Drenica 98
Primus registratum
Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon
Martin nuk dua te shtoj as edhe nje fjale nga c'ka shkruan me siper,eshte nje analize kritike e plote per ate periudhe bizantine qe Shqiperia kaloj ne periudhen e sundimit diktatorial dhe anadollak te doktore rrumpalles.Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Dhe e ka shume gabim ata qe thone se faji per situaten qe gjendet shqiperia sot nuk eshte i Berishes. Berisha kishte shanc historik si askush tjeter ti bente gjerat nga fillimi shume here me mire sec ishin bere deri ne ate kohe. Ai kishte shanc te pajtonte gjakrat, te niste nje jete te re per shqiptaret.
Berisha ne 1992 mori ne dore nje komb te varfer dhe e mjeroi ate dhjete here me shume, ku shqiptaret humben edhe shtepite e Hoxhes. Ato pasuri qe pak shqiptare kishin ne 1997, nuk ishin aspak merita te pushtetit te tij, por te emigracionit masiv, sepse shteti i tij mezi shtroi 5 km rruge per mireqenien e popullt.
Berisha mori nje shtet te varfer por te rregullt, te disiplinuar, dhe me moral te larte, dhe per vetem 5 vjet e ktheu ne nje germadhe te paprecedent ne kete rruzull. Ne nje shtet qe falimentoi apo dezertoi per 48 ore.
Berisha mori nje shoqeri te varfer, por te ekuilibruar, pa tensione te brendshme, pa kanun, pa urrjetje krahinore, dhe me ekuilibra perfekt, dhe per 5 vjet e coi atene nje lufte civile ku humben jeten 2500 shqiptare.
Berisha mori nje shtet te varfer por dinjitoz, me qytetare dinjitoz, me njerez qe vleresonin nderin, punen, sakrificen dhe e ktheu ate ne shoqerine e pimpave, kontrabandisteve, hajduteve, prostitutave, ne nje shoqeri bingosh e kafesh, ku puna, merita dhe sakrifica nuk vleresoheshin me, dhe ku shqiptaret u kthyen ne njerez te hicit e te kotit.
Cdo gje vdiq per 5 vjet Berishe. Ne shqiperi as filmat shqiptare nuk transmetoheshin me, as kenget shqiptare nuk degjoheshin me, ne shqiperi kenga me e suksesshme mbas 92 ishte ajo e jevgjeve te Berrakes "Shiki shiki java", shqirti shqiptarit u degjenerua dhe u plogeshtua emisioneve te varrim-zhvarrimeve. Vlerat me te larta u rivleresuan dhe injorantet, horrat, kokepalaret qe para 90 ishin llumi i shoqerise shqiptare tashme u kthyen ne "ajken" e saj, ne njerez te pasur dhe te fuqishem.
Berisha provoi veten si lideri me i paafte shqiptar i shekullit qe kaloi. Me nje mbeshtetje kaq masive te brendshme, me mbeshtetjen totale te amerikes dhe botes, me nivelet me te medhaja te ndihmave ne Ballkan, me vrullin , deshiren dhe shpresen me te madhe te shqiptareve pro-tij, Berisha e katandisi shqiperine ne nivelin e saj me te ulet ne histori, ne lufte civile dhe konflikt te brendshem, ne nje shtet prej kartoni qe nuk mbron dot asnje te drejte te qytetareve te , levet pastaj te pretendoje te kerkoje panvaresi per Kosoven. Berisha na ktheu ne nje komb barbar dhe te pacivilizuar, ne fise dhe klane si qemoti, dhe ai vertetoi katerceperisht pretendimet e qelbura Greke e serbe, se shqiptaret nuk jane te afte te vetqeverisen, te ndertojne shtet e komb, sepse ata jane komb barbar, dhe i paafte te mire-funksionojne me njeri tjetrin.
Berisha eshte mallkimi i shqiptareve. [/qb]
A ka mundesi te na behet e njohur se ku jane botuar keto akuza te Nanos kunder ministrave te tij?Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Dr.Sali Berisha kritikon kabinetin e ri te Fotiadh Nanos.
“Dy ministra të propozuar janë humbës në Gjykatën e Lartë për akuzat që kanë renduar mbi ta. Një nga këta është Igli Toska, i shkarkuar nga detyra pasi u akuzua për korrupsion dhe vjedhje dhe humbi në '98-'99-ën padinë gjyqësore që bëri për tu pastruar, në nivelin e Gjykatës së Lartë", tha Berisha. Ai e ftoi presidentin që të konsultohet më parë me arkivat e kësaj gjykate në të cilat do të gjejë edhe ministrin tjetër përpara se të bëjë dekretimin e tyre.
Pervec kesaj Berisha i sheh emrimet e Finos dhe te Angjelit si te pamoralshme,kur dihet se cfar ka thene Nano per ta.
Ja se cfar ka thene para ca kohesh Fotiadh Nano per ministrat qe ai i ka ne kabinetin e tij te ri:
1) Nano per Angjelin
…Anastas Angjeli me të njëjtën krenari fodulle të qartësojë në organet e drejtësisë, e cila duhet të hetojë, faktet e interpretuara për shkak të detyrës edhe në procese publike nga Angjeli me titujt e pronësisë dhe favoret e tjera që vijnë nga detyra e Angjelit, që i gëzojnë një numër çuditërisht i madh Angjelësh në zonat më të privilegjuara të Shqipërisë për sipërmarrje dhe pasurim të shpejtë”. Ai ka shtuar se “nuk besoj se vazhdohet të qeveriset me Angjelët, e patundshëm me kthetrat e tyre në buxhetin e shtetit…
2) Nano per Finon:
…Të kam thënë largohu nga Miri i Xhikes, se ai nuk është miku yt. Prokurori i përgjithshëm nuk është miku im kur i ke kërkuar lirimin e Arben Grorit. Të jesh njeri i pastër në marrëdhënie direkte. Mos u përdor politikisht se mund të largohet çdo mburojë politike që të ka mbajtur deri më sot. Nëse emrin Nano mund të vazhdoni ta përdorni si licencë në vende të ndryshme, harrojeni këtë gjë…
Keto jane kritikat e rradhes te dr.Sali Berishes
Sipas Regjep Qoses ketij …………… madh, keto nuk jane kritika.
(Vendonsi ne vend te pikave fjalen e duhur <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ) [/qb]
Jo se une vej ne dyshim faktin ne fjale, por do te ishte me sakte te citohej ndonje gazete dhe daten e sakte.Fillimisht postuar nga rosuja:
[qb] Akuzat e Nanos per Finon e Angjelin jane bere ne kohen kur ishte kryeminister Ilir Meta. Nano kishte filluar ne kete kohe fushaten per ti marre pushtetin Ilirit. Te gjitha stacionet televizive ne Shqiperi, ne edicionet e lajmeve i kane transmetuar pothuajse ne cdo ore akuzat qe bente shoku Nano ne drejtim te Finos, Angjelit, Metes e Monikes, aq sa shqiptaret i mesuan permendesh. I degjoje te komentoheshin ne cdo bar-kafe. Gazetat gjithashtu ne ate kohe kishin material te bollshem per shitje. [/qb]
Jo, une nuk jetoj ne Shqiperi, por me duhet te dergoj ndonje te njohur atje qe te kerkoje neper gazeta.Fillimisht postuar nga rosuja:
[qb] Atehere duhet te shkosh ne Biblioteken Kombetare,te kerkosh ne arkiv.(n.q.s jeton ne Shqiperi) [/qb]