Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Së paku 3000 të vdekur, si pasojë e një tërmeti, që ka godit Azinë Juglindore,njoftojnë agjensitë e lajmeve.Shifrat e viktimave të tërmetit në çdo orë ndryshojnë. Qendra gjeologjike amerikane ka njoftuar se fuqia e tërmetit ishte 8.9 shkallë të Rihterit.Tërmeti ka goditur Indinë, Shrilankën, Bangladeshin, Indonezinë, Malejzinë dhe Tajlandën.Vetëm në Shri Lank kanë vdekur 1300 persona.


Me dhjetra mijëra kanë mbetur pa kulm mbi kokë,njofton policia e këtij shteti. Shri Lanka ka shpallur gjendjen katastrofike kombëtare. Gjithashtu edhe në grupin e ishujve lindor të Indisë kanë vdekur 500 njerëz.Epiqendra e tërmetit sipas të dhënave të Indisë ishte në ujrat e oqeanit të Indisë, 150 km në jug të qytetit perëndimor Meulaboh.
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Nje xhami dhe termeti
indomosque1.jpeg

Nje tjeter xhami
indomosque2.jpeg

Xhami tjeter
indomosque3.jpeg

Xhami tjeter
indomosque4.jpeg

Xhami tjeter
indomosque5.jpeg
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

VIKTIMAT ARRIJNE NE 160 MIJE

Gati dy jave pas katastrofes se batices ne Azi sipas te dhenave zyrtare nga vendet e prekura numri i viktimave eshte ngritur ne 160 mije. Ministria per ceshtje sociale e Indonezise ka regjistruar deri tani 107 mije te vdekur. 15 mije njerez te tjere konsiderohen ende te humbur, thuhet ne Xhakarte. Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Kofi Anan, gjate nje vizite ne Aceh eshte shprehur i tronditur nga permasat e katastrofes. Nje shkaterrim te tille nuk kam pare asnjehere, tha Anan pas nje fluturimit te kryer mbi province
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Ndihmat e dhëna nga qeveria shqiptare e ajo kosovare, e rendisin Shqipërinë në vendet e para në Ballkan për ndihmat humanitare

Shqipëria, ndër të parat në Ballkan për viktimat e cunamit


Altin Xhikneli

TIRANË-Shqipëria, nga donatorët më të mëdhenj të vendeve të Ballkanit. Kështu, ndihma e dhënë nga qeveria shqiptare për viktimat e cunamit prej 500 mijë dollarësh, si dhe ndihmat e dhëna nga biznesi privat, e rendisin Shqipërinë në një nga vendet me kontributin më të lartë në rajon. Aktualisht, vendi ynë ka lënë prapa vende të tilla si Bullgaria, Sllovenia, Maqedonia, madje, edhe vende të pasura si Qipro. Ndihmat e deritanishme të Bullgarisë llogariten 140 mijë dollarë, të Sllovenisë 110 mijë dollarë, kështu që vendi ynë, po të llogarisim edhe donacionet e dhëna nga qeveria e Kosovës prej 400 mijë dollarë, renditet në tabelën e donacioneve më të larta në Ballkan, afër Hungarisë e Turqisë. Shqipëria dhe Kosova do të jenë së bashku në ndihmë të të mbijetuarve nga cunami në Azi, ku ekipit të mjekëve shqiptarë do t’i bashkohen edhe 5 mjekë nga Kosova. Deri tani lista e vullnetarëve shqiptarë e ka kaluar numrin 40. Janë më shumë se 40 persona që i kanë plotësuar formularët e që janë shprehur të gatshëm të shkojnë në Banda Aceh, ku do të japë ndihmën e saj “Skuadra Shqipëria”, u shpreh para disa ditësh Erion Veliaj, drejtues i lëvizjes “Mjaft!”. “Deri tani ne numërojmë 25 mjekë të mirëfilltë e me përvojë pune, 7 infermierë e të tjerë njerëz që janë marrë me logjistikën në kampet e refugjatëve”, tha Veliaj, duke shtuar se mbërritja e mjekëve nga Kosova do të dëshmojë se shqiptarët, të gjithë bashkë, shumë herë të ndihmuar, japin ndihmë edhe për të tjerët. Në një deklaratë për median të lëvizjes “Mjaft!” thuhet se “për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë viktimat e tragjedisë së cunamit, që nga dita e sotme është mundësuar dërgimi i një mesazhi sms nga një numër AMC me tekstin “AZIA” në numrin 1516”. Nëpërmjet këtij mesazhi-dhuratë me vlerë prej 100 lekësh qytetarët ftohen të bëhen pjesë e “Skuadrës Shqipëria” e të ndihmojnë për viktimat e rajonit, në asistencën për të plagosurit, të humburit, jetimët dhe shtëpitë e shkatërruara, duke e rreshtuar kështu Shqipërinë në listën e vendeve të botës që iu gjenden pranë kombeve në fatkeqësi. Gjithashtu, sipas deklaratës, kompania ka ofruar edhe 5 bileta për udhëtimin e vullnetarëve, 2 telefona satelitorë për nevojat e komunikimit të ekipit dhe pajisjen me numra roaming të të gjithë vullnetarëve shqiptarë në Azi. Para disa ditësh, presidenti i Republikës Moisiu, i mbështeti iniciativat e ndihmës, duke dhuruar në arkën e ndihmave të ngritur nga “Mjaft!”-i, njëmijë dollarë, pas një takimi me drejtues të kësaj lëvizjeje.

