Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Blue Gene

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Bukur Martin,

ti thua se shqiptaret jane popull i keq dhe Hoxha u mundua t'i nderqte, por nuk mundi. Bravo, e degjenerove diskutimin nga faktet tek ideologjia qe ti mbron. Per kete ne nuk mund te diskutojme se secili ka pikpamjen e tij. Une i dhashe faktet dhe njerzit sot flasin me prova. Provat e mia ti i interpreton si veti te brendshme te shqiptareve. Atehre Enver Hoxha cfare ishte. A ishte shqiptar, apo jo? Nqse ishte shqiptar atehere pse ishte kaq i mire sa ta admirosh ti qe mendon se shqiptaret kane veti te tilla si largimi masiv nga atdheu, gjysem milioni brenda disa vitetve?

Ne arsyetimin tend ka nje kontradikte qe nuk mund te shpjegohet dot vecse me ate qe shkruan bashkediskutuesit e tjere. Me ler qe te shtoj edhe une se njerez qe shkruajne si ty (nuk e kam me ty personlisht) jane sherbetore te atyre qe kane rrenuar kombin tone dhe qe nuk dalin dot nga rrjeta ku kane rene.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Duke mbrojtur tezen se shqiptaret jane popull i eksodit, se nuk dine te ndertojne shtet, mbrohet teza e TERRORIZMIT SERB antishqiptar se shqiptaret nuk e meritojne te jetojne, nuk e meritojne te jene pjese e familjes demokratike Evropiane.

Regjimi i Enver Hoxhes ka qene nje instrument i TERRORIZMIT SERB per te realizuar qellimin e tyre, qellim qe TERRORIZMI SERB iu pervesh qe me 8 nentor 1941.

Deri sa ishte Klosi ne detyre njerezit e TERROISTEVE SERBE punonin si sistem paralel. Tani kane dale hapur fare sepse kane presidentin e BUNKEREVE me gura SERBE dhe Salen me grua SERBE qe i frymezon: duke mbrojtur Enver Hoxhen mbrohet vteja e tyre qe mos te perfundojne ne gjygj dhe njekohesisht mbrohet edhe kauza e TERRORIZMIT SERB qe u ekzekutua me efetivitet te madh nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe ata pal me poshte tyre.

Sado te perpiqen Shqiperia ka hyre nje here e pergjithnje ne rrugen e demokracise, e lodhur por e sigurt. Makina e pare ne Shqiperi pas nje dekade u be Mercedezi, kurse Beogradi vazhdon me Zastava. Per nje dekade Shqiperia kapi prodiktin bruto te Serbise. Shokeve ilegale te Enverit nuk i ka mbetur tjeter vecase te bertasin. Frika i ka kapur edhe me tej, kur dihet se si i kane spiunuar dhe burgosur shoket e tyre qe nuk donin te rekrutoheshin, pastaj i kane rekrutuar me zor grate dhe femijet. Per keto krime, ilegalet e Enverit dhe Mugoshes do japin llogari edhe nqse mendojne se kane inkriminuar familjet e viktimave te tyre qe so per sot kane frike.

Fatkeqsia me e madhe eshte se edhe kur shkruajne ne forume nuk jane ne gjendje te mbrohen me fakte. Kur perballene me fakte, dalin me ne fund hapur se kush jane. Bravo, dalin edhe nga ilegaliteti...
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Neqoftese ne fillojme te analizojme historine shqiptare ne 20 vitet e kaluara ne duhet ta krahasojme me ate te viteve 1920. Ne vitet 1920 lufta e pare boterore sapo kishte mabaruar dhe shqiperia sapo kishte "dale nga veza". Ne ate kohe shqiperia po pesonte probleme pothuajse te njejta qe po peson sot. Shqiperise i mungonte nje lider i afte si edhe sot. Qe nga ajo kohe e deri tani lideri me i afte ka qen Enver Hoxha. Enver Hoxha ka ber gjera te mira dhe jo aq te mira. Por sidoqofte une mendoj se Shqiperia kurre nuk ka per te gjetur nje president me te afte se sa ishte ai. Kurr Komunizmi perfundoj ne shqiperi ne menduam se u liruam. Ne vertete u liruam, por u liruam ne nje bote me te eger. Enveri krijoi(ose donte te krijonte) nje "kafaz" per te na mbrojtur nga bota e jashteme. Por ky "kafaz" ndaloi dhe gjerat qe duheshin per zhvillimin e shqiperise.
Ne tani duhet te harrojme ku ishim dhe te shikojme ku jemi. Ne duhet te vezhgojme problemet e tanishme qe per mua me duken jane me te medha se ato qe ne mendojme qe ekzistonin ne kohen e Enverit. Korrupsioni dhe Prostitucioni na ka dhene ne shqiptareve nje fytyre te turpshme. Kondicionet e eknomise kan forcuar shume te emigrojne dhe te heqin dore ne ndertimin e shqiperise. Shume qe kan ikur nga shqiperia nuk do kthehen nbrapsh dhe brezi i dyte i ketyreve emigranteve do te harrojne se jane shqiptar ose nuk do te ken mall per shqiperine.

