Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Së paku 3000 të vdekur, si pasojë e një tërmeti, që ka godit Azinë Juglindore,njoftojnë agjensitë e lajmeve.Shifrat e viktimave të tërmetit në çdo orë ndryshojnë. Qendra gjeologjike amerikane ka njoftuar se fuqia e tërmetit ishte 8.9 shkallë të Rihterit.Tërmeti ka goditur Indinë, Shrilankën, Bangladeshin, Indonezinë, Malejzinë dhe Tajlandën.Vetëm në Shri Lank kanë vdekur 1300 persona.


Me dhjetra mijëra kanë mbetur pa kulm mbi kokë,njofton policia e këtij shteti. Shri Lanka ka shpallur gjendjen katastrofike kombëtare. Gjithashtu edhe në grupin e ishujve lindor të Indisë kanë vdekur 500 njerëz.Epiqendra e tërmetit sipas të dhënave të Indisë ishte në ujrat e oqeanit të Indisë, 150 km në jug të qytetit perëndimor Meulaboh.
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

long.swede.ap.jpg

Karl Nilsson of Lulo, Sweden, poses with a sign saying his family is missing in Phuket, Thailand.
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

story.srilanka.shore.aerial.jpg

A satellite image showing the coastline of Kalutara, Sri Lanka, taken shortly after the moment of tsunami impact.
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Foshnja 20-ditëshe e gjallë- notonte mbi dyshek

Një tjetër mrekulli vjen nga Malajzia. Një vajzë e vogël mbijetoi nga tsunami pasi ishte mbi një dyshek që notonte në ujë. Uji e kishte shkëputur foshnjën 20-ditëshe nga prindërit e saj në restorantin –pronë e tyre. Restoranti u shkatërrua pavarësisht se prindërit e saj arritën të shpëtonin. Nëna e foshnjës e quajti këtë ngjarje një “mrekulli të vërtetë” dhe tha se familja nuk do të largohej kurrë nga shtëpia e tyre në breg të detit. Kjo grua tha se kishte jetuar afër detit gjithë jetën. “Ne do ta rregullojmë shtëpinë tonë dhe do të vazhdojmë të jetojmë”, -tha nëna e foshnjës, e lumtur që deti ia solli sërish vajzën.
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Numri i vdekurve 100 000, hapen varre masive për kufomat


Ditët e para, të mbijetuarit po kërkonin të afërmit e tyre. Por tashmë atyre u duhet të mendojnë për vetë. Tashmë ka nisur beteja e madhe për të mbijetuar nga sëmundjet dhe etja. Era e keqe e kufomave, mungesa e ujit të pijshëm, e ushqimeve, e vendeve për t’u strehuar e kanë bërë të padurueshëm qëndrimin e të mbijetuarve. Numri i të vdekurve sipas Kryqit të Kuq pritet të arrijë në 100 000, ndërkohë që janë përcaktuar saktësisht 77 828 vdekje deri dje pasdite. Fatkeqësisht në kushte të tilla, nuk mundet që viktimat të varrosen një nga një. Autoritetet vendore në zonat e prekura, kanë nisur të gërrmojnë varre masive për futjen e gjithë trupave të dekompozuar. Shumë prej viktimave nuk janë identifikuar dhe do të varrosen ashtu. Vetëm në këtë mënyrë mund të lehtësohet sadopak jeta e të mbijetuarve, të cilët kanë nisur të lëvizin me maska mbrojtëse në hundë. Nëpër zona të ndryshme në Indonezi, Indi e Sri Lanka, ushqimet dhe uji i pijshëm po mbarojnë. Shumë vetë i tremben tërmeteve të tjera dhe kanë mbushur rrugët për t’u larguar.
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

11.jpg

110.jpg

trupa te vdekur ne spital Chennai
111.jpg

The brunt of tsunami near Vivekananda Rock Memorial, Kanyakumari
112.jpg

A scene from Marina beach in Chennai
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

no koment
119.jpg

127.jpg

117.jpg

126.jpg

Body of victims being laid in makeshift mortuaries in Indonesia
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

Une do jap ndihma aq sa te kem mundesi.

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

art-big-30171.jpg

Në Jug të Indisë vala e baticës arrin mbi 10 m.
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

Tërmeti me forcën 8,9 ballë të shkallës Rihter që goditi Juglindjen e Azisë duke lënë pasoja katastrofale në disa vende është më i fuqishmi qysh prej 60 vjetësh në këtë rajon.
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

320px-Mud1.jpg

makina te prekura nga tsunami ne Penang
 

pdcom

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

A do te ndihmoj qeveria shqiptare njerzve ne ket koh te veshtire!!

ishte kan nje kontribut i madh nga shqiptaret, per me mledh pare per mi ju ndihmu ketyre njerzve, sepse edhe keta kan nevoj per ndihm.

ishte kan shum bukur, nese ka dikush info rreth ksaj teme!

Tungi
 

peson

Primus registratum
Re: Së paku 3000 viktima të tërmetit në Azinë Juglindore

LEKUNDJE TE REJA TERMETI NE ISHUJT INDIANE

Ne Azine juglindore vazhdojne lekundjet e termetit. Oret e para te mengjesit te sotem nje termet 5,4 grade te shkalles Rihter ka goditur ishujt Andamane e Nicobare, ku rreth 3000 persona rezultojne te zhdukur. Sipas nje perfaqesuesi te zyres meteorologjike ne Nju Delhit, gjate nates jane degjuar shtate lekundje nga 4,4 deri ne 5,5 grade te shkalles Rihter.
 
Top