S(A) duhet te jemi te bukur per t’u punesuar?
Kur adoleshente lexoja Homerin, pjesa që më intrigonte më shumë, ishte ajo kur Helena e Trojës u bë shkak për fillimin e një lufte-legjendë…Të njëjtën femër, veç me emra të ndryshëm, e gjeta si personazh dhe në shumë libra të tjerë. Ndërsa sot, atë çfarë kam lexuar, po e shoh çdo ditë…“Helenat�? e bukura kanë zënë postet më të rëndësishme nëpër institucione shtetërore, në firmat private më të fuqishme, apo janë shndërruar në imazhe të kompanive gjigande. Ikona bionde, brune, të kuqe, me fije e kaçurrele, gjenden pas çdo dere të famshme.
Nuk jam kundër së bukurës, përkundrazi, veç ajo çfarë më vjen në mendje është pyetja: Thua që këto femra janë të zgjuara, po aq sa edhe të bukura?! Kam dhe diçka…Një shoqja ime që ka mbaruar
Ekonomikun, po kërkonte punë dhe së bashku shkuam të dorëzojmë “CV�?- në e saj në një bankë, këtu në Tiranë. Në momentin që po depozitonte dokumentacionin, një nëpunëse “barbi�? që merrej me marëdhëniet me publikun, i thotë: “Duhet patjetër dhe një fotografi�?. Kur mikja ime kërkoi arsyen, ajo iu përgjigj: “I duan të jenë dhe të bukura!�?. Historinë në fjalë ia komentova veç me një titull të Migjenit mikes sime:
“Bukuria që vret�?…
<u>Marre nga nje artikull nga gazeta "Shekulli"</u>