qene nje i tille bile dhe sekretar byroje.
Pra ky Berisha qe e quajti veten super domokrat paska te drejte te ndryshoj nga nje komuniste 24 karac ne domokrat ,por ai ka dhe te drejte te shpalle kumuniste,enverist,ramiziste,puciste e tje. te gjithe ata qe kane mendimin ndryshe nga i tije.
Pra o me ne (pa asnje kushte) o je armik.
A nuk i trajtoj PD te gjithe ata qe dolen kundra si armiq?
A nuk vazhdon Berisha ti trajtoj si armiq kundrshtaret ne politik?
Se fundi dua te them kush eshte enveriste e komuniste,Ne,qe shumica nuk ka arritur ta njoh edhe fizikishte Enverin,dhe qe per vite me radhe qendrojme large atdheut,large njerezve tane dhe kjo edhe per fain Berishes,Nanos me shoke,apo Berisha qe s'ka lene gje pa kopjuar nga Enveri.
 

Lu

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

<span style="font-weight: bold">jashte teme</span>
 

Lu

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

shenim: Rosuja ndodhet ne Bujan te Tropojes.
 

receli

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

rexhep Qosja eshte rrenues i Kosoves dhe i shqiperise.
Qosja eshte kryebanditi i Kosoves.

Martini thote:
&quot;Berisha kishte shanc historik si askush tjeter ti bente gjerat nga fillimi shume here me mire sec ishin bere deri ne ate kohe. Ai kishte shanc te pajtonte gjakrat, te niste nje jete te re per shqiptaret.&quot;

Si pajtohen gjakrat Martin?

Shkon i vrari dhe i kerkon falje vrasesit apo e kunderta?

Berisha ishte per pajtim.
Ai tha: Pajtimi vjen nepermjet pendeses.

Kjo do te thoshte qe ramiz Alia ose Haxhi Lleshi ose byroste apo prokurore apo kryetar gjyqesh e drejtora sigurimi apo komiteti qendror te deklaronin se...per x viktim a y tragjedi qe ka ndodhur gjat 40-50 viteve kerkojme falje familjeve te viktimave.

Cili kerkoj falje?

Ja psh ti martin a i the gjyshit se o gjysh ti ke marr pjese ne shum pushkatime e internime..a mos duhet me i kerku falje viktimave..
Ti nuk e bere kte qe je me shkoll as babi yt me shkoll partie e as gjyshi yt me shkoll sigurimi ne Rusi.
Pra ju nuk deshet pajtim perkundrazi u mobilizuat dhe krijuat dhe nje tragjedi te re vec asaj 50 vjecares sic eshte rebelizmi 97-tes qe i kushtoi vendi mijra te vrare.
 

Drenica 98

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

rosuja,armiqet e Thaqit jane serbet dhe kopilet e tyre ne Kosove,e urrejtja e jote ndaj Luftetareve te
Lirise besoj se vjen nga naiviteti yt politik!!!
T'falenderoj ty dhe gjithe Shqiperine per mikpritjen qe u a keni bere refugjateve kosovare
ne kohet me te veshtira per ne!

&quot;Shqiperi te qofsha fale te kam nene
e me ke djal&quot;
Rexhep Qosja
 

DFV

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

o Guri,Berisha ishte dhe eshte per rrempallen dhe as per pajtimin.
Po ti kaq shpejte i harrove se dhe vet idhulli jot Berisha beri shkollen e Enverit bile si shperblim per ato qe ai beri e cuan per studime ne France.Pa me thuaj ore kush shkonte per studime ne France ne kohen e Enverit.
Nuk te vjen dhe zor kur akuzon dhe prindrit tane ,te cileve u ka rene bretku duke punuar me tre turne ne uzinat dhe fabrikat e socilizmit dhe mezi prisnin te merrnin 15 ditshin per te lare borxhet qe kishin marr per te jetuar.
Dhe ti ja fut p..dhes jo shkolla ne Rusi jo sigurimsa!!!!
Shikoje ore se e ke ne krye te partise tende ate qe pushonte pastrusen vetem se portreti Enver Hoxhes nuk ishte vendosur drejt.
E ke ne krye te partise tende ate qe ushqente sigurimsat me matriale(Sepse e kishte detyre partie) per te futur ne burgje kundrshtaret e partise.
 