Dhurimet në dollarë
Vendi Shteti Privat
Bullgaria 140 mijë 0
Sllovenia 110 mijë 0
Qipro 370 mijë 0
Shqipëria 500 mijë 0
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Kryqi i Kuq mbledh 1.5 milionë lekë

Kontributet për tsunamin


Shekulli

Apeli i Kryqit të Kuq Shqiptar, dhënë që në 30 dhjetor të 2004, për solidarizim me kontribute në ndihmë të viktimave pas tërmetit në Azi, pati përgjigje pozitive për shqiptarët. Pas një periudhe heshtjeje, Kryqi i Kuq, ka bërë publike dje, përmes një komunikate për shtyp fondet e mbledhura në numrat e llogarive në lekë, euro e dollarë si dhe kontributet e derdhura nga qytetarët në kutitë e vendosura nëpër rrugë. “Në numrat e llogarive janë derdhur rreth 1 milion lekë (të reja), ndërsa mes kutive për mbledhjen e fondeve në rrugë, sheshe apo institucione të ndryshme janë grumbulluar rreth 500 mijë lekë”,- thuhet në deklaratën e Kryqit të Kuq. Ndërkaq, qeveria shqiptare ka dhënë 500 mijë dollarë nga fondi rezervë i saj, kurse vetë Kryqi i Kuq Shqiptar vuri në dispozicion shumën prej 5 mijë dollarësh. Sipas njoftimit, fondet e grumbulluara do të transferohen në sekretariatin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në Gjenevë. Ndërkohë që fushata për mbledhjen e fondeve nuk cilësohet ende e mbyllur. Ajo vazhdon të presë të tjerë kontribues.


13/01/2005
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

INTERVISTË – Flet Besjan Pesha, përfaqësuesi i parë i “Skuadra Shqipëria” që ka mbërritur në zemër të katastrofës

Tsunami, shqiptari i parë në Banda Aceh

“Qyteti ka erën e vdekjes. Kufoma njerëzish mbërrijnë përditë nga valët e detit në breg”

Shekulli

Përfaqësuesi i “Team Albania”, Besian Pesha (në foto me t-shirt kuqezi), është prej tri ditësh në Banda Aceh, zemra e cunamit shkatërues që ka marrë deri tani jetën e rreth 168 mijë njerëzve. Ai ka zhvilluar një takim me përfaqësues dhe aktivistë vullnetarë të skuadrave indoneziane të shpëtimit, të cilët po e orientojnë për vendin ku mendohet të vendoset pas disa ditësh kampi shqiptar me mjekë, ndihmësmjekë dhe infermierë që do të niset nga Shqipëria. I kontaktuar në linjë telefonike, Besjani iu përgjigj disa pyetjeve të “Shekullit” lidhur me situatën e atjeshme dhe ndihmën që mund të ofrojë Shqipëria.

