Re: Sali Berisha nuk kritikon - ai rrenon
Kjo eshte nje nga shkrimet dhe analizat politike me te shkelqyera te Qoses, dhe te gjithe politikes shqiptare.
AUTOKRATET NUK SHKOJNE LEHTE
Diplomati Amerikan Richard Shifter, si perfaqsues special i presidentit
Klinton ne Nismen per Bashkpunimin e Rregjioneve te Evropes Juglindore
deklaroi keto dite ne Gjeneve: "Ngjarjet ne Shqiperi do ti sjellin ndryshime
demokratike ketij vendi." Kjo, pa dyshim, nuk do te jete e lehte. Ndryshimet
demokratike si synim historik i revolucionit popullor (si po e quan shtypi
perendimor, e me se shpeshti shtypi Amerikan revolucionin demokratik ne
Shqiperi), do ti veshtiresojne shume rrethana, vecanerisht nxitja e mbajtja e
konflikteve politike, qe ishte parim mbizoterues i rregjimit autokratik te
Sali Berishes. Pse mund te thuhet keshtu?
Shqiperia ka sot parlamentin e zgjedhur ne zgjedhjet e shperdorura te 26
Majit,i cili mbasi u detyrua te pranoje zgjedhjet e parakohshme, u vetequajt,
cka ne te vertete ishte: i paligjshem. Shqiperia ka sot kryetarin i cili
eshte i paligjshem jo vetem sepse eshte zgjedhur prej parlamentit te dale nga
zgjedhjet e shperdorura, dhe jo vetem pse eshte rizgjedhur ne gjendje
shtetrrethimi kur pushojne ligjet e rregullta, por edhe pse iu ka shembur
pushteti dhe shteti ne krye te te cilit ishte.
Shqiperia sot ka nje institucion kombetar te ligjshem- Qeverine e Pajtimit
Kombetar, te cilen ne planin kombetar te ligjshem e ka bere populli me
revolucionin e tij te vonuar demokratik, kurse ne plan nderkombtar te
ligjshem e ka bere SHBA, dhe OSBE-ja, qe e kane kerkuar formimin e saj.
Shqiperia sot ka organe pushtetore qe lidhen me parlamentin, sepse jane
krijuar sipas procedures sipas te ciles eshte krijuar parlamenti, dhe organe
pushtetore qe lidhen me Qeverine sepse jane krijuar sipas procedures sipas te
ciles eshte krijuar kjo qeveri. Edhe keto organe, per shkak se jane krijuar
nga procedura te ndryshme, shume shpejt kane filluar te dalin ne rruge te
njeri tjetrit. Se pushteti i pershtatshem ne Shqiperi perbehet prej organeve
qe u dalin ne rruge njeri tjetrit shihet prej ketyre te dhenave: Qeveria
kerkon me projektigj te hiqet censura prej mjeteve te informimit, kurse
Parlamenti vendos qe censura te vazhdoje me tutje! Qeveria kerkon me
projektligj qe Keshilli Drejtues i RTSH-se te miratohet nga Keshilli i
Ministrave, kurse Parlamenti vendos qe ky keshill, si edhe deri tani te
miratohet, prej parlamentit.E te tjera!
Eshte e qarte:Frytet e revolucionit te vonuar demokratik kane filluar te
rrezikohen. Gjithnje e me te dukshme jane perpjekjet e Qeverise, si fryti me
i rendesishem i ketij revolucioni te vonuar demokratik, te nxirret ne rendin
e dyte e te trete te institucioneve qe bejne politiken e qeverisin vendin.
Jane, duken te rrezikuara qellimet kryesore te revolucionit te vonuar
demokratik, dhe te Qeverise se Pajtimit Kombetar:zevendesimi i politikes se
mospajtimit me politiken e bashkmarrveshjes kombetare; departizmi i SHIK-ut
dhe menjanimi i policise se fshehte ne te cilen mbeshtetej pushteti
autokratik; ckorrupcioni i aparatit shteror e i strukturave ekonomike;
zhbllokimi e demokratizimi i mjeteve te informimit, sidomos i mjeteve
elektronike te informimit.
