Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

DFV

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Po ti blueice,ne cilen bot jeton,apo je bere franceze tani dhe u drejtoesh me "ju" gjithe shqiptarve?
Kurre mos harro se gjithcka qe bejne politikanet tane(mire apo keq)ndikon shume edhe tek ne qe jemi large Shqiperise.

Pra ne se Nano sot apo Berisha dije ja futen sa krahu popullit shqiptar ku hyjme edhe ne,lind pyetja per te gjithe:C'fare duhet te bejme,cilat jane rruget per te sjelle ne krye te vendit politikan te rinje ne moshe por edhe ne ide per te projektuar nje Shqiperi te forte ekonomikisht ku njerzit te kene nje pune te ushqejne familjen,por edhe te rrojne sic rrojne dhe popujt e tjere ne perendim apo dhe ne lindje?
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Fillimisht postuar nga DFV:
[qb] Po ti blueice,ne cilen bot jeton,apo je bere franceze tani dhe u drejtoesh me "ju" gjithe shqiptarve?
Kurre mos harro se gjithcka qe bejne politikanet tane(mire apo keq)ndikon shume edhe tek ne qe jemi large Shqiperise.

Pra ne se Nano sot apo Berisha dije ja futen sa krahu popullit shqiptar ku hyjme edhe ne,lind pyetja per te gjithe:C'fare duhet te bejme,cilat jane rruget per te sjelle ne krye te vendit politikan te rinje ne moshe por edhe ne ide per te projektuar nje Shqiperi te forte ekonomikisht ku njerzit te kene nje pune te ushqejne familjen,por edhe te rrojne sic rrojne dhe popujt e tjere ne perendim apo dhe ne lindje? [/qb]
po me cfare tju drejtohem....kjo mungon te ne..qe nuk kemi ecur perpara...midis nesh nuk ekziston respekti....qe te mirkuptohemi dhe te ndertojme dicka...ndera ti i bie shkurt cduhet te bejme....
jam dakort me ate qe thua...dhe po them te ne kjo gje ndikon me shume te ne qe jemi jashte shtetit se jemi me te fyer....ndersa ata qe jane ne shqiperi..jane te ofenduar po jane en vendin e tyre.....
ke te drejte qe thua qe duhet te behet dicka kete dua te them e un....
degjoj ketu qe bisedojne dhe shajne..jo njerin apo tjetri...
me e mire do te ishte kritika dhe te nxiret dicka nga kjo kritike...dhe kjo te behet nga vete shqipetaret.....per te zgjisdhur nje zgjidhje te drejte....
me sakte cka ndodhur...te lihet mbrapa cdo behet eshte me e sakte...
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

PD, NESER 13-VJECARE

Anila Rama

Ndonese data zyrtare e krijimit te Partise Demokratike eshte 12 dhjetori, demokratet do te mblidhen sot ne mbremje per te festuar. Ndryshe nga vitet e tjera opozitaret do te festojne 13 vjetorin e krijimit te PD-se dhe te lejimit te pluralizimit ne mjediset e "Pallatit te Kongreseve", vetem pak ore para se te startoje qe aty kongresi zgjedhor i socialisteve. Perkimi i dates se kongresit te PS-se me festen zyrtare te themelimit te PD-se, sherbeu si shkak i mundshem per te organizuar takimin perkujtimor nje dite me perpara. Ne kete menyre kryedemokrati Sali Berisha eshte treguar i kujdesshem qe te mos kete perplasje me kongresin e socialisteve, duke afruar nje dite festen qe per cdo vit eshte zhvilluar ne 12 dhjetor. Nderkaq gjate dy diteve te fundit selia blu ka shperndare ftesa te shumta duke ftuar perfaqesues nga i gjithe spektri politik ne vend, perfshire edhe kryetarin e PS-se Fatos Nano, i sulmuar ashper gjate kesaj kohe nga lideri i PD-se Sali Berisha per shkak te mungeses per nje kohe te gjate te dy ministrave ne qeveri.

Nje vit me pare kryesocialisti Nano iu pergjigj fteses se Berishes duke marre pjese ne festen e PD-se se bashku me bashkshorten e tij Xhoana Nano. Njerez te afert te kryeministrit nuk kane konfirmuar nese edhe kete radhe Nano do te shkoje ne pervjetorin e 13 te PD-se, date qe shenoi lejimin pluralizimit ne vend. Ne fakt nje vit me pare ishte ende ne fuqi marreveshja e famshme Nano-Berisha, e cila lulezoi per gati gjashte muaj qe nga koha e bisedimeve per gjetjen e Presidentit konsensual. Ftese te posacme per ditelindjen e PD-se ka marre edhe Presidenti Alfred Moisiu, i cili ka pak gjasa qe te shkoje ne koktelj dhe mund te mjaftohet vetem me nje pershendetje kortiezie zyrtare.

Komisioneret demokrate apelojne vendimin e KQZ-se

Komisioneret e opozites te ndeshkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te ankimojne vendimin e shkarkimit ne Kolegjin Zgjedhor. Pervec 4 anetareve te KZQV-se se Bashkise se Tiranes qe u shkarkuan dhe u gjobiten me nga 60 mije leke qe do te depozitojne apelimin e vendimit keto dy dite, jane edhe nje numer nga komisioneret e qendrave te votimit te shkarkuar qe do te ndjekin te njejten rruge. Burimet nga selia blu pohuan dje se jane vet anetaret e komisioneve qe kane ndermarre nje nisme te tille, duke iu kundervene vendimit te KQZ-se. Zyrtare t-_rte te PD-se pohuan se apelimi i ceshtjes ne fjale ne Kolegjin Zgjedhor ishte i domosdoshem pasi, KQZ te njejtat tabela zgjedhore i perfshiu ne rezultatin perfundimtar te shpallur prej saj per Bashkine e kryeqytetit. Sipas opozites ishte i papranueshem fakti qe komisioneret shkarkoheshin para zgjedhjeve te perseritura. Nga ana tjeter ka pak gjasa qe apelimi i ceshtjes te riktheje ne KZQV apo edhe ne komisionet e votimit, komisioneret e meparshem. Per kete arsye strukturat e PD-se se kryeqytetit jane duke pergatitur listat me emrat e rinj te komisionereve te cilat brenda nje harku te shkurter kohor duhet te dorezohen prane KQZ-se. Burimet nga selia blu pohuan se po punohej per te gjetur njerez qe kane nje formim te caktuar per te pasur mundesi te perballojne gjithe situaten zgjedhore te 28 dhjetorit. Kjo argumentohet me faktin se pjesa e anetareve te saj qe jane angazhuar here pas here me zgjedhjet ne Tirane, kryesisht ishin te perfshire ne komisionet e meparshme, por qe nuk mund te jene serish sipas vendimit te KQZ-se. PD kundershtoi dy dite me pare vendimin e KQZ-se per te shkarkuar dhe gjobitur te gjithe komisioneret e kryeqytetit, duke e cilesuar kete si nje tjeter veprim kriminal te kryetarit Ilirjan Celibashi.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Berisha asht armek i Shqypnes
Na ka vrae e na ka pre e qitash po don me u duk burr i mer e me bes
Ai nuk munsi me ba miqsi me kryemenstrin ton tnjerum shokun Fatos Nano.
Shoku Fatos duhet me i than njiher e mer jo qatij katili
 

asim

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Fillimisht postuar nga Malsor:
[qb] Berisha asht armek i Shqypnes
Na ka vrae e na ka pre e qitash po don me u duk burr i mer e me bes
Ai nuk munsi me ba miqsi me kryemenstrin ton tnjerum shokun Fatos Nano.
Shoku Fatos duhet me i than njiher e mer jo qatij katili [/qb]
do te kisha kthyer pergjigje por spo ta kuptoj ate shqipen tate
 

DFV

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

O Malsor,po c'ka po thua, shoku Fatos dhe Zoti Sali jane miq per koke,te dy hane e pine e mbreterojne ne kurriz te popullit fukara.
Nuk e di por nuk kam degjuar qofte Salen qofte Nanon tu mungoj drita,ngroheja,rroga mbi 1 miljon e gjysem ne muaj apo kostumet qe i nderrojne nga dy - tre here ne dite,do te thuash ti hallall sepse sepse i kemi udheheqsa,dakort jam edhe une perderisa i do populli sa nje mal rrofshin!!!!
Por une i mallkoj vdekshin ishalla ne nje dite sa me afer qe te shpetoj edhe populli nga keto dy shushunja qe ja pine gjakun ketij populli te mjere.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Kjo eshte nje nga shkrimet dhe analizat politike me te shkelqyera te Qoses, dhe te gjithe politikes shqiptare.


