Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

nike palkola

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Pajtohem me ata që komunizmin e quajn tragjedinë më të madhe të asaj pjese ku ka sunduar, dhe tragjedia më e madhe e shekullit të kaluar të Shqiptarëve, dhe edhe si pasojë e tij jemi në këtë gjëndje të mjeruar, e jemi në këtë gjëndje edhe për shkak të tipave si -Martini-! Komunizmi është ideologji pansllaviste-kolonialiste e kamufluar. Vetem ka sjellë krime, mjerim, degjenerim dhe varfëri materiale, shpirtnore, kulturore etj.
Titoja ka qenë zbatues i politikës serbomadhe, ka qenë diktator që gjatë sundimit të tij janë vra rreth 30 000 shqiptar gjatë e pas LDB janë shpërngulur me dhunë për në Turqi rreth 300 000 shqiptarë, është bërë masakra e Tivarit etj. Vërtetë se ka pasur mirëqenie më të mirë (në Jugosllavi) se në të gjitha shtetet komuniste, por ai ka qenë kriminel sa u përket Shqiptarëve.
Secili ka të drejt me qenë krimineel, me përkrah kriminelet shqipfolës e tradhëtarët, dhe për këtë jemi kështu si jemi, por do bëhët më mirë, por duhet mund e kohë, që njerëzit që e duan e e lavdërojn Enverin që na ka shkaktuar dëm më shumë se okupatorët, duke vra personat e shquar e nacionalist e duke na bërë bujkrobër në Tokën tonë! Mjerë ata që e përkrahin atë, dhe përdhosin gjakun e të masakruarëve dhe vuajtjet e shumë bashkëkombasve! Kurrë nuk do gjenë paqë e bekim!
 

bart

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Fillimisht postuar nga Mirditor:
[qb]
Qoft i bekuem Enver Hoxha per tmerat qi bani por spo i jap ane se ku jan qitash.
Une i jam mirnjohes sa tjem gjalle se e bani Shqipnin shtet me potenc e me ekonomi tfort. [/qb]
Teper interesante, kjo eshte tema me e zhvilluar ne albforum. Kjo tregon se populli shqiptar me te vertete eshte popull i ditur. Jo per cka thote mirditori por sepse thenia popullore "Nje budalla hodhi nje gure ne uje dhe dhjetra te menqur u mbyten per ta nxjerre" eshte me se e vertete. Nje here ne u "mbytem" duke ndjekur Enverin e tani po "mbytemi" pas iderave nostalgjike te Mirditori&CO. Te jesh nostalgjik per kohen e Enverit eshte gjynah ( sad ne anglisht), sikur nuk ka jete tjeterkund perveqse ne epoken e Enverit. GET A LIFE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Malsori e ka faji qe hap tema te tilla, por meqe u futa, dua te sqaroj Martin e co qe Mirdita ishte krahina e vetme qe kurre nuk e pranoi Turqine si Aleate.
Ndersa ju(paraardhesit tuaj) jo vetem qe e pranuat por kur e kuptuat qe Turku ju la 500 vjet mbrapa, thate ne te semes Mirdita dhe krejt Shqiperia.
Ju si padashje duhej te ndeshkonit veten si aleate te paskrupullt te pushtuesve, ndersa martin vella me Malsorin permendin pushtuesin serb, gjerman, e italian si gjoja aleate te Mirdites.
Harron Martin e co se Mirdita nuk ka bere kurre aleance me asnje lloj pushtuesi, por si per cudi vjen ketu e na behet si shpetuesi i ketij kombi qe i dha me shume vuajtje Shqiperise se sa ka patur nga pushtuesit.

