Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Per fat te keq zogu edhe cicerimat nuk ngjajn me cicerima po çjerrje /pf/images/graemlins/tongue.gif e duket sikur dona me i nxjerr syt njeni tjetrit.Kam pershtypjen se vjen prej mungeses se komunikimit mes nesh,per ket arsye menoj se kena nevoj per ma shum dialog munsisht konstruktiv.Diferenca ekonomike nuk besoj te jete serioze noshta e paferfillshme.Problemi asht se nuk ka kush me e ba ket bashkim.Vetem nqs bahet fjale per bashkime te tipit mafioz politikanet tane jane te gatshem.Mgjth i kan ba me koh .Per kete duhet nje drejtus me karakter te hekurt karizmatik e te ket respektit e gjith Shqiptarve.Psh :idea: Leka-zogu(jo ti /pf/images/graemlins/laugh.gif ).Me shembujt s'jam krejt dakort po meqe i prune edhe ti nje kundershembull qe s'ke me ken dakort Hong-Kongu.
 

giglio

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
Fillimisht postuar nga *xixellonja:
[qb]
Dhe dicka, psh: Kosovaret thojne neper bote se jane Albanez, Shqiptaret s thojne jena Kosovare. [/qb]
kosovaret s'kishin shtet, e prandaj paraqiteshin keshtu. tashme edhe ky koncept ka ndryshuar, kosovaret po e krijojne identitetin e tyre, dhe jane krenar te quhen kosovar, bile nje pjese thone dardan kurse ajo qe ngelet thone qe jane serb

ps; beheshin dhe shqiptaret kosovare nje kohe, per letra /pf/images/graemlins/laugh.gif . [/qb]
 

giglio

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga Betina:
[qb]
Fillimisht postuar nga Gerald_LSU:
[qb] Betina, sarkazmen e perdora une kur bera "sugjerimin" qe t'i shtohet edhe nje koke shqiponjes. Me kete po mundohesha te shprehja (me sa duket pa sukses /pf/images/graemlins/smile.gif ) mendimin tim se eshte i panevojshem dallimi mes shqiptareve te Kosoves dhe atyre te Shqiperise kur vjen puna se kush i perket kujt.

Per t'ju kthyer diskutimit, une mendoj se "Kosova i perket Shqiperise" eshte po aq e pershtatshme sa "Kosova eshte Shqiperi". Kjo eshte sepse per mua Shqiperia eshte emri jo vetem i atdheut te shqiptareve te Shqiperise, por te shqiptareve kudo qe te jene. Ndoshta kjo fraze "Kosova i perket Shqiperise" do te te dukej me e gjetur sikur te plotesohej keshtu:
"Kosova i perket Shqiperise dhe Shqiperia i perket shqiptareve".

Tani te pyes une. Ti Betina cilen do te preferoje:
1) Kosove krejt te pavarur
2) Bashkim te plote me Shqiperine
3) Dicka ne mes si tip federate [/qb]
une e preferoj dhe jam pro bashkimit te plote te Shqipersie te riformohet shteti ashtu sic ka qen, pra per nje ribashkim kombetare [/qb]
kosova krejt e pavarur mbas 100 vjetesh mbase ,bashkim te plote me shqiperine edhe 100 tetjera mbasi ka mare pavarsine mbase po nuk e di ,si tip federate sa i bie 100 per te qene e pavarur 100 per tu bashkuar me shqiperine dhe 200 per tu ber federate mbase po nuk e di .po mire tani ta marim tamam tamam pse te bashkohet shqiperia me kosoven kemi nje jete te ter qe nuk jemi nje shtet mbase skemi qen asnjehere nuk e mbaj mend ,shqiptar jemi e shqip flasim po sdomethene asnje gje ,kosova duhet te ri aty ku eshte me te mira apo te keqia
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