Si paraqitet aktualisht situata në Banda Aceh? Cilat janë problemet më emergjente?
Situata duket kaotike, pasi ditë për ditë vijnë lajme dëshpëruese. Syri të shikon mijëra shtëpi të shkatërruara, por termi më i saktë do të ishte: sikur një dorë gjigante i ka shkulur ato nga faqja e dheut duke u kujdesur të lërë pas vetëm shkatërrim, rrënoja, pirgje rrangullash dhe grupe të mjerësh që rrëmojnë poshtë këtij mjerimi për të gjetur shpresë, ndonjë kufomë të afërmi, ose edhe thjesht një kothere buke. Gjëja e parë që të godet sapo hyn në këtë qytet, i cili u shfaros në masën 50-60 përqind, është një kutërbim i tmerrshëm, i cili vjen ndoshta nga numri i jashtëzakonshëm i kufomave, të cilat ende vazhdojnë të zbulohen përditë poshtë gërmadhave dhe më pas të groposen me shpejtësi në varre masive. Gjithçka i ngjan një ferri të vërtetë. Por të shumëzuar për pesë. Rreth 80 mijë të vdekur kishte ky qytet dhe vullnetarët po punojnë me shpejtësi për t'i gjetur dhe varrosur. Por më të shpejtë se ta, shpesh janë edhe qentë apo kafshët e tjera grabitqare, të cilat i zbulojnë kufomat, të shtyra nga uria. Shumë kufoma të tjera mbërrijnë përditë nga valët e detit nëpër gjithë vijën bregdetare të Banda Aceh, dhe kjo është arsyeja pse shumë specialistë mendojnë se rreziku i shpërthimit të epidemive vdekjeprurëse si murtaja, kolera apo edhe më keq, është i afërt. Mungon uji i pijshëm, por për fat jo edhe energjia elektrike ose lidhja me internetin.

Si jeni sistemuar, ku qëndroni dhe si kalon dita e pararojës së Ekipit Shqipëria?
Ne jemi vendosur në njërën nga tendat e një kampi të njësive indoneziane të shpëtimit në periferi të Banda Aceh. Përreth ka disa kampe të ngjashme për refugjatët dhe të pastrehët, por ndërkohë jeta ka nisur të rikthehet në disa lagje të pakta të qytetit që u kursyen nga vala shkatërrimtare dhe në katet e sipërme të disa banesave përreth, ku situata të kujton herë pas here kohën e eksodit masiv të kosovarëve në Shqipërinë e 1999-ës. Ka edhe pesë familje që banojnë në një apartament. Ajo që po bëjmë tani, është vendosja e kontakteve me autoritetet, të cilat do të caktojnë vendin ku do të veprojë trupa e Skuadrës Shqipëria. Ka të ngjarë që mjekët shqiptarë do ta ofrojnë kontributin e tyre pranë njërit prej spitaleve fushore të ngritura në Aceh. Në të gjitha kontaktet tona po mësojmë se ka nevojë të ngutshme për mjekë të përgjithshëm dhe për specialistë të shëndetit publik. Ne nuk e dimë nëse dikush në Tiranë ose diku tjetër në ndonjë zyrë të rehatshme, mund të ketë njohje më të hollësishme rreth nevojave që ka popullsia këtu. Por ajo që ne po shohim këtu, nuk përbëhet prej fjalësh të stërholluara apo ndonjë loje politike. Këtu ka thjesht nevojë për ndihmë dhe njerëz që ta ofrojnë atë. Mjekë, infermierë, higjenistë, nga cilido vend ardhshin, në çfarëdo kohe mbërritshin. Nëse do të mundim të tregojmë që edhe Shipëria tha "këtu" kur u kërkua kjo ndihmë, kjo është në dorën tonë.

Çfarë do të thotë të jesh shqiptar në Banda Aceh? Nga vëzhgimi i situatës, me çfarë ju duket se mund të ndihmojë Shqipëria?
Praktikisht mbizotëron kaosi. Nëpër ambientet e koordinuesve të emergjencës ty mund të të zërë syri siglat e qindra organizatave dhe të dëgjosh fjalët e dhjetëra gjuhëve të huaja të botës. Të jesh shqiptar, është si të jesh një pikë uji në një det të madh solidariteti. Por nuk ka gjë më të bukur kur ti has ose takon ndonjë vullnetar, i cili më parë ka qenë i angazhuar direkt ose indirekt në krizat e Shqipërisë ose Kosovës. Habia në këto raste përzihet me admirimin. Kam takuar disa prej këtyre vullnetarëve të huaj, të cilët gjatë vitit 1999 ishin të angazhuar në Kosovë. Për ta është një simbol mahnitës që edhe Shqipëria ka dërguar ndihmën e saj, sado modeste, në këtë krizë ndërkombëtare. Eshtë kënaqësi, qoftë edhe në momentin kur ti i shtrëngon dorën një familjeje indoneziane të Aceh, të mbetur në mes të rrugës, duke u dhënë zemër dhe duke shqiptuar emrin e vendit tënd: "Albania". Shqipëria është me ju. Eshtë bukur kur shikon në sytë e tyre mirënjohje për një vend që ata mbase nuk e dinë ku bie, por që u jep shpresë, dashuri dhe idenë e forcës. Eshtë Shqipëria që indonezianët kanë idenë se ekziston. Eshtë Shqipëria që ne të gjithë shpresojmë të jetë një ditë.