Ne sistemet jodemokratike, ne menyre te vecante ne sistemet autokratike, ne
te cilat metodat per mbajtjene e pushtetit jane mesuar ne shkollen
staliniste, disfatat politike nuk pranohen lehte. Kjo shume shpejt filloi te
shihet ne Shqiperi. Cdokujt qe i percjell me kujdes zhvillimet e pertashme ne
Shqiperi i eshte e qarte se

ushtetmabjtesit e tronditur dhe moralisht te
vdekur do te bejne shume perpjekje te rikthehen, dhe ta rikthejne gjendjen
pushtetore ne te cilen ishte Shqiperia. Natyrisht ata do te kujdesen qe ta
veshin me rroba te reja retorike e politike! Prej lajmeve qe jep RTSH-ja dhe
prej disa shkrimeve qe botojne gazetat, qe aq perulshem i kane sherbyer
autokracise, ne Tirane edhe Prishtine, shihet se kryeprotagonistet e
tragjedise shqiptare Sali Berisha e Pjeter Arbnori do te jene te gatshem te
paguajn cdo cmim, natyrisht prej xhepave e brezave qe mbahen ne postet ne te
cilat jane
Ne jeten tone politike perpjekjet per qellime te larta mund te lihen ne mes
te rruges, por perpjekjet per pushtimin e posteve shteterore cohen deri ne
fund me te gjitha mjetet e lejueshme e te palejueshme.
BETEJA PER RIKTHIM E SHERBIMi DIPLOMATIK
Perpos gazetareve te perdorur edhe perpare ne sherbim te mbajtjes se
autokracise, ne perpjekjet e tyre per rikthimin e pozitave politike, Sali
Berisha e Pjeter Arbnori po e rivene edhe sherbimin diplomatik. Si jo! Ne
kohen e internacionalizimit te sovranitetit te shteteve, eshte shume e
veshtire, ne mos e pamundur, te mbahet kush ne pushtetin shteteror pa njohjen
e botes, ne menyre te vecante pa njohjen e faktoreve nderkombetare si SHBA,
France, Gjermania, e Britania e Madhe. Nje qellimi te tille, eshe me se e
kuptueshme, askush nuk mund t sherbeje me mire sesa perfaqsite diplomatike.
Fati i keq qe tu sherbeje perpjekjeve te Sali Berishes e Pjeter Arbnorit ti
riktheje poziten politike, e kjo do me thene autokracine ne jeten kombetare,
kesaj rradhe i takoi Ambasadorit te Shqiperise ne France, shkrimtarit Besnik
Mustafait. Sic njoftoi RTSH-ja me 20 Mars, ai u prit nga Ministri i Jashtem
fracez, Erve de Sharet, dhe si fryt i ketij takimi, me 21 Mars Sali Berishes
ju dhurua takimi me ambasadorin e Frances ne Shqiperi, i cili, sic njoftohet
prej zyres se kryetarit, paska thene se:
"Franca mbeshtet plotesisht platformen e pajtimit kombetar, veprimtarine e
Presidentit, dhe te Qeverise per Pajtim Kombetar".
Domethene: Franca liridashese mbeshtet nje kryetar te paligjshem kunder te
cilit eshte ngritur populli! Fryti i perpjekjeve te diplomateve shqiptare do
te jete sigurisht edhe takimi i Kryetarit me ambasadorin e Gjermanise ne
Shqiperi, Hans Peter Disdon, i cili persa i perket perkrahjes per te qenka
treguar me i kursyer se ambasadori Francez. Ai i ka thene Sali Berishes se
"Gjermania mbeshtet zgjidhjen politike ne kuader te platformes se pajtimit
kombetar, dhe te institucioneve legjitime ne Shqiperi, dhe ne kete drejtim
ajo e vlereson shume te rendesishem fillimin e menjehershem te pergatitjes se
zgjedhjeve nen mbikeqyjen e plote nderkombetare". E cilat jane keto
insitucione te cilat Gjermania i konsideron te ligjshme ne Shqiperi i mbetet
te mendojne vete shqiptaret.
Po fryti me i cmuar i perpjekjeve te Berishes e Arbnorit per rikthim
pozicionesh politike, eshte takimi i Kryetarit te Parlamentit e me pas, Sali
Berishes, me ambasadoren e SHBA-ve ne Shqiperi, zonjen Marisa Lino, e cila,
sic theksojne zedhenesit e Arbnorit, i paska shprehur "mbeshtetjn e saj te
plote per gjithe cfare tha zoti Arbnori, dhe vleresoi se sidomos ne situaten
aktuale eshte shume e rendesishme te respektohen institucionet, duke shprehur
mbeshtetjen e saj per Parlamentin"
Sikunder mund te shihet, ne kete turr perjekjesh per rikthim pozicionesh,
Berisha e Arbnori arriten te sigurojne

erkrahjen e Frances jo vetem per
platformen e pajtimit kombetar, por edhe per "veprimtarine e presidentit";
perkrahjen e Gjermanise per "zgjidhjen ne kuader te organeve legjitime; dhe
perkrahjen e SHBA-ve per Qeverine e Pajtimit Kombetar dhe Parlamentin.