o zog po na e ben kosoven si parisi. s'paska fshatra kosova qe jane ne pike te hallit qe po na e krahason me Kucoven? Kam pare plot kosovare une qe duken qe kane qene ne pike te hallit se u esht rrudhur fytyra e u kane rene floket qe 20 vjec.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Tironci :lol: :lol: :lol: ,
nuk jam dakord me ate krahasimin ekonomik,O Zogu,je ne 2004 plako jo me '91 /pf/images/graemlins/laugh.gif ,shifini Kosovaret neper Evrope se sa ndryshojne ne krahasim me ne te shqiperise(shumica),brezat e vjeter mund ti krahasosh me Turq(edhe vete shprehen ne publik qe jane Turq),apo me Maroken.Po te shohesh kombe te tjera(Polaket,Serbet,Kroatet,etj etj)jane me te rregullt dhe me te paster,futu neper kafenete e Kosovareve dhe te Turqve,nuk do mundesh ti dallojsh,dy gjera perdoren,Qaje dhe Qebap /pf/images/graemlins/laugh.gif .
E megjithate duhet te bashkohemi,te bashkuar do jemi me te forte per te vendosur nje demokraci te vertete dhe per te perparuar ne te gjitha fushat!!!Shqiptaret e Kosoves jane me pak se ne,do i bejme te behen "njerez" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] .Per kete duhet nje drejtus me karakter te hekurt karizmatik e te ket respektit e gjith Shqiptarve.Psh :idea: Leka-zogu(jo ti /pf/images/graemlins/laugh.gif ).Me shembujt s'jam krejt dakort po meqe i prune edhe ti nje kundershembull qe s'ke me ken dakort Hong-Kongu. [/qb]
per zogun ta meshtes, vete jam zogist (pranej dhe nicku), tradicion familjar gjithashtu.

ndersa per honkongun, jo, sepse hala nuk jane bashkuar, hongkongu ka qeverine e vet, bile dhe ne lojerat olimpike paraqitet me vete.
prandaj bashkimi u la pas 50 vjetesh, kur kina jo vetem do ta arrise ne ekonomi, por kaloje ate.
pastaj ne kine, vazhdon akoma politika e PANIFIKIMIT te jetes ne qytete, siç zbatohej edhe tek ne ne kohen e enverit. fashtaret nuk lejohen te banojne neper qytete pa leje speciale, pra disa kushte specifike, arsim, pune, profesion, etj.
kjo ben qe si hong kongu te jene te gjitha qytetet e tjera.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] .Per kete duhet nje drejtus me karakter te hekurt karizmatik e te ket respektit e gjith Shqiptarve.Psh :idea: Leka-zogu(jo ti /pf/images/graemlins/laugh.gif ).Me shembujt s'jam krejt dakort po meqe i prune edhe ti nje kundershembull qe s'ke me ken dakort Hong-Kongu. [/qb]
per zogun ta meshtes, vete jam zogist (pranej dhe nicku), tradicion familjar gjithashtu.