Lu

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Problemi eshte se e paske shume te veshtire te me kuptosh, nuk kam asnje urrejtje per luftetaret e lirise,perkundrazi shume prej tyre i kam miq e shoke, keshtu nuk kam se si te kem urrejtje, por e kam me ata qe qendruan skutave (diskotekave) ne kohen e luftes.
Gjithashtu as me Thacin (Thaqin sic e therret ti).Por problemi eshte, mos e beni mit(nuk e di a e kupton fjalen mit).Kam shkruar diku me siper qe mitizimi i njerezve,figurave,udheheqesve eshte semundje shqiptare nga e cila duhet te sherohemi.Kete e them nga pervoja 50-vjecare e popullit tone nen regjimin e MITIT Enver Hoxha,qe beri kerdine ne vrasje, prerje,persekutimet nga me te tmerrshmet qe ka njohur historia e njerezimit. Dhe kjo ndodhi sepse ne, populli e beme Mit.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Berisha erdhi ne pushtet nen parrullen aq domethenese &quot;Te gjithe bashkvuajtes dhe te gjithe bashkfajtore&quot;. Ne fakt kjo ishte edhe teper e vertete se askush nuk doli fitimtar nga komunizmi, sado i privilegjuar te ishte ne ate kohe, te gjithe dolen me gisht ne goje.

Kjo ishte parrulle gjitheperfshirese dhe i bente te gjithe shqiptaret komuniste e te persekutuar ti dedikoheshin te ardhmes se re qe ne kerkonim te ndertonim. Berisha ketu ishte figure qendrore ne shume aspekte, por mbi te gjitha ai ishte figure qe perfaqesonte te gjitha shtresat.
Ai perfaqesonte interesat e te persekutuarve, kur ai kerkoi lirimin dhe integrimin e tyre, ashtu sic tek ai e shikonin veten te perfaqesuar edhe ish te privilegjuarit e komunizmit nje nga te cilet ai ishte vete.

SI figure e tille dhe si president i shqiperise, pra si baba i kombit, detyra e Berishes ishte te mbyllte rrugen e cdo historie konflikti ne te shkuaren qe kerkonte te hynte ne jeten e sotme dhe te ardhshme te shqiptareve. Shqiptaret kane qindra vjet ne konflikt me njeri tjetrin, myslimane me katolike, jugore e veriore, dhe me vone ideologjite e ndryshme i kane percare ata dhe i kane shtyre ata ne konflikt vazhdimisht. Ashtu si komunistet vrane te djathtet ashtu edhe te djathtet vrane komunistet kur kishin mundesi, ashtu sic Noli beri revolucion edhe ZOgu vrau cdo lider shqiptar qe e kundershtoi, per inatin e nje qeverie jugore Markagjoni shpalli Republiken e Mirdites etj etj.

Qe te vazhdosh te germoje historine per te gjeje momentet dhe situatat ku shqiptari ka vrare apo persekutuar shqiptarin do te thoshte te beje te njejten gje qe beri Zogu, Enveri e shume lider te tjere me pare.
Ne nuk kishim nevoje per nje konflikt te ri, por per nje ambient social te ri qe vetem shikonte nga e ardhmja e begate dhe e paqme qe ne donim te ndertonim. Edhe te persekutuarit vete nuk kerkonin shpagim, por integrim. Ata kerkonin shkollim, punesim dhe strehim, dmth te beheshin te afte e te zote qe te ndihmonin veten dhe shoqerine shqiptare si cdo qytetar tjeter. Por ne vend te ketyre atyre iu dhane nje bote e madhe denglash dhe morali korruptues e genjeshtar. Per ata u burgosen ca karta te djegura si Lenkerat e Palrat dhe ata vete u nxiten te versuleshin me urrejtje te papare kunder ish- te privilegjuarve te komunizmit, qe ishte klasa me e shendoshe intelektualisht dhe profesionalisht ne Shqiperi, dhe qe mund ti ndihmonte ata me shume se kushdo tjeter te integroheshin ne shoqerine shqiptare. Sepse te gjithe profesoret qe do tu jipnin atyre mesim, te gjithe ustallaret qe do tu mesonin atyre zanat, etj etj ishin paperjashtim ne nje menyre apo ne nje tjeter te privilegjuarit e Hoxhes.