BETEJA PER RIKTHIM DHE TURQIA
Ne perpjekjet e tyre Berisha e Arbnori, vete apo me ndihmen e perfaqsuesve
diplomatike te Shqiperise ne Ankara, e inkuadruan edhe Turqine. Sic njofton
RTSH-ja , Berisha arriti te siguroje nje bisede telefonike me kryetarin e
Turqise, Sylejman Demirel, me c'rast ky i tha atij (une i thashe ai me tha-do
te thoshte nje poet shqiptar) se i jep perkrahje te plote qe mbese ne postin
ne te cilin eshte, se paku deri ne zgjedhje. Perkrahja e Turqise u prit ne
Kosove me shume gezim prej ithtareve gjithnje e me te rralle te Berishes, dhe
autokracise se tij ne Shqiperi. U tha se kur te perkrah Turqia hyn ne bire te
miut Greqia! Kush nuk e di me ne fund se Greqia me shume se Turqia ka bere
edhe ben perpjekje per mbajtjen e Sali Berishes ne krye te Shqiperise? Kujt
nuk i kujtohet kthimi ne Parlament i Partise per te Drejtat e Njeriut te
pakices kombetare greke, vetem 3 dite pasi zgjedhjet i quajti te shperdorura,
dhe refuzoi te hyje ne Parlament? Kujt nuk i kujtohet deklarata e
zevendesministrit grek Krandiotis, ne ato dite kur Shqiperi vlonte nga
revolta:"le te dihet se Sali Berisha eshte dhe duhet te jete kryetar i
Shqiperise!" Kujt nuk i kujtohen gjithe ato leshime qe Berisha i beri Greqise
ne Shqiperi vetem se ajo u be kryetare e Bashkimit Europian, dhe luajti rol
te vecante pas reagimeve te para ne Strasbourg te heshetet falsifikimi i
zgjedhjeve te 26 Majit
BETEJA PER RIKTHIM E GENJESHTRA PROPAGANDISTIKE
Ka vjet qe jeta kombetare shqiptare toksionohet prej genjeshtrave te
ndryshme, shpesh here fantastike. Valet e ketyre genjeshtrave rriten
vecanerisht shume kur behen zgjedhje e rizgjedhje, referendume e pleniume,
emerime e c'emerime. Valet e ketyre genjeshtrave ishin vecanerisht te medha
ne prag te zgjedhjeve ne Shqiperi e Kosove me 1992; ne prag te zgjedhjeve ne
26 maj e 20 tetor ne 1996 ne Shqiperi; pas hyrjese se Adem Demacit ne Partine
Parlamentare dhe pas formimit te Forumit Demokratik si bashkim i 11 parive ne
Shqiperi. Vala e ketyre genjeshtrave eshte rritur vecanerisht shume,
rishtazi, pas fillimit te betejes se Berishes e Arbnorit per rikthim
pozicionesh politike.
Jane te shumta dhe jane te ndryshme keto genjeshtra. Here jane shume banale,
here shume serioze. Po i paraqes disa prej tyre- ato qe mund te kene edhe me
tej pasoja te rrezikshme ne jeten kombetare:
Njera prej ketyre genjeshrave djallezore qe mund te kene pasoja per
ardhshmerine e Shqiperise, dhe te popullit shqiptar ne pergjithsi eshte ajo e
sipas te ciles Shqiperia e Jugut eshte cuar ne kryengritje te armatosur
kunder Shqiperise se Veriut. Jugoret,here peshperisin e here bertasin
perhapesit e kesaj genjeshtre, duan ta copetojne Shqiperine! Ata-thuhet- jane
grekomane!!!
Megjithese ne cdo levizje politike, ne cdo revolucion te armatosur, zakonisht
pervidhen edhe aventuriere politike e kriminele ekonomike, te cilet shkojne e
sendertojne per qellime politike e ekonomike, historikisht eshte e padrejte,
e palejushme dhe e demshme qe qellimi i ketyre levizjeve te a revolucioneve
te rregjohet ne qellimin e aventuriereve politike e krimineleve ekonomike.