ndersa per honkongun, jo, sepse hala nuk jane bashkuar, hongkongu ka qeverine e vet, bile dhe ne lojerat olimpike paraqitet me vete.
prandaj bashkimi u la pas 50 vjetesh, kur kina jo vetem do ta arrise ne ekonomi, por kaloje ate.
pastaj ne kine, vazhdon akoma politika e PANIFIKIMIT te jetes ne qytete, siç zbatohej edhe tek ne ne kohen e enverit. fashtaret nuk lejohen te banojne neper qytete pa leje speciale, pra disa kushte specifike, arsim, pune, profesion, etj.
kjo ben qe si hong kongu te jene te gjitha qytetet e tjera. [/qb]
Po pse po shpenzohesh mor zog ruje mshtetjen se ka nevojtar boll sot :shrug: .Po masi u nis kjo pun edhe un ta mshtes per menyren si e ke shtru arsytimin.Po harrove krysoren se Kina e ka marr se asht Kin se pernrysh as ishte ba fjale :eek: .Plus te thash qysh perpara se nuk ke me ken dakort se nuk jam as un e nuk ka asilloj ngjashmerie me ne si nuk kan as ata shembujt e tjere.Un ne ndryshim me ty nuk jam zogist po ngaqe me duket alternativa e funit plus asht per bashkimin e trojeve shqiptare(mrena munsive) ja jap i mbeshtetje :thumbsup: .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Nejse,krahasimi i Hong-Kongut me Kosoven asht si nata me diten,megjithate e verteta eshte qe:nqs popujt e vegjel(qe jane nje race me popujt e medhenj)po te jene mire ekonomikisht,nuk e pranojne bashkimin me popullin tjeter te nje race me ate.Po te ishte Kosova me mire se ne ekonomikisht,do na mohonte pa ia bere syri terr,per kete jemi te sigurte.Por gjerat kane ndryshuar,ekonomia Kosovare po njeh zbritje,ndersa ajo shqiptare vetem ngritje.
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Nejse,krahasimi i Hong-Kongut me Kosoven asht si nata me diten,megjithate e verteta eshte qe:nqs popujt e vegjel(qe jane nje race me popujt e medhenj)po te jene mire ekonomikisht,nuk e pranojne bashkimin me popullin tjeter te nje race me ate.Po te ishte Kosova me mire se ne ekonomikisht,do na mohonte pa ia bere syri terr,per kete jemi te sigurte.Por gjerat kane ndryshuar,ekonomia Kosovare po njeh zbritje,ndersa ajo shqiptare vetem ngritje. [/qb]
Gjendja ekonomike e te dy pjeseve eshte e mjerueshme, te dy pjeset kane probleme me papunesi, te dy pjeset kane probleme me rryme dhe uje dhe vija rrugore, keto qe jane ndoshta gjerat primare qe nje vend te perparojne ekonomikisht,... dhe duhet pranuar me keqardhje se Kosova ka probleme me te medha sepse ketu ndikon edhe problemi me i madhe: zgjedhja e statusit te saj.
Ekonomia e Kosoves u shkaterrua pothuajese totalisht dhe kjo gje filloi qe nga vitet 90, por sdo te thote se ajo nuk po mekembet dhe se nuk i ka resurset si vend, sidomos me ndertimin e termocentrali te ri mendoj do te çoj jo vetem veten shume shpejt perpara por edhe tere rajonin
Per mendimin tim nuk ka vend ne bote qe ka hyrje devizash kaq te medha aq sa ka Kosova nga diaspora, e pastaj edhe Shqiperia, sidomos keto muajt e veres, per nje muaj nje familje qe jeton ne perendim apo tej oqeanit minimum harxhon ne Kosove 3000 - 5000 euro e shume me shume ndonjehere, duke mos harruar edhe ndihmesat e vogla qe u dergohen gjate vitit.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Beti,mu me bahet vetem qejfi nqs ekonomia Kosovare ecen perpara,por ju nuk duhet te leni mbas dore edhe kulturen e artin.Kultura eshte shume e nevojshme ,per te hyre ne familjen Evropiane.
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Ororshi gjerat e mira nuk mund te behen per nje çast Kosova ishte ne kom 10 vite, u shua gjithecka, kulture, gjuhe, shkolle, pune aktivitet, u shuan shume talent, e dje u shuan edhe shume jetra e sot akoma ka plage
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Ej ca eshte ky bashkimi, pse mo njerez per tu bashkuar kosova me shqiperi u dashkan krujt mire xhepat dhe pasatj me ndare shtepite e pastaj ti mesojme njeri tjetrit edhe ca te hane ca menuje te perdorin. O shqiptare, besa po me cuditni fort. E dini cfare do te thote bashkim, me pas te njetin flamur, me kenduar e qare ne te njejten gjuhe. Deri me sot une kam njohur vetem shqiptare te kosoves dhe asnjehere kosovare, ashtu sic kam njohur vetem shqiptare prej laberie e prej gegerie. I tash po ju tregoj se cfare eshte bashkimi, me 4 shtatore te gjithe shqiptaret kudo qe jane dhe qe kane pak qef sportin, bashkohen me shpirt e me zemer ne "Qemal Stafa", ku luhet Shqiperi-Greqi, ky eshte bashkim. Qe te mos harroj kosova nuk i perket Shqiperise eshte Shqiperi


vazhdon...
 