Me veprat e tuaja Martin ti vetem bie brenda, duke ndeshkuar veten dhe asnjeri tjeter.
Monstra si Enver Hoxha dhe si puna jote kane shkaterruar Shqiperine.
Ti nuk e njeh Mirditen dhe as qe nuk ke per ta njohur kurre.
Myslimanet vellezerit tuaj edhe sote deklarojne se Shqiperia ka mbi 70% myslimane, per te treguar se jane njerezit me te marre(me te cmendur te kombit).
Ju nuk dini cfare eshte atdhedashuria dhe kur nuk e keni mesuar deri me tash, as qe skeni per ta mesuar.
Per Mirditen te ndaloj te flasesh me.
Merru me kete te duash, sepse Mirdites ti i ke vrare Princet dhe Prijesit e saj te perhershem te Kombit.
Tashme ti duhet te kesh material te bollshem per Jugun e Shqiperise qe po e shikon se nga po shkon. <span style="font-style: italic">edituar per ofendime personale</span>
 

marko

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Ku u shpartallua ai divizioni?
Si larg nga Shqiperia per nje divizion me shqiptare qe vendosen te shfrytezonin situaten per te miren e Shqiperise.
Ca te semes kerkonin ne Austri ata?
Ke po mbronin atje?
Ke po bashkonin atje?
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Ohh Ana ti te lodh.

Te lodh kur ve fjale ne gojen time e thua se inteligjenca ishte Lenka e Pali kur une them se ishin ata qe dolen nga shkollat, universitetet dhe akademite e Hoxhes. (Lenka dhe Pali nuk dolen nga asnje e tille).

Te lodh kur lapidarin e koncepton si bustin e Enverit. Populli vertet rezoi ate por as shkaterroi ai lapidaret e paraardhesve tane per heroizmin ne Luften e Dyte Boterore, dhe as djersen e baballareve tane duke djegur e shkateruar deri ne germadhe fabrikat, uzinat, kombinatet, e deri tek agrumet qe kishte mbjelle Hoxha.

Sakrificat e Hoxhes?? Komandant i ushtrise me te madhe, me te organizuar me te emancipuar,me mbarekombetare dhe me te suksesshme shqiptare qe mbas kohes se Skenderbeut, ushtri qe luftoi luften e pershendetur dhe e mbeshtetur nga te gjithe vendet progresiste te kohes. Lufte kjo gjithashtu e njohur dhe e perkrahur prej tyre. Emri i shqiperise sot gjendet ne cdo lapidar nderkombetar te WWII qe nga Uashingtoni deri ne Moske. Vetem disa vite me pare Haxhi Lleshi i nderuar me cmimin &quot;Hero i Luftes se Dyte Boterore&quot; nga komuniteti nderkombetar, nderkohe qe ne e denonim me vdekje.

Me tej Hoxha ngelet patrioti me i madh shqiptar, shtet dhe kombformuesi me i susksseshem. Ngelet investuesi me i madh ne shqiperi nga te cilat ai nuk pervetesoi asnje qindarke. Ngelet shqiptari qe formoi shqiperine me sovrane me te pavarur dhe me identitein me absolut te pare ndonjehere. Deri me sot asnje cent nuk i eshte vertetuar Hoxhes si i vjedhur ne ate kohe. Familja e tij perfundoi e pastrehe dhe nuk ishte pronare e asgjeje ne 1991.

Hoxha ngelet lideri qe si kurre ndonjehere unifikoi shqiptaret, shkateroi divergjencat rajonale, vendosi rendin qetesine dhe stabilitetin, ndertoi ushtrine, policine si dhe institucionet shteterore me te qendrueshme shqiptare, perkushtoi shqiptaret si kurre ndonjehere per kombin e tyre, i edukoi ata si kurre ndonjehere, emancipoi femren, si dhe i civilizoi shqiptaret si kurre ndonjhere. I evoloi ata nga fise ne komb, i vuri ata ne harten e botes dhe e ktheu ata nga nje komb non-person ne nje komb e shtet zot i fateve te veta.

Gjithashtu vazhdon te jete lideri qe arriti suksesin me te madh ekonomik qe ne kemi perjetuar ndonjehere.

Nga ana tjeter Hoxha nuk ka asnje ndryshim nga liderat e tjere shqiptare per sa i perket, persekutimit politik, ashperise, suksesit ekonomik i pare ky si i krahasuar me normat nderkombetare, ushtrimit te forces per arritjen e qellimeve te veta, etj etj. te gjithe liderat shqiptare e bile edhe ata te huaj kane qene te tille kush me shume e kush me pak. Shqiptari kurre nuk eshte vrare me pak nga shqiptari dhe nga i huaji se ne kohen e Hoxhes.