Eshte genjeshter e palejueshme te thuhet qe Shqiperia e Jugut ka per qellim
ndarjen e Shqiperise. Qellime te tilla ne Shqiperine e Jugut nuk ka pasur
kurre. Rilindja Kombetare Shqiptare ka filluar ne Shqiperine Jugore. Edhe
politiken e Rilindjes Kombetare per krijimin e shtetit kombetar e kane
filluar rilindesit e Jugut. Naum Veqilharxhi si idelog nismetar i levizjes s
e Rilindjes, dhe vellezerit Frasheri si ndertues te politkes per krijimin e
shteti shqiptar, nuk kane lindur as ne Tirane, as ne Peje, as ne Shkoder, as
ne Kelmend, po ne Frasher Shqiperise Jugore. Betejen kunder shovinizmit grek
ne shek XX nuk e kane bere shqiptaret e veriut, dhe nuk e kane bere shqiptare
myslimane, por e kane bere ne rradhe te pare shqiptaret ortodokse, qe jane
vrare prej shovinisteve dhe andarteve greke.
Ne qofte se eshte keshtu (e te dhenat historike nuk na lejojne te mendojne
ndryshe) shrohet pyetja: c'duan athere genjeshtrat se Shqiperia Jugore eshte
ngritur kunder Shqiperise? C'duan ato njejtesime te 3 gishatave te ngritur ne
Vlore, me 3 gishtat e ngritur ne Beograd kur dihet se 3 gishtat jane simbol i
trinise se shenjte ne fene ortodokse,... qe nuk tregon me shume se
perkatesine fetare? Nuk ka dyshim qe perpos marrise se zakonshme qe e ka
emrin "krahinorizem", keto genjeshra i nxit edhe nje qellim djallezor:
QELLIMI I ARSYETIMIT TE RREGJIMIT DESPOTIK TE BERISHES. Eshte kjo nje dhurate
qe i dhurohet rishtazi krahinorizmit te mallkuar. Eshte kjo nje dhurate qe i
dhurohet rishtazi politikes se mallkuar te mospajtimit dhe konfrontimit
kombetar!.
SHQIPERIA DHE GREQIA
Nje perpjkje tjeter, posacerisht djallezore, e vene shume shpesh ne sherbim
te perpjekjeve per rikthimin e pozicioneve politike te Berishes e Arbnorit,
eshte genjeshtra per gjoja rrezikun qe kane teresia tokesore edhe pavaresia e
Shqiperise prej Greqise. Ky rrezik i shpikur sot, e percaktoi permbajtjen e
rrejshme, tonin e sajuar dhe brengosjen qesharake te kumtesave te udheheqesve
te disa partive politike ne Prishtine, pre fatine rrezikuar te Shqiperise nga
"armiqte e jashtem". Greqia e ka Kalin e Trojes ne Shqiperine e Jugut! Dhe
keshtu sllogani komunist mbi armiqte e jashtem te lidhur ngushte me armiqte e
brendshem, gjeti zbatim te fuqishem ne jeten tone politike. Kete genjeshter
te neperdukshme e gelltiten shume lexues te gazetave tona, edhe shume degjues
fjalimesh neper zyra, oda, intitucione "shteterore", dhe sidomos neper
"kafiqa". Pse jo! Ajo s'duhej te paguhej me asgje, perpos me te verteten. E
te verteten, eshte e veshtire te besohet se nuk e dine ate qe e leshuan
rishtazi ne qarkullim kete genjeshter. E kjo e vertete eshte: TERESIA
TOKESORE DHE PAVARESIA E SHQIPERISE SOT NUK JANE DHE NUK MUND TE JENE TE
RREZIKUARA PREJ GREQISE. KOha kur Greqia kishte vertet synime tokesore mbi
Shqiperine ka kaluar njehere e pergjithmone. ....
Greqia dhe Shqiperia jane anetare te OKB-se, ne Karten e se ciles, ne
paragrafin e saj te 7-te shkruhet se "sulmi i nje anetareje te kesaj
organizate mbi anetaren tjeter konsiderohet si pushtim, te cilin Keshilli i
Sigurimit, si qeveri boterore, eshte i detyruar ta pengoje. Lufta e Gjirit
Persik, ne te cilen SHBA dhe disa shtete te tjera anetare te OKB-se, i sollen
Irakut disfate te jashtezakonshme, dhe e detyruan te terhiqet prej Kuvajtit,
e ben njehere e pergjithmone te pamundshem cenimin e pavaresise tokesore te
nje shteti prej nje shteti tjeter. Greqia eshte anterea e NATO-s, e NATO-ja
ne asnje menyre nuk do tia lejonte nje aventure ashtu rrezikshme:te cenoje
kufijte e nje shteti tjeter. Me ne fund, a do ta lejonin Greqine te cenoje
Shqiperine, SHBA-te te cilat jane zotuar te nderhyjne ne rast se Kosova do te
sulmohej ushtarakisht prej Jugosllavise (Serbise e Malit te Zi)? Pa dyshim jo.