Keshtu pra o trim. Paqja ne shqiperi nuk vinte duke mohuar totalisht vlerat e njerit per te ngritur ne qiell te tjetrit. Paqja nuk vinte duke shkaterruar lapidaret e gjysherve te mi, per te ngritur ata te gjysherve te tu. Paqja vinte duke i dhene doren njeri tjetrit e duke e harruar te kaluaren se nga ajo asgje e mire nuk vinte vecse deshires per hakmarrje e larje hesapesh.

A nuk e pe se si u katandis shqiperia ne fund te pushtetit te Sales. Ne Tirane mbreteroi termi MALOK, CECEN, SHPELLAR, dhe Tropojanet u steriotipizuan ne mase. Krahinizimi jug veri arriti kulmin. Cdo gje u fraksionua, u nda u shperbe me ne krye PD. Edhe Shoqata e te Perndjekurve u nda, edhe ajo e veteraneve te LDB u nda. PS demonizohej si parti komunistesh dhe kriminelesh qe pasi te vinte ne pushtet do tu merrte pronat shqiptareve dhe do rikthente komunizmin, pro ja qe asnje nga keto nuk ndodhi dhe pronat shqiptaret i humben ne fund te pushtetit te Sales dhe jo te PS. Sala e PD nuk deshte thjeshte qe shqiptaret te mos votonin per PS, ata deshen qe shqiptaret ta urrejne PS. Ja se cfare ambienti solli inati, meria dhe urrjetja e Doktor Rrumpalles dhe xhahileve te tij ne shqiperi.

Dhe revolta e 97 ishte me se e justifikuar ne kete ambient. Per 50 vjet shqiptaret vuajten ne diktature, nen abuzime dhe persekutime kolosale sepse ata pikerisht nuk u ngriten te protestonin dhe revoltoheshin kunder atij subjekti qe i ekzekutoi keto abuzime. Ne fund te 5 viteve PD shqiptaret ishin abuzuar ne te njejten menyre, me forma me te moderurara por me funde te njejta. Ata u mjeruan ekonomikisht ashtu sic u mjeruan nga Hoxha, atyre iu vodh vota (te drejtat dhe lirite) ashtu sic ua vodhi Hoxha, ata u persekutuan nga sistemi i Sales ashtu sic u persekutuan nga ai i Hoxhes ( ne forma me te sterholluara sigurisht se Sala nuk mund te vriste apo burgoste askend drejtpsersedrejti si kundershtar politik).

Qe shqiptaret mos te revoltoheshin kunder ketyre abuzimeve do te thoshte qe ata nuk kishn mesuar asgje nga gabimet e meparshme. Dhe duke pasur parasysh se kujtimet e diktatures se Hoxhes ishin akoma te gjalla per shqiptaret, reagimi i tyre ndaj abuzimeve te tilla sigurisht do ishte teper radikal dhe i eger. Ata do mundoheshin te eleminonin dhe zhduknin me rrenje cdo pushtet qe sillet apo i abuzon ata si ai i Hoxhes. Duke pasur parasysh ketu edhe mungesen e diplomacise dhe tolerances se pushtetit te PD qe nuk beri asgje te qetesonte situaten, revoltat e 97 nuk mund te benin asgje tjeter vecse te degjeneronin ne dhune, ashtu sic do degjeneronin ato te 91 nqs qeverite komuniste nuk do jepnin doreheqjen.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Dr.Sali Berisha kritikon kabinetin e ri te Fotiadh Nanos.


