Receta Gatimi Shqiptare

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

o tedi nuk thashe se s'me pelqen por mu duken icik si shume ato patatet.
c'pate tina qe u ofendove,masanej une s'te pyta tyna.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Kisha ca peta te gatshme byreku dhe ca dhjath te bardhe se doja ta shtroja ne byrek. S'kisha recete por ajo qe bera ishte: Shtrova ca peta ne tave te lyer me yndyre duke i lyer keto tre nga tre me icik vaj. Ne nje ene qelqi perziva dy kokrra veze, ca dhjath te bardhe dhe icik qumesht :shrug: . Ia shtrova masen petave dhe keto vazhdova t'i mbuloj me nje shtrese tjeter petash te sperkatura me vaj mes tyre. E vura te piqej sa filloi te vinte ngjyre. Si shije nuk ishte e keqe, por mu duk shume e zakonte.
Mund te na jepni ndonje recete byreku me dhjadh, qumesht e veze?...apo s'duhen perzier te treja? s'ia kam shume idene.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

byreku im i preferum! maj men qe gjyshja perzinte ne nje tas djathin e copkavitur, vezet dhe qumshtin,i hidhte te petat e shtrume e i mbulonte me peta, te cilat mos gaboj ishin si kerce, sikur ishin tha te soba. mrekulli moj ti, mrekulli!
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb] Kisha ca peta te gatshme byreku dhe ca dhjath te bardhe se doja ta shtroja ne byrek. S'kisha recete por ajo qe bera ishte: Shtrova ca peta ne tave te lyer me yndyre duke i lyer keto tre nga tre me icik vaj. Ne nje ene qelqi perziva dy kokrra veze, ca dhjath te bardhe dhe icik qumesht :shrug: . Ia shtrova masen petave dhe keto vazhdova t'i mbuloj me nje shtrese tjeter petash te sperkatura me vaj mes tyre. E vura te piqej sa filloi te vinte ngjyre. Si shije nuk ishte e keqe, por mu duk shume e zakonte.
Mund te na jepni ndonje recete byreku me dhjadh, qumesht e veze?...apo s'duhen perzier te treja? s'ia kam shume idene. [/qb]
Moonlight,

ajo qe ke bere ti eshte pak a shume nje omlete e mbeshtjelle me pete byreku. /pf/images/graemlins/tongue.gif

Me pelqen qe morre guximin edhe perzjeve gjerat pa recete. Une per vehten time jam mbreti i gatimit pa recete, me cfare te kem ne frigorifer.

Ja nje recete per te bere byrek me djathe. Merr ricotta cheese, pak mozzarella te grire, pak parmigian, pastaj shtoji hudhra, ereza, edhe spinaq te fresket te grire holle-holle, dhe perzieji mire te gjitha bashke deri sa te krijosh nje mase uniform qe ta shtrosh holle-holle mbi petet e byrekut.

Gatimi eshte si te luash me plasteline, vetem se duhet te kesh pak idene se cfare perzien. :thumbsup:
 

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Perso, ajo qe thu ti eshte byrek me pete te pjekme dhe ne fakt ashtu duhet ta kisha bere po pertoja me pjek pete /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Prodigy, ke te drejte, tamam omlete me pete byreku me ngjau. Ajo receta jote po mos ta shtrosh ne byrek dhe spinaqin ta gatuash me pare e ti shtypesh bashke me djathrat e vaj ulliri, do behej nje spinach dip shume yummy /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Munlajto bravo :thumbsup: ! Mos u dekurajo hic !

...vazhdojme.

Qelloi dite e diele. U zgjova me heret se zakonisht. Ndjeva se mund te eksperimentoja mbi sobe. Qelloi qe kishte nje varg me veze, por une zgjodha vetem 2 edhe 2. Qelloi qe kishte edhe domate ke koshat poshte, edhe djathe te bardhe se ne rrime pa pune si komb, por jo pa djathe te bardhe. Tani merren 2 domatet dhe vihen ne nje tenxhere te vogel qe te pervelohen deri sa tu plasi buza /pf/images/graemlins/laugh.gif (cipa). I fut me vrap ne lavaman dhe hap ujin e ftohte. Ju qeron cipen dhe ju thu "tashi prisni icik ktu". Tenxheren e vogel pasi e shperlani e vini prape ne zjarr me pak vaj extra vergine (kujdes se ktu eshte shume delikate puna : po qelloi 'grade tjeter' vaji /pf/images/graemlins/laugh.gif (vaj i perdale), ka rrezik t'shfaqen avari). I pret domatet katrore-katrore ose rombe-rombe duke pas parasysh kryesoren : mos prisni gishtat. Nderkohe edhe pse ju se keni vene re' vaji anej nga tenxherja ka fillu me derdellis me te veten. Hidhjani domatet mu ne surrat (pa inat) dhe hidhni pak mente (jo Tic-Tac /pf/images/graemlins/laugh.gif ), borzilok, kripe dhe piper (si per vete, jo per njerezit e burrit). Zbusni zjarrin dhe lerini icik ne intimitet, duke i gulugic here pas here me luge druri (mundesisht te importume nga Shqiperia).