Pse athere, disa gazeta te perditshme e javore, dhe propagandistet e
rregjimit te kompromentuar autoritar te Berishes, e perhapin me kaq
perkushtim genjeshtren per gjoja rrezikun qe ka Shqiperia prej Greqise?
Sigurisht per te njejtat arsye per te cilat e perhapin genjeshtren per gjoja
synimet e Shqiptareve te Jugut qe vendlindja e Naum Veqilharxhit, e Abdylit,
e Naimit dhe Samiut, e Jani Vretos, dhe e Cajupit, e Petro Nini Luarasit, dhe
e Ismail Qemalit, e Arben Putos dhe e Dritero Agollit, e Eqrem Cabejt dhe e
Ismail Kadarese, te shkeputet prej Nenes Shqiperi! Genjeshter absurde, por
genjeshter njekohesisht djallezore. E perhapin kete genjeshter me nje qellim
djallezor: me qellim qe te arsyetohet autokracia e Sali Berishes, dhe
krahinorizmi te cilin e ka frymezuar politika e tij.
SHQIPERIA DHE SERBIA
Ne perpjekjet per rikthim te pozicioneve politike te Berishes dhe oligarkise
se tij eshte futur edhe nje genjeshter tjeter: genjeshtra per gjoja rrezikun
qe ka sot Shqiperia prej Serbise! Edhe per mendjen me te thjeshte politike
eshte e qarte se teresia tokesore e Shqiperise, perkatesisht e gjysme
Shqiperise se 1912-es, nuk ka kurrfare rreziku prej Serbise sot. Koha kur ajo
mund te ishte rrezikuar prej saj- koha e Luftes se Pare Boterore dhe e disa
vjeteve pas saj, ka kaluar njehere e pergjithmone. Jugosllavia eshte ne hall
se si te mbaje te pushtuar Kosoven dhe trojet e tjera shqiptare. Jugosllavia
eshte ne hall se si ta pakesoje numrin e shqiptareve qe sundon...... e lere
me pastaj te shtoje hallet me Shqiperine.
Jugosllavia eshte e do te jete e interesuar, nderkaq, qe ne Shqiperi te kete
rregjim cfare edhe ishte rregjimi i Sali Berishes: rregjim qe nuk do te
pranoje idene e pajtimit kombetar, dhe sdo te beje politike te
bashkemarreveshjes kombetare, qe do ta furnizoje me nafte ne kohe te
bllokades te cilen e ve bashkesia nderkombetare; qe do te tergoje
perfaqsuesin diplomatik te Bogolub Kariqi qe te kerkoje ndihmen e tij
financiare kur populli ngrihet kunder rregjimit; qe do ta beje Shqiperine
shtet-spektakel muzikor, pa industri e ekonomi; jo te drejtuar prej
institucioneve politike, po prej kryetarit, qe popullit i drejtohet si
fanatik partiak, e jo si "baba i kombit"; qe do ta beje Shqiperine nje shtet
jo me nje gjuhe te njesuar letrare kombetare, po mundesisht me dy a me shume;
qe do ta beje Shqiperine shtet krahinorisht e fetarisht sa me te ndare e sa
me te percare; qe do ta beje me ne fund Shqiperine, aq fundbotshem te
plagosur e te molisur, saqe per Kosoven nuk do te kerkoje me shume se
autonomi. Te tjera synime Serbia me Malin e Zi nuk kane, dhe sipas gjasave
nuk do te kene.
Perfundimi: Shqiperia e sotme, domethene gjysme Shqiperia natyrore, NUK KA
KURRFARE RREZIKU per teresine tokesore e pavaresine e saj prej fqinjeve.
Shqiperia natyrore nuk ka kurrfare rreziku per teresine tokesore dhe
pavaresine prej fqinjeve te saj. Shqiperia e sotme megjithate ka nje rrezik
te madh: rrezikun qe i vjen prej klases se ndare politike, ne menyre te
vecante prej njeresve te paskrupullt, me mendje te holle e me mentalitet te
vogel qe mund te gjenden e ne krye te saj.