“Dy ministra të propozuar janë humbës në Gjykatën e Lartë për akuzat që kanë renduar mbi ta. Një nga këta është Igli Toska, i shkarkuar nga detyra pasi u akuzua për korrupsion dhe vjedhje dhe humbi në '98-'99-ën padinë gjyqësore që bëri për tu pastruar, në nivelin e Gjykatës së Lartë&quot;, tha Berisha. Ai e ftoi presidentin që të konsultohet më parë me arkivat e kësaj gjykate në të cilat do të gjejë edhe ministrin tjetër përpara se të bëjë dekretimin e tyre.


Pervec kesaj Berisha i sheh emrimet e Finos dhe te Angjelit si te pamoralshme,kur dihet se cfar ka thene Nano per ta.


Ja se cfar ka thene para ca kohesh Fotiadh Nano per ministrat qe ai i ka ne kabinetin e tij te ri:


1) Nano per Angjelin


…Anastas Angjeli me të njëjtën krenari fodulle të qartësojë në organet e drejtësisë, e cila duhet të hetojë, faktet e interpretuara për shkak të detyrës edhe në procese publike nga Angjeli me titujt e pronësisë dhe favoret e tjera që vijnë nga detyra e Angjelit, që i gëzojnë një numër çuditërisht i madh Angjelësh në zonat më të privilegjuara të Shqipërisë për sipërmarrje dhe pasurim të shpejtë”. Ai ka shtuar se “nuk besoj se vazhdohet të qeveriset me Angjelët, e patundshëm me kthetrat e tyre në buxhetin e shtetit…


2) Nano per Finon:


…Të kam thënë largohu nga Miri i Xhikes, se ai nuk është miku yt. Prokurori i përgjithshëm nuk është miku im kur i ke kërkuar lirimin e Arben Grorit. Të jesh njeri i pastër në marrëdhënie direkte. Mos u përdor politikisht se mund të largohet çdo mburojë politike që të ka mbajtur deri më sot. Nëse emrin Nano mund të vazhdoni ta përdorni si licencë në vende të ndryshme, harrojeni këtë gjë…


Keto jane kritikat e rradhes te dr.Sali Berishes

Sipas Regjep Qoses ketij …………… madh, keto nuk jane kritika.

(Vendonsi ne vend te pikave fjalen e duhur &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Cfare ti thuash Berishes, eshte idiot mavria.

Shiko me cfare merret? Pse valle nuk e kemi pare kurre kete njeri te jape nje keshille konstruktive, nje mendje se si behen gjerat me mire, nje zgjidhje te re, nje ide te re?

Ka 7 vjet qe vota e tij eshte vetem kunder, qe ai vetem kundershton, bllokon, bojkoton, dhe destabilizon ne menyre konstante. Sa rendesi valle ka per qeverisjen ne vend se cfare ka thene Nano per Angjelin apo per Finon? Kujt i kercet dhe per cfare duhet ti kercase?
A mos eshte valle kjo beteje karakteri, e morali apo eshte beteje arritjesh dhe suksesesh?

Dhe Nano akuzohet per imoral nga nje subjekt qe imoralitetin e ka emrin e pagezimit. A ka valle gje me imorale sesa nje pushtet si ai i PD qe lejoi vjedhjen e 70% te kursimeve te shqiptareve ne mes te dites per 3 vjet rresht nga ata qe ajo i quante &quot;gjigande ekonomike&quot; nderkohe qe eshte detyra e shtetit te kape apo mos lejoje keqberesit te demtoje qytetaret e vet? A ka valle imoralitet me te madh se furnizimi me nafte e mallra te cdo lloji te Serbise kur ajo vriste dhe masakronte ne Kroaci e Bosnje? A ka valle imoralitet me te larte se kthimi i shoqerise shqiptare ne nje shoqeri te degjeneruar, korruptuar, krahinizuar, destabilizuar qe perfundoi ne lufte civile ku humben jeten 2500 shqiptare? A ka valle imoralitet me te madh se kur arritja me e larte dhe e vetme e shtetit per qytetaret e vet per 5 vjet ishte shtrimi i 5 km rruge, nderkohe qe ai levroi plot 2 miliarde dollare ndihma e kredi gjate kesaj kohe?