Shqiptari ne kohen e Hoxhes nuk vdiq me as nga malaria, e as nga turbekulozi, tifot apo kolerat. Apo keto jete shqipteresh te shpetuara nga masat e Hoxhes jane te pavlera??? As vdiq me shqiptari nga zakonet mesjetare, as vdiq me shqiptari nga krimi dhe degjenerimi, nga mungesa e rendit apo e qetesise, nga kaosi e anarkia, dhe as nga bandat greke apo serbe qe dikur futeshin ne shqiperi sipas qejfit. Ohh po keto nuk quhen...harrova une. Ja pra ajo qe eshte keqe per ty nuk i bie te kete qene e keqe per te tere, dhe e anasjellta. Deri sa ky popull nuk reagoi deri ne 90 dmth se Hoxha nuk ishte totalisht i pavlere dhe i deshtuar ne gjithcka sic doni ju ta paraqisni sot.

Po nuk me the, cilat ishin vlerat, dhe sakrificat e anti-Hoxheve per ate komb?? ...pervec burgut sigurisht.

Ah po e di. Pervec pergjigjes se jam bir komunisti qe i ka lyer duart me gjak e ku di une se cfare ke ndonje tjeter??
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Pervec nje tufe gjenjeshtrash te sheqerosura qe na the me siper, mund te na thuash ndonje vlere te vertete te hoxhes?
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Fillimisht postuar nga FALKO:
[QB] I nderuar Martin ..
Mund te me thuash ti pse Enver Hoxha ndoqi politiken e &quot;ecjes perpara me forcat e veta &quot;
edhe sa kohe mendon ti se do te mund te ecte perpara keshtu, pa asnje lloj ndihme financiare , pa asnje lloj lende te pare per industrine e rende edhe te lehte ?

Sepse Hoxha ishte i tmeruar nga influencat e huaja qe gjithmone e kishin shfrytezuar shqiptarin per keq, e kishin marre ate per hunde dhe kishin perfituar prej tij, pa lene asnje te mire per te. Hoxha pa nje energji dhe vrull e vullnet jo te vogel tek shqiptart dhe synoi shume lart per ate vend. Endra e cdo kombi eshte te jete vet-suportues, dmth te prodhoje gjithcka ne vend. Hoxha me kete qellim edhe pse utopik nuk synoi mjerimin por begatine e shqiptareve.

&quot;Mendon se cilido shtet ne bote qofte edhe me shume pasuri natyrore mund te ece perpara edhe te zhvillohet pa patur asnje lloj tregetie import-eksporti me vendet e tjera ?&quot;

Une jo, por tani mbas te vjelave flasin te gjithe. Se pari Hoxha nuk ishte ekonomist dhe mbi te gjitha nuk ishte ekonomist kapitalist qe te mendonte ne keto terma. Hoxha premtoi te ndertoje nje rend te ri qe ishte komunizmi dhe qe kishte te tjera aplikime. Komunizmi dhe bashke me te edhe Hoxha,nuk synonte mjerimin por perparimin. Askush nuk e kishte provuar ne ate kohe qe endra e Hoxhes nuk mund te behej realitet.

&quot;Si e shpjegon ti zhdukjen e bashkepunetoreve te tij me te ngushte gjate regjimit komunist ?&quot;

Njesoj si mund te me shpjegosh ti zhdukjen e vellezerve Kenedy. Shkurt edhe qarte, lufte per pushtet.Keto ishin normat e kohes. Edhe mbas 92 ndodhi, vetem se jo me vrasje por me rrahje, burgosje, persekutime ku shume bashkpunetore te Sales psh u detyruan te lene vendin, si Selami, Brozi, Pashko, Rama etj etj.

&quot;Ti mendon qe nje njeri i cilesuar egocentrik nga shoket e tij ne universitet, qe nuk arriti te mbaronte as shkollen e larte , mund te ishte nje politikan kaq i mire sa te udhehiqte nje komb per 50 vjet ne menyre paqesore e te begate.&quot;

Komentet e shokeve te tij ngelen ne kuadrin e thashethemeve te turmes. Fakti se ai u kualifikua per burse jashte shtetit, si dhe u morr ne pune si pedagog ne Liceune korces thote dicka per aftesite e tia. Nga ana tjeter, edhe Hitleri ishte i pashkolle por lider me te suksseshem si politikisht edhe ekonomikisht Gjermania ska pare ndonjehere. Vete fakti qe Hoxha u be idhulli i atij kombi qe nuk kishte pranuar kurre master eshte shenje e mjaftueshme te pranosh aftesite marramendese te Hoxhes si udheheqes. Ai ne fakt ishte i lindur i tille.