PROPAGANDA KUNDER OPOZITES
Nje perberes posacerisht ndikues ne perpjekjet per rikthim te Berishes e
Arbnorit, eshte fushata plot shpifje kunder perfaqsuesve kryesore te
opozites, ne rradhe te pare kunder Neritan Cekes, Skender Gjinushit, Rexhep
Mejdanit, dhe pas lirimit nga burgu, Fatos Nanos. Te gjithe keta - thone
shperralluesit e tyre- bartin barra te renda politike, dhe morale nga e
kaluara komuniste. Te gjithe keta jane ekstremiste te majte! Te gjithe keta
jane ithtare te konceptit per "zgjidhjen" e problemit te KOsoves brenda
Serbise. Te gjithe keta jane kundershtare te hyrjes se Shqiperise ne NATO e
Bashkim Evropian. Te gjithe keta jane udheheqja politike e "rebeleve", e
"banditeve" e "krimineleve", qe e cuan ne demonstrata, ne kryengritje te
armatosur, e filluan e po e vazhdojne rrenimin e Shqiperise.
Te shkojne kot argumentet te cilat mund ti perdoresh qe ti mposhtesh keto
marrezira. Kot thua apo shkruan se ndonjeri prej ketyre te shperralluarve nuk
ka qene anetar i PPSH-se. Kot thua, se asnjeri prej tyre ska qene 20 vjete
sekretar i organizates te PPSH-se, sic ka qene perhapesi i ketyre
shperrallimeve. Kot thua, se as keta, as partite qe drejtojne keta nuk
mendojne per rikthimin e sistemit komunist ne shqiperi. Kot thua, se kthimi i
sistemit komunist ne Shqiperi e Evrope eshte krejt i pamundshem. Kot thua, se
te gjithe keta prijes partiake ne Shqiperi jane per ndertimin e demokracise
parlamentare, per ekonomine e tregut, per nismen e lire, per shtetin ligjor,
per sigurimin e te drejtave te njeriut. Kot thua se te gjithe keta bejne
perpjekje per pranimin e Shqiperise ne NATO dhe ne BE.
Te gjithe argumentat jane te kota!
Disa nga zbatuesit e kesaj fushate kunder prijesve te opozites, shkojne aq
larg sa ndonjerin prej tyre ta quajn "agjent" te Greqise apo Serbise......
Nuk eshte te nevojshme te theksohet sa shume e sa fundbotshem,e felliq kjo
propagande mjedisin kulturor politik te SHqiperise sot. ... e thellon
hendekun e ndasive e percarjeve ne jeten kombetare kjo propagande. Eshte e
nevojshme nderkaq te shtrohet pyetja:Kush jane keta ndotes te jetes sone
politike kombetare? Dhe eshte e nevojshme te shtrohet pyetja:Cilat jane
motivet e tyre...? Ne vend te pergjigjes une i lus lexuesit te mendojne vete
kush jane keta njerez, dhe le te mendojne vete se cilat jane motivet e tyre
te verteta. Dhe le te mendojene vete mos shtabet e ketyre propagandisteve
jabe futur ne lemshin aq te dendur te korrupsionit ne Shqiperi, qofte permes
shitjes se naftes ne Jugsollavi, qofte permes Bankes Dardania, qofte ne
menyra te tjera qe do te zbulohen ne rast se dokumentacioni shpeton pa u
djegur. Fushata e genjeshtert ne Prishtine kunder opozites ne Shqiperi, ne te
vertete eshte nje lufte per ruajtjen e interesave te krijuara dhe qe mund te
krijohen permes ortakerise me rregjimin pambarimisht te korruptuar dhe te
kriminalizuar te Berishes.
PERGJEGJESIA DHE DOREHEQJET
Pas shtjellimit te mesiperm shtrohet pyetja:A ndihmohet Shqiperia duke i
fajesuar te tjeret per ngritjen e popullit kunder rregjimit- duke u fajesuar
Greqia e Serbia, dhe sic del prej disa gazetave tona, edhe SHBA!