AUTOKRATET NUK SHKOJNE LEHTE
Diplomati Amerikan Richard Shifter, si perfaqsues special i presidentit
Klinton ne Nismen per Bashkpunimin e Rregjioneve te Evropes Juglindore
deklaroi keto dite ne Gjeneve: "Ngjarjet ne Shqiperi do ti sjellin ndryshime
demokratike ketij vendi." Kjo, pa dyshim, nuk do te jete e lehte. Ndryshimet
demokratike si synim historik i revolucionit popullor (si po e quan shtypi
perendimor, e me se shpeshti shtypi Amerikan revolucionin demokratik ne
Shqiperi), do ti veshtiresojne shume rrethana, vecanerisht nxitja e mbajtja e
konflikteve politike, qe ishte parim mbizoterues i rregjimit autokratik te
Sali Berishes. Pse mund te thuhet keshtu?

Shqiperia ka sot parlamentin e zgjedhur ne zgjedhjet e shperdorura te 26
Majit,i cili mbasi u detyrua te pranoje zgjedhjet e parakohshme, u vetequajt,
cka ne te vertete ishte: i paligjshem. Shqiperia ka sot kryetarin i cili
eshte i paligjshem jo vetem sepse eshte zgjedhur prej parlamentit te dale nga
zgjedhjet e shperdorura, dhe jo vetem pse eshte rizgjedhur ne gjendje
shtetrrethimi kur pushojne ligjet e rregullta, por edhe pse iu ka shembur
pushteti dhe shteti ne krye te te cilit ishte.


Shqiperia sot ka nje institucion kombetar te ligjshem- Qeverine e Pajtimit
Kombetar, te cilen ne planin kombetar te ligjshem e ka bere populli me
revolucionin e tij te vonuar demokratik, kurse ne plan nderkombtar te
ligjshem e ka bere SHBA, dhe OSBE-ja, qe e kane kerkuar formimin e saj.

Shqiperia sot ka organe pushtetore qe lidhen me parlamentin, sepse jane
krijuar sipas procedures sipas te ciles eshte krijuar parlamenti, dhe organe
pushtetore qe lidhen me Qeverine sepse jane krijuar sipas procedures sipas te
ciles eshte krijuar kjo qeveri. Edhe keto organe, per shkak se jane krijuar
nga procedura te ndryshme, shume shpejt kane filluar te dalin ne rruge te
njeri tjetrit. Se pushteti i pershtatshem ne Shqiperi perbehet prej organeve
qe u dalin ne rruge njeri tjetrit shihet prej ketyre te dhenave: Qeveria
kerkon me projektigj te hiqet censura prej mjeteve te informimit, kurse
Parlamenti vendos qe censura te vazhdoje me tutje! Qeveria kerkon me
projektligj qe Keshilli Drejtues i RTSH-se te miratohet nga Keshilli i
Ministrave, kurse Parlamenti vendos qe ky keshill, si edhe deri tani te
miratohet, prej parlamentit.E te tjera!

Eshte e qarte:Frytet e revolucionit te vonuar demokratik kane filluar te
rrezikohen. Gjithnje e me te dukshme jane perpjekjet e Qeverise, si fryti me
i rendesishem i ketij revolucioni te vonuar demokratik, te nxirret ne rendin
e dyte e te trete te institucioneve qe bejne politiken e qeverisin vendin.
Jane, duken te rrezikuara qellimet kryesore te revolucionit te vonuar
demokratik, dhe te Qeverise se Pajtimit Kombetar:zevendesimi i politikes se
mospajtimit me politiken e bashkmarrveshjes kombetare; departizmi i SHIK-ut
dhe menjanimi i policise se fshehte ne te cilen mbeshtetej pushteti
autokratik; ckorrupcioni i aparatit shteror e i strukturave ekonomike;
zhbllokimi e demokratizimi i mjeteve te informimit, sidomos i mjeteve
elektronike te informimit.

Ne sistemet jodemokratike, ne menyre te vecante ne sistemet autokratike, ne
te cilat metodat per mbajtjene e pushtetit jane mesuar ne shkollen
staliniste, disfatat politike nuk pranohen lehte. Kjo shume shpejt filloi te
shihet ne Shqiperi. Cdokujt qe i percjell me kujdes zhvillimet e pertashme ne
Shqiperi i eshte e qarte se:pushtetmabjtesit e tronditur dhe moralisht te
vdekur do te bejne shume perpjekje te rikthehen, dhe ta rikthejne gjendjen
pushtetore ne te cilen ishte Shqiperia. Natyrisht ata do te kujdesen qe ta
veshin me rroba te reja retorike e politike! Prej lajmeve qe jep RTSH-ja dhe
prej disa shkrimeve qe botojne gazetat, qe aq perulshem i kane sherbyer
autokracise, ne Tirane edhe Prishtine, shihet se kryeprotagonistet e
tragjedise shqiptare Sali Berisha e Pjeter Arbnori do te jene te gatshem te
paguajn cdo cmim, natyrisht prej xhepave e brezave qe mbahen ne postet ne te
cilat jane

Ne jeten tone politike perpjekjet per qellime te larta mund te lihen ne mes
te rruges, por perpjekjet per pushtimin e posteve shteterore cohen deri ne
fund me te gjitha mjetet e lejueshme e te palejueshme.

BETEJA PER RIKTHIM E SHERBIMi DIPLOMATIK

Perpos gazetareve te perdorur edhe perpare ne sherbim te mbajtjes se
autokracise, ne perpjekjet e tyre per rikthimin e pozitave politike, Sali
Berisha e Pjeter Arbnori po e rivene edhe sherbimin diplomatik. Si jo! Ne
kohen e internacionalizimit te sovranitetit te shteteve, eshte shume e
veshtire, ne mos e pamundur, te mbahet kush ne pushtetin shteteror pa njohjen
e botes, ne menyre te vecante pa njohjen e faktoreve nderkombetare si SHBA,
France, Gjermania, e Britania e Madhe. Nje qellimi te tille, eshe me se e
kuptueshme, askush nuk mund t sherbeje me mire sesa perfaqsite diplomatike.
Fati i keq qe tu sherbeje perpjekjeve te Sali Berishes e Pjeter Arbnorit ti
riktheje poziten politike, e kjo do me thene autokracine ne jeten kombetare,
kesaj rradhe i takoi Ambasadorit te Shqiperise ne France, shkrimtarit Besnik
Mustafait. Sic njoftoi RTSH-ja me 20 Mars, ai u prit nga Ministri i Jashtem
fracez, Erve de Sharet, dhe si fryt i ketij takimi, me 21 Mars Sali Berishes
ju dhurua takimi me ambasadorin e Frances ne Shqiperi, i cili, sic njoftohet
prej zyres se kryetarit, paska thene se:

"Franca mbeshtet plotesisht platformen e pajtimit kombetar, veprimtarine e
Presidentit, dhe te Qeverise per Pajtim Kombetar".