--------------------------------------
I woke up here in another day
I woke up here in another time
I woke up here in another state of mind

What the hell am i doing here????????? <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" /> :tipsy: <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

mostro

Putraku
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Jo lale hiqe nga mendja.vizion te ri shqiperise po i jepte vetemmbreti zog.nje vizion perendimor,industri,zhvillim ekonomik dhe social ndjeshem.Mjaft te kujtojme qe ne vitet 30 ne kucove AGIP(ose api)ishte me potenc.tirana dhe u kthye nga nje fshat ne nje kryeqytet te vertet ne pak vite.lejinimenjane ato historirat e shfrytezimit te punetoreve dhe GERRNETERAT E ALIT BERATIT,sepse jane te gjitha perrallaaaaaaa.... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

<span style="font-weight: bold">Regjimi 50 vjeçar komunnist shpetoi shqiperine...</span>

Ku e di ti, qe po te mos kishim rene nen komunizem , gjerat do te kishin shkuar shume me mire?
Habitem me teorite e tua sepse edhe vete vendet baze te komunizmit kane ndryshuar teorite e tyre me kohe, ndersa ne na duhej qe te hynim ne nje krize totale per tu na hapur syte.
Kur U.R.S.S ndryshoi politike, ne nderpreme lidhjet me te edhe vazhduam ne ate rruge.
Eshte e kote te permend se sa vepra te medha u lane pergjysem edhe sa sektore te industrise hyne ne krize per mungese lende te pare .
U lidhem me Kinen edhe ekonomia e sapondertuar shpetoi nga katastrofa. Ndryshoi politike edhe kIna me vajtjen e presidentit amerikan Regan atje , ne e denoncuam edhe vazhduam ne rrugen tone vetem.
Ti duhet tu jesh borxhli ruseve edhe kinezeve qe investuan edhe mbajten gjalle nje ekonomi me nej teknologji e sistem te prapambetur.

Nuk dua te permend te burgosurit politike, vrasjet e liderve edhe intelektualeve prapa kraheve, izolimin e medias, punen mbinjerezore te prinderve tane edhe pagesen e ulet te tyre, sherbimin mkaber sekret etj etj, por habitem me ty edhe me guximin tend qe te marresh persiper edhe te shkruash te tilla gjera , kur te gjithe e dine se sa kemi vuajtur nen komunizem.
Ti o duhet te jesh ndonje 90 vjeçar me ide te mykura e probleme psiqike , o gjate asaj periudhe duhet te kesh qene nje prej atyre qe u kane pire gjakun ketij populli edhe e kane lene ne nje gjendje te mjeruar e katastrofike.

Ki me shume respekt per ata miliona shqipetare qe kane vuajtur nen komunizem , per ata miliona qe kane ngelur jashte trojeve , per ata mijera qe jane presekutuar thjesht per shkak te idealeve te tyre.
Nese nuk e ndien veten shqipetar , mund te vazhdosh te derdellisesh ne monotonine tende .
Turp ..!!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Sipas Martin1 vetem ai dhe ato qe mbrojne Enverin kane nivle te larte per te diskutuar kurse te tjeret po mbyten nga injoranca. Ah... u be injoranti per t'ju duk vehtja mbret, si puna e anetareve te byrose politike qe i ngriti enveri nga fushat e kooperatives ne vende me pozite per te udhehequr/shkaterruar Shqiperine dhe ju mbush mendja se ishin njerzit me te ditur!!! Kurse te shkolluarit duhet ti uleshin ne gjunje ketyre &quot;zhenive&quot;. Vazhdoka akoma i njejti mentalitet tek pinjollet e tyre!
 

marko

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Falko, sa per sqarim, ishte presidenti Nikson.
Ronald Reagan u be president ne 1980, dhe ai per mua eshte idhull, se ai i iku ruseve nga Rekjaviku, i quajti evil empire dhe fitoi luften e ftohte.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Une nuk thashe se shqiptaret jane popull i keq, kete e thua ti; une thashe se shqiptaret ishin popull i PACIVILIZUAR. Ne deri ne 45 mosbindjen, rebelimin dhe intolerancen e kishim te skalitur ne kodin tone gjenetik. Kjo jo vetem per fajin tone por edhe per fajin e vete historise.

Si pasoje e ketij fakti dhe vete historise se shqiperise qe nga 1912 e deri ne 1944 alternativa e diktatures ishte kaosi dhe anarkia, qe do kishe vrare jo 4000 shqiptare sa vrau Enveri por 40000. Qe ky fenomen do ndodhte me siguri sic ta thashe e verteton se pari historia e shqiperise sidomos mbas 1912, e mbushur me konflikte te brendshme, krahinizim, levizje separatiste, destabilitet, mesjetarizem, mjerim, konolizime te huaja, pushtime dhe luftra ne kurizin tone, por edhe vete periudha e mbas 90 kur vetem per 6 vjet shqiptaret edhe pse tashme me te edukuar, civilizuar, unisuar dhe disiplinuar per pak sa nuk luftuan nje lufte civile.

Pra diktatura e Hoxhes sidomos ne 44 ku shqiperia ishte nje lesh i vertete, ishte jo thjesht nje nevoje por domosdoshmeri. Per mua pak rendesi ka se cilen ideologji perdori Hoxha per te aplikuar kete dore te hekurt mbi ne. Ai le te ishte edhe nazist.