Pa dyshim jo! Duke ja ngarkuar te tjerve fajet, gabimet, deshtimet e veta
politiko-ekonimike, rregjimi vertem sa tregon se mentaliteti i trasheguar
stalinist eshte mentaliteti mbizotrues. NE jemi te persosur e te gjithe
tjeret jane djaj-fajtore qe punojne kunder nesh! Cdo njeri mendjeshedoshe do
te beje pyetjen

o mire ne qofte se "armiqte e jashten" paskan punuar aq
gjate dhe aq vendosmerisht per ngritjen e popullit kunder rregjimit te
shenjte, dmth kunder qendrueshmerise se SHqiperise, qe qenka njesh me
rregjimin, ku ishin pushtetmbajtesit shqiptare? Ke ruanin ata? Jane zgjedhur
per te mbajtur fjalime ne panairet e bukuroshve, apo per te drejuar shtetin?
Jo, zoterinj, kriza qe derrmoi Shqiperine, per 3 dite, e e la popullin
shqiptar, pa shtet, pa pushtet,pa ushtri, pa polici, pa gjygje, pa siguri, qe
e la popullin shqiptar shumekund pa buke, pa uje, pa ngrohje, nuk mund te
ishte imponuar nga jashte. Ajo mund te ishte vetem e brendshme. Kete krize e
pergatien mendjet e pavizone, per te tashmen e per te ardhmen e Shqiperise,
qe 5 vjet i kaluan duke prodhuar urrejtje e percarje kombetare, qe tani, 5
vjet me vone, te tjeret perpiqen ti sherojne me politiken e pajtimit.
Ata harruan qe nuk ka gje qe rrenon me shume nje rregjim, se sa ai veten kur
mendon vetem per veten. S'ka njeri qe mendon ndershem e ska njeri qe, vertet
e do Shqiperine, qe mund ta gjeje fjalen me te heshtur te arsyetimit a te
faljes per ta. Jo. Kurre! Ata, e them me pergjegjsine me te madhe para
bashkekoheseve dhe para brezave qe do te vijne, u bene varrtaret e shteti
shqiptar, te cilin tani duhet te vijne ta ringjallin te tjeret. Ata u bene
shkaktaret tragjike qe pas 85 vjetesh te shetit shqiptar, Evropa te krijoje
Misionin Keshilledhenes, i cili do ti mesoje shqiptaret se si te krijojne e
te mbajne nje shet. Ata me mosdijen e tyre politike bene qe te ringjallet
avazi i vjeter i fqinjeve: shqiptaret nuk mund te mbajne shtet. Ate qe i beri
komunizmi per 50 vjet-thuhet sot ne Shqiperi- keta ja bene per 5 vjet! Per
keto arsye e per arsye te tjera ata do te duhet te mendojne per tjeter cka.
Ata nqs me te vertete mendojne per te ardhmen e Shqiperise, do te duhet te
mendojne:
-si ta ndohmojne Qeverine e Pajtimit Kombetar, qe ta shtrije pajtimin ne te
gjitha shtresat e popullit, qr ta paqesoje e te qetesoje Shqiperine, qe te
filloje ringjalljen e vendit.
-si ta ndihmojne Shqiperine te gjeje rishtazi identitetin shteteror e politik
aq tmerrshem te rrenuar
-si ta ndhihmoje popullin shqiptar ne Shqiperi, por edhe kudoqofte ai, qe te
ktheje besimin ne Shqiperine, ne ardhmerine e saj, ne perbashkesine shqiptare
aq te tronditur gjate sundimit te tyre
-si ta ndihmojne demokracine e ndertimin e politike te pergjegjshme ne jeten
e popullit shqiptar
-si ta ndihmojne me ne fund, Partine Demokratike te cilen aq shume e kane
demtuar me "ciskat" edhe me politiken e konfrontimeve qe kane ndjekur edhe
brenda saj
Si mund ta ndihmojne verte Shqiperine dhe shqipteret, sot Berisha, Arbnori,
Meksi(i cili ende shihet ne parlament)? Ka vetem nje pergjigje per kete
pyetje, ne te cilen eshte e permbajtur e mira e Shqiperise dhe
shqiptareve:duke dhene doreheqje e duke u larguar njehere e pergjithmone prej
jetes politike.....Ata jane pergjegjesit kryesore per shume jetera te
humbura, per shume familje te rrenuara, per shume shkaterrime te te mirave
kombetare. Faji i tyre mund te matet vetem me gjygj. Por si mbrojtes se idese
te pajtimit kombetar, qe e konsideroj kusht per mbarevajtjen e Shqiperise,
une jam kunder gjykimit te tyre. Doreheqja nuk i shfajeson ata, por edhe
doreheqja ka rendesi per ta. Sic dihet ne kohet me te veshtira njerzve te
pushtetit u duhet me se shumti vetekritika. Te pranosh me ne fund te
ballafoaqohesh me te verteten, ne kete rast me fajin tend, te domethene te
vish ne vete, te vetedijesohesh.