Ato vezet qe morem ne fillim 2 e nga 2 i keni harru ? Shume mire - ashu mendova dhe une. Thyhen vezet me thike ose me te goditme tek cepi pjates ose tavolines (ose kaptina burrit /pf/images/graemlins/laugh.gif ose nonjonit qe nuk keni shume qejf ne shpi /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Rrifen vezet mire e mire, dhe ju hidhet pak rigon dhe kripe dhe djathe te shkermoqur. Vihet tigani ne zjarr dhe hidhet fare pak gjaple : sa te perlysh fundin e tigos. Hidhen keto vezet e carmatosme dhe merret nje luge kshu e madhe si me hoje-hoje (qe e perdor per ta kthy vezen nga njona ane ne tjetren pa e demtu) dhe lihet veza te piqet.

Nderkohe ne frontin tjeter domatja me shoqe duhet te jete ne kulmin e lluk-lluk-llukut. Fikni soben, lani kto pjatat qe keni bo pis, dhe vini ne nje pjate vezen e pjekur qe idealisht duhet te jete skuq si petull dhe ne mes te kasabase i hidhni kete tip domate-perzierjen dhe se fundmi e rrotulloni vezen si rrul.

Tashi mua me qelloi qe u zgjova heret dhe ishte dite e diele. E gjithe kjo po qelloi dite jave kur nxitohet ne mjes mund te behet shume me shkurtimisht : tigan me gjalpe, vezet domatet kripa rigoni jeshilliku njish kollone dhe i fut nji te perzime aty per aty dhe e le te piqen.

Mengjes te mbare te djelen tjeter !
 

albana

Lara Croft
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Kete receten nuk ua keshilloj aspak po meqe mu kujtua po e shkruaj.
Ishte nje nate me hene, po alamet hene,si top e shkuar topit. Nuk e kam llafin per asi topash o njerez te djallezuar :smash: .Qe thoni ju gjumi nuk po me zinte e po lexoja Pasionin Grek te Kazanzakit. Sapo e kisha filluar dhe Pashket perfliteshin ne ato faqe. Mu kujtuan vezet e kuqe qe dikur i ngjyrosja tere qejf po nuk i vija ne goje. Me hipi ne koke, doja veze te zjere. Po ju betohem ishte mezi i nates dhe nuk kisha aspak deshire te vija tenxheren ne zjarr e te zjeja vezet qe prit te beheshin.Papritur me erdhi nje ide :idea: po sikur ti fusja ne fure me mikrovale?Mu duk ide brilante po nuk e dija per sa kohe ti lija.E vendosa.U ngrita me vrap, futa koken ne frigorifer, rembeva dy veze, dhe i vendosa ekzaktesisht ne qender te furres. Njeren vendosa ta lija nje min e tjetren dy.
Pas 30 sec vezet qe te dyja plasariten. E heq njeren pas nje min dhe teksa prisja tjetren te behej fillova ta qeroja te paren me gishtat qe me digjnin po me padurim. Papritur degjoj nje BAM dhe furen qe uleriu. O nene o nene ca shperthimi beri veza. thuaj ti do vriste njeri.
Vezen e pare e hengra po nuk ishte shume e shijshme. Sic e thashe edhe me pare kete recete nuk ua keshilloj sado te urritur te jeni sepse une ia bera kokes. Pasi e pastrova furren u betova qe nuk do me haej me veze ne mikrovale /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Ndrikull gjithe kursimi qe i ke bere vetes ne kohen aq te vyer qe ta kufizonte nepsi tat, ka qene 2 min, pasi nje veze e zier rrufke do 3 min te zieje, nje e zier e plote do 5 min.