soni2

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

kosova i perket shqiperise eshte shprehje e degjuar shume sepse moj betina jo çdo kush qe e thote ka kohe per ti dhe definimin
per mu kosova eshte shqiperi ashtu si eshte shkup ulqin e janine
por mvaret si e shohin vete te interesuarit(kosovaret)çeshtjen e bashkimit te mundshem dhe sma merr mendja se duan sa per ne qe banojme ne shqiperi sna ben as nxehte as ftohte ajo pune nqs doni jeni te mireseardhur nqs jo udha e mare ju qofte
me ka bere pershtypje sjellja e kosovarve(them kosovare si te thosha tirans apo durrsake)qe katoliket i quanin kaurra dhe shkaj kurse neper pazar thoshin ne jena shqiptare e flasim shqip ma mire se ju (perkolica koshnica ingje etj)me duket se gjuha qe ne kosove njerzit perdorin eshte me pak e paster se ajo ne shqiperi pastaj atje ka nje perçarje mes katolike e musliman qe ne shqiperi nuk shihet shume dhe kur une i thashe se feja e shqiptarit asht shqiptaria njeri me tha ishte trap ai qe e tha
na shane edhe vasko pashen
nuk jeni me atdhetare ju se ne pse beni nje ode burrash e veni flamurin ne dasem
keni manine me kritiku sistematikisht shqiptaret qe rrine ne shqiperi per sjelljet e tyre po nuk shifni veten se si sillen ne europe
sju ka rene rasti qe te degjoni kosovare duke folur turqisht e serbisht e kur i thoni pse flitni kshu na thone ne i flasim kta gjuhe si ju italishten
te jete per mu ju dua me ne sepse kam edhe njerez te familjes qe jetojne ne kosove dhe dua te them me plot gojen jane vise shqiptare ato ne te cilet po jetoni
edhe fene qe keni ja u kane dhene per tju perçare
edhe nqs sdoni keni per te vdekur shqiptare


albanais est fiere de l etre

kshu jam e kshu do te vdes
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

to57 me pyetjet e mija qe bera ne temen ne fjale nuk shpreha kundershtimin tim ne lidhje me bashkimin e trojeve shqiptare, dhe shume nga ju e keqkuptoni kete
une e them vetem kete a eshte e drejte kjo shprehje "Kosova i takon Shqiperise" apo eshte pjese e nje shteti sic eshte dhe ishte edhe Shqiperia dikur.
Te lutem shume, nese merre per baze fjalet qe fliten ne paraz apo fjalet qe fliten nga nje grup njerezish qe nuk i mendojne mire gjerat atehere edhe ti bie ne pozite te tyre sikuse tani qe bene, nuk te ka ardhe mire qe dikush te eshte drejtuar me fjale te renda por ne te njejten kohe edhe ti njejte shprehesh. fjale te renda ka nga te dy anet, derisa ti quhesh kaurr une quhem serb e turk e arab etj etj. Po te degjojme gojte e liga bashkimi do jete me i larget e do jemi ne vet ata qe e largojme, por une ne kete drejtim jam shume optimiste sepse Shqiptaria kurre me prane ska qene ka nje kohe te gjate, apo kurre me afer skemi qene ka shume shekuj.


me respekt Betina
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga migjeni82:
[qb] Ej ca eshte ky bashkimi, pse mo njerez per tu bashkuar kosova me shqiperi u dashkan krujt mire xhepat dhe pasatj me ndare shtepite e pastaj ti mesojme njeri tjetrit edhe ca te hane ca menuje te perdorin. O shqiptare, besa po me cuditni fort. E dini cfare do te thote bashkim, me pas te njetin flamur, me kenduar e qare ne te njejten gjuhe. Deri me sot une kam njohur vetem shqiptare te kosoves dhe asnjehere kosovare, ashtu sic kam njohur vetem shqiptare prej laberie e prej gegerie. I tash po ju tregoj se cfare eshte bashkimi, me 4 shtatore te gjithe shqiptaret kudo qe jane dhe qe kane pak qef sportin, bashkohen me shpirt e me zemer ne "Qemal Stafa", ku luhet Shqiperi-Greqi, ky eshte bashkim. Qe te mos harroj kosova nuk i perket Shqiperise eshte Shqiperi


vazhdon... [/qb]
migjeni82 :smash: :thumbsup: :wave:
 

soni2

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga Betina:
[qb] to57 me pyetjet e mija qe bera ne temen ne fjale nuk shpreha kundershtimin tim ne lidhje me bashkimin e trojeve shqiptare, dhe shume nga ju e keqkuptoni kete
une e them vetem kete a eshte e drejte kjo shprehje "Kosova i takon Shqiperise" apo eshte pjese e nje shteti sic eshte dhe ishte edhe Shqiperia dikur.
Te lutem shume, nese merre per baze fjalet qe fliten ne paraz apo fjalet qe fliten nga nje grup njerezish qe nuk i mendojne mire gjerat atehere edhe ti bie ne pozite te tyre sikuse tani qe bene, nuk te ka ardhe mire qe dikush te eshte drejtuar me fjale te renda por ne te njejten kohe edhe ti njejte shprehesh. fjale te renda ka nga te dy anet, derisa ti quhesh kaurr une quhem serb e turk e arab etj etj. Po te degjojme gojte e liga bashkimi do jete me i larget e do jemi ne vet ata qe e largojme, por une ne kete drejtim jam shume optimiste sepse Shqiptaria kurre me prane ska qene ka nje kohe te gjate, apo kurre me afer skemi qene ka shume shekuj.