Domethene: Franca liridashese mbeshtet nje kryetar te paligjshem kunder te
cilit eshte ngritur populli! Fryti i perpjekjeve te diplomateve shqiptare do
te jete sigurisht edhe takimi i Kryetarit me ambasadorin e Gjermanise ne
Shqiperi, Hans Peter Disdon, i cili persa i perket perkrahjes per te qenka
treguar me i kursyer se ambasadori Francez. Ai i ka thene Sali Berishes se

"Gjermania mbeshtet zgjidhjen politike ne kuader te platformes se pajtimit
kombetar, dhe te institucioneve legjitime ne Shqiperi, dhe ne kete drejtim
ajo e vlereson shume te rendesishem fillimin e menjehershem te pergatitjes se
zgjedhjeve nen mbikeqyjen e plote nderkombetare". E cilat jane keto
insitucione te cilat Gjermania i konsideron te ligjshme ne Shqiperi i mbetet
te mendojne vete shqiptaret.

Po fryti me i cmuar i perpjekjeve te Berishes e Arbnorit per rikthim
pozicionesh politike, eshte takimi i Kryetarit te Parlamentit e me pas, Sali
Berishes, me ambasadoren e SHBA-ve ne Shqiperi, zonjen Marisa Lino, e cila,
sic theksojne zedhenesit e Arbnorit, i paska shprehur "mbeshtetjn e saj te
plote per gjithe cfare tha zoti Arbnori, dhe vleresoi se sidomos ne situaten
aktuale eshte shume e rendesishme te respektohen institucionet, duke shprehur
mbeshtetjen e saj per Parlamentin"

Sikunder mund te shihet, ne kete turr perjekjesh per rikthim pozicionesh,
Berisha e Arbnori arriten te sigurojne:perkrahjen e Frances jo vetem per
platformen e pajtimit kombetar, por edhe per "veprimtarine e presidentit";
perkrahjen e Gjermanise per "zgjidhjen ne kuader te organeve legjitime; dhe
perkrahjen e SHBA-ve per Qeverine e Pajtimit Kombetar dhe Parlamentin.

BETEJA PER RIKTHIM DHE TURQIA

Ne perpjekjet e tyre Berisha e Arbnori, vete apo me ndihmen e perfaqsuesve
diplomatike te Shqiperise ne Ankara, e inkuadruan edhe Turqine. Sic njofton
RTSH-ja , Berisha arriti te siguroje nje bisede telefonike me kryetarin e
Turqise, Sylejman Demirel, me c'rast ky i tha atij (une i thashe ai me tha-do
te thoshte nje poet shqiptar) se i jep perkrahje te plote qe mbese ne postin
ne te cilin eshte, se paku deri ne zgjedhje. Perkrahja e Turqise u prit ne
Kosove me shume gezim prej ithtareve gjithnje e me te rralle te Berishes, dhe
autokracise se tij ne Shqiperi. U tha se kur te perkrah Turqia hyn ne bire te
miut Greqia! Kush nuk e di me ne fund se Greqia me shume se Turqia ka bere
edhe ben perpjekje per mbajtjen e Sali Berishes ne krye te Shqiperise? Kujt
nuk i kujtohet kthimi ne Parlament i Partise per te Drejtat e Njeriut te
pakices kombetare greke, vetem 3 dite pasi zgjedhjet i quajti te shperdorura,
dhe refuzoi te hyje ne Parlament? Kujt nuk i kujtohet deklarata e
zevendesministrit grek Krandiotis, ne ato dite kur Shqiperi vlonte nga
revolta:"le te dihet se Sali Berisha eshte dhe duhet te jete kryetar i
Shqiperise!" Kujt nuk i kujtohen gjithe ato leshime qe Berisha i beri Greqise
ne Shqiperi vetem se ajo u be kryetare e Bashkimit Europian, dhe luajti rol
te vecante pas reagimeve te para ne Strasbourg te heshetet falsifikimi i
zgjedhjeve te 26 Majit

BETEJA PER RIKTHIM E GENJESHTRA PROPAGANDISTIKE

Ka vjet qe jeta kombetare shqiptare toksionohet prej genjeshtrave te
ndryshme, shpesh here fantastike. Valet e ketyre genjeshtrave rriten
vecanerisht shume kur behen zgjedhje e rizgjedhje, referendume e pleniume,
emerime e c'emerime. Valet e ketyre genjeshtrave ishin vecanerisht te medha
ne prag te zgjedhjeve ne Shqiperi e Kosove me 1992; ne prag te zgjedhjeve ne
26 maj e 20 tetor ne 1996 ne Shqiperi; pas hyrjese se Adem Demacit ne Partine
Parlamentare dhe pas formimit te Forumit Demokratik si bashkim i 11 parive ne
Shqiperi. Vala e ketyre genjeshtrave eshte rritur vecanerisht shume,
rishtazi, pas fillimit te betejes se Berishes e Arbnorit per rikthim
pozicionesh politike.

Jane te shumta dhe jane te ndryshme keto genjeshtra. Here jane shume banale,
here shume serioze. Po i paraqes disa prej tyre- ato qe mund te kene edhe me
tej pasoja te rrezikshme ne jeten kombetare:

Njera prej ketyre genjeshrave djallezore qe mund te kene pasoja per
ardhshmerine e Shqiperise, dhe te popullit shqiptar ne pergjithsi eshte ajo e
sipas te ciles Shqiperia e Jugut eshte cuar ne kryengritje te armatosur
kunder Shqiperise se Veriut. Jugoret,here peshperisin e here bertasin
perhapesit e kesaj genjeshtre, duan ta copetojne Shqiperine! Ata-thuhet- jane
grekomane!!!

Megjithese ne cdo levizje politike, ne cdo revolucion te armatosur, zakonisht
pervidhen edhe aventuriere politike e kriminele ekonomike, te cilet shkojne e
sendertojne per qellime politike e ekonomike, historikisht eshte e padrejte,
e palejushme dhe e demshme qe qellimi i ketyre levizjeve te a revolucioneve
te rregjohet ne qellimin e aventuriereve politike e krimineleve ekonomike.
Eshte genjeshter e palejueshme te thuhet qe Shqiperia e Jugut ka per qellim
ndarjen e Shqiperise. Qellime te tilla ne Shqiperine e Jugut nuk ka pasur
kurre. Rilindja Kombetare Shqiptare ka filluar ne Shqiperine Jugore. Edhe
politiken e Rilindjes Kombetare per krijimin e shtetit kombetar e kane
filluar rilindesit e Jugut. Naum Veqilharxhi si idelog nismetar i levizjes s
e Rilindjes, dhe vellezerit Frasheri si ndertues te politkes per krijimin e
shteti shqiptar, nuk kane lindur as ne Tirane, as ne Peje, as ne Shkoder, as
ne Kelmend, po ne Frasher Shqiperise Jugore. Betejen kunder shovinizmit grek
ne shek XX nuk e kane bere shqiptaret e veriut, dhe nuk e kane bere shqiptare
myslimane, por e kane bere ne rradhe te pare shqiptaret ortodokse, qe jane
vrare prej shovinisteve dhe andarteve greke.