Koha vertetoi se diktatura ishte e domosdoshme per ne dhe jo komunizmi. Komunizmi ne fakt ishte vetem menyra qe u zgjodh prej tij per vendosjen e kesaj diktature dhe ishte diktatura qe persekutoi dhe jo komunizmi. Kjo do te thote se e vetmja zgjidhje e shqiptareve kerkonte ne fakt sakrifikimin e interesave te nje pakice ne emer te nje te mire me te madhe qe do shoqerohej me nje proces shtet e komb formures, i cili do siguronte disiplinen, rendin, qetesine, stabilitetin, si dhe civilizimin e shqiptareve qe me tej do garantonte jeten e tyre dhe do ti ruante ata nga shkaterimi prej kaosit dhe anarkise.

Nuk ka popull ne kete bote qe ka formuar shtet e komb pa nje diktature te tille. Vete Zogu kur arriti dicka ne kete aspekt e beri vetem pasi eliminoi totalisht opoziten e tij.

Dikush mund te thote se komunizmi ishte zgjedhja e Hoxhes dhe sespe ishte nje zgjdhje e gabuar faji ngelet vetem i tij. Kjo eshte absolutisht e vertete. Por kjo e nxjerr Hoxhen vetem nje politikan te keq dhe nuk e mohon si nje lider apo udheheqes te madh. E pare brenda konteksit, kur Hoxha zgjodhi kete ideologji, komunizmi perfaqesonte te pakten teorikisht, nje nga sistemet me shpresedhenese dhe me progresiste te kohes. Nje sistem qe doli fitimtar ne nje lufte boterore, qe deri ne 65 ishte me superiori teknologjikisht, e qe nuk kishte perjetuar akoma kriza te forta sic perjetoi kapitalizmi ne 1929-32.

Deri tani cdo gje qe ti thua eshte ne thelb kontadiktore dhe ti djersitesh kaq shume per te dale diku por kudo qe del nuk fajeson dot Hoxhen. Thua se Hoxha ishte katil e vrau shqiptare, por fakti eshte se ne kohen e tij kane vdekur me pak shqiptare se ne cdo jo 50 por 5 vjecar te historise tone. Aq sa vrau Hoxha per 50 vjet vdisnin vetem nga malaria e turbekulozi ne shqiperi per 5 vjet.

Thua se Hoxha na mjeroi, por del se ne kurre nuk kemi qene te begate qe te na mjeronte Hoxha. Del gjithashtu se ne kurre nuk kemi qene me mire ekonomikisht se ne ate kohe. Nqs ti di nje periudhe te tille ma thuaj. Nuk eshte faji i Hoxhes pse milirdat qe ai investoi dolen pasukses, por faji i komunizmit dhe Hoxha nuk e kontrollonte dot falimentimin e komunizmit qe ne ate kohe askush nuk e parashikonte dot. Pra ishte komunizmi qe falimentoi Hoxhen dhe jo Hoxha komunizmin. Fajtori pra nuk eshte Hoxha qe investoi miliarda si asnje lider tjeter i yni, por komunizmi qe falimentoi kudo.

Thua se Hoxha na shiti tek Jugosllavet. Ketu ti fiton se une nuk mund te flas dot &quot;Liza ne boten e cudirave me ty&quot;. Faktet tregojne totalisht te kunderten. PKSH u formua me supervizimin e komunisteve Jugosllave dhe jo atyre serb. Ne thelb themelimi i saj perfaqesoi bashkim shqiptaresh per nje rezistence ndaj pushtuesit te huaj. Komunsitet Jugosllave ne ate kohe ishin pro-panvaresise se Kosoves. PKSH perbehej nga djem te rinj intelektuale qe synonin nje bote me te mire dhe qe luftuan luften me te madhe clirimtare mbas asaj te Skenderbeut 500 vjet me pare. Hoxha ishte komandanti i ushtrise qe luftoi luften kunder xhandarit te huaj, pararoje e te cilit ishin ata per te cilet ti akuzon Hoxhen sot se nuk i pranoi paktin e tyre. Asnje ushtar Jugosllav nuk shkeli token shqiptare dhe ne 1948 kur Tito i kerkoi Hoxhes te fusi trupa ne shqiperi gjoja per ta ndihmuar ate ne Jug ndaj provokimeve Greke, Hoxha jo vetem qe nuk pranoi por e konsideroi provokacion dhe shume shpejt i prishi lidhjet me Jugosllavine per njehere e mire.

Thua se Hoxha i beri shqiptaret te emigrojne. Se pari shqiptaret kane emigruar tere jeten. Sot mund te emigrojne me shume dhe ikin me shume.

Ja pra Blue gene, megjithese germon e germon, deri tani as qenin e ngordhur nuk ke gjetur dot.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Pinjollet e kooperativisteve studiuan ne shkollat e universitetet me te mira e deri ne specializime jashte shtetit. U bene intelektualet me te mire te vendit se u privilegjuan nga Hoxha. Po une nuk e di se ku u arsimuan pinjollet e Spacisteve, se Hoxha ne burgje dhe ne kampet e tij vetem 4 klase shkolle te jepte.