me respekt Betina [/qb]
ndoshta tu pergjigja pak idhshem por i kisha ne mendje te fiksuara ato çaste kur me ndodhen ato situata qe besome nuk jane fryt i imagjinates
por vetem nje kerkese per ju kisha mundohuni te jeni me te bashkuar sepse keni perçarje qe nga feja ashtu edhe nga krahinat dhe perçarja be mire armikun i cili e ka futur turqeli e serbomalazez
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Më falni për harbutllikun por është gomarlliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë.
Po si ka mundësi që Kosova të jetë e barabartë me Shqipërinë kur Shqipëria është një shtet i pavarur dhe Kosova është një provincë që ligjërisht i përket Serbisë! Si ka mundësi të barazosh një pjesë të kombit shqiptar me pjesën tjetër?
Ligjërisht nga ana e statusit Shqipëria është më lart dhe për faktin se mban emrin e kombit. Përsa i përket anës morale si shqiptar si kosovar (shqiptar kosove) janë njësoj, janë pjesë e të njëjtit komb! Kush nuk e ndien veten si të tillë të kërkojë se ku bën masë!
 

shqiparvanitas

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Rrofte shqipja me dy koka. Kudo qe njerezit kane gjak arberi jane nje komb. Kosova eshte Shqiperi, dhe Shqiperia eshte Kosove.
E ardhmja dihet, i gjithe populli shqipetare do te bashkohet nje dite.
 

vlera

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Më falni për harbutllikun por është gomarlliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë.
Po si ka mundësi që Kosova të jetë e barabartë me Shqipërinë kur Shqipëria është një shtet i pavarur dhe Kosova është një provincë që ligjërisht i përket Serbisë! Si ka mundësi të barazosh një pjesë të kombit shqiptar me pjesën tjetër?
Ligjërisht nga ana e statusit Shqipëria është më lart dhe për faktin se mban emrin e kombit. Përsa i përket anës morale si shqiptar si kosovar (shqiptar kosove) janë njësoj, janë pjesë e të njëjtit komb! Kush nuk e ndien veten si të tillë të kërkojë se ku bën masë! [/qb]
Mos u shqetesoni fare te kerkoni falje se po shprehni mendimin tuaj edhe pse harbutlleku ne nje bisede eshte ligesi per mendimin tim.
E para gje qe dua te te them eshte se Kosova tani per tani ka status special te padefinuar pra, dhe eshte ish provice e Serbise dhe kurre me pjese e saj.
E dyta, une mendoj se shprehja " Kosova i takon Shqiperise" ka te beje me shume sa i perket territorit te Kosoves e jo edhe me banoret e saj, kudrejte shprehjes "Kosova eshte Shqiperi" e cila tregon se jemi komb i ndar padrejtesisht ( kur e ke permend kombin mos harro se vetem Kosova ka numer banoresh gati sa Shqiperia plus kemi edhe 4 pjeset e tjera)
E treta, e dim shume mire se Kosova deshiron qe pas statusit te behet e pavarur, dhe po te themi "Kosova eshte Shqiperi" do te themi se bashkimi i trojeve tona eshte i pashmangshem sepse Kosova ishte pjese e shtetit shqiptar ashtu sic eshte edhe vete Shqiperia, por po te themi "Kosova i takon Shqiperise" politikisht do te thote orvatje per aneksim territori, qe nuk eshte e drejte me konventa nderkombetare, apo me nje fjale sic na thone armiqte tan perpjekje per te bere nje Shqiperi te madhe, kjo do te thote te fitosh nje gje qe ste ka takuar kurre. Ky eshte ai gomarlleku qe kam dasht me shpreh me ane te kesaj teme: ashtu sic bene bashimin dy shtete te pavarura pra gjermanite lindore e perendimore dhe krijuan shtetin e tyre te dikushem Gjermanine, ashtu edhe Shqiperia e pavarur dhe Kosova e pavarur ne te ardhmen te krijojne shtetin shqiptar te dikurshem, duke mos harruar edhe kater pjeset e tjera qe poashtu jane Shqiperi.