Ne qofte se eshte keshtu (e te dhenat historike nuk na lejojne te mendojne
ndryshe) shrohet pyetja: c'duan athere genjeshtrat se Shqiperia Jugore eshte
ngritur kunder Shqiperise? C'duan ato njejtesime te 3 gishatave te ngritur ne
Vlore, me 3 gishtat e ngritur ne Beograd kur dihet se 3 gishtat jane simbol i
trinise se shenjte ne fene ortodokse,... qe nuk tregon me shume se
perkatesine fetare? Nuk ka dyshim qe perpos marrise se zakonshme qe e ka
emrin "krahinorizem", keto genjeshra i nxit edhe nje qellim djallezor:
QELLIMI I ARSYETIMIT TE RREGJIMIT DESPOTIK TE BERISHES. Eshte kjo nje dhurate
qe i dhurohet rishtazi krahinorizmit te mallkuar. Eshte kjo nje dhurate qe i
dhurohet rishtazi politikes se mallkuar te mospajtimit dhe konfrontimit
kombetar!.

SHQIPERIA DHE GREQIA

Nje perpjkje tjeter, posacerisht djallezore, e vene shume shpesh ne sherbim
te perpjekjeve per rikthimin e pozicioneve politike te Berishes e Arbnorit,
eshte genjeshtra per gjoja rrezikun qe kane teresia tokesore edhe pavaresia e
Shqiperise prej Greqise. Ky rrezik i shpikur sot, e percaktoi permbajtjen e
rrejshme, tonin e sajuar dhe brengosjen qesharake te kumtesave te udheheqesve
te disa partive politike ne Prishtine, pre fatine rrezikuar te Shqiperise nga
"armiqte e jashtem". Greqia e ka Kalin e Trojes ne Shqiperine e Jugut! Dhe
keshtu sllogani komunist mbi armiqte e jashtem te lidhur ngushte me armiqte e
brendshem, gjeti zbatim te fuqishem ne jeten tone politike. Kete genjeshter
te neperdukshme e gelltiten shume lexues te gazetave tona, edhe shume degjues
fjalimesh neper zyra, oda, intitucione "shteterore", dhe sidomos neper
"kafiqa". Pse jo! Ajo s'duhej te paguhej me asgje, perpos me te verteten. E
te verteten, eshte e veshtire te besohet se nuk e dine ate qe e leshuan
rishtazi ne qarkullim kete genjeshter. E kjo e vertete eshte: TERESIA
TOKESORE DHE PAVARESIA E SHQIPERISE SOT NUK JANE DHE NUK MUND TE JENE TE
RREZIKUARA PREJ GREQISE. KOha kur Greqia kishte vertet synime tokesore mbi
Shqiperine ka kaluar njehere e pergjithmone. ....

Greqia dhe Shqiperia jane anetare te OKB-se, ne Karten e se ciles, ne
paragrafin e saj te 7-te shkruhet se "sulmi i nje anetareje te kesaj
organizate mbi anetaren tjeter konsiderohet si pushtim, te cilin Keshilli i
Sigurimit, si qeveri boterore, eshte i detyruar ta pengoje. Lufta e Gjirit
Persik, ne te cilen SHBA dhe disa shtete te tjera anetare te OKB-se, i sollen
Irakut disfate te jashtezakonshme, dhe e detyruan te terhiqet prej Kuvajtit,
e ben njehere e pergjithmone te pamundshem cenimin e pavaresise tokesore te
nje shteti prej nje shteti tjeter. Greqia eshte anterea e NATO-s, e NATO-ja
ne asnje menyre nuk do tia lejonte nje aventure ashtu rrezikshme:te cenoje
kufijte e nje shteti tjeter. Me ne fund, a do ta lejonin Greqine te cenoje
Shqiperine, SHBA-te te cilat jane zotuar te nderhyjne ne rast se Kosova do te
sulmohej ushtarakisht prej Jugosllavise (Serbise e Malit te Zi)? Pa dyshim jo.

Pse athere, disa gazeta te perditshme e javore, dhe propagandistet e
rregjimit te kompromentuar autoritar te Berishes, e perhapin me kaq
perkushtim genjeshtren per gjoja rrezikun qe ka Shqiperia prej Greqise?
Sigurisht per te njejtat arsye per te cilat e perhapin genjeshtren per gjoja
synimet e Shqiptareve te Jugut qe vendlindja e Naum Veqilharxhit, e Abdylit,
e Naimit dhe Samiut, e Jani Vretos, dhe e Cajupit, e Petro Nini Luarasit, dhe
e Ismail Qemalit, e Arben Putos dhe e Dritero Agollit, e Eqrem Cabejt dhe e
Ismail Kadarese, te shkeputet prej Nenes Shqiperi! Genjeshter absurde, por
genjeshter njekohesisht djallezore. E perhapin kete genjeshter me nje qellim
djallezor: me qellim qe te arsyetohet autokracia e Sali Berishes, dhe
krahinorizmi te cilin e ka frymezuar politika e tij.

SHQIPERIA DHE SERBIA

Ne perpjekjet per rikthim te pozicioneve politike te Berishes dhe oligarkise
se tij eshte futur edhe nje genjeshter tjeter: genjeshtra per gjoja rrezikun
qe ka sot Shqiperia prej Serbise! Edhe per mendjen me te thjeshte politike
eshte e qarte se teresia tokesore e Shqiperise, perkatesisht e gjysme
Shqiperise se 1912-es, nuk ka kurrfare rreziku prej Serbise sot. Koha kur ajo
mund te ishte rrezikuar prej saj- koha e Luftes se Pare Boterore dhe e disa
vjeteve pas saj, ka kaluar njehere e pergjithmone. Jugosllavia eshte ne hall
se si te mbaje te pushtuar Kosoven dhe trojet e tjera shqiptare. Jugosllavia
eshte ne hall se si ta pakesoje numrin e shqiptareve qe sundon...... e lere
me pastaj te shtoje hallet me Shqiperine.

Jugosllavia eshte e do te jete e interesuar, nderkaq, qe ne Shqiperi te kete
rregjim cfare edhe ishte rregjimi i Sali Berishes: rregjim qe nuk do te
pranoje idene e pajtimit kombetar, dhe sdo te beje politike te
bashkemarreveshjes kombetare, qe do ta furnizoje me nafte ne kohe te
bllokades te cilen e ve bashkesia nderkombetare; qe do te tergoje
perfaqsuesin diplomatik te Bogolub Kariqi qe te kerkoje ndihmen e tij
financiare kur populli ngrihet kunder rregjimit; qe do ta beje Shqiperine
shtet-spektakel muzikor, pa industri e ekonomi; jo te drejtuar prej
institucioneve politike, po prej kryetarit, qe popullit i drejtohet si
fanatik partiak, e jo si "baba i kombit"; qe do ta beje Shqiperine nje shtet
jo me nje gjuhe te njesuar letrare kombetare, po mundesisht me dy a me shume;
qe do ta beje Shqiperine shtet krahinorisht e fetarisht sa me te ndare e sa
me te percare; qe do ta beje me ne fund Shqiperine, aq fundbotshem te
plagosur e te molisur, saqe per Kosoven nuk do te kerkoje me shume se
autonomi. Te tjera synime Serbia me Malin e Zi nuk kane, dhe sipas gjasave
nuk do te kene.

Perfundimi: Shqiperia e sotme, domethene gjysme Shqiperia natyrore, NUK KA
KURRFARE RREZIKU per teresine tokesore e pavaresine e saj prej fqinjeve.
Shqiperia natyrore nuk ka kurrfare rreziku per teresine tokesore dhe
pavaresine prej fqinjeve te saj. Shqiperia e sotme megjithate ka nje rrezik
te madh: rrezikun qe i vjen prej klases se ndare politike, ne menyre te
vecante prej njeresve te paskrupullt, me mendje te holle e me mentalitet te
vogel qe mund te gjenden e ne krye te saj.