&quot;Si e shpjegon ti politiken e izolimit te Shqiperise nga pjesa tjeter e botes edhe çfare argumentash jep per te mbrojtur kete politike ?&quot;

Thjesht edhe qarte. Sa here qe shqiperia ishte e hapur kishte qene ne prag te ndarjes se plote mes fqinjeve, ne prag te kolonializimit, pa identitet, dhe teper e lehte per tu pushtuar e shfrytezuar si ti deshte qejfi te tjereve. Mbas luftes se pare boterore psh shqiperia de-jure u nda mes italise, Greqise dhe Jugosllavise nga Europa, por per fatin tone te mire amerika vuri veton. Hoxha nuk mund te hidhte fall, a te supozonte duke lozur rolin e naivit se kjo gje nuk do perseritej. Nga ana tjeter influencat e huaja kishin qene gjithmone percarese ndaj shqiptareve. Katoliket ne veri benin dashuri me Italine e austrine, ortodokset ne Jug me Grekun, myslimanet me turqine. Levizjet separatiste ishin ne mode dhe askush nuk pyeste per kombin. Pra vete historia ia detyroi Hoxhes izolimin. Faji i tij ngelet se ai nuk u tregua realist dhe te kuptonte ndryshimet qe erdhen me vone ne kete situate. Pr kjo eshte pergjegjesi morale.

&quot;Si e shpejgon ti izolimin e Medias se shkruar edhe asaj elektronike?&quot;

Interes i pushtetit te Hoxhes. Pastaj kush te ka thene ty qe lenia e lire e medias se shkruar dhe elektronike ishte perparesi per ne ne ate kohe? Media futet ne lirine e te shprehurit. Komunistet psh ne amerike kishin te njejtin fat, dmth nuk shpreheshin dot.

&quot;Si e shpjegon ti pushkatimin pa gjyq te shume prifterinjve e hoxhallareve, prishjen e kishave edhe xhamive edhe persekutimin e fetareve ?&quot;

30 prifterinj jane vrare per 50 vjet ne shqiperi. Pa gjyq?? Aspak e vertete. Te gjithe kane vajtur ne gjyq. Panvaresisht se si u zhvillua gjyqi.

&quot;Me thuaj ti mua, mbi çfare parimesh morale apo normative, me çfare te drejte Enver Hoxha, idhulli yt , burgosi me mijera te pafajshem per arsye politike. ?&quot;

Jo Hoxha por ligji i burgosi. Ligjin e bente kuvendi qe zgjidhej nga populli dhe Hoxha nuk ishte as antar i kuvendit. Burgosja e ketyre ishte pra vullneti i popullit qe e mbeshteti Hoxhen kaq fort deri ne 90. Ligjet nuk behen mbi parime morale, por mbi parime praktike. Ku e gjeten te drejten amerikanet te burgosnin komunistet ne ate kohe, po te diskriminonin qytetaret me ngjyre??

&quot;Ti e ardhuron ate sepse ai u tregua kaq i dhunshem edhe kaq i eger me njerezit e vet, vrau bashkepunetoret e tij me te ngushte pas shpines, la ne izolim te plote nje vend te vuajtur ne shekuj, ndoqi nje politike shkaterruese per tregun e brendshem edhe ngriti nje industri krejt te prapambetur edhe qe nuk vlen dy lek.&quot;

Hoxha nuk ishte aspak ndryshe nga cdo njeri me pushtet ne kohen e vet, njeri pergjegjes per njerezit e tjere. Ai vrau 1000 here me pak sec shpetoi jete. Industria e Hoxhes ndoshta doli e deshtuar por suksesin e industrise ty nuk ta garanton kush ne asnje sistem. Investimet e Hoxhes deri me sot ne i kemi pare me dylbi. Pra me thuaj ti se kur ka vlere industria shqiptare jo dy por 1 lek.
 