Hoxha dikur thoshte se patatja eshte edhe mish, kurse ju sot thoni se burgu eshte edhe shkolle apo kulture. I njejti mendim vetem subjekte te ndryshme.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Hajde teater hajde! Te thuash se Lenka Cuko, Pali Miska e nje tufe injorantesh te tjere qe njiheshin nga gjithe shqipetaret per mungesen e kultures se tyre, qenkan edukuar nga shkolla e Partise e jane bere te kulturuar!!!! Kjo qenka gallate ketu, qenka per teater per tu shkulur gazit!
Tani mu mbush mendja se Martin1 qenka ndonje kalama i vogel qe akoma shikon emisionin e kukullave qe ja kane incizuar priderit me partine dhe enverin. Pfff... shpenzim kohe!
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

<span style="font-style: italic">Per Martinin</span>

<span style="font-weight: bold">Pushtimi i dytë i Kosovës </span>

Në fillim të gushtit të vitit 1944 shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Komuniste Jugosllave dërgoi pranë Shtabit të Përgjithshëm Partizan Shqiptar, kolonel Velimir Stojniç dhe ndihmësin e tij major Nijazi Dizdareviç. Ardhja e tyre në Shqipëri kishte për synim kryesor hartimin e një plani operativ me shtabin e përgjithshëm shqiptar, për dërgimin në Kosovë të forcave partizane shqiptare. Dërgimi i tyre do të bëhej në kuadrin e &amp;#8220;çlirimit&amp;#8221; të Kosovës nga pushtuesit e huaj dhe pastrimin e saj nga &amp;#8220;forcat reaksionare vendase&amp;#8221;. Në verën e vitit 1944 repartet e ushtrisë gjermane po tërhiqeshin me shpejtësi nga Ballkani Lindor dhe Qëndror, nën presionin e ushtrisë sovjetike. Më 21 gusht të 1944, rusët pushtuan Bukureshtin dhe më 9 shtator të atij viti, Ushtria e Kuqe hyri në Sofje. Në fillim të vjeshtës 1944 forcat gjermane ishin tërhequr nga Kosova, duke mbajtur vetëm disa nyje komunikaioni në rrugët Gjakovë &amp;#8211; Prizren &amp;#8211; Shkodër dhe Prishtinë &amp;#8211; Pejë &amp;#8211; Novi Pazar. Në këtë kohë, forcat partizane jugosllave, ishin angazhuar në luftime të ashpra me forcat kuislinge të Nediçit dhe më çetnikët e Drazha Mihajloviç. Vëmendja kryesore e shtabit të Josif Brozi Titos ishte përqëndruar në pushtimin e Kroacisë, ku ushtarët e Ante Paveliqit, po përgatiteshin t&amp;#8217;u bënin një qëndresë të përgjakshme forcave komuniste jugosllave, 80 % të të cilave e përbënin serbët e malazezët. Luftimet në Kroaci vazhduan deri në Maj 1945, kur u pushtua Zagrebi nga partizanët jugoslavë dhe njësitë tankiste sovjetike.

Në vjeshtën e 1944 në Kosovë dhe në trojet shqiptare të Maqedonisë, vepronin disa brigada anemike me ushtarë maqedonas dhe grupe të vogla shqiptaro &amp;#8211; serbë, që strukeshin si minj nëpër vrima, para vrullit të forcave nacionaliste të shqiptarëve të Kosovës.

Shtabi i Josif Broz Titos, e dinte mirë se për të pushtuar Kosovën, forcat komuniste jugosllave, duhet të kalonin një lumë gjaku, se Kosova ishte një kockë e fortë, që mund t&amp;#8217;i mbetej në fyt Jugosllavisë komuniste të porsaformuar. Kosova mund të pushtohej vetëm nëpërmjet &amp;#8220;Kalit të Trojës&amp;#8221; dhe &amp;#8220;Kali i Trojës&amp;#8221; u gjet, te Shtabi i Përgjithshëm partizan i Enver Hoxhës. Bash për këtë plan djallëzor, u dërguan me urgjencë në Shqipëri, koloneli Velimir Stojniç dhe major Njazi Dizdareviç. PKJ qysh në vitin 1942 i kishte shpallur kosovarët si bashkëpunëtorë me pushtuesit, si disfatistë dhe reaksionarë, që duhet të dënoheshin dhe të asgjesoheshin. Nga ana e tyre, kosovarët, pritnin me ankth zhvillimin e ngjarjeve në frontet e luftës, që rrokulliseshin me shpejtësinë e një orteku. Nga retë e zeza që po grumbulloheshin në Kosovë, ata frigoheshin për një fat më tragjik se ai i vitit 1913. Bash për këtë, kosovarët ishin armatosur deri në dhëmbë dhe ishin përgatitur të mbronin Kosovën me çdo çmim. PKJ e dinte me hollësi gjëndjen politiko &amp;#8211; ushtarake në Kosovë nëpërmjet agjentëve të saj atje dhe për t&amp;#8217;iu shmangur një konfrontimi midis forcave komuniste jugosllave dhe të shqiptarëve të Kosovës, ajo kërkoi nga shtabi komunist i E. Hoxhës, dërgimin e forcave partizane shqiptare në Kosovë, për t&amp;#8217;i goditur KOSOVARËT andej nga nuk e prisnin. Më 12 shtator të 1944, Komandanti i përgjithshëm i UNÇL shqiptare, Enver Hoxha, i dërgon këtë radiogram Komandantit të Korparmatës së Parë Gjeneral Dali Ndreut: &amp;#8220;Të përgatiten dhe të nisen menjëherë për në Kosovë Brigada e Parë dhe e Tretë. Brigada e Parë të kalojë në Malësinë e Gjakovës dhe të Pejës. Brigada e Tretë të ndjekë të Parën menjëherë dhe mundësisht të bjerë në kontakt me forcat e Kryeziut dhe ta detyrojë atë të mbajë qëndrim. Me këtë të veprohet si me Muharrem Bajraktarin[1], por të mos vonohet rrugës dhe të mos presë kontaktet me Brigadën e Parë&amp;#8221;. (AQSH. F.1 Dos. 158)