PROPAGANDA KUNDER OPOZITES

Nje perberes posacerisht ndikues ne perpjekjet per rikthim te Berishes e
Arbnorit, eshte fushata plot shpifje kunder perfaqsuesve kryesore te
opozites, ne rradhe te pare kunder Neritan Cekes, Skender Gjinushit, Rexhep
Mejdanit, dhe pas lirimit nga burgu, Fatos Nanos. Te gjithe keta - thone
shperralluesit e tyre- bartin barra te renda politike, dhe morale nga e
kaluara komuniste. Te gjithe keta jane ekstremiste te majte! Te gjithe keta
jane ithtare te konceptit per "zgjidhjen" e problemit te KOsoves brenda
Serbise. Te gjithe keta jane kundershtare te hyrjes se Shqiperise ne NATO e
Bashkim Evropian. Te gjithe keta jane udheheqja politike e "rebeleve", e
"banditeve" e "krimineleve", qe e cuan ne demonstrata, ne kryengritje te
armatosur, e filluan e po e vazhdojne rrenimin e Shqiperise.

Te shkojne kot argumentet te cilat mund ti perdoresh qe ti mposhtesh keto
marrezira. Kot thua apo shkruan se ndonjeri prej ketyre te shperralluarve nuk
ka qene anetar i PPSH-se. Kot thua, se asnjeri prej tyre ska qene 20 vjete
sekretar i organizates te PPSH-se, sic ka qene perhapesi i ketyre
shperrallimeve. Kot thua, se as keta, as partite qe drejtojne keta nuk
mendojne per rikthimin e sistemit komunist ne shqiperi. Kot thua, se kthimi i
sistemit komunist ne Shqiperi e Evrope eshte krejt i pamundshem. Kot thua, se
te gjithe keta prijes partiake ne Shqiperi jane per ndertimin e demokracise
parlamentare, per ekonomine e tregut, per nismen e lire, per shtetin ligjor,
per sigurimin e te drejtave te njeriut. Kot thua se te gjithe keta bejne
perpjekje per pranimin e Shqiperise ne NATO dhe ne BE.

Te gjithe argumentat jane te kota!
Disa nga zbatuesit e kesaj fushate kunder prijesve te opozites, shkojne aq
larg sa ndonjerin prej tyre ta quajn "agjent" te Greqise apo Serbise......

Nuk eshte te nevojshme te theksohet sa shume e sa fundbotshem,e felliq kjo
propagande mjedisin kulturor politik te SHqiperise sot. ... e thellon
hendekun e ndasive e percarjeve ne jeten kombetare kjo propagande. Eshte e
nevojshme nderkaq te shtrohet pyetja:Kush jane keta ndotes te jetes sone
politike kombetare? Dhe eshte e nevojshme te shtrohet pyetja:Cilat jane
motivet e tyre...? Ne vend te pergjigjes une i lus lexuesit te mendojne vete
kush jane keta njerez, dhe le te mendojne vete se cilat jane motivet e tyre
te verteta. Dhe le te mendojene vete mos shtabet e ketyre propagandisteve
jabe futur ne lemshin aq te dendur te korrupsionit ne Shqiperi, qofte permes
shitjes se naftes ne Jugsollavi, qofte permes Bankes Dardania, qofte ne
menyra te tjera qe do te zbulohen ne rast se dokumentacioni shpeton pa u
djegur. Fushata e genjeshtert ne Prishtine kunder opozites ne Shqiperi, ne te
vertete eshte nje lufte per ruajtjen e interesave te krijuara dhe qe mund te
krijohen permes ortakerise me rregjimin pambarimisht te korruptuar dhe te
kriminalizuar te Berishes.

PERGJEGJESIA DHE DOREHEQJET

Pas shtjellimit te mesiperm shtrohet pyetja:A ndihmohet Shqiperia duke i
fajesuar te tjeret per ngritjen e popullit kunder rregjimit- duke u fajesuar
Greqia e Serbia, dhe sic del prej disa gazetave tona, edhe SHBA!

Pa dyshim jo! Duke ja ngarkuar te tjerve fajet, gabimet, deshtimet e veta
politiko-ekonimike, rregjimi vertem sa tregon se mentaliteti i trasheguar
stalinist eshte mentaliteti mbizotrues. NE jemi te persosur e te gjithe
tjeret jane djaj-fajtore qe punojne kunder nesh! Cdo njeri mendjeshedoshe do
te beje pyetjen:po mire ne qofte se "armiqte e jashten" paskan punuar aq
gjate dhe aq vendosmerisht per ngritjen e popullit kunder rregjimit te
shenjte, dmth kunder qendrueshmerise se SHqiperise, qe qenka njesh me
rregjimin, ku ishin pushtetmbajtesit shqiptare? Ke ruanin ata? Jane zgjedhur
per te mbajtur fjalime ne panairet e bukuroshve, apo per te drejuar shtetin?
Jo, zoterinj, kriza qe derrmoi Shqiperine, per 3 dite, e e la popullin
shqiptar, pa shtet, pa pushtet,pa ushtri, pa polici, pa gjygje, pa siguri, qe
e la popullin shqiptar shumekund pa buke, pa uje, pa ngrohje, nuk mund te
ishte imponuar nga jashte. Ajo mund te ishte vetem e brendshme. Kete krize e
pergatien mendjet e pavizone, per te tashmen e per te ardhmen e Shqiperise,
qe 5 vjet i kaluan duke prodhuar urrejtje e percarje kombetare, qe tani, 5
vjet me vone, te tjeret perpiqen ti sherojne me politiken e pajtimit.

Ata harruan qe nuk ka gje qe rrenon me shume nje rregjim, se sa ai veten kur
mendon vetem per veten. S'ka njeri qe mendon ndershem e ska njeri qe, vertet
e do Shqiperine, qe mund ta gjeje fjalen me te heshtur te arsyetimit a te
faljes per ta. Jo. Kurre! Ata, e them me pergjegjsine me te madhe para
bashkekoheseve dhe para brezave qe do te vijne, u bene varrtaret e shteti
shqiptar, te cilin tani duhet te vijne ta ringjallin te tjeret. Ata u bene
shkaktaret tragjike qe pas 85 vjetesh te shetit shqiptar, Evropa te krijoje
Misionin Keshilledhenes, i cili do ti mesoje shqiptaret se si te krijojne e
te mbajne nje shet. Ata me mosdijen e tyre politike bene qe te ringjallet
avazi i vjeter i fqinjeve: shqiptaret nuk mund te mbajne shtet. Ate qe i beri
komunizmi per 50 vjet-thuhet sot ne Shqiperi- keta ja bene per 5 vjet! Per
keto arsye e per arsye te tjera ata do te duhet te mendojne per tjeter cka.
Ata nqs me te vertete mendojne per te ardhmen e Shqiperise, do te duhet te
mendojne:

-si ta ndohmojne Qeverine e Pajtimit Kombetar, qe ta shtrije pajtimin ne te
gjitha shtresat e popullit, qr ta paqesoje e te qetesoje Shqiperine, qe te
filloje ringjalljen e vendit.
-si ta ndihmojne Shqiperine te gjeje rishtazi identitetin shteteror e politik
aq tmerrshem te rrenuar
-si ta ndhihmoje popullin shqiptar ne Shqiperi, por edhe kudoqofte ai, qe te
ktheje besimin ne Shqiperine, ne ardhmerine e saj, ne perbashkesine shqiptare
aq te tronditur gjate sundimit te tyre
-si ta ndihmojne demokracine e ndertimin e politike te pergjegjshme ne jeten
e popullit shqiptar
-si ta ndihmojne me ne fund, Partine Demokratike te cilen aq shume e kane
demtuar me "ciskat" edhe me politiken e konfrontimeve qe kane ndjekur edhe
brenda saj

Si mund ta ndihmojne verte Shqiperine dhe shqipteret, sot Berisha, Arbnori,
Meksi(i cili ende shihet ne parlament)? Ka vetem nje pergjigje per kete
pyetje, ne te cilen eshte e permbajtur e mira e Shqiperise dhe
shqiptareve:duke dhene doreheqje e duke u larguar njehere e pergjithmone prej
jetes politike.....Ata jane pergjegjesit kryesore per shume jetera te
humbura, per shume familje te rrenuara, per shume shkaterrime te te mirave
kombetare. Faji i tyre mund te matet vetem me gjygj. Por si mbrojtes se idese
te pajtimit kombetar, qe e konsideroj kusht per mbarevajtjen e Shqiperise,
une jam kunder gjykimit te tyre. Doreheqja nuk i shfajeson ata, por edhe
doreheqja ka rendesi per ta. Sic dihet ne kohet me te veshtira njerzve te
pushtetit u duhet me se shumti vetekritika. Te pranosh me ne fund te
ballafoaqohesh me te verteten, ne kete rast me fajin tend, te domethene te
vish ne vete, te vetedijesohesh.