disku

UNI
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

<span style="font-weight: bold">kryengritja e pare nantikomuniste edhe pasojat ...</span>

u zhvillua ne malesine e madhe...
brigada e pare sulmuese kunder fshatareve te udhehequr nga preng cali...filloi ne 1 janar 1945dhe vazhdoi nje mauj..pa nje muaji cali urdheron fshataret te mos qellojne..edhe ai vet me 15 malsore dhe 1 murgeshe ngujohen ne nje shpelle ne kelmend ..
Zoi kelmendi udheheqes i brigades pare jep kete raport ne ate kohe..
(armiku ka humbur 44 anetare---&gt;armiq i quah kelmendi fshataret.)dhe plagosur 21. u dogjen mbi 50 shtepi edhe u pushkatuan direkt pa gjyq 3 te tjere sepse mendoheshi...e theksoj mendoheshin si bashkpuntor me calin.luc e zef rapuca ishin ne shpelle me calin edhe kur dolen u pushkatuan ne hyrje te shpelles..me pas u pushkatua edhe i veellai i vogel i ture rroku megjithese nuk ishte pjese e kryengritjes.nje tjeter e pushkatuan pasi e kishin coptuar trupin me sopate.nje maslor e varrosen te gjalle pasi i kishin nxjerre syte..luc bajrakterin e therren me bajonete ne fyt kur doli edhe e hodhen ne gremine.Fran Zef Bajraktarin e varrosen te gjalle pasi i dogjen kullenu pushkatuan pa gjyq..keta persona
Marrash Vat lumaj
Ded Prek Nikaj
Uk marrash biku
Nik mark Rezaj
Gjelosh Fran Pellumbi
pas gjykimit ne shkoder plaku 70 vjecat Preng Cali u denua me vdekje si organizator..4 u denuan me denim te perjetrshemte tjeret me 30 vjet burg...u denuan saktesissht 25 vete.

<span style="font-weight: bold">kuvendi i Pojces</span>
u mbajt ne 18 janar 1945dhe u quajt kuvendi i maleve morren ppjese burrat nga hoti kastrati shkreli dedaj e zagora...vendosen te fillonin kryengritjen ne 28 janar ne bashkepunim me forcet e shkodres e postribes...u printe Llesh Marashi.. forcat e sigurimit te informuar per kryengritjen vendosen te arrestonin udheheqesit.nen drejtimin e llesh marrashit kryengritesit arriten te merrnin koplikun edhe partizanet e kapur pasi u carmatosen u liruan..me pas kryengritja u shtyp..
pasojat merret me mend ishin te ashpra..me qindra u arrestuan ..M.Shehu denoi me vdekje 27 personadhe perzgjodhi 12 te cilet i ekzekutoi..per ekzekutimin e 12 personave ai kerkoi aprovimin e hoxhes ..i cili i dergon telegram ku thuhes

<span style="font-style: italic">radiogram urgjent</span>
<span style="font-style: italic">korpusit te III</span>
<span style="font-style: italic">Gjegje radiogramit nr. extra date 9 fruer 1945. Aprovohen ndeshkimet me vdekje te 12 veteve dhe ndeshkimi i te tjereve me denime propozue mesiperm. Na njoftoni daten e ekzekutimin.</span>
<span style="font-style: italic">Enver Hoxha</span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Fillimisht postuar nga Martin1:
...... Komentet e shokeve te tij ngelen ne kuadrin e thashethemeve te turmes. Fakti se ai u kualifikua per burse jashte shtetit, si dhe u morr ne pune si pedagog ne Liceune korces thote dicka per aftesite e tia. Nga ana tjeter, edhe Hitleri ishte i pashkolle por lider me te suksseshem si politikisht edhe ekonomikisht Gjermania ska pare ndonjehere.....&quot;


<span style="font-weight: bold">Per nje shkrim te tille, qe eshte ne thelb propagande e mirefillte Naziste , ketu ne Gjermani perfundon perpara gjygjit jo vetem autori dmth Martini ne kete rast, por edhe ata qe lejojne dhe botojne nje propagande te tille dmth. ne rastin tone AlbForumi. Une nuk e dij se si qendron puna ne Shqiperi se ndoshta aty eshte arritur Liria &quot;e vertete&quot; e fjales dhe e shkrimit perderisa Envero -Naziste si Martini kane mundesine te zhvillojne propagande naziste kaq hapur dhe kaq lire ne mediat shqiptare.(AF eshte pjese e medias). Eshte me te vertete per te qare me lot e me qyrre ne cilen gjendje kemi rene!!!</span>