Mendo sa min i ke shtuar vetes me larjen e furres dhe tmerrin e plasjes /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Une vezen ne mikrovale e kam provuar per ta skuq /pf/images/graemlins/laugh.gif . Nuk doja ta skuqja mbi sobe se isha ne diete prandaj thash po e bej ne mikrovale pa vaj a gjalp. Me doli si nje flete e holle sfungjeri te thate. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

albana

Lara Croft
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga albana:
[qb] Kete receten nuk ua keshilloj aspak po meqe mu kujtua po e shkruaj.
Ishte nje nate me hene, po alamet hene,si top e shkuar topit. Nuk e kam llafin per asi topash o njerez te djallezuar :smash: .Qe thoni ju gjumi nuk po me zinte e po lexoja Pasionin Grek te Kazanzakit. Sapo e kisha filluar dhe Pashket perfliteshin ne ato faqe. Mu kujtuan vezet e kuqe qe dikur i ngjyrosja tere qejf po nuk i vija ne goje. Me hipi ne koke, doja veze te zjere. Po ju betohem ishte mezi i nates dhe nuk kisha aspak deshire te vija tenxheren ne zjarr e te zjeja vezet qe prit te beheshin.Papritur me erdhi nje ide :idea: po sikur ti fusja ne fure me mikrovale?Mu duk ide brilante po nuk e dija per sa kohe ti lija.E vendosa.U ngrita me vrap, futa koken ne frigorifer, rembeva dy veze, dhe i vendosa ekzaktesisht ne qender te furres. Njeren vendosa ta lija nje min e tjetren dy.
Pas 30 sec vezet qe te dyja plasariten. E heq njeren pas nje min dhe teksa prisja tjetren te behej fillova ta qeroja te paren me gishtat qe me digjnin po me padurim. Papritur degjoj nje BAM dhe furen qe uleriu. O nene o nene ca shperthimi beri veza. thuaj ti do vriste njeri.
Vezen e pare e hengra po nuk ishte shume e shijshme. Sic e thashe edhe me pare kete recete nuk ua keshilloj sado te urritur te jeni sepse une ia bera kokes. Pasi e pastrova furren u betova qe nuk do me haej me veze ne mikrovale /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Po e hedh dhe tek kjo faqja se dua te sigurohem qe do e shohi Salua /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Kjo nuk eshte recete Shqiptare por qe gatuhet dhe ne Shqiperi ose kudo qe jeni ...


SEPIE FURRE PUGLIEZE

Doza per 4 – 6 persona.

Pajisjet :
800gr. Sepie vere e bardhe
300 gr.kallamar te vegjel vere e kuqe
200 gr. Midhje te zeza pe i bardhe
buke te grire pirofile e madhe
½ luge gjelle copper te grire Furre 170°C
3 fileto acciuge
3 luge djath pecorino te grire
2 veze
1 dcl.vaj ulliri
kripe,piper.

Pastrojme sepiet dhe kallamaret me kujdes.Lajme mire dhe I kepusim kembet duke lene vetem trupin.Lajme dhe pastrojme midhjet dhe I zjejme pak.I heqim dhe I grijme bashke me kembet e sepieve dhe kallamareve te vegjel.Filtrojme lengun e cozzeve dhe I hedhim ne nje tas te madh ,shtojme buken e grire pecorinon e grire,cooperit ,filtrat e accugeve ,te grira,vezet dhe piperin.Me nje luge druri I perzjejme mire, I kriposim pak dhe me nje luge I mbushim sepiet me perzjerjen e dale.(kujdes mos I mbushni shume se gjate pjekjes fryhen dhe cahen).Pastaj qepini mire me pe.Lyejme pirofilen me pak vaj ulliri dhe vendosim sepiet.Kriposini pak.Piperosini dhe rrotullojini dhe lyejini serisht mire me vaj ulliri. Piqini ne furre te ngrohur me pare me kapak te mbyllur ne nje nxehtesi 170°C-190°C per 30-40 minuta.
Shoqerohet me vere te bardhe ose te kuqe dhe per contorno keshillohet me patate zgare ose spinaq te zier te kaluar ne tigan.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga kristina2:
[qb] Xhoni,kjo eshte nje recete qe e perdorin ne jug,Gjirokastra,Permeti,Erseka ,Korca.Andej nga anet tona (Leskovik-Korce) e quajne bacarok. [/qb]
Krypanec i thone ne Elbasan.Kurse Korca i thote pispilik.Apo jo?
 

Dolores

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Zieje dhe beje sallate me limon piper te zi dhe vaj ulluri ose lyeje me veze e djath dhe skuqe.
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

iii fiks si babi im dolores!

Une do sugjeroja ndonje qofte perimesh, po te kishe edhe patate, karrota, bizele- nje zierje e lehte, pastaj grirje/shtypje & perzierje, pak djathe edhe hopa ne tigan.
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Hmmm, se dolen si te palidhura qoftet me duket- edhe ndonje veze. Dhe si erez vetem majdanoz te mos rendohen shume.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top