Doreheqjet politike jane jo vetem akte politike, por shume me teper akte
morale. Atje ku behet politike e pergjgjshme atje doreheqja eshte prova e
saj. Atje kurre nuk harrohet: sa me e larte pozitia aq me e larte
pergjegjesia. Ne boten demokratike doreheqjet jepen per gabime te vogla
politike. Ne boten demokratike qeverite japin doreheqje kur nje projektligj i
paraqitur prej tyre nuk pranohet ne parlament. E te ne kryeministri Meksi nuk
donte te jepte dorehqje as kur iu shemb sistemi financiar ekonomik! Shikuesit
e EURONEWS-it e degjuan se kur ne pyetjene e gazetarit se a mund te
shkaktohej ne Shqiperi lufte civile iu pergjigj: nqs opozita do lufte civile
ne jemi te gatshem per lufte civile! Krim![........]

KERKIMI I NDJESES

Mendoni se cfare do te benin kryetaret normale te shteteve normale, dmth
demokratike, sikur ne to te kishte ngjare cka ngjau ne Shqiperi kur kryetar
ishte Berisha, Arbnori ishte kryetar parlamenti, Meksi kryeminister. Kryetari
normal i nje shteti normal, do te kerkonte 2 minuta ne RTV kombetar, dhe do
ti drejtohej kombit duke i kerkuar falje, i lumtur qe se ka persuar fatin e
Causeshkut:

"Si kryetar i Shqiperise ndihem fajtor per ngritjen e popullit kunder
rregjimit. Ndjehem fajtor per tragjdimne qe ka perjetuar populli Shqiptar.
Kam menduar per te miren e Shqiperise, por nuk me ka dale sic kam menduar.
Kerkoj faljen e nenave e baballareve qe u jane vrare e plagosur djemte e
bijat. Kerkoj falje grave qe u jane vrare burrat. Motrave qe u jane vrare e
plagosur vllezerit. Kerkoj faljen e gjithe atyre nenave, meshkujve, pleqve,
femijeve te cilet me lote ne sy, neper Adriatikun e rrahur prej shtrengates
kane bragtisur Atdheun. Kerkoj faljen e Vlores te cilen racistet e Marines
Italiane ia cuan ne fund te detit aq qytetare-djem e vajza dhe foshnje.
Kerkoj faljen e te gjithe Shqiptareve, kudoqofshin ata, per dhembjet demtimet
dhe fatkqesite qe u jane sjelle deria une isha kryetar i SHqiperise. Jam i
gatshem te pranoj denimin politik, moral e gjgygjesor te Shqiperise. Krej
c'mund te bej per Shqiperine dhe per shqiptaret ne keto caste eshte:te jap
doreheqje. Zoti e rujate Shqiperine!" Ne vendin e e berishes e Arbnorit deri
ne zgjedhjet e parakohshme- te shprespjme te lira dhe te ndershme- do te
duhej te zgjidheshin 2 anetare te tjere te PD-se. E kesaj partie nuk i
mungojen anetare e atdhetare te denje per postet me te larta ne shtetin
shqiptar. Dorehqja e Berishes, Arbnorit.... do te sillte tejkalimin e
politikes se mospajtimit e te konfrontimit brendakombetar, dhe qetesimin e
Shqiperise. Me ta ne krye Shqiperia mund te kete vazhdim vetem ne nje
drejtim- ne drejtimin qe e solli Shqiperine atje ku eshte.

Doreheqja Berishe e Arbnorit do te sillte fillim e ndertimit te politikes se
pergjegjshme kombetare, pa te cilen nuk mund te kete mirevajtje ne Shqiperi.
..... Dorheqja e Berishes e Arbnorit do tia mesonte nje mesim klases
pushtetmbajtese shqiptare, sot edhe neser, pa pervetsimin e te cilit ajo
kurre nuk do te behet e pergjegjshme, qe eshte:Ne kete bote te gjitha jane te
perkohshme, kurse me te perkohshme se te gjitha te tjerat eshte pozita
pushtetore......... ATA QE ME CDO KUSHT DUAN TE MBAJNE PUSHTETIN ATA DUHET ME
CDO KUSHT TE LARGOHEN NGA PUSHTETI

Shqiperi te qofsha fale
me ke nene e me ke djale
Rexhep Qosja
 

Drenica 98

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Rexhep Qosja lindi me 25 qershor 1936.

Prej shume vjetesh ishtedrejtor i Albanologjik
 

Drenica 98

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Rexhep Qosja lindi me 25 qershor 1936.

Prej shume vjetesh ishte drejtor i Institutit Albanologjik
te Prishtines. Si nje nga personalitetet me te
shquara te kultures dhe shkences shqiptare eshte
zgjedhur anetar i Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves,si dhe anetar i jashtem i Akademise se Shkencave te Shqiperise.
Ne krijimtarine letrare te tij shquhet romani
"Vdekja me vjen prej syve te tille",i cili eshte
perkthyer ne shume gjuhe te huaja,fusha kryesore e studimeve te tij eshte hisroria e letersise shqipetare,se ciles i ka kushtuar nje varg veprash. Eshte autor i shume shkrimeve kritike dhe publicistike.
Per ceshtjen kombtare shqipetare Qosja ka botuar nje numer veprash,ne te cilat trajtohet me thellesi historia dhe strategjia e bashkimit kombetar,rruga drejt lirise e demokracise.

Nder shume vepra te tjera te akademik Qosjes jane edhe:

Episode letrare 1967
Dialog me shkrimtaret 1968
Kritika letrare 1969
Antologjia e lirikes shqipe 1970
Kontinuitete 1972
Asdreni jeta dhe vepra e tij 1972
Panteoni i rralluar 1973
Vdekja me vjen prej syve te tille 1974
Shkrimtare dhe periudha 1975
Anatomia e kultures 1976
Mite te zhveshura 1978
Prej tipologjise deri te periodizmi 1979
morfologjia e nje fushate 1980
Nocionet e rejaalbanologjike 1983
Historia e letersise shqipeI 1984
Historia e letersise shqipeII 1984
Historia e letersise shqipeIII 1985
Porosia e madhe 1986
POulli i ndaluar 1990
Starategjia e bashkimit kombetar 1992
Ceshtja shqipetare-historia dhe politika 1994
Ligjerime paravajtese 1996
Fjalor demokratik 1997
Paqja e pergjakshme 1999
etj.
etj.
p.s. Pasi ka qene njeri nder prijetaret e emancipimit kulturor e kombetar te shqipetareve ne ish Jugosllavi dhe njeri nder perkrahesit e UCK-se,ka qene gjithnje ne shenjester te propagandes se felliqur te elementeve te caktuara
te UDB-se(sherbimi sekret serb)duke filluar nga
"presidenti" Rugova me lakejt e tij e deri tek Isacc-u dhe isacc-et tjere ne Shqiperi qe fatbardhesisht jane te paket ne numer!
Isacc-eve u kisha preferur qe para se te shkruajne
per akademikun e nderuar Qosja te lexojne ndonje veper te tij,ne menyre qe mos te na dalin qesharake ketu ne forum, mos te behen gaz i botes!!!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Oj drenic

Po ti pse s`thu bre shqipe,qe Qosja inatin qe ka me Rugoven mundohet me e qit me Dr. Berishen.

