Fillimisht postuar nga FALKO:
[QB] I nderuar Martin ..
Mund te me thuash ti pse Enver Hoxha ndoqi politiken e "ecjes perpara me forcat e veta "
edhe sa kohe mendon ti se do te mund te ecte perpara keshtu, pa asnje lloj ndihme financiare , pa asnje lloj lende te pare per industrine e rende edhe te lehte ?
Sepse Hoxha ishte i tmeruar nga influencat e huaja qe gjithmone e kishin shfrytezuar shqiptarin per keq, e kishin marre ate per hunde dhe kishin perfituar prej tij, pa lene asnje te mire per te. Hoxha pa nje energji dhe vrull e vullnet jo te vogel tek shqiptart dhe synoi shume lart per ate vend. Endra e cdo kombi eshte te jete vet-suportues, dmth te prodhoje gjithcka ne vend. Hoxha me kete qellim edhe pse utopik nuk synoi mjerimin por begatine e shqiptareve.
"Mendon se cilido shtet ne bote qofte edhe me shume pasuri natyrore mund te ece perpara edhe te zhvillohet pa patur asnje lloj tregetie import-eksporti me vendet e tjera ?"
Une jo, por tani mbas te vjelave flasin te gjithe. Se pari Hoxha nuk ishte ekonomist dhe mbi te gjitha nuk ishte ekonomist kapitalist qe te mendonte ne keto terma. Hoxha premtoi te ndertoje nje rend te ri qe ishte komunizmi dhe qe kishte te tjera aplikime. Komunizmi dhe bashke me te edhe Hoxha,nuk synonte mjerimin por perparimin. Askush nuk e kishte provuar ne ate kohe qe endra e Hoxhes nuk mund te behej realitet.
"Si e shpjegon ti zhdukjen e bashkepunetoreve te tij me te ngushte gjate regjimit komunist ?"
Njesoj si mund te me shpjegosh ti zhdukjen e vellezerve Kenedy. Shkurt edhe qarte, lufte per pushtet.Keto ishin normat e kohes. Edhe mbas 92 ndodhi, vetem se jo me vrasje por me rrahje, burgosje, persekutime ku shume bashkpunetore te Sales psh u detyruan te lene vendin, si Selami, Brozi, Pashko, Rama etj etj.
"Ti mendon qe nje njeri i cilesuar egocentrik nga shoket e tij ne universitet, qe nuk arriti te mbaronte as shkollen e larte , mund te ishte nje politikan kaq i mire sa te udhehiqte nje komb per 50 vjet ne menyre paqesore e te begate."
Komentet e shokeve te tij ngelen ne kuadrin e thashethemeve te turmes. Fakti se ai u kualifikua per burse jashte shtetit, si dhe u morr ne pune si pedagog ne Liceune korces thote dicka per aftesite e tia. Nga ana tjeter, edhe Hitleri ishte i pashkolle por lider me te suksseshem si politikisht edhe ekonomikisht Gjermania ska pare ndonjehere. Vete fakti qe Hoxha u be idhulli i atij kombi qe nuk kishte pranuar kurre master eshte shenje e mjaftueshme te pranosh aftesite marramendese te Hoxhes si udheheqes. Ai ne fakt ishte i lindur i tille.
"Si e shpjegon ti politiken e izolimit te Shqiperise nga pjesa tjeter e botes edhe çfare argumentash jep per te mbrojtur kete politike ?"
Thjesht edhe qarte. Sa here qe shqiperia ishte e hapur kishte qene ne prag te ndarjes se plote mes fqinjeve, ne prag te kolonializimit, pa identitet, dhe teper e lehte per tu pushtuar e shfrytezuar si ti deshte qejfi te tjereve. Mbas luftes se pare boterore psh shqiperia de-jure u nda mes italise, Greqise dhe Jugosllavise nga Europa, por per fatin tone te mire amerika vuri veton. Hoxha nuk mund te hidhte fall, a te supozonte duke lozur rolin e naivit se kjo gje nuk do perseritej. Nga ana tjeter influencat e huaja kishin qene gjithmone percarese ndaj shqiptareve. Katoliket ne veri benin dashuri me Italine e austrine, ortodokset ne Jug me Grekun, myslimanet me turqine. Levizjet separatiste ishin ne mode dhe askush nuk pyeste per kombin. Pra vete historia ia detyroi Hoxhes izolimin. Faji i tij ngelet se ai nuk u tregua realist dhe te kuptonte ndryshimet qe erdhen me vone ne kete situate. Pr kjo eshte pergjegjesi morale.
"Si e shpejgon ti izolimin e Medias se shkruar edhe asaj elektronike?"
Interes i pushtetit te Hoxhes. Pastaj kush te ka thene ty qe lenia e lire e medias se shkruar dhe elektronike ishte perparesi per ne ne ate kohe? Media futet ne lirine e te shprehurit. Komunistet psh ne amerike kishin te njejtin fat, dmth nuk shpreheshin dot.
"Si e shpjegon ti pushkatimin pa gjyq te shume prifterinjve e hoxhallareve, prishjen e kishave edhe xhamive edhe persekutimin e fetareve ?"
30 prifterinj jane vrare per 50 vjet ne shqiperi. Pa gjyq?? Aspak e vertete. Te gjithe kane vajtur ne gjyq. Panvaresisht se si u zhvillua gjyqi.
"Me thuaj ti mua, mbi çfare parimesh morale apo normative, me çfare te drejte Enver Hoxha, idhulli yt , burgosi me mijera te pafajshem per arsye politike. ?"
Jo Hoxha por ligji i burgosi. Ligjin e bente kuvendi qe zgjidhej nga populli dhe Hoxha nuk ishte as antar i kuvendit. Burgosja e ketyre ishte pra vullneti i popullit qe e mbeshteti Hoxhen kaq fort deri ne 90. Ligjet nuk behen mbi parime morale, por mbi parime praktike. Ku e gjeten te drejten amerikanet te burgosnin komunistet ne ate kohe, po te diskriminonin qytetaret me ngjyre??
"Ti e ardhuron ate sepse ai u tregua kaq i dhunshem edhe kaq i eger me njerezit e vet, vrau bashkepunetoret e tij me te ngushte pas shpines, la ne izolim te plote nje vend te vuajtur ne shekuj, ndoqi nje politike shkaterruese per tregun e brendshem edhe ngriti nje industri krejt te prapambetur edhe qe nuk vlen dy lek."
Hoxha nuk ishte aspak ndryshe nga cdo njeri me pushtet ne kohen e vet, njeri pergjegjes per njerezit e tjere. Ai vrau 1000 here me pak sec shpetoi jete. Industria e Hoxhes ndoshta doli e deshtuar por suksesin e industrise ty nuk ta garanton kush ne asnje sistem. Investimet e Hoxhes deri me sot ne i kemi pare me dylbi. Pra me thuaj ti se kur ka vlere industria shqiptare jo dy por 1 lek.