Partia Demokratike dhe sidomos Berisha jane vertet mallkim per ne. E spastruar nga cdo individ progresist, nga cdo figure qe e themeloi ate, PD eshte kthyer ne nje bashkesi njerezish shterpe, eunuke, te tredhur nga larte e nga poshte. Ca te dale nga burgjet e Hoxhes, e ca te brumosur ne karakter me filozofine diktatoriale, PD vazhdon te jete partia e Bosit, ku bosi deri me sot ka spastruar apo larguar nga partia 99% te ish-figurave qendrore.

Te njejtit njerez, te njejtat fytyra, te njejtat ide, e njejta gjuhe urrejtjeje plote fjale te tilla si kriminel, gjak, burg, tritol etj etj, e njeta filozofi sherri dhe merie. Nje parti qe nuk pjell, qe nuk rigjeneron qe nuk ndryshon, dhe qe nuk kerkon ta njohe ndryshimin qe i imponon koha. Nje parti pa njerez te rinj, pa mendim alternativ, pa vizion dhe me nje resume te nxire nga falimentimet, gabimet dhe mosarritjet.

Me thoni ju lutem nqs dini qofte edhe nje dhe vetem nje arritje apo sukses te Berishes e PD per ate komb mbas 92.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Dr.Sali Berisha kritikon kabinetin e ri te Fotiadh Nanos.


“Dy ministra të propozuar janë humbës në Gjykatën e Lartë për akuzat që kanë renduar mbi ta. Një nga këta është Igli Toska, i shkarkuar nga detyra pasi u akuzua për korrupsion dhe vjedhje dhe humbi në '98-'99-ën padinë gjyqësore që bëri për tu pastruar, në nivelin e Gjykatës së Lartë&quot;, tha Berisha. Ai e ftoi presidentin që të konsultohet më parë me arkivat e kësaj gjykate në të cilat do të gjejë edhe ministrin tjetër përpara se të bëjë dekretimin e tyre.


Pervec kesaj Berisha i sheh emrimet e Finos dhe te Angjelit si te pamoralshme,kur dihet se cfar ka thene Nano per ta.


Ja se cfar ka thene para ca kohesh Fotiadh Nano per ministrat qe ai i ka ne kabinetin e tij te ri:


1) Nano per Angjelin


…Anastas Angjeli me të njëjtën krenari fodulle të qartësojë në organet e drejtësisë, e cila duhet të hetojë, faktet e interpretuara për shkak të detyrës edhe në procese publike nga Angjeli me titujt e pronësisë dhe favoret e tjera që vijnë nga detyra e Angjelit, që i gëzojnë një numër çuditërisht i madh Angjelësh në zonat më të privilegjuara të Shqipërisë për sipërmarrje dhe pasurim të shpejtë”. Ai ka shtuar se “nuk besoj se vazhdohet të qeveriset me Angjelët, e patundshëm me kthetrat e tyre në buxhetin e shtetit…


2) Nano per Finon:


…Të kam thënë largohu nga Miri i Xhikes, se ai nuk është miku yt. Prokurori i përgjithshëm nuk është miku im kur i ke kërkuar lirimin e Arben Grorit. Të jesh njeri i pastër në marrëdhënie direkte. Mos u përdor politikisht se mund të largohet çdo mburojë politike që të ka mbajtur deri më sot. Nëse emrin Nano mund të vazhdoni ta përdorni si licencë në vende të ndryshme, harrojeni këtë gjë…


Keto jane kritikat e rradhes te dr.Sali Berishes

Sipas Regjep Qoses ketij …………… madh, keto nuk jane kritika.