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga marko:
[qb] Ku u shpartallua ai divizioni?
Si larg nga Shqiperia per nje divizion me shqiptare qe vendosen te shfrytezonin situaten per te miren e Shqiperise.
Ca te semes kerkonin ne Austri ata?
Ke po mbronin atje?
Ke po bashkonin atje? [/qb][/QUOTE


<span style="font-weight: bold">Se pari lexo se cfare shkruan adhuruesi dhe lavderuesi i Enverit, pionieri i Enverit dhe Enveristi i felliqur Martin ne lidhje me figuren e HITLERIT. Pastaj perpilo pyetjet e tua.</span>

Megjithate:


Po Partizanet e Hoxhes cfare kerkonin ne Vishegrad??
Po ushtaret tane ne Kabul cfare kerkojne??
Po kompania shqiptare ne Bosnje cfare kerkon??
Po oficeret tane qe u shkolluan ne Moske cfare kerkonin atje??

Mos duhet te te mesojme se politika behet simbas konjukturave sidomos kur eshte fjala per nje rast si Shqiperia e bashkuar kur cdo &quot;fqinj&quot; ishte i gatshem per ti siguruar vehtes nje cope me te madhe nga territori shqiptar!!??
Perse nuk pyet ti se cfare kerkonin partizanet e Enverit ne Vishegrad dhe ne Kosove duke luftuar shqiptaret e Kosoves ne vend qe te merreshin me mbrojtjen e teresise territoriale te Shqiperise se bashkuar????

Apo ju kelyshet e Titos dhe Enverit nuk jeni te interesuar te shtroni pyetje te tilla???

Ku e keni sot bashkim-vllazerimin apo Internacionalizmin tuaj ???


Prandaj kur te fillosh te kerkosh llogari te tjereve per &quot;gabimet&quot; e bera do te ishte me mire qe se pari te shikoje KRIMET qe ke kryer vete.


Kastriot [/qb]
 

Guest
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Vdekjen e dija por qe shqiptaret te mbronin Hiterin une nga ty Kastrot po e degjoj..edhe nga ty marko
Turp i Madh ky qe beni ne forum por nejse se murit nuk i flitet
 

Guest
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Ej pse si kujtoni ju se beri Veriu nje kryengritje dhe ishte AntiKomuniste ne kohen e PPSH?
Gjithmone Malsia e Madhe dhe Shkodra kane qene komuniste dhe kane dhene shume deshmore ne LANÇ.
POr kryengritjet skane qene kurre pasoje e pakenaqesise por nxitjet qe benin Bajraktaret e bajrakeve te ndryshme.E dini qe Shkodra u ndertua 2 here me urdher te byrose politike ne 71 sepse ra termet dhe u shkaterrua tere qyteti? E dini se Tropoja ka qene nje fushe dierre dhe u ndertua qyteti dhe mori emrin e Bajram Currit? E dini qe Kukesi u ndertua nga PPSH me punetore dhe forca vullnetare...e dini qe ne kufi eshte bere lufte 3 ditore sepse Maqedonia pretendonte te merrte Peshkopine(Dibren).E dini se Laçi u ndertua me fabrika me name ne Ballkan sic ishte Super Fosfati qe furnizonte Grekun dhe Rusin...e dini se kishte minjera Bitumi ne Puke qe iu shiten Kontit Ferra dhe qeverise italiane me cmim me te larte sec e shiste perendimi?
ASGJE nuk dini se po ti dinit nuk beni gam gam kot me kot.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

<span style="font-style: italic">here tjeter ke ban</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; <span style="font-weight: bold">mire qe qenke dhe moderator</span>
 

disku

UNI
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

me fal se te fika llullen ty...
gjeneral...
komunizmi ne parim ishte krim ta duash eshte krim i dyfishte..

pastaj ato arritje qe ti i permend jan bere kur ne te njejten kohe..ne ny ndertohej skyline edhebota kompjuterizonte teknollogjin...ne aq sa bom ty te duken arritje...se ke pas honger pras gjithe jeten tani qe u civilizut sju pelqe konkurrenca edhe doni te kthehet ai ditziu....
gjeneral harroje...je ne kapitalizem edhe fito mo i forti ..ska mo lufte klasash..
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

E keshtu kryengritja e Calit me 200 vete qenka rezistenca anti-komuniste. hajde rezsitence hajde.