17/01/2005
 

antares

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Ndihmat "humanitare" qe po jepen nga qeverite e ndryshme i ngjajne me shume nje konkursi bukurie se sa nje ndihme vertet te sinqerte. Per te miren e ekonomise se tyre vendet e goditura do te benin mire te nxirrnin me shqelma te gjithe "ndihmuesit" amerikane apo europiane jashte! E gjitha eshte thjesht nje loder cinike per penetrim ekonomik dhe per te fituar tendera qyl ndekohe qe paret qe do te fusin ne xhep do tu faturohen vendeve te goditura si kredi.
Shqiperia e Nanos do te bente me mire te kujdesej per shqiptaret e Lezhes e Shkodres kur permbyten (cdo vit se fundmi) nga vershimet e lumenjve dhe u shemben shtepite se sa te rrahe gjoksin me "ndihma humanitare" per Azine.
Me leket e kursyer nga terheqja e mercenareve ne Irak mund te behej dicka per venien nen kontroll te prurjeve apo dhe te ndihmohen fakiret e mbetur pa shtepi!
Qeveria "Shqiptare" (nuk duket nga faktet) se pari duhet te shohe shqiptaret e pastaj Afganet e Irakenet, mjaftojne banditet Janki per t'i vrare, nuk kane nevoje dhe per ndihmen tone.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Jam dakord me Antares per sa i perket qeverise shqiptare!!Ndersa Kryqi i Kuq dhe te tjere qe po shkojne,une mendoj qe na ben te ndihemi krenare!!!
 

antares

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Kryqi i Kuq eshte tjeter gje, une e pata me qeverite! Ditet e fundit Kryqi i Kuq ka kerkuar qe nese qeverite e ndryshme duan vertet te ndihmojne atehere te derdhin cdo vit nje kuote qe ato e mendojne te arsyeshme dhe te mos i futen nje procedure qe i ngjan ankandit (Amerika: 15 miljon, 30 miljon, 350 miljon) thjesht per konsum vetiak dhe qe kontribuon (ne rastin me te mire) fare pak ne mbarevajtjen e puneve.
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Vdekjet nga tsunami arrijnë në 226 000


BANDA ACEH – Numri i viktimave nga tsunami aziatik ka arritur në 226 000. Kjo shifër është dhënë nga Ministria indoneziane e Shëndetësisë, e cila ka konfirmuar vdekjet e mijëra vetëve, të cilët më parë figuronin si të zhdukur. Kështu në Indonezi, vendi më i prekur nga dallga shkatërruese e Oqeanit Indian më 26 dhjetor të vitit të kaluar, numri i viktimave ka arritur në 166 320, ndërkohë që një shifër e mëparshme ishte 95 450 vetë. Kështu shifrat e fundit të dhëna nga Ministria indoneziane e Shëndetësisë, përbëjnë numrin total të viktimave kryesisht nga provincat Aceh dhe veriu i Sumatrës. Megjithatë, zyrtarët thonë se ende shifra e dhënë nuk mund të quhet përfundimtare, pasi vazhdojnë të zbulohen vdekje të tjera në rajon. Ndërkohë presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono tha se e vërteta e numrit të viktimave ndoshta nuk do të zbulohet kurrë. “Ndoshta ne kurrë nuk do të dimë shkallën e saktë të viktimave në njerëz”, -ka thënë ai gjatë konferencës së donatorëve në Xhakarta. Ndërkohë në rajonin e goditur nga tsunami, kryesisht në Indonezi, Sri Lanka, Indi etj. po punohet nga grupe të mëdha humanitare nga shtete të ndryshme, për të ndihmuar viktimat e tsunamit, me ushqime dhe për t’u dhënë mundësi për një jetë të re.