Une me mir shkoj e shes bredhat e krishtlindjeve se sa lexoj mrrokllat e Shaban Qoses.

Me shkrimtare si Qosja kane qene te mbushur burgjet e Enverit.

P.s
Ti mor shqipe mos me fut mua ne nje kallup me UDB
se une nuk kam vrare as ministra te Ibrahim Rugoves,as kam vrare shqiptare qe me jan dukur si spiune te Serbise dhe as kam qethur floket e vajzave shqiptare qe jane shoqeruar me te huaj <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .

Mos e mat patriotizmin me peshoren e Thaqit.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Rexhep Qosja erdhi ne Shqiperi ne 1994-5 me nje qellim teper ta larte dhe nobel. Ai kerkoi nga presidenti Berisha qe te lejohej te organizonte nje pajtim mbarekombetar.

Thelbi i kesaj fushate ishte pajtimi i grupeve tradicionale antagoniste ne shqiperi, dhe pajtimi i historise. Keshtu ish-komunistet dhe gjithe historia e tyre do bente paqe me Ballin, Zogistet, klerin katolik e te gjithe te djathtet. Seicili do ti njifte vlerat dhe te metat njeri tjetrit dhe nuk do merrej me me kete konflikt. Gjithcka do mbyllej aty. Krahinizimet dhe ndarjet krahinore, ato zakonore dhe fetare do trajtoheshin gjithashtu. Do synohej te punohej me te gjithe per te pranuar nje version te perbashket te historise, keshtu qe te arrihej nje konsesus si rrjedhoje e te cilit shqiptaret te mos urrenin me njeri tjetrin ne emer te se shkuares, shqiptaret te nisnin nje fillim te ri, progresist larg inateve apo larjes se hesapeve.

Por iniciativa e Qoses ishte shume e paqme per natyren bajraktaro-mesjetare te Sales dhe kokepalareve te tij injorante te dale nga injoranca e burgjeve te Hoxhes. Rexhen Qosen ai nuk e priti fare, dhe as qe e konsideroi nismen e tij.

Ne vend te tij priti xhahilin GjonMarkaGjon, shefin e "republikes se Mirdites", dhe levizjes separatiste me te madhe ne Shqiperi, kryekriminelin e Luftes se Dyte Botrore. E Gjon Marku, pasi u takua me Salen, doli ne televizor dhe duke i rene gjoksit gjithe krenari deklaroi se ishte ai qe i kishte vrare "Heroinat e Mirdites" sepse ato thyen kanunin.

Ja kafshet alla-Sali dhe sorrollopi i tyre barbaro-mesjtetar. Mendjen me te ndritur te akademive Shqiptare, Rexhep Qosen, e injoroi dhe i mohoi cdo iniciative. Ne vend te tij afroi injorantet e burgjeve te Hoxhes, qe kerkoi te na i shiste si mendje te ndritura, e profesora me nam, edhe Thacin e deboi nga Shqiperia kur ai ishte aty student, se e konsideronte "komunist", pastaj e mbushi shqiperine me arabo-evgjite terroriste dhe kriminele te cdo kombesie.

Kot nuk doli llafi "MALOK" ne Tirane. Nuk perfaqeson kjo sharje as perkatesi krahinore e as fetare, por menyre jetese, mendimi dhe perceptimi te botes. Karakter barbar e te pacivilizuar, qe nuk di te bej paqe, dhe kompromis ne emer te nje te ardhme me te mire.
 

DFV

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

O Isako, e more vesh kush eshte Rexhep Qosja, dhe sa per shaban qosen shife se e ke kryetarin e PD dmth. te partise tende.
Sidoqofte mebetet te falenderoj drenicen 98 dhe Martinin, per vlersimin e shkelqyer dhe real qe i kane bere figures se Rexhep Qoses si nje figure e ndritur e kombit shqiptar.
Martin, sa per Sal trapin ke te drejte, ai sot eshte nga politikanet me te urryer te popullit,por s'ke c'ben kur i ven pas njeres qe ne koke nuk kane as dy fije tru(tru peshke).
 

Lu

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

E shoh qe e keni kapur keq me Berishen,a thua se ai eshte e keqja me e madhe ne politiken shqiptare.Por nuk po shoh ndonje koment per ata qe jane ne pushtet qe nga 97,pra "politikanet" socialiste qe po bejne kokrren e palles ne kurriz te nje populli rrumpalle dhe qe po lene kokrren e namit ne luften allashqiptarce te shfrenuar per pushtet duke share pa mates grate e njeri-tjetrit, duke akuzuar njeri-tjetrin per gjithfarelloj punesh te pista e kriminale.
Dhe ju merreni akoma me Berishen, dhe ata,pra pushtetaret thone "rrofte Berisha" nen ze,qe ti tregojne botes se ne kemi opozite,pra demokraci dhe o burra kush vjedh me shume.Pra te nderuar albforumas po ju them qe nuk eshte vetem ai (Berisha) fajtori qe ne Shqiperi nuk ka stabilitet,siguri,drita ,uje ,ekonomi ,industri,arsimim te popullsise.Nuk eshte vetem ai fajtori qe ne Shqiperi , tani pas 13 vjetesh te nderrimit te sistemeve,vendin e udheheq Mafia,krimi i organizuar,trafiku i te gjitha llojeve,vrasjet te te gjitha llojeve nga me ordineret deri tek me te sofistikuarat.Po them (nuk eshte vetem ai) sepse eshte dhe ka pergjegjesi si lider i opozites.Por problemi eshte se ju te nderuar albforumas(jo te gjithe)po shani Berishen dhe mua me imagjinohet Fatos Nano p.sh.duke lexuar komentet tuaja dhe duke thene"bjerini dreqit,mire ja beni" dhe nga ana tjeter vazhdon "punen" i qete me "doganat,taksat,etj.etj" me i sigurte se kurre pas leximit te komenteve tuaja antiBerishe.
Mendoj se duhet te jemi me realist ne diskutime dhe jo te merremi me mendje te ndritura dhe mendje te qitura .Pra duhet te c'mitizohemi.Mitizimi eshte semundje shqiptare qe nuk e di pse dreqin na ka ngelur ne dere.Mendjet e ndritura duhet te vihen ne funksion te zhvillimit te nje vendi me ide dhe projekte(jo me sharje te pafrytshme).Sa me shume ti mitizojme ata,aq me shume dru hame ne kurrizin tone tashme te bere sholle.
 

Lu

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

...edhe dicka harrova ti them ketij Martinit1.Ate iniciativen e pajtimit Qosja duhet ta realizoje sa me pare ne Kosove dhe me pas pse jo edhe ne Shqiperi.
Sa per Thacin,ishte koha e luftes ne Kosove kur ai bente palle ne Tirane,dhe prane shtepise time kalonte kamioni tip IFA i mbushur me gjak e duar e kembe te keputura te luftetareve shqiptare.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Sa te hapet nje teme kunder Berishes dhe vetem kur dalin te gjithe si ato brumbujt e guzhines.
Jo vetem PS-istat por edhe Enveristat.
Mjafton qe te harrojne per pak minuta eren e mutit qe ka shperthyer te selia e PS dhe po qelb gjith Ballkanin.