Ne fakt ky ishte mjerimi i vertete i shqiperise. Ta konsiderosh Calin si perparimtar se luftoi komunizmin eshte te jesh jo gomar, por gomar me brire. A thua se aspiratat e calit per shqiperine ishin ato demokratiko-perendimore?!!

Cali u angazhua ne kete lufte se Hoxha i mohonte kanunin dhe mesjetarizmin. Brigadat partizane po marshonin per ne veri kur Cali sulmon prapavijen dhe vret 14 partizane.
E sigurisht qe ushtria e Hoxhes Calin e kishte nje kafshate. Per humbjet qe pesuan ata kerkuan shpagim dhe vete Cali vdiq jo nga pushkatimi por nga te rrahurat me kondakun e pushkes.

A mos pretendoni mbas kesaj se Cali e co ishte humanist, apo perparimtar i madh?
Harruat se si Cali me shoke luftoi krah per krah italianit ne luften e Gjormit ne Vlore kunder partizaneve dhe bile edhe kunder cetave te Ballit?? Apo kur vret Enveri qenka mekat, kurse kur vret Cali e anadollaket e tjere na dalka &quot;ideal demokratik&quot;?

Vuani shume ta ngrini veten ne pozicionin e kundershtarit te Hoxhes. Por nqs vertet keta kane qene kundershtaret e Hoxhes, eshte per te qare me oi.

Padyshim e vertete qe qytetet e medhaja kane qene djepi i komunizmit. Komunisti i pare me 3 vjet stazh ne Moske ishte Ali Kelmendi, nga veriu i shqiperise. Shkodra eshte vendi i levizjeve te para komuniste, qyteti i tre heronjve te shkodres, i Qemal Stafes, Vojo Kushit,5 heronjve te vigut qe u masakruan nga italianet te udhehequr prej bajraktareve si cali me shoke etj etj mbi te cilet sot shkelet me kembe si te jene koka bostani.

E sigurisht, Prenk Cali na u be &quot;Hero i demokracise&quot;.
 

disku

UNI
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

ideal demokratik????

ma cito pak tek shkrimi im ku e kam cituar calin si perparimtar...?????..un thjesht dhashe shifrat edhe nuk hapa iden e heroit apo burokratit..as calin nuk e martirizova..

por jemi tek nji teme e cila flet per komunizmein edhegjithe ato persona qe un permenda u ekzekutuan se nuk donin komunizmin...un spo them qe ishin te paster ose te evoluar..por thejsh qe u perdor zhdukja masive thjesh per bindje politike..

cali mund te ket qen push i pushtave..po kun ka varros na iher njeri te gjalle
ska nxjerr syt ..ska djeg shpia ska perdhunu gra sic bejshin sigurimsat...

dike ne njie vend tjeter kam permendur Xhevdet Mustafen...edhe aty e kam theksuar qe ai ishte kriminel..por te pakten ishte nga te paktet qe mori mundimin te rrezonte enver hoxhen...

plus me cudit fakti qe e thua me krenari faktin qe plakushi 70 vjecar cale u derrmua me qyta pushkesh..vllai tem kaq fryk e kishte ai miku sa e masakroi megjithse ishte ne ditet e fundit te jetes se tij.....