respekte nga Betina
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Sa qendron shprehja "Kosova i takon Shqiperise"

U vonova ne vazhdimin e temes, por kisha arsye te forta dhe kisha frike se pas asaj qe ndodhi ne "Qemal Stafa", nuk mund te shkruaja ndryshe vetemm se me emocion. Po per bese ndodhi ashtu siç e kisha parashikuar 300 mije shqiptare te ardhur nga e gjithe bota u bashkuan ne Tirane dhe festuan fitoren. Mijera te tjere ishin me zemer ne sheshin e festimeveve, kjo eshte gjithçka qe mund te quhet bashkim. Per me teper lexoni artikullin e me`poshtem....

Ah edhe diçka me pak emocionale, koncepti me i evoluar i shtetit eshte ai qe sot quhet Kombshtet, e pra ne skemi pse te ndalemi e te mos kerkojme kombshtetin tone. (Kosove, 1/2 e Maqedonise, Shqiperia, Çameria dhe zonat shqiptare te Malit te Zi duhet te bashkohen sepse paralelisht i perkasin njera tjetres dhe jane njera tjetra. O sa mire me ken shqiptar

Gramozi nga Kukësi, Aresi nga Gramozi

Autor
Edison Ypi (gazeta panorama)

Është e vogël Shqipëria, por mpleksjen e ka të hatashme. Gramozi është, ah ishte, nga Kukësi. Aresi nga Kolonja...

...nga Gramozi. Gramozi njëzetvjeçar nga Kukësi ka, ah kishte, emrin e malit madhështor njëzet milionëvjeçar nga Kolonja. Atë emër ai nuk do ta ndërronte as për njëzet milionë vjet. Aresi trembëdhjetëvjeçar ka emrin e Perëndisë së Luftës, sipas Mitologjisë trembëdhjetëmijëvjeçare greke. Aresi e ka babin kolonjar, mamin çame! Gramozi jeton, ah jetonte, në Tiranë. Aresi, gjithashtu, jeton në Tiranë. Gramozi po lodhet, ah po lodhej, në Greqi për të ndërtuar një shtëpi në Shqipëri. Aresi dergjet mes librave dhe enciklopedive për të ndërtuar Shqipëri.

Ishte ditë e rrallë. Nga ato që njeriut vështirë t’i qëllojë një herë në jetë; si ditë e kalimit të një komete, ditë e eklipsit të plotë apo si dita e pshurrjes së shtatores së Diktatorit.

Ishte ditë e rrallë, gjatë së cilës u shfaq një Shqipëri tjetër. Jo ajo e përditshmja, e zakonshmja me gjarpërinj politikanë, mashtrime, dallavere, snobizma, thashetheme. Ishte krejt, krejt ndryshe. Shpërtheu nga Toka a zbriti nga Qielli, a të dyja bashkë, s’u muar vesh. Nuk ishte ditë. Ishte krismë me vetëtimë, nga ato që sjellin në vete dhe që për pak çaste i ndriçojnë udhën nëpër pyll qyqarit që udhëton natën me shi e suferinë. Nisi të përskuqej që në mëngjes. Një Flamur kuq-e-zi me shkabë dykrenare këtu; një fanellë e kuqe atje. Erdh’e u përndez aty nga dreka; mijëra flamurë, mijëra makina, miliona bori. Futboll, sport, paqe, Shqipëri-Greqi. Krejt shqiptaria, luanët e saj, tigrat e saj, ajka e saj, rinia e saj, fuqia e saj, ambasadorët më të mirë të saj, nga krejt Planeti, nga Uashingtoni, Londra, Ulqini, Mitrovica, Prishtina, Gjakova, Shkupi, Tetova, etj., etj. Të gjithë ishin këtu. Në mbrëmje dita e diellit, e dritës dhe e flamujve erdh’e u ndez, u përflak, u bë inkandeshente. Mjerë ai shqiptar që nuk u ndodh në Tiranë atë mbrëmje. Stadiumi, plot shpirtra shqiptarë, u shndërrua në zjarrin më të madh të Botës, qyshkure Bota ekziston. Fituam!