Enveristi vjen dhe na tregon se Rexhep Qosja na erdhi ne Tirane ne 1994 (me te vertete ai ka ardhur qe ne 1991) per te bere pajtim kombetar.

Pra nje koqe kandari qe nuk dinte se cfar kishin vuajtur shqiptaret nen diktatin e Enver Hoxhes.
Nje njeri qe ishte Enverist i cmendur,vendos qe te bej dicka me te madhe se Anton Ceta,duke ju propozuar atyre qe ishin kalbur burgjeve tu shtrinin doren e pajtimit xhelateve.

Edhe nje here po e perseris.Nuk ju drejtua xhelateve qe ata te dilnin e te kerkonin falje me syte pertoke,por ju drejtua viktimave,qe ata ta ndermerrnin hapin e pare.


Kete veprim Enveristi i Forumit e paska marre shume perzemert,pasi duart me gjak te tijat apo te babit mund tju a lante me shume thjeshtesi Shaban Qosja.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Ti mund te besosh ne cfare te duash, por mencurine dhe mendjen e mprehte te Qoses vetem duke u shpalosur si injorant do te mund ta mohosh. I kuq apo i verdhe, keto jane denglat tuaja, apo te nje mendje te pacivilizuar dhe inferiore, e mbi te gjitha te njerezve te hicit e te kotit qe paaftesine e tyre personale mundohet ta fshehin pas ngjyrave ideologjike, dhe qe kane 1000 here me pak arritje, dhe i kane dhene 1000 here ma pak atij kombi se i "kuqi" me i keq. Dhe sado i kuq te jete Qosja ai eshte ne cdo aspekt superior ne mendim dhe racionalitet se te gjithe kundershtaret e tij te ngritur ne fuqi te trete. Aq sa libra ka shkruar Qosja ju nuk keni qime ne koke, vetem ky fakt tregon se sa piciruke jeni perpara tij.

Per injorantet e tjere ne kete forum pohoj se Qosja ka ardhur ne shqiperi per nismen PAJTIMIT KOMBETAR ne 1994, ne te njejten kohe kur shqiperine po e vizitonte edhe bajraktaro-xhahili Markagjon. Dhe eshte e vertete qe Thaci ndenji ne Tirane gjate luftes, por Thaci ishte shefi i UCK, lideri politik i saj i njohur nga gjithe bota, si i tille detyra e tij ishte te vritet i fundit, dhe te udheheqe sa me gjate te jete e mundur. Vetem nje idiot nuk mund ta kuptoje kete. Kjo eshte si te thuash, pse nuk shkon Bushi te luftoje vet ne Irak por dergon te tjeret atje??!

Por mendimi ne terma i kuq, i blu, apo i bardhe eshte pikerisht thelbi i kritikes se Qoses. Por si i thone llafit "Di dhia, c'eshte tagjia".

Qosja fare qarte kerkon daljen e Berishes nga politika pikerisht sepse ai nxiti urrejtjen ne shqiperi pa shkak, dhe e ktheu shqiperine ne nje vend ku palet vetem mallkojne dhe zihen me njeri tjetrin. A dini ju qofte edhe nje ftese per konsesus te kete bere Saliu kur ishte ne pushtet, a dini qofte edhe nje debat politik ne te cilin ai e ftoi opoziten?? SIgurisht qe jo sepse ato nuk kane ndodhur. Por Qosja nuk kerkon ndeshkimin e Berishes, sepse ndeshkimi i tij me burg, do ishte ne sherbim te asaj qe ai kerkon te sheroje, pra grindjen kombetare. Qosja vetem kerkon daljen nga skena te nje politikani te falimentuar dhe xhahil fundi i pushtetit te se cilit i kushtoi shqiptareve 2500 jete.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Dhe e ka shume gabim ata qe thone se faji per situaten qe gjendet shqiperia sot nuk eshte i Berishes. Berisha kishte shanc historik si askush tjeter ti bente gjerat nga fillimi shume here me mire sec ishin bere deri ne ate kohe. Ai kishte shanc te pajtonte gjakrat, te niste nje jete te re per shqiptaret.

Berisha ne 1992 mori ne dore nje komb te varfer dhe e mjeroi ate dhjete here me shume, ku shqiptaret humben edhe shtepite e Hoxhes. Ato pasuri qe pak shqiptare kishin ne 1997, nuk ishin aspak merita te pushtetit te tij, por te emigracionit masiv, sepse shteti i tij mezi shtroi 5 km rruge per mireqenien e popullt.

Berisha mori nje shtet te varfer por te rregullt, te disiplinuar, dhe me moral te larte, dhe per vetem 5 vjet e ktheu ne nje germadhe te paprecedent ne kete rruzull. Ne nje shtet qe falimentoi apo dezertoi per 48 ore.

Berisha mori nje shoqeri te varfer, por te ekuilibruar, pa tensione te brendshme, pa kanun, pa urrjetje krahinore, dhe me ekuilibra perfekt, dhe per 5 vjet e coi atene nje lufte civile ku humben jeten 2500 shqiptare.

Berisha mori nje shtet te varfer por dinjitoz, me qytetare dinjitoz, me njerez qe vleresonin nderin, punen, sakrificen dhe e ktheu ate ne shoqerine e pimpave, kontrabandisteve, hajduteve, prostitutave, ne nje shoqeri bingosh e kafesh, ku puna, merita dhe sakrifica nuk vleresoheshin me, dhe ku shqiptaret u kthyen ne njerez te hicit e te kotit.

Cdo gje vdiq per 5 vjet Berishe. Ne shqiperi as filmat shqiptare nuk transmetoheshin me, as kenget shqiptare nuk degjoheshin me, ne shqiperi kenga me e suksesshme mbas 92 ishte ajo e jevgjeve te Berrakes "Shiki shiki java", shqirti shqiptarit u degjenerua dhe u plogeshtua emisioneve te varrim-zhvarrimeve. Vlerat me te larta u rivleresuan dhe injorantet, horrat, kokepalaret qe para 90 ishin llumi i shoqerise shqiptare tashme u kthyen ne "ajken" e saj, ne njerez te pasur dhe te fuqishem.

Berisha provoi veten si lideri me i paafte shqiptar i shekullit qe kaloi. Me nje mbeshtetje kaq masive te brendshme, me mbeshtetjen totale te amerikes dhe botes, me nivelet me te medhaja te ndihmave ne Ballkan, me vrullin , deshiren dhe shpresen me te madhe te shqiptareve pro-tij, Berisha e katandisi shqiperine ne nivelin e saj me te ulet ne histori, ne lufte civile dhe konflikt te brendshem, ne nje shtet prej kartoni qe nuk mbron dot asnje te drejte te qytetareve te vet, le pastaj te pretendoje te kerkoje panvaresi per Kosoven. Berisha na ktheu ne nje komb barbar dhe te pacivilizuar, ne fise dhe klane si qemoti, dhe ai vertetoi katerceperisht pretendimet e qelbura Greke e serbe, se shqiptaret nuk jane te afte te vetqeverisen, te ndertojne shtet e komb, sepse ata jane komb barbar, dhe i paafte te mire-funksionojne me njeri tjetrin.

Berisha eshte mallkimi i shqiptareve.
 

Lu

Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon

Me kete krahasimin qe ben Martini1 midis Bushit dhe Thacit mendoj se qenka e kote te vazhdohet me tej kjo teme, d.m.th ja vure vulen diskutimit.
Me vjen keq se qenkan ca kokemushka ne kete forum. Kjo fjale (kokemushke) mu kujtua nga pershkrimi qe i ben M.Ollbrajt Hashim Thacit ne Rambuje.
 
Top