Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?
Nuk mund te mohosh nga je sepse do te thote qe ke probleme identiteti, pavaresisht se si ndihesh ti me mendjen tende. Sa me rehat te ndihesh me origjinen, aq me mire e njeh veten dhe je pa komplekse. Per vete, megjitehse nuk dallohem kur flas nga vendalinjte, me tradheton emri sepse e kam shume shqiptar dhe te vecante dhe njerezit gjithmone me pyesin nga jam. Nuk e marr per keq t'ju pergjigjem dhe nuk e beje qender te bisedes, ne rast se kane interes dhe pyesin. Sa per friken e paragjykimit, s'e lodh mendjen fare me njerezit qe mund te me paragjykojne sepse s'ja u kam ngene/nevojen etj. Me mbajne krahet (dhe mendja) ime.
Gjithashtu njof shqiptare qe kane ardhur ketu 5-6 vjec dhe tani jane 18-19. Jane rritur ketu, edhe shqipen e flasin me strukture te huaj dhe theks te huaj, nuk mund ti dallosh nga moshataret e tyre te lindur ketu. Per ta Shqiperia eshte nje kujtim i larget dhe vend ne te cilin shkojne per pushime nje here ne sene dhe e shofin me te njejtin kuriozitet sic shofin c'do vend tjeter ku mund te shkojne per pushime, si me sy te huaj. Nuk jua ndjen per atdheun, politiken, ekonomine se s'jane rritur atje. Per ata qe kane emra shqiptare, kur i pyesin nga jane pergjigjen: prinderit e mi vijne nga Shqiperia.....me nje llaf ti kupto se ata vijne jo prej andej. A mund ti vesh faj dhe ti quash jo-shqiptar? Them se jo sepse ky eshte fati i brezit te dyte te emigranteve, lidhjet zbehen dhe nuk ka kuptim te flasesh per atdhetari ne kushte te tilla ku nevojat ekonomike kane marre prioritet dhe kane zhvendosur familjen apo fisin.
Sa per ne te tjeret qe kemi ikur me te medhenj, nje cike krenari e semure na ka ngelur dhe besoj se do ta kemi gjithmone. Per sa kohe qe je rehat me origjinen tende dhe me faktin qe do marresh flake si pushka e jevgut sa here qe fillojne diskutimet mbi Ballkanin, je ne rregull.