Doreheqjet politike jane jo vetem akte politike, por shume me teper akte
morale. Atje ku behet politike e pergjgjshme atje doreheqja eshte prova e
saj. Atje kurre nuk harrohet: sa me e larte pozitia aq me e larte
pergjegjesia. Ne boten demokratike doreheqjet jepen per gabime te vogla
politike. Ne boten demokratike qeverite japin doreheqje kur nje projektligj i
paraqitur prej tyre nuk pranohet ne parlament. E te ne kryeministri Meksi nuk
donte te jepte dorehqje as kur iu shemb sistemi financiar ekonomik! Shikuesit
e EURONEWS-it e degjuan se kur ne pyetjene e gazetarit se a mund te
shkaktohej ne Shqiperi lufte civile iu pergjigj: nqs opozita do lufte civile
ne jemi te gatshem per lufte civile! Krim![........]
KERKIMI I NDJESES
Mendoni se cfare do te benin kryetaret normale te shteteve normale, dmth
demokratike, sikur ne to te kishte ngjare cka ngjau ne Shqiperi kur kryetar
ishte Berisha, Arbnori ishte kryetar parlamenti, Meksi kryeminister. Kryetari
normal i nje shteti normal, do te kerkonte 2 minuta ne RTV kombetar, dhe do
ti drejtohej kombit duke i kerkuar falje, i lumtur qe se ka persuar fatin e
Causeshkut:
"Si kryetar i Shqiperise ndihem fajtor per ngritjen e popullit kunder
rregjimit. Ndjehem fajtor per tragjdimne qe ka perjetuar populli Shqiptar.
Kam menduar per te miren e Shqiperise, por nuk me ka dale sic kam menduar.
Kerkoj faljen e nenave e baballareve qe u jane vrare e plagosur djemte e
bijat. Kerkoj falje grave qe u jane vrare burrat. Motrave qe u jane vrare e
plagosur vllezerit. Kerkoj faljen e gjithe atyre nenave, meshkujve, pleqve,
femijeve te cilet me lote ne sy, neper Adriatikun e rrahur prej shtrengates
kane bragtisur Atdheun. Kerkoj faljen e Vlores te cilen racistet e Marines
Italiane ia cuan ne fund te detit aq qytetare-djem e vajza dhe foshnje.
Kerkoj faljen e te gjithe Shqiptareve, kudoqofshin ata, per dhembjet demtimet
dhe fatkqesite qe u jane sjelle deria une isha kryetar i SHqiperise. Jam i
gatshem te pranoj denimin politik, moral e gjgygjesor te Shqiperise. Krej
c'mund te bej per Shqiperine dhe per shqiptaret ne keto caste eshte:te jap
doreheqje. Zoti e rujate Shqiperine!" Ne vendin e e berishes e Arbnorit deri
ne zgjedhjet e parakohshme- te shprespjme te lira dhe te ndershme- do te
duhej te zgjidheshin 2 anetare te tjere te PD-se. E kesaj partie nuk i
mungojen anetare e atdhetare te denje per postet me te larta ne shtetin
shqiptar. Dorehqja e Berishes, Arbnorit.... do te sillte tejkalimin e
politikes se mospajtimit e te konfrontimit brendakombetar, dhe qetesimin e
Shqiperise. Me ta ne krye Shqiperia mund te kete vazhdim vetem ne nje
drejtim- ne drejtimin qe e solli Shqiperine atje ku eshte.
Doreheqja Berishe e Arbnorit do te sillte fillim e ndertimit te politikes se
pergjegjshme kombetare, pa te cilen nuk mund te kete mirevajtje ne Shqiperi.
..... Dorheqja e Berishes e Arbnorit do tia mesonte nje mesim klases
pushtetmbajtese shqiptare, sot edhe neser, pa pervetsimin e te cilit ajo
kurre nuk do te behet e pergjegjshme, qe eshte:Ne kete bote te gjitha jane te
perkohshme, kurse me te perkohshme se te gjitha te tjerat eshte pozita
pushtetore......... ATA QE ME CDO KUSHT DUAN TE MBAJNE PUSHTETIN ATA DUHET ME
CDO KUSHT TE LARGOHEN NGA PUSHTETI
Shqiperi te qofsha fale
me ke nene e me ke djale
Rexhep Qosja