Re: Receta Gatimi Shqiptare
Munlajto bravo :thumbsup: ! Mos u dekurajo hic !
...vazhdojme.
Qelloi dite e diele. U zgjova me heret se zakonisht. Ndjeva se mund te eksperimentoja mbi sobe. Qelloi qe kishte nje varg me veze, por une zgjodha vetem 2 edhe 2. Qelloi qe kishte edhe domate ke koshat poshte, edhe djathe te bardhe se ne rrime pa pune si komb, por jo pa djathe te bardhe. Tani merren 2 domatet dhe vihen ne nje tenxhere te vogel qe te pervelohen deri sa tu plasi buza /pf/images/graemlins/laugh.gif (cipa). I fut me vrap ne lavaman dhe hap ujin e ftohte. Ju qeron cipen dhe ju thu "tashi prisni icik ktu". Tenxheren e vogel pasi e shperlani e vini prape ne zjarr me pak vaj extra vergine (kujdes se ktu eshte shume delikate puna : po qelloi 'grade tjeter' vaji /pf/images/graemlins/laugh.gif (vaj i perdale), ka rrezik t'shfaqen avari). I pret domatet katrore-katrore ose rombe-rombe duke pas parasysh kryesoren : mos prisni gishtat. Nderkohe edhe pse ju se keni vene re' vaji anej nga tenxherja ka fillu me derdellis me te veten. Hidhjani domatet mu ne surrat (pa inat) dhe hidhni pak mente (jo Tic-Tac /pf/images/graemlins/laugh.gif ), borzilok, kripe dhe piper (si per vete, jo per njerezit e burrit). Zbusni zjarrin dhe lerini icik ne intimitet, duke i gulugic here pas here me luge druri (mundesisht te importume nga Shqiperia).
Ato vezet qe morem ne fillim 2 e nga 2 i keni harru ? Shume mire - ashu mendova dhe une. Thyhen vezet me thike ose me te goditme tek cepi pjates ose tavolines (ose kaptina burrit /pf/images/graemlins/laugh.gif ose nonjonit qe nuk keni shume qejf ne shpi /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Rrifen vezet mire e mire, dhe ju hidhet pak rigon dhe kripe dhe djathe te shkermoqur. Vihet tigani ne zjarr dhe hidhet fare pak gjaple : sa te perlysh fundin e tigos. Hidhen keto vezet e carmatosme dhe merret nje luge kshu e madhe si me hoje-hoje (qe e perdor per ta kthy vezen nga njona ane ne tjetren pa e demtu) dhe lihet veza te piqet.
Nderkohe ne frontin tjeter domatja me shoqe duhet te jete ne kulmin e lluk-lluk-llukut. Fikni soben, lani kto pjatat qe keni bo pis, dhe vini ne nje pjate vezen e pjekur qe idealisht duhet te jete skuq si petull dhe ne mes te kasabase i hidhni kete tip domate-perzierjen dhe se fundmi e rrotulloni vezen si rrul.
Tashi mua me qelloi qe u zgjova heret dhe ishte dite e diele. E gjithe kjo po qelloi dite jave kur nxitohet ne mjes mund te behet shume me shkurtimisht : tigan me gjalpe, vezet domatet kripa rigoni jeshilliku njish kollone dhe i fut nji te perzime aty per aty dhe e le te piqen.
Mengjes te mbare te djelen tjeter !