Re: Rezistenca!
Lara, edhe une e kam shume te veshtire te kem ambjent varrezash apo gjera qe kane te bejne me vdekjen afer. Nuk e di pse nuk po mesohem dot me mendimin se eshte OK te jetosh afer varrezave. Kur kerkoja te blija shtepi, disa here pashe qe shtepite ishin afer varreve dhe pa hyre per te pare shtepine, fjala e pare qe thoja ishte Noooooo.... dhe pse per amerikanet eshte e cuditshme pse mos te jetosh afer varreve duke i konsideruar si park!!! I thashe disa here qe kur nisem ne mengjes per pune, nuk dua qe shikimi im i pare te jene varrezat, dhe nuk dua te kujtohem per vdekjen. Jo vetem kaq, por kam problem tjeter qe nuk shkoj ne varreza as per te pare te dashurit e mij qe kam humbur. Nuk e gelltis dot pamjen.