Kaq!
Kuq në Shqipëri; Zi në Greqi.
E therën me thikë Gramozin nga Kukësi. E therën pse festonte!
Kaq keq!
Aresit kolonjar i rrokulliset një lot mbi faqe. Loti ndal te cepi i buzës, dhe aty pret derisa Aresi nis e flet.
- Xhaxhi, si ka mundësi? Në Greqi është shpikur Demokracia; Homeri, poeti dhe dijetari i parë i Botës është shkolluar në Pellazgji. Pse e therën Gramoz Palushin; ai vetëm u gëzua; ai vetëm brohoriti?!
- Si thua ti Ares, pse?
- Them se ata e therën Gramoz Palushin prej mishi, nga inati që s’i bëjnë dot kurgjë Gramozit prej guri.
- Po a mjafton kjo?! Çfarë të bëjmë tani që na e therën Gramozin?
- Jo, nuk mjafton. Por ne nuk do t’i therim. Shqiptari nuk ther. Ne do t’i verbojmë! Homeri ishte i verbër. Do t’i verbojmë me Dritën e Diturisë. Dituria do të na forcojë e pasurojë.
- Kur do ndodhi kjo, Ares?
- Kur të bëhemi shtet i fortë.
- Kur, pra?!
- Kur të bëhemi të pasur e të fortë si Anglia, Italia, Franca, Gjermania. Atëherë Shqipëria do të bëhet E MADHE. Çamërinë nuk do t’ja kërkojmë Greqisë; do të na e japë vetë nga frika.
- Po kur, pra, kur do bëhemi të tillë?
- Pas dhjetë-pesëmbëdhjetë vitesh.
- Vërtet?!
- Sigurisht, patjetër!


Një mik shqiptar i Kosovës i ka sjellë Aresit “Historia e Qytetërimit” në anglisht, njëmijë e treqint faqe. Aresi po e grin, po e përpin çdo ditë.
- Pse duhet të presim aq gjatë Ares? Pse jemi kaq të dobët; ç’thonë ato librat dhe enciklopedirat që lexon ti?!
- Librat dhe enciklopedirat thonë se grekët e sotëm pak kanë të bëjnë me grekët e vërtetë të lashtë të Mitologjisë. Por kjo që na ndodhi me Gramozin nuk është pun’ librash dhe enciklopedirash. Janë gjëra që shihen me sy e dëgjohen me veshë. Ne nuk kemi rregulla; jemi shtet pa rregulla.
- Si?!
- Po ja, të tregoj një mesele të vjetër kur Shqipëria ishte shtet më i mirë se sot. Gjyshi ynë në Kolonjë ishte Bej. Shtëpinë e kishte në një pllajë rrëzë Gramozit të gurtë. Një ditë, një fshatar erdhi e i kërkoi leje të ndërtonte shtëpinë e vet pas shtëpisë së madhe të tij, domethënë të Beut. Mirë, i tha Gjyshi: ndërtoje një shtëpi, se ti njeri je dhe shtëpi duhet të kesh. Por kujdes, trualli pas shtëpisë time është i pjerrët. Bëje sa të duash të madhe shtëpinë. Që tani po të uroj: Ta gëzosh! Veç një gjë nuk të lejoj: Kulmi i shtëpisë tënde të re të mos jetë më i lartë se i shtëpisë time!” Dhe ashtu u bë. Më kupton Xhaxhi? Atëherë “e njihte i dyti të parin”. Për të arritur përsëri deri atje, domethënë për të ecur përpara, duhet të bëjmë disa hapa prapa. Nuk e di a më kupton? Kemi shumë punë për të bërë. Do t’i bëjmë! Gramozët, korabët, tomorrët e të tjera male; shkëmbinj e shkëmbesha nga Kukësi, Kolonja, Skrapari, Puka, Tropoja, Përmeti e të tjerë, do ta bëjnë Shqipërinë. Si thua, Xhaxhi?

Eh! Për Xhaxhin... ;një shqiponjë e arratisur fluturon mbi Mal; të Thatë;.
 
Top