(Vendonsi ne vend te pikave fjalen e duhur &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ) [/qb]
A ka mundesi te na behet e njohur se ku jane botuar keto akuza te Nanos kunder ministrave te tij?
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Lu

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Akuzat e Nanos per Finon e Angjelin jane bere ne kohen kur ishte kryeminister Ilir Meta. Nano kishte filluar ne kete kohe fushaten per ti marre pushtetin Ilirit. Te gjitha stacionet televizive ne Shqiperi, ne edicionet e lajmeve i kane transmetuar pothuajse ne cdo ore akuzat qe bente shoku Nano ne drejtim te Finos, Angjelit, Metes e Monikes, aq sa shqiptaret i mesuan permendesh. I degjoje te komentoheshin ne cdo bar-kafe. Gazetat gjithashtu ne ate kohe kishin material te bollshem per shitje.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Fillimisht postuar nga rosuja:
[qb] Akuzat e Nanos per Finon e Angjelin jane bere ne kohen kur ishte kryeminister Ilir Meta. Nano kishte filluar ne kete kohe fushaten per ti marre pushtetin Ilirit. Te gjitha stacionet televizive ne Shqiperi, ne edicionet e lajmeve i kane transmetuar pothuajse ne cdo ore akuzat qe bente shoku Nano ne drejtim te Finos, Angjelit, Metes e Monikes, aq sa shqiptaret i mesuan permendesh. I degjoje te komentoheshin ne cdo bar-kafe. Gazetat gjithashtu ne ate kohe kishin material te bollshem per shitje. [/qb]
Jo se une vej ne dyshim faktin ne fjale, por do te ishte me sakte te citohej ndonje gazete dhe daten e sakte.
Do te me lehtesonte pune mua ne nje referant mbi partite politike dhe qeverine ne Shqiperi.

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Lu

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Atehere duhet te shkosh ne Biblioteken Kombetare,te kerkosh ne arkiv.(n.q.s jeton ne Shqiperi)
 

kastriot

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Fillimisht postuar nga rosuja:
[qb] Atehere duhet te shkosh ne Biblioteken Kombetare,te kerkosh ne arkiv.(n.q.s jeton ne Shqiperi) [/qb]
Jo, une nuk jetoj ne Shqiperi, por me duhet te dergoj ndonje te njohur atje qe te kerkoje neper gazeta.
Megjithate faleminderit.
 

Lu

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Megjithate mund te them se me saktesi mund te pergjigjej ky Isak Newton, sepse sic i ka shkruar me siper, jam i bindur qe jane 100% te sakta te marra nga gazetat e kohes. (Te thashe me siper i kemi mesuar permendesh).
 

asim

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

gjith problemi ne shqiperi eshte se berisha e mori pushtein pa luft. dhe kjo pruri ate qe ne 1997 shteti i asaj kohe mos te ishtre ne gjendje te perballonte situaten e krijuar.sepse ne partin demokratike dhe ne strukturat e shtetit punonin te gjith komunistet e betuar per te rrezuar pushtetin e berishes ddhe te pd.kjo menyr e marrjes se pushtetit nga berisha ishte destinuar dhe programuar qe te deshtonte sepse berisha qe ne fillim beri gabimin politik me parrulen e vet opzitar por vellezer.ai nuk mund te ishte vellai i tyre kur ai nga ppsh u largua dhe krijoj pd qe me von imori pushtetin.per komunistet berisha u be tradhetar dhe ai duhet ta dinte se ata nuk dota falnin kurr.por naiviteti i tij politik duke besuar ne ndeshmerin komuniste beri ate qe keta ti mbante pushtet per te grene koken e vet.kurse sa per pajtimin kombetare pajtimin kometer nuk kqa te drejt ta bejne komunistet dhe rexhep qosja per shum arsye.sepse komunistet kishin vrar dhe burgosur 50 vjet me radh kete popull.vrasesi nuk ka te drejt te kerkoj pajtim.pajtimin komtar mund ta bej dhe ta kerkojn vetem te burgosurit politik dhe shqiptaret e deskrminuar per arsye politike.komunistet jan fatkqsia komtare shqiptare
 
Top