<span style="font-weight: bold">pastaj kjo kryengritje sishte e vetmja...do te te sjell fakte per kryengrritje te tjera te bera nga njerez te rrahurr me kapitalizmin..plus do mundohem te te sjell edhe fakte nga ngjarja ne ambasaden e bashkimit sovjetik..ku per te zhdukur njerez me shkolle perdori mashtrimin ai xhaxhi..</span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Fillimisht postuar nga Martin1:
[QB]
.....Cali u angazhua ne kete lufte se Hoxha i mohonte kanunin dhe mesjetarizmin. Brigadat partizane po marshonin per ne veri kur Cali sulmon prapavijen dhe vret 14 partizane....&quot;



Per te mos genjyer sic e ke ti zakon, nuk ishin 14 por me teper se 400 vete qe mbeten te vrare tek ura e Tamares mbasi donin te futeshin me dhune ne malsi. Dhe keta u vrane te gjithe prej dy barinjve qe ishin caktuar roje tek ky vend strategjik. Per me shume shko edhe lexo librin qe keni botuar vete me titull &quot;Veprimtaria armiqesore e klerit katolik nga 1945 deri 1972&quot; Viti ne mos gaboj kur u denua nje prift katolik dhe te tjere besimtare te famullise se tij per &quot;veprimtari armiqesore&quot;. Partizanet e Hoxhes mbas kesaj humbjeje, kaluan me lejen e Titos ne Jugosllavi dhe arriten te futen keshtu mbas shpine ne Vermosh e rrethina dhe vrane burra pleq gra e femije. Te tjeret qe u kapen u internuan ne fushat e perqendrimit te Hoxhes. Vete Preng Cali u vra i rrethuar ne nje shpelle, dhe jo me kondake pushke si thua ti, dhe megjithse ju lut partizaneve te tu ti falin ata te rinj qe kishte me vehte nga partizanet e tu nuk u kursye asnje por u masakruan qe te gjithe.
Keto te fundit nuk i kam nga librat por nga nje grua plake nga Vermoshi qe mbas viteve te tera ne Internim nuk mundi me te kthehej ne vendlindje mbasi humbi ne keto ngjarje te gjithe familjen e saj dhe banonte ne fund te viteve 80-te ne Tirane.. Te internuarit qe u ekzekutuan ne internim, tregonte kjo grua plake, u lejuan qe te varroseshin ne breg te lumit. Mbas renies se shiut, tregonte ajo, erdhi lumi dhe i zhduku varret. Edhe te vdekur i ngjallnin frike keta malesore diktatures enveriste.
Sa per Shkodren mjafton te permendesh kruangritjen e saj me vellezerit Kazazi ne krye qe i bene balle me arme ne dore diktatures gjakatare te Enver Hoxhes.


Kastriot
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Martin perse nuk thua te verteten mbi lidhjet qe Jugu i Shqiperise(historikisht) ne fakt ka pasur me Greke e Ruse e Serbe.

Ti Martin zeza(tani po hapem) keni pas krijuar boshtin tuaj(Greqi-Serbi-Rusi).
Budallenjte tashme kane vdekur dhe ato qe kne ngelur po vdesin.

Ti duhet ta dish se duke mbajtur gjalle ate lloj boshti, kurre Shqiperia nuk ka per tu bashkuar sepse, ai bosht ishte krijuar me pare(njemije vjet dy mije vjet me pare) ndermejt grekeve dhe serbeve, kunder shqiptareve dhe qe te gjithe ne ballaknasit ishim gure shahu qe Rusia i levizte nga te donte.
Me propaganden tende djallezore nuk ben gje tjeter vetem se mohon shqiptaret qe u vrane historikisht(edhe nen rregjimin enverist).
Shpresoj qe tipa si puna jote po u vjen dita e plakjes se shpejti ne menyre qe brezi i ri etnik qe do formohet ne baze te kultures se Evropes Perendimore, te krijoje premisa ne integrimin e vertete te Shqiperise ne EU.

Jemi shume te gezuar qe Shqiptaret po kuptojne lojrat qe Ali Pashe Enveri Nanoja luan mbi kurrizin e shqiptareve dhe tokes shqiptare.
:rockband: :rockband: &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

disku

UNI
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

1--mos dalim nga tema po flasim per komunizmin
2--puna e shqipatrit...nji gjo po ju them...i zoti e nxjerr gomarrin nga balta..
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Rregjimi 50 vjecar komunist shpetoi Shqiperine dhe un jam mirnjohes atij

Ah me fal Martin
Desha te shtoja edhe per Sali Berishen e co qe jane nga veriu, qe gjithshtu me te njejtat menyra realizuan nje bosht antishqiptar qe nuk e ka pasur kurre te gjate :rockband: :rockband: &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top