20/01/2005
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Marre nga nje bisede fantastiko-shkencore me Klevis2000:une-Klevis,cfare mendoni per Tsunamin?Klevis-viktimat jane te shumta,megjithate kane mbetur tre-kater xhamija akoma ne kembe kjo eshte me e rendesishmja /pf/images/graemlins/wink.gif .
Budallalleku spaska fund :eek:
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

E Shtune, 22 Janar 2005


EMIGRANTET, KONTRIBUT PER TE DEMTUARIT NGA TSUNAMI


GREQI/ Emigrantet shqiptare ne Athine jane bere pjese e kontributit per te eleminuar pasojat dhe per t'u ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje, ne Indi, Indonezi, Sri-Lanka, Tajlande, e vendeve te tjera ne kontinentin e Azise. Kontributet e tyre modeste jane nje shembull i larte i solidaritetit dhe i dhimbjes, me ate pjese te botes, me gjithe pjeset e saj ne raste te tilla. 1700 euro ka shkur deri diten e djeshme shuma e depozituar nga emigrantet shqiptare dhe anetare te tjere vendas qe bejne pjese ne shoqaten; "Sokrati" ne Athine, ne favor te t- demtuarve nga tsunami ne Azine Juglindore. Dite me pare u hodh ideja e kesaj nisme ne shenje solidariteti, dhe ne te u perfshine mjaft emigrante. Ky solidaritet mbareboteror perfshiu dhe emigrantet shqiptare te ndodhur ne Greqi. Ne kete menyre edhe kjo pjese si e gjitha shprehen gatishmerine, dhimbjen dhe bashkimin kunde cdo fatkeqesie te ndodhur ne cilendo pjese te globit, per ta perballuar ate se bashku. Edhe emigrantet shqiptare e kane ndier veten, vete pjese e dhimbjes dhe e demtimit, duke mundur te lehtesojne sado pak dhimbjen e atyre njerezve. Ata arketuan ne llogarine e hapur enkas per te demtuarit e tsunamit, kush nga 50, euro nga 60 dhe 30 euro secili. Vertet te hollat ngjajne simbolike, por akti eshte shume domethenes dhe virtuoz, kur kemi perballe gjestin madhor te emigranteve shqiptare, te kesaj pjeseze, kur dhe ata kane kaluar apo dhe ndodhen ne situata te veshtira ekonomike, per shkaqe te njohura ku ende gjendet vendi i tyre, po kurrsesi krahasuese. "Shembulli i emigranteve shqiptare, duke kontribuar per zonat e demtuara ne Azine Juglindore, eshte nje shembull se; kur mud te depertosh ne brendesi te shpirtit dhe te mentalitetit te njeriut me dialog e shpirt solidariteti, mund te kontribohet dhe ndertohet e nesermja me e mire, ne sherbim e favor te te gjitheve. Shuma e arketuar nga emigrantet shqiptare rritet perdite nga kontributi i tyre", tha dje per "Koha Jone", drejtori ekzekutiv i shoqates "Sokrati", Piro Fotiadhi, edhe ky emigrant i ndodhur per disa vite ne Greqi.
 

une_une

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Fillimisht postuar nga OROSHI
Marre nga nje bisede fantastiko-shkencore me Klevis2000:

OROSHI: cfare mendoni per Tsunamin?
Klevis2000: viktimat jane te shumta,megjithate kane mbetur tre-kater xhamija akoma ne kembe kjo eshte me e rendesishmja.

indomosque1.jpeg


Budallalleku spaska fund
Humori eshte banal. Nuk me pelqen. Ata jane te tallur vete.

Vazhdim:

11 veta ne 2005
http://www.msnbc.msn.com/id/4087722/

244 veta ne 2005
http://www.robert-fisk.com/articles354.htm

Ku dua te dal une me kete? Mosorganizim njerezisht. Organizim me i mire ben punen.

Ajo qe ndodhi ne Indonezi eshte fatkeqesi natyrore. Keto ndodhin. Para disa muajsh ndodhi 3 here ne brigjet amerikane. Mos u beni qaramane. Keto ndodhin.

Ju te thoni shyqyr po ju ndihmojne te tjeret. SHBA kush e ndihmoi? 3 uragane te fuqishme u perplasen ne Florida.

Ajo qe duhet thene eshte faji nuk i vihet as natyres as atyre qe ndihmojne qofte edhe 1 dollar. Biles te ju thoni faleminderit.

Fajin verjani organizimit te shteteve bashke me organizimin tuaj. Izraeli ngriti qytetin me modern ne Lindjen e Mesme Tel Avivin ne shkretetire. Organizim eshte sekreti. E boll u bete qaramane. Keto ndodhin.

Vazhdoni shkollat perendimore si behet organizimi. Perndryshe do te perplaseni cdo here me te njejtat situata me vone. Dikush e ka gjetur me kohe zgjidhjen ne teknologjite edhe organizime.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Sipas nje zedhenesi te nje Organizate joqeveritare:miliarderet/milioneret Indoneziane nuk kan dhan asnje qindarke per viktimat ne Indonezi!!