Në muajin tetor të 1944, forcat e Divizionit të 5 &amp;#8211;të të partizanëve shqiptarë hynë në Kosovën Jug &amp;#8211;Perëndimore të udhëhequr nga manush Myftiu, Ramiz Alia dhe Shefqet Peçi. Më 7 nëntor 1944, partizanët shqiptarë pushtuan Gjakovën, më 16 nëntor pushtuan Pejën, më 17 nëntor Prizrenin dhe deri nga fundi i nëntorit të 1944 Kosova &amp;#8220;u çlirua&amp;#8221; nga &amp;#8220;kosovarët reaksionarë&amp;#8221; Udhëheqësit e forcave nacionaliste kosovare si: Mulla Idriz Gjilani, Adem Gllavnica, Hysen Terpeza, Muslim Bejgora etj, nuk u bëri zemra të qëllonin mbi partizanët shqiptarë duke menduar se i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan. Ata gabuan rëndë, duke mos ditur se komunistët, qofshin shqiptarë apo sllavë nuk kanë as atdhe, as fe, as komb. Kosovarët e thjeshtë, nuk mund ta dinin, se partizanët shqiptarë kishin ardhur në Kosovë me urdhër të sllavo &amp;#8211; komunistëve jugosllavë, për të çarmatosur kosovarët dhe për t&amp;#8217;i dorëzuar në repartet speciale, ndëshkimore serbo &amp;#8211; malazeze. Pikërisht në vitin 1945, ndodhi masakra e Tivarit e padëgjuar ndonjëherë në historinë e Kosovës. Përveç 7000 kosovarëve të masakruar në Tivar, repartet jugosllave të sigurimit, me ndihmën e partizanëve shqiptarë, asgjesuan gjatë vitit 1945 mbi 10 000 kosovarë dhe po aq të tjerë i rasën nëpër qelitë e burgjeve jugosllave. Në Kosovë vepruan 7 brigada partizane që morën pjesë edhe në operacionet luftarake që u zhvilluan në Drenicë prej 23 janarit deri më 21 shkurt të vitit 1945 kundër forcave kosovare, të udhëhequra nga heroi legjendar i Kosovës, Shaban Polluzha. Në ato luftime u vranë 1500 luftëtarë kosovarë dhe u dogjën 47 fshatra. U grabitën me mijra shtëpi e dyqane. Dëmi i shkaktuar, është llogaritur me dhjetra milionë dollarë. Nga partizanët shqiptarë, u vranë dhe vdiqën nga sëmundjet (sidomos nga tifo e morrit) mbi 300 vetë. Kjo është një tjetër gjëmë që duhet t&amp;#8217;i faturohet udhëheqjes së PKSH, si përgjegjëse për vdekjen e tyre. Shumë ish partizanë, që kanë qenë në Kosovë, në atë kohë, tregojnë sot, se si luftëtarët kosovarë dorëzoheshin vullnetarisht në brigadat partizane me lot në sy iu luteshin t&amp;#8217;i pranonin në rradhët e tyre, për të mbrojtur Kosovën nga shkau i pabesë. Partizanët shqiptarë, pasi i çarmatosnin i dorëzonin kosovarët në repartet ndëshkimore jugosllave, të cilët i zhduknin pa lënë gjurmë.

Pasi përfundoi pushtimi i dytë i Kosovës, më 5 qershor të vitit 1945 partizanët shqiptarë, me urdhër të shtabit komunist jugosllav, u transferuan në trevat shqiptare të Maqedonisë për të vazhduar edhe atje operacionet e pastrimit kundër nacionalistëve shqiptarë. Operacionet e pastrimit kundër nacionalistëve shqiptarë. Operacionet në Maqedoni u kryen me të njëjtën barbari si në Kosovë.

Në fund të dhjetorit 1945, brigadat shqiptare u larguan përfundimisht nga trevat shqiptare të Jugosllavisë. Operacionet e &amp;#8220;spastrimit&amp;#8221; në Kosovë dhe në trojet shqiptare të Maqedonisë kanë qenë vepra të pastra, të tradhëtisë kombëtare. Brigadat partizane u përdorën si &amp;#8220;Kali i Trojës&amp;#8221; për të pushtuar Kosovën me tradhëti. Krimet e tyre në Kosovë duhet t&amp;#8217;i bëhen të ditur Kombit Shqiptar.



Marrë nga libri &amp;#8220;Gjëmat e komunizmit në Shqipëri&amp;#8221; i Agim Mustës


<span style="font-weight: bold">Martin mos valle historia genjen?</span>
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

E keqja eshte se edhe keto fakte, sic eshte pushtimi i dyte i Kosoves, nuk i bejne pershtypje atyre qe i kane kyer duart me gjak. Akoma me keq akoma eshte se perpiqen te fshehin historine per t'i shpetuar ndeshkimit. Jane po ata qe merrnin urdher nga Hozha atehere qe marrin urdher nga Berisha, si i rekrutar i Mehmet Shehut.