Shpirti i humanizmit a mos ekziston vetem ne Perendim!!
 

antares

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

A duhet te vdesin 160 000 njerez qe te bejme sikur i ndihmojme me qellim qe te zbusim imazhin tone mizerabel ne bote?

The Bush Administration’s decision to exploit the tsunami tragedy to improve America’s image and reputation in the world is reprehensible.
By Gail Vida Hamburg



Three weeks after the deadly tsunami that left 162,000 dead on the rim of the Indian Ocean, many Asians are numb with grief and worn to shreds from extended weeping. “My heart doesn¹t have enough room to hold all this pain,” S.V. Amarasiri, a guard hired to watch over a mass grave in Galle, Sri Lanka told a reporter. Of the thousands of nameless corpses, Amarasiri is haunted by some more than others: mothers with their children still locked in their arms, babies with pacifiers still clamped in their mouths.

The psychological trauma of survivors and witnesses is only now beginning to surface. There are those who have lost the ability to speak, others who speak of demons and ghosts. And so many in these polytheistic societies, where religion matters and all gods are honored (just to cover all the bases), have turned away from their gods, for being too small, too powerless to save them.

In the face of this deep wound inflicted on the people of Asia, our government’s decision to exploit the tragedy to improve America’s image and reputation in the world is unseemly and reprehensible.

President Bush, in increasing our aid to $350 million dollars, boasted about America’s compassion and generosity, as if we alone among all nations responded to the tragedy. The tsunami struck a chord in people everywhere around the globe because of the unparalleled, monumental scale of death and human suffering. Most able nations responded with touching generosity; those without the means sent doctors, forensic experts, tents, blankets. Japan gave $650 million dollars, Australia pledged $800 million, Spain $80 million, tiny Singapore many millions. However, unlike America, these nations did not feel the need to summon press conferences to announce their excellent national character and remarkable qualities.

The Indian Ocean had not even regurgitated the multitudes of dead bodies it had swallowed before Secretary of State Colin Powell stood on Indonesian soil to brag about America’s goodness. “The aid will give the Muslim world and the rest of the world an opportunity to see American generosity, American values in action,” he said, as Aceh province reeled from the tally of its dead. In a breathtaking display of American insensitivity, Mr. Powell said the aid was part of the United States’ global war on terror. “It dries up those pools of dissatisfaction that might give rise to terrorist activity.”

Does Mr. Powell believe that ordinary Indonesians who lost loved ones will become terrorists? Does he think people who have willed themselves to look at thousands of bloated, putrefying corpses in order to identify and claim their own for burial, will become suicide bombers? Does he think the grieving of Aceh care about geopolitics, or share his Administration’s obsession with the war on terror?

In a recent interview with Barbara Walters, President Bush (for the benefit of those not already appalled by our Administration’s self regard and boorish diplomacy) reiterated that America’s image was “improved” by our generosity and compassion towards tsunami victims. One might be forgiven for asking if 162,000 Asians died just so that America could showcase its magnanimity.

To be sure, America needs to repair its image in the rest of the world. This Administration's unilateralist foreign policy, articulated by the pre-emptive war based on false claims of WMD and the occupation of Iraq, has damaged our reputation around the globe. President Bush’s acknowledgement (finally) that his language has not always been tactful and that some of his decisions have affected our standing in parts of the world, is a small first step. But the administration’s self-referential tsunami relief efforts -- in the service of our exceptional qualities, in the context of our war on terror, in the light of our image problem -- makes America appear callous, blind to the suffering of others.

President Bush and his foreign relations team need to refine their diplomatic skills. The Asian tsunami is not our PR vehicle, the pain of the survivors and walking dead is not our spin machine. This Administration, which has long been accused of a tin ear for foreign relations, needs to learn empathy. In this they could take lessons from the American people, who were ahead of the administration in responding to the disaster and who showed their colors by the efficacy of their deeds rather than the volume of their words. It is worth noting that in almost every international survey about attitudes towards America, most people respond that they like the American people and believe them to be tolerant and fair-minded. Their negative attitudes are nearly always directed at the American government and its foreign policies. It appears that the American people are better ambassadors and better diplomats for their country than their own government.

President Bush and his administration need to learn what most Americans already know: that the rest of the world loves and cries and bleeds and dies and grieves just as we do; that they aspire to live decent lives with hopes and dreams for their children just as we do; that generosity and compassion can be found everywhere, and that we are by no means exceptional.
 
Top