Nuk dal nga tema sepse njerez si Berisha kane vjedhur per se dyti zemrat e shqiptareve. Ka nje paralelizem te thelle midis thirrjes se PKSH-se per lufte kunder fashizmit qe u perqafua nga rinia qe enderonte nje Shqiperi te Re, sic thuhej atehere. Mirpo kja energji popullore u VODH me dinakeri nga SERBET (80 per qind e partizaneve &quot;jugosllave&quot;) qe Shqiperia te varej nga ata per vitet qe do vinin. Dhe ia arriten me sukses te papare. E futen ne dore Shqiperine, deshin ta futnin ne Jugosllavi dhe kur nuk ia arriten aktivizuan gjithe njerzit e tyre ne Byrone Politike per te asgjesuar kombin Shqiptar, sidomos ne periudhen kur u pa se edhe me Kinen punet po shkonin keq.

Ata vrane me ane te Enverit gjithe udheheqesit e tjere qe punonin ose jo per SERBET, inicuan me fshehtesi prishjen e kishave, deformuan frymen liberale te viteve 1970-1972 qe Enveri ta shkaterronte, inicuan me fshehtesi bunkerizimin e Shqiprise qe shqiptaret te jetonin 3 kurora ne nje dhome e guzhine (nje nga njerzit qe ka gisht ne kete pune eshte Moisiu me grua SERBE), inicuan ne fshehtesi grumbullimin e bagetise qe shqiptaret te mos kishin per te ngrene, futen familjen Popa ne ambasade per te prishur hapjen e Shqiperise, inskenuan ambasadat dhe pikerisht me 2 korrik ku Kosova vlonte. E shume shume pune te tjera te ndyra. Cdo gje niste ose me nje keshille te nje personaliteti qe nuk dekonspirohej dhe cdo gje dukej sikur ishte inisiative e masave. Sic thote Moisiu ne nje interviste, inisiativa e bunkerizimit erdhi nga komandantet e reparteve! Ha Ha Ha!

VJEDHJA E DYTE E SHQIPERISE.

Kur u pa se komunizmi ra ne gjithe lindjen, SERBET organizuan UDB-ne qe te perdorte njerzit e tyre per te dale ne krye te levizjes studentore dhe &quot;antikomuniste&quot;. E keqja eshte se ata nuk kishin sherbetore ne radhet e e te perndjekurve qe te ishin bindshem ne krahun e tyre, pervec Arbnorit. Keshtu qe aktivizuan Berishen me mision te VIDHNIN edhe nje here zemrat e rinise shqiptare. Dhe ia arriten. Po te behen zgjedhje te lira e te ndershme, ato i fiton gjithnje PD-ja. PD-ja eshte simbol i shkaterrimit te komunizmit dhe per kete ka merite historike. Per kete shumica e popullit shqiptar i shkoi dhe i shkon nga mbrapa. Po fatkeqsisht populli shqiptar e ka te futur nga mbrapa, sepse Berisha dhe njerzit e tjere te Miloshevicit ne Shqiperi kishin kete detyre. Dhe u pa qarte: pasi moren pushtetin, ne vend qe te denonin kriminelet e sigurimit filluan denimet per kafe dhe sapun, hapen parrullen &quot;bashkefajtor&quot; dhe kercenuan gjithe bashkepuntoret e sigurimit me hapje dosjesh nqse ata nuk do vazhdonin te punonin tani, jo me per Enver Hoxhen dhe komunizmin, por per Miloshevicin, terroizmin islamik, kunder &quot;imperializmit amerikan&quot; dhe pro miqve te tyre ruse. Dhe rezultati: prishje me Ameriken qe donte te dergonte trupa ne Kosove qe me sinjalin qe dha Xhoxh Bush me dhjetor 1992 te perseritur nga Bill Klinton ne pranvere 1993. Pra, prishje me ata qe do clironin me vone Kosoven ne emer te tradhetise, ne emer te Miloshevicit. Berisha nuk vodhi vetem zemrat e shqiptareve ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e Maqedoni. Imagjonjeni se sa e rende eshte situata sot.

KUNDER SHQIPERISE SE BASHKUAR.

&quot;Kokat&quot; e politikes u mblodhen para ca kohe ne Zvicer dhe kominiteti nderkombtar i pyeti doni Shqiperi te Bashkuar apo 100 shtete shqipfolese. Shqipfolesi me grua SERBE Berisha ne intervisten qe i dha Zerit te Amerikes tha se Shqiperia e Bashkuar ka vdekur qe kur Tito i dha Autonomi Kosoves! Bravo njeriu i zemrave shqiptare. Amerikanet kane vene duart ne koke sepse edhe Rugova i ka thene ne Prishtine se &quot;kombi&quot; i tij e ndjen veten te kercenuar nga &quot;synimet grabitqare te Shqiperise&quot;?! Ja perseri dora Serbe ne krye te politikes shqiptare.

Perfundimisht, roli 50 vjecar i regjimit komunist jo vetem shkaterroi te ardhmen shqiptare deri sa ishte regjimi ne kembe, por e ka neperkembur rende ate edhe sot me te rekrutuarit e fshehur te atyre diteve. Fati e deshi qe Amerikanet shkaterruan te keqen ne zemren e tyre ne Beograd. Tani Serbia eshte e gjunjezuar, por ka mbrapa ariun rus qe e furnizon me para te pista.

Tani Shqiperia ndodhet ne udhekryq. Sa per shqiptaret vete ajo ka marre fund, por fati e deshi te kete dy shtete USA dhe UK...
 

kastriot

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

<span style="font-weight: bold">O njerez, akoma merreni me Martinin ju?????</span>

<span style="font-weight: bold">Ju duhet ta keni kuptuar se eshte &quot;i brymosur&quot; me mesimet e PPSH-se dhe Enverit dhe perben ne fakt nje &quot;RAST TE PASHPRESE&quot; qe mburret me krimet enveriste kunder njerezimit, me krenarine dhe fodullekun e nje krimineli injorant</span>

Kastriot
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Blue Gene

Si dikur Enveri edhe ti sot i shan ata qe nuk mendojne si ty politikisht si tradhetare sabotatore, agjente te huaj e ku di une se cfare. Nga njera ane thua se Enveri e bunkerizoi shqipeirne nga ana tjeter thua se e shiti ate tek serbet e keshtu na del armik. Une nuk kam pare ndonje tradhetar qe nderton bunkere per te shitur interesat e kombit te vet.

Debatin ti e degjenron dhe e merzit me orientimin qe i jep, jo po UDB, jo po Enveri shiti shqiperine e brockulla te tilla. Domosdo kur ska ngelur gje per tu akuzuar duhet shpikur dicka. Periudhe me sovrane per ne si komb nuk ka pasur kurre pervec asaj te Hoxhes. Labirinthet qe ti kerkon ta futesh debatin tregojne shenja deshperimi, sidomos kur ne shqiperi ne ate kohe edhe muzike Jugosllave po te degjoje denoheshe per agjitacion e propagande.

Sigurisht tani kerkojne qiqra ne hell nga Enveri dhe e vene para pergjegjesise se pse s'mori Kosoven kur po te ishte per keta kritiket, jo Kosova por as shqiperia e sotme nuk do ishte e plote. Kritiket e Enverit kane kaq pak arritje ne planin kombetar sa perpara vepres se Hoxhes duhet te rrine gatitu dhe ta nderojne me respekt.
Po keshtu kane ardhur punet sot. Ca kane lindur per ti bere gjerat dhe te pranojne pergjegjesite dhe sakrificat e kohes, ca jane per te te care by**** dhe te shesin mend mbas te vjelave &quot;Jo po e bere mire ate apo e bere keq kete&quot;, kur per vete kurre nuk levizen nje gisht dhe vetem pane rehatin personal. Ja ne emer te ketyre flisni ju. Per njerezit e hicit e te kotit.

Edhe luften ne Kosove e bene te majtet me ne krye Thacin qe deri dje financohej nga Hoxha. Nacionalistet shqiptare jane kokosha qe vetem dine te kendojne bukur se kur vjen puna per vepra vetem justifikime dhe mend te japin.

Ana ti dukesh qe di te lexosh shqip por nqs nuk di te kuptosh shqip me pyet se une mund te te jap sqarime te meteshme. Lexoje prape shkrimin tim se ndoshta e kupton kete here se une fola per pasardhesit e Lenkes.
 

marko

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Nje gje do ju them une, dhe ti Martino mund te flasesh me teper per kete.

Enveri, ca mori ndihma nga Rusi, Kina dhe Jugosllavi,ndoshta nja 2-300.000.000 i boni fabrika, uzina, kombinate, futi njerezit ne pune, qe te mos merreshin me pislliqe etj, etj.
Tani fast forward tek 92.
Shuma qe ne kohe te Enverit as nuk imagjinoheshin ju dhane Shqiperise si ndihma, duke fillu me Pelikanin, e BE, e USa e muslimon, e katolik, e Grek etj etj, zoti e di sa miliona $ ndoshta dhe miliarda. Ku shkuan, cfare u be me to?
Vrime ne uje bene keta &quot;demokratet&quot; e sotem, vrime ne uje.
Mos harro te llogariseshdhe parate e ardhura nga ne emigrantet, prap se prap po me barkun bosh ne.Po kete si e shpjegoni?
 

Ema

Goddes
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Martini ti qeke rast i pashprese,ben mire ta kalosh per vizite mjeksore tek psikiatri!

Sa per editimet,do behen si ta sqarova!
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Ciao!

P.s:Sa here ne dite qan te varri i Enverit?
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Tani mu mbush mendja se Martin1 qenka ndonje kalama i vogel qe akoma shikon emisionin e kukullave qe ja kane incizuar priderit me partine dhe enverin. Pfff... shpenzim kohe! [/qb]
Nga menyra sesi i shpreh dhe i lidh mendimet, dhe nga menyra sesi i paraqet te radhitura faktet ne cdo postim te tijin, pa marre aspak parasysh qendrimin e tij politik, mua Martin1 s'me duket aspak kalama i vogel, por njeri me bote dhe me logjike teper te zhvilluar.

Eshte teper e kollajshme te steriotipizosh te tjeret kur mendimet qe ata paraqesin nuk te pelqejne, por eshte po aq e veshtire t'i kunderargumentosh ato mendime kur nuk je i zoti/e zonja te gjesh ndonje fakt per ta ballafaquar.

Rruga me e shkurter eshte te qeshesh, e te quash teater cdo gje qe ty nuk te pelqen ta degjosh. S'do mend, edhe ajo dhelpra tek fabula e Cajupit, kur pa qe s'i arrinte dot rrushte, i beri qejfin vetes duke thene se jane te pabere.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Mësuesi i 'Xhaxhait', Mao është cituar të ketë thënë:

<span style="font-weight: bold">&quot;Communism is not love. Communism is a hammer which we use to crush the enemy.</span>
- Mao Tse-tung
1950 quoted in Time

Unë them :
KOMUNIZMI është TRAGJEDIA më e madhe e shekullit të kaluar që i ndodhi
POPULLIT SHQIPTAR dhe SHQIPERISE !

Ja se cfare te &quot;mirash&quot; patem nga Komunizmi :
* Diferencimi Ideo-Politik &lt;---- teme ne vehte për Komunizmin dhe 'te mirat'
nga veprimet e tilla!
* Ekonomia - E Planifikuar per 'mrekulli' nga Shteti NjëPartiak &lt;----
Inflacioni Astronomik ---&gt; 1000.000% !!!!!
* Shteti i Parë ATEIST në BOTE !!!!
* Cështja Kombëtare ?
* Lufta e Dytë Botërore ...
...
...
* Moto e 'liderëve' Komunist Shqiptare:
<span style="font-weight: bold">Do te hame barë !</span>
Për cka ?
Në vend të kujt ?
Aha !!!

Po të vazhdoja edhe më do të hapej Kutia e PANDORES !!! - qe ne fakt e hapi
dikush me larte ne forum , e qe une
personalisht nuk doja te e hapja !!!

Konstatim personal:
KOMUNIZMI është TRAGJEDIA më e madhe e shekullit të kaluar që i ndodhi POPULLIT SHQIPTAR dhe SHQIPERISE !

Fakte historike :

<span style="font-weight: bold">Në rininë e tyre Marksi me shoqërinë e tij kur ranë në influencën e HEGELIT
deklaronin:
NE JEMI HEGELIST TE RINJE !!
Më vonë kur ranë në influencën e FOJERBAHUT
deklaronin:
NE JEMI FOJERBAHIST TE RINJE !!
Secili që i ka lexuar(me apo pa dëshirë të vetën personale) publikimet e
themeluesve të
Marksizëm - Komunizmit dhe të i ketë lexuar publikimet e disa prej mendjeve më
të ndritura të
njerëzimit - Hegeli-it dhe Fojerbahu-t do të mund të vije lehtë të përfundimi :
Ajo cka kan bërë Marksi,Engelsi,etj... nuk ishte azgjë tjetër VETEM SE NJE
RROTULLIM I MBRAPSHT I IDEVE TE HEGELIT DHE FOJERBAHUT !!!
</span>

Komunizmi si sistem shoqëror dhe si ide në tërësi
do te ZHDUKEJ QE NE SHFAQJEN E TIJ SIKUR MOS TE
BAZOHEJ NE DIKTATURE - DIKTATUREN E PROLETARIATIT!!!

Prandaj...Lexoni...Mësoni...Studijoni ...

Ajo që unë kam thënë qëndron : ESHTE FAKT I PAMOHUESHEM !!!
E kanë vërtetuar : KOHA DHE HAPSIRA !
E kanë vërtetuar : NJEREZIT ME JETET E TYRE !
...
Kam edhe më shumë për të thënë ... por ...

Shikoni se sa njerëz largpamës kemi pasur në të kaluarën :

&quot;Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë' u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s'lan' i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë.&quot;

Hafiz <span style="font-weight: bold">Ali Korça</span>

&quot;Bolshevizma çkatërimi i njerëzimit&quot;, 1925

Sinqerisht
PrInCiPiEl
 

Ema

Goddes
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Ori zemer as mua s'me duket kalama,as 12 vjec,perkundrazi eshte i rritur,i edukuar dhe i vaksinuar.
Kjo nuk i pengon ama njerezit te kene bindje te caktura(qe jepet rasti) ne kete forum bien ndesh shume!
Ja kam thene edhe atij:Nuk eshte vetem brendia por edhe takti,dhe per me shume te shprehurit ne menyre autoritare dhe superiore duke ofenduar masen e antareve dhe duke shkelur me kembe vuajtjet e nje populli prej nje diktatori dhe te semuri psikik si E.Hoxha.
Ashtu si i vdekuri lart besoj se ka probleme edhe Martini.

Kaq!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

E ke shume gabim Djepi! Po te lexoje me kujdes ato qe kam shkruar ne AF e vjeter dhe te ri kur e kam marre Matinin seriozisht nuk do shkruaje keto gjera. Eshte Martini qe fillon me ofendime duke nga quajtur ne shqipetaret llum e balte qe nuk kemi mesuar gje nga burgjet e Spacit! Ofendimet e tij ndaj nesh, popullsise shqipetare jane vertet provokuese. Te pakten keshtu mendova ne fillim derisa kuptova se ato qe shkruante dhe menyra si shprehte urrejtejn ndaj &quot;nesh&quot; eshte thjesht ne menyre femijerore (dhe kjo jo ne kuptimin e cilter te fjales por te horizontit). Nejse, une e di qe une dhe ti nuk mendojme njesoj persa i perket ketij problemi dhe jemi ndeshur disa here bashke. Si mund ta shprehesh tjeter inatin ndaj meje? Paska arritur puna keq fare qe ke filluar te mbash anen e nje anti-shqipetari vetem qe te jete me idete e enver hoxhes. Keq, shume